Karmina i del në krah Paskal Milos për nënën serbe të Skënderbeut

30 Maj 2020, 19:34Antena TEMA

Pas debatit që është hapur nga jehona e një deklarate të historianit Paskal Milo rreth origjinës serbe të nënës së Skënderbeut, ka reaguar dhe Karmina.

“Të dashur fansa!

Shikoj disa njerëz të çuditshëm që reagojnë me urrejtje ndaj një historiani pse ka thënë që nëna e Skënderbeut ka qenë serbe.

Nuk e kuptoj se si vazhdojnë merren akoma me biografi njerëzish. Po çfarë rëndësie ka origjina e nënës së Skënderbeut a ishte serbe a shqiptare. E rëndësishme është çfarë ka bërë Skënderbeu.

Shumë njerëz të fuqishëm të Shqipërisë i kanë nënat apo gjyshet me origjinë serbe, por kjo si ka penguar të bëjnë vepra të mëdha për Atdheun.

Fjala vjen, nuk është se dua të lavdëroj Zenin, por dhe ai e ka nënën gjysëm serbe dhe gjyshen serbe, por kjo se ka penguar që ai të investojë në atdhe dhe jo në Serbi. Ai mund ta bënte Tv Syrin dhe në Serbi si nip Serbie, por ka preferuar ta bëjë në Shqipëri. Këtu tregohet atdhedashuria e vërtetë.

Merlin Monro ka thënë se fuqia e një njeriu nuk vjen nga origjina e gjakut, por nga ajo çfarë ja ndez gjakun. 

Skënderbeut ja ka ndezu gjakun atdhedashuria. Zenit ja kam ndez unë që jam shqiptare. Por kemi dhe dhjetra personalitete të tjera në Shqipëri që i kanë gjyshet ose nënat serbe dhe kanë bërë shumë për këtë vend. Ndaj nuk duhet ti fyejmë.

Unë mendoj se historiani Milo është treguar korrekt që e ka ndarë faktin historik të origjinës nga kontributi i Skënderbeut. Kështu duhet të bëheni me të gjithë. Eshtë tjetër gjë pastaj të jesh dhëndërr i Serbisë siç është ky amerikani Math Palmer që kërkon të ndajë Kosovën. Ai i shërben gruas së tij. Se gratë serbe janë të forta dhe i nënshtrojnë burrat. Këtë e shikoj dhe tek Babi i Zenit si sillet para mamit të tij. Por këta që kanë gjyshet ose nënat serbe, janë patriotë po aq të mëdhenj sa Skënderbeu.

5 komente në “Karmina i del në krah Paskal Milos për nënën serbe të Skënderbeut”

  1. Dushi says:

    Ku qfar ke krahazue Zenin me Skederbeun dhasht zoti e skenderbeu ka qen ma atedhetare e jo sikur Zeni gjak prishur dhe nji i shitur krye kput per interesa te huaja me gjith kasten e PDse por edhe Milo mos gabohna asht i besimit ortodokse por une se besoj qe nji minister i punve te jashtme i Shqipris deri tash qe e ka perfaqsue shtetin shqiptar ma mir se ky e per origjinen e Nanes se skenderbeut nuk e di pse merrni aqe fort merrnu me cepren e tina o njerz

  2. Jozef Radi (spiun ne internim) says:

    As une qe jam spiun me nene e babe e farefis nuk ja kaloj per spiunllek Sales, Zenit, Karmines.

  3. Tironci says:

    Hahahahhahahaha, mire qe e pranove, qe mamaja e zenit ja paska mbledhur berishes, prandaj e coi Shqiperine me koke poshte se ajo paska zbatuar urdherat e serbise dhe sala si ushtar i bindur i serbes shkaterroi nje vend te tere. Sa per zenin tat, duhet ta dish se kur e coi sala ne suedi tek nje familje per ta larguar nga rremuja e 97 qe e paska kurdisur serbi me agjenten serbe ne pushtet, ajo familje kishte 3 goca qe ky ja prishi gjumin naten atyre, dhe me njeren beri edhe 3 femije ne mos gaboj. Po kete e ke ditur ti armina se cfare ka bere ky skenderbeu yt?. mendo tani ti lesh ne dore Shqiperine ketij skenderbeut tend, nuk e di se a e kupton ti se cfare i ben ky Shqiperise. Bravo serbia jane dobica, e marrin kalane nga brenda.

  4. Emigranti Athine says:

    Me T.V syrin nuk i ka bere asnje sherbim kombit Shqipetar,perkundrazi ka mbjelle percarje.

  5. AVNI RUSTEMI says:

    OR TIRONC BYTHE KY SALE SERBI E NDERTOI RRUGENE E KOMBIT ;LIBERALIZOI VIZAT;FUTI SHQIPERINE NE NATO;PAS TAKIMIT ME BUSHIN U SHPALLE KOSOVA SHTETE;TREGOME AI RAME PATRIOTI PERPOS TAKIMIT ME VELLAUN E TIJ VUQIQ TJETER CFARE BERI?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje