Të bllokuar prej 20 ditësh në Itali, ‘Lasgushi’ kthen në atdhe 120 shqiptarët e parë

28 Mars 2020, 21:33Sociale TEMA

120 shqiptarë të bllokuar në Itali prej afro 20 ditësh janë kthyer në Tiranë mbrëmjen e sotme me “Lasgushin”, një prej avionëve të Air Albania.

Në bord me 120 shqiptarët e parë të riatdhesuar, ishte dhe ministri i Jashtëm Gent Cakaj i cili u nis gjatë pasdites drejt Romës me ekipin prej 30 mjekësh e infermierësh që do të ndihmojnë kolegët italianë në betejën me koronavirusin.

Disa prej shqiptarëve të riatdhesuar janë shprehur se nuk kanë pasur simptoma të koronavirusit por do të vetëizolohen për 14 ditët e ardhshme, për siguri por dhe në bazë të urdhrit për të qeverisë për këdo që vjen nga zonat e prekura.

Operacionet e riatdhesimit do të vijojnë dhe në ditët e tjera, me të gjitha shtetet ku kanë mbetur shqiptarë, në bazë të tre kritereve kryesore, ku përfshihen: rastet humanitare, studentët e bllokuar në vendet ku studiojnë dhe qytetarët shqiptarë që kanë qëndruar më shumë se 90 ditë në këtovende.

2 komente në “Të bllokuar prej 20 ditësh në Itali, ‘Lasgushi’ kthen në atdhe 120 shqiptarët e parë”

  1. askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten......[PLATO] says:

    refuges: nuk kemi asnje symptome te corona-s!
    cdo gje ok,mjafton,shkoni tani neper familjet,fshatra apo lagjet tuaja…………….te ”festoni ” se bashku RIATDHESIMIN!
    ditet ne vazhdim !!! no coment………
    ”lasgushi” me nje gur vrau dy zogj i thone nje fjale: coi 30 mjeke/sherbyes ne itali dhe i hoqi 120 albanesi nga shtepia .
    italia fiton.
    vatani: humbet 30 mjeke/sherbyes rrezikon ose komplikon situaten e me shume infektimeve ne familiaret e atyre qe kthehen,mjafton 10 nga 120 te kthyeret te jene positive numri ne vazhdim do te jete 10 fishuar………….!
    keto mendoj[dhe eshte edrejta e cdo kujt] ………..ju vazhdoni party-n! mjere vatani me ket rrace perverse,corona nuk pyet o te mbaruar per 2 milon shqipfoles,zgjohuni sa nuk eshte vone mos luani trimin e pordhacin.

  2. Kadri kurti says:

    Pershendetje jam nje shtelas Shqipetar qe kam mbetur ne Itali per shkak te nbylljes se kufinjve prej situates se korona virurit . Dua te kthehem ne Shqiperi pasi ktu nuk kam ku te rri sepse nuk kam mjaftueshem te ardhura per te merr me qera ndonje dhome ku me fut koken dhe nuk kam te ardhura te mjaftueshme per te perballuar situaten .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje