Lufta me koronavirusin: Pas 48 vitesh shërbim, mjeku i njohur rikthehet sërish te Infektivi

28 Mars 2020, 10:02Sociale TEMA
Lufta me koronavirusin: Pas 48 vitesh shërbim, mjeku i njohur rikthehet

Pas plot 48 vitesh në shërbim në Spitalin Infektiv, mjeku i njohur Dhimitër Kraja është rikthyer sërish, në shërbim të pacientëve, në këto kohë lufte të ashpër me koronavirusin.

Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila shkruan sot se profesor Kraja, apo siç e njohin të gjithë dr Luli iu përgjigj i pari thirrjes së bërë nga Shëndetësia.

“Prof. Dhimitër Kraja ka një jetë që shërben në spitalin Infektiv. Dr. Luli, siç e thërrasin të gjithë, pas 48 vitesh punë, është përgjigjur i pari thirrjes për t’u kthyer në shërbim, për të ndihmuar stafin e palodhur të Infektivit në këto ditë të vështira”- shkruan Manastirliu. (TemA)

 

12 komente në “Lufta me koronavirusin: Pas 48 vitesh shërbim, mjeku i njohur rikthehet sërish te Infektivi”

  1. LORA says:

    Dr.Luli eshte specialist i
    shkelqyer.E njoh ne detyre.
    Mirenjohje Doktor.

  2. Realisti says:

    RESPEKT DHE MIRENJOHJE!!

  3. Ilir says:

    Faleminderit doktor! Sot eshte dita.

  4. Operacioni Zjarri says:

    Respekte per dr. Lul Krajen.

  5. qytetari says:

    Ju jeni shenjtoret e prekshem!

  6. Johani says:

    Ky eshte lajmi,ky eshte hero i vertet, urojme qe te kete jeté te gjate e te lumtur doktor Luli dhe ti kete duart e arta si çdo here.

  7. Zylo says:

    Po mirrni ne qafe doktora dhe infermire te dale ne pension.O popull egoist zbatoni rregullat se po vrasim njerzit e mjekesise me injorancen qe tregojme

  8. Mario says:

    Faleminderit doktor. Dita 1000 t’u bëftë.

  9. koki says:

    Kjo eshte nje sakrifice shum e madhe duke ditur moshen e prof Dhimitrir i cili mbetet model gjith jeten. Respekt, respekt.

  10. Todi says:

    Shëndet dhe lumturi të ketë profesori.
    Urime Urime këta njerëz i duhen popullit…

  11. Yes says:

    Manastirliu,
    Njerezit jane, krijoni kushtet …apo … nese kuptoje ti nuk do ishe minister shendetesie

  12. Roza says:

    Mirenjohje dhe Respekt per dr.Lulin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje