Ngërçi fallco për reformën zgjedhore në pritje të “pazarit”

29 Maj 2020, 19:48Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Reforma zgjedhore duket se ka hyrë në ngërç jo për shkak të ndonjë problemi serioz rreth rekomandimeve të OSBE/ODIHR, por për shkak të pretendimeve të reja që Partia Demokratike po i përdor si shkak për ta çuar bllokimin në kufirin kohor ekstrem, me qëllim që palët të ulen për negociata politike.

Pretendimet e reja të Partisë Demokratike janë tre.

E para, dhe e papritur, është kërkesa që të futet Gjykata Kushtetuese si gjykatë sipërore për ankesat zgjedhore. Gjykata Kushtetuese ka qenë pjesë e gjykimit të zgjedhjeve në vitin 2001 dhe i ka hequr në atë kohë PD-së mbi 25 mandate, në kushtet e të qënit një gjykatë e politizuar.

Për këtë shkak, me kërkesë të PD, prej zgjedhjeve të vitit 2003 u krijua Kolegji Zgjedhor, që është një shkallë normale e gjykimit të zgjedhjeve në mënyrë përfundimtare.

Rikthimi i Gjykatës Kushtetuese në skenë, përveçse lë procesin zgjedhor në duar të gjyqtarëve që nuk janë specifikisht të trajnuar për zgjedhje, zgjat afatin kohor të mbylljes së tyre dhe krijon një klimë politike kundër Gjykatës Kushtetuese, që dëmton imazhin e saj. Ende dhe sot Fehmi Abdiu kujtohet për mandatet e gjykuara në zgjedhjet e vitit 2001, dhe jo për 40 vite punë si gjykatës i lartë në Shqipëri.

Kërkesa për futjen e Gjykatës Kushtetuese në shkallën sipërore të gjykimit të ankesave, është kërkesë e papritur, jashtë platformës së OSBE/ODIHR dhe me sa duket, thjesht si shkak për të bllokuar procesin.

Kërkesa e dytë, është futja e teknologjisë 100 për 100 në procesin e identifikimit të zgjedhësve. Rekomandimet e OSBE/ODIHR janë që teknologjia të futet në mënyrë të pjesshme, çka mbështetet dhe nga PS. Kërkesa e PD që të futet 100 për 100 qysh tani, bazohet më shumë në shpresën se kjo gjë mund të mos arrihet dhe ajo të ketë arsye për kontestim.

Ndaj në këtë pikë, duhet parë mundësia të bëhet e plotë, edhe pse duket si mision i pamundur. Një vit kohë është boll që ky proces të realizohet.

Kërkesa e tretë, dhe më e debatueshme, është kundërshtimi nga Partia Demokratike i depolitizimit të administratës zgjedhore.

Depolitizimi i administratës zgjedhore, ul kostot e zgjedhjeve dhe është një financim i tërthortë i shtetit për gjithë partitë që marrin pjesë në zgjedhje. Mbajtja e komsionerëve nga partitë dhe më pas numëruesve është një barrë e madhe financiare për partitë e vogla, të cilat nuk kanë as burime njerëzore, e as financiare.

Propozimi qesharak i Partisë Demokratike, është që një anëtar i Komisionit të jetë i depolitizuar, ndërsa 6 të jenë politik. Kjo është të tallesh me procesin.

Kompromisi që bën PS është që tre anëtarët vendim-marrës të jenë të depolitizuar, ndërsa tre të tjerë të jenë vëzhgues politik.

Edhe ky në fakt është lëshim i tepruar, pasi prish konceptin e administratës zgjedhore të depolitizuar. Zgjedhjet duhet t’u besohen njerëzve të depolitizuar, të zgjedhur me short, të betuar para ligjit dhe të ndëshkueshëm nga ligji, nëse devijojnë në punën e tyre. Kjo ul kostot financiare dhe njerëzore për çdo parti, i bën më të lehta dhe më të ndershme zgjedhjet, dhe më të sigurt procesin.

Ngërçi i krijuar rreth këtyre tre pikave, ku qëndrimi i PD është kundër rekomandimeve të OSBE, duket se është tërësisht artifjcial dhe kërkon që të kapet data 31 maj pa marrëveshje, me qëllim që Rama, Basha dhe Meta të ulen në tryezë për pazarin e radhës.

Kërkesat e tjera të aleatëve të PD, si ai Mediut, për nën-koalicione brenda koalicioneve, janë pastaj mënyra që e komplikojnë dhe më shumë numërimin e zgjedhjeve duke e kthyer në llogaritje.

Në këtë aspekt, më e ndershme është heqja e koalicioneve parazgjedhore, duke i lënë të gjithë të konkurrojnë më vete, se sa shpikja e formulave si t’i marrin votat njëri- tjetrit.

Ndërkohë, çështja më e debatuar në opinion publik është ndryshimi i sistemit. Aq i fortë është bërë miti i ndryshimit të sistemit, sa PD-në dhe PS-në e dëmton tanimë më shumë mosndryshimi, se sa ndryshimi.

Ideja fikse e shumë shqiptarëve, është se këto janë parti të mëdha për shkak të sistemit. Kjo në fakt nuk është e vërtetë, por miti i krijuar rreth sistemit, dhe shpjegimi i çdo gjëje negative në politikën shqiptare me sistemin, e bën të domosdoshëm dhe një lëvizje në këtë drejtim.

Dhe në këtë pike, dhe OSBE/ODIHR dhe SHBA, mbështesin debatin për ndryshim sistemi. Nuk është e thënë doemos listat e hapura, pasi ato korrigjojnë më shumë demokracinë e munguar në partitë shqiptare, por një korrektim propocional kombëtar me prag pak më të rritur, mund të bënte një diferencë të pranueshme.

Por me sa duket deri më 31 maj, nuk do ketë rezultat. Komisioni do bëjë sikur mblidhet për reformën, ndërsa Basha, Meta dhe Rama po mendojnë se çfarë t’i kërkojnë njëri- tjetrit për të shkuar në zgjedhje.

I vetmi përparim është fakti që nuk guxon më njeri të bojkotojë zgjedhjet. Kjo ja ul pak pazarin Bashës, pasi këtë e ka pasur si aset kryesor në çdo prag zgjedhjesh.

24 komente në “Ngërçi fallco për reformën zgjedhore në pritje të “pazarit””

  1. Zigur Qarri says:

    Hahaha…….PS-ja eshte dakord qe teknologjia e indentitifikimit biometrik te futet ne menyre te pjesëshme,qe do te thote,se”rilindja”do te
    vjedhi votat ne menyre te pjesëshme dhe jo te gjith te vdekurit dhe emigrantet do te votojn per PS-n!Polici:O zoti hajdut,mos vidh shumë!

    1. ben says:

      2
      Jane ngjarjet e dites se sotme, te dya skandale te rilindjes.
      1. Skandali i drejtorit te policise
      2. Venezia thote se presidenti ka te drejte per gjykaten kushtetuese. Dmth rilindja tentoi te beje grusht shteti.
      Me pare skandalet ishin 1 here ne muaj, tani banda ja ariti te beje nga 2 ne dite.
      I vetmi lajm pozitiv eshte qe Nik Sora do futet ne zgjedhje. Niku ri ne gjermani mer rrogen mujore nga rilindja dhe do futet ne zgjedhje ne shqiperi.
      Imagjinoni ku ka aritur ky vend.
      Nuk ka shtet me legen ne bote!!!!

    2. XheJ eN Bi says:

      Zigur Qarri…
      Momorien e ke shumë të shurtër,apo nuk të leverdis t’ i kujtosh ?
      Njeriu gjithmon beson vehten dhe i duket se të gjithë do bëjnë si ai.Edhe ju duke ditur se jeni mësuar të vidhni votat , ju duket se dhe të tjerët do t’ ju vjedhin.Të kujton gjë ” Ruzhdie “? Ne kujtonim se ishte emër fëmre ,po ja që ishte fshati në Fier ku PD-ja bëri batërdinë me vota të vjedhura.Aty në Ruzhdie kishin votuar të vdekurit dhe emigrantët që nuk kishin shkelur në kufirin.Dhe ti të duket se këtë gjë do ta bëjë dhe PS- ja.

      1. Zigur Qarri says:

        Xhej eN Bi,paska edhe Burra qe shikojn serialet turke!Presupozo per politikanet dhe jo per nje komentues.Nuk kam qenë deri tani me
        asnje Parti,dhe këtë e kam perseritur shpesh.Un komentoj mbi 10 Vite tek “Tema”.Ngaqe tema më e preferuar ka qenë ajo ne lidhje me
        Kishen greke,armiken e perjeteshme te kombit shqiptare,më”akuzonin”se isha çam,megjithese e kisha perseritur shpesh,se nuk jam.
        Me këtë “akuzë” ,jashtqitjet e Kishes greke,kerkonin te bënin te pavlefshme komentet e mia.Disa nga kto jashtqitje komentojn akoma
        me emrin tim. http://www.gazetatema.net/2020/03/05/nje-bisede-qe-nuk-do-ti-pelqeje-atij-qe-nderoi-sot-ne-fb-adem-jasharin/
        Mjafton kjo që te mos vazhdosh më me teorite e konspiracionit?Që te jeshë kundra,eshte gjëja më normale ne nje shoqeri demokratike,
        mbytja e kritikes e asfikson demokracine,si ka ndodhur deri tani.Ne jemi i vetmi vend Demokratik ne Bote me Parlament monist!Akoma
        na kapin per dore te huajt per te zgjidhur problemet tona(problemet e Shtepise tone)!

        1. XheJ eN Bi says:

          Zigur Qarri…
          Mesa shohë se sheh seriale moniste dhe jo pluraliste.
          Meqënë se pretendon se nuk je me asnjë parti nuk shohë që të biesh dakort me M.Bazen kur shkruan për Berishën e Bashën ,po i” hidhesh Meros në grykë” .
          Nuk kuptova se ç’ lidhje ka kisha Greke me ato që replikojml ne !!!

          1. Zigur Qarri says:

            Statusi im eshte i kontrollueshem.Më gjej nje rast,kur un i jam “hedhur ne gryke Meros”kur shkruan per Berishen dhe Bashen,
            më gjej nje koment ku un te kem ofenduar dikë,se sulmon Berishen apo Bashen!Perse duhet te bie un dakord me Meron
            kur shkruan per Berishen,kur dikur ai ka qene ne anen e tij?Un i qendroj besnik vetvetes,ruaj ekulibrin,mendimin e kundert.
            Un kam qenë gjithmone kunder Berishes,sepse ai tradhtoi te djathten,nuk njohu fondamentin e te djathtes,te drejten e prones,
            nuk abrogoi ligjin 7501.Keshtu qe,urrejtja ime per Berishen eshte parimore,ideologjike,ndersa e Meros eshte personale.Eshte
            e neveritshme qe Mero perfol Armina Mevlanin.Ai e ka me Sali dhe Shkelzen Berishen dhe jo me vajzen qe eshte dashuruar
            me djalin e Sales.Per mua kjo nuk eshte dinjitoze.Komenti im para 5 ditesh.Zigur Qarri,25 Maj tek Tema,Editoriali”Një Teatër
            pa godinë”,komenti im fillon me fjalet: “Askush nuk ka fuqi te zhbëjë paktin e dy gangsterave Berisha-Rama,per sa koh që
            njeri nga keta diktator eshte akoma ne pushttet”.Tung

    3. Andi says:

      Haaaa cfare kari zigur qari.Kur futet ne menyre te pjesshme i vjedh votat ne menyre te pjesshme thite kari nones.E kujt pa.Perdhunuesve te shqupit.Haaaa sa i zgjut hajdari tranzicionit.

      1. Zigur Qarri says:

        Ik ore klysh kurve!

    4. teli says:

      Dhe i rekomandova Meros qe mos ta ngreje kete shqetesim se do ta kuptoje Zigur Qorri,po nuk me ndigjoi!

      1. Zigur Qarri says:

        Ik ore debil!

        1. O Zigur! Keni te drejte te shkruani cfare mendoni dhe ata qe ek ane personale me ty e kane gabim! Por per mua eshte jo etike te komentosh me fjalor te piste qe tregon nivelin e c’dokujt!

  2. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Pazari i “reformave zgjedhore” ka kohe qe ekziston.
    “Kryetatimori” Berisha ka bere ligjin ne cdo periudhe parazgjedhore.
    Miratimi i periudhave zgjedhore,per shmangien e emigranteve dhe votimet ne pranver-vjeshte do i do prishin eikulibrin mendor Metes,per shpalljen e dates zgjedhjeve.
    Nevoja per integrimin europian nuk duhet te merret si nevoj e maxhorances dhe perfitim i opozites.
    Eshte e lexushme qe nevoja per reforme zgjedhore nuk eshte urgjente,opozita eshte ne skalionin e perfituesit ne tavoline,per te shfrytezuar kerkesen e nderkombetarve.

  3. Pato says:

    Fajin e kane Rama me PS qe e zgjasin kete telenovel idote sa here afrohen zgjedhjet. Votat i kane, te marrin vendime. Keto mos-veprimet, zvarritja apo hezitimi kane kosto, nuk ka me kohe, iku nje vit me termetin dhe virusin. Shkele gazin Rama, mos humb kohe.
    Teatri na mesoi qe krizat artificiale zgjaten kur nuk ka vendime dhe qeverisje.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Yeap !!!!

  4. ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️ says:

    ZOTI I NDËSHKOFTË !!!
    NUK JU NDAN KËTIJ POPULLI MASKARRENJTË.

  5. uskania says:

    MERO,
    Të merret vendim në kuvend për rekomandimet e ODIHR-it dhe gjithshka mbaron.

  6. Bibo says:

    Shkrim informues. Hapni syte e mendjen o njerez!

  7. Shenjestra says:

    Asnjehere nuk ka fituar PD-ke zgjedhjet,por i ka mare Sali Berisha me mashtrime e me vjedhje galopante dhe hapur.Ai i vidhte votat hapur,ngjisheshin me shqelm fletet e votimit ne kuti te pergatitura jasht nga militantatet e pd-ke,dhe Saliu thoshte he kini ç’fare te me beni? Une u shtyp.Mos e befte zoti te vij ne pushtet pd-ke se mjer populli.Nuk mund te harrohen kollaj ato te zeza qe bente pd-ke ne zgjedhje e ne votime.Ndryshoheshin si pa gje te keq ne mes te ruges kutite e votimit,zevendsoheshin me ato qe kishin pergatitur vandalet e pd-ke.Urrejtje,urrejtje dhe vetem urrejtje per pd-ke.

  8. rozi says:

    Sebepe për të mos u miratuar reforma zgjedhore. Gjithnjë kështu ka bërë kjo e ashtuquajtura PD, që me krijimin e saj, që vetëm demokratike nuk është dhe s’ka për të qënë për sa kohë edhe të rinjtë që i bashkohen kësaj partie ndjekin Sali Berishën…janë me mendësi shumë të vjetra bile destruktive, më keq se ekstremistët e djathtë. Duan të pengojnë ecjen përpara të Shqipërisë.
    Nuk duhet aspak pranuar të politizohet komisioni zgjedhor, qoftë edhe 50% e tij, vërtetë është një lëshim i tepruar, depolitizimi është shpëtimtari i zgjedhjeve të lira, duhet të jetë vetëm zbatues i ligjit. Dhe të ndëshkohet nëse shkel ligjin.
    Dhe për futjen e teknologjisë 100 %, është një përpjekje për sabotim, se mjafton një zonë të ketë problem me rrjetin, fillon avazi i kontestimit të rezultatit. Edhe në vëndet me teknologji të lartë si Suedia, ne numërimin e bëjmë me dorë në qëndrat e votimit. Këto janë vetëm përrallat e Pd-istëve që ngaqë i kanë bërë vetë marifetet, kujtojnë se do i bëjnë edhe të tjerët. Shpresojmë t’i jepet fund lutjeve për ata që s’duan Shqipërinë, shtetin, por pushtetin.
    VENDOSNI vetë dhe bëni ligje që të gjejnë zbatim në praktikë, mos bëni lëshime se do ju kthehen në bumerang. Keni pushtetin, bëni punën. Po të ishin ata në pushtet as që do ju pyesnin juve fare.

  9. D... says:

    Analize super…!

  10. specialisti says:

    Z.Balliu
    Besoj se nuk mund te arrihet qe ne komisione te kete njerez te depolitizuar.
    Pse kush i propozon komisionet ? Partite. KQZ vendos emrat qe i japin.
    Ku ka njerez te depolitizuar sot ? Mos u beni naiv. Njerezit e ndershem e te depolitizuar , nuk kane nerva e durim qe te behen pjese e komisioneve zgjedhore. A cfare motivi kane ? Per 5 leke ?
    Harroje.

  11. Driti says:

    Izeti na tregoi qe votat jane vjedhur nga gazidede qe ishte drejtori i sherbimit te fshehte dhe futjes ne polici te personave me qellim vjedhjen e votes

  12. Shkezen Haxhia says:

    po pseia ve fajin opozites o Mero. Te tre jane bashke perderisa nuk pranojne ndryshimin e sistemit e bejne lojra per ta sabotuar perfundimisht reformen zgjedhore. Te treve Rames Bashes metes u pelqen diktaura se ashtu mbrojne pasurine e vene padrejtesisht.

  13. BYTHQIRI NGA LIBRAZHDI PO E PERDHUNON YMER GELBAZEN says:

    SHKELZEN BERISHA ESHTE DUKE PUSHUAR ME ARMINA MEVLANIN NE BALLKON DHE DUKE NGRENE AKULLORE,KURSE YMER GELBAZA ESHTE DUKE E PRITUR TAULANT BALLEN SE DO TJA FUS KARIN NE BYTH ME LESH DHE ME MUT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje