Shkencëtari: Përhapja e koronavirusit po ngadalësohet më në fund në këto dy vende

30 Mars 2020, 22:30Bota TEMA

Epidemia e koronavirusit në Itali dhe Nju Jork më në fund po ngadalësohet. Kështu ka deklaruar një shkencëtar, fitues i çmimit Nobel, nga Universiteti i Stanford-it.

Profesori Michael Levitt, i cili parashikoi me saktësi sesa raste të konfirmuara dhe vdekje do të kishte në Kinë, është shprehur se Italia dhe Nju Jorku janë tashmë drejt “shërimit”. Si Italia ashtu edhe Nju Jorku mbeten dy vendet më të prekura nga Covid-19 në botë, me 157,000 raste të kombinuara nga 736,000 që janë globalisht.

Italia u bë epiqendra e krizës në botë pasi Kina filloi që ta kishte situatën nën kontroll, por SHBA-të, me një popullsi pesë herë më të madhe, u radhitën shpejt në vendin e parë në botë. Sa i përket SHBA-ve, Nju Jorku mbetet shteti më i prekur me 66,497 raste të konfirmuar dhe 1,218 viktima.

Profesori Levitt u shpreh se Italia tashmë ka nisur që ta kthejë faqen dhe numri i rasteve ditore duket se mbështet pretendimin e tij.

Situata e Nju Jorkut është më pak e sigurt, numri i rasteve të reja ka rënë në tre ditët e fundit në pak më shumë se 7,000 persona në ditë. Por, rritja ishte shumë e madhe ditë më parë. Kjo javë do të jetë vendimtare për të parë nëse kurba e epidemisë do të nisë rënien apo jo.

1 komente në “Shkencëtari: Përhapja e koronavirusit po ngadalësohet më në fund në këto dy vende”

  1. Star says:

    Mos e perdorni Kinen per asnje te dhene. Ato jane fallco ne cdo gje qe thone dhe bejne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje