Tërhiqet Serbia, pezullon fushatën kundër njohjeve të pavarësisë së Kosovës

4 Qershor 2020, 16:36Rajoni TEMA

Serbia ka pranuar të pezullojë fushatën për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës, konfirmuan për gazetarët, burime diplomatike në Bruksel, raporton korrespondenti i Radios Evropa e Lirë. Po ashtu, është thënë se autoritetet e Beogradit e kanë dhënë pëlqimin e tyre për të ndalur fushatën në mënyrë që të kontribuojnë në atmosferën për rifillimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. “Si një tregues i vullnetit të mirë për të krijuar një atmosferë të favorshme për vazhdimin e dialogut, Beogradi ka rënë dakord të mos vazhdojë me këtë fushatë”, konfirmuan burimet nga Brukseli.

Një nga zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian që merret me procesin e dialogut theksoi se fushata e Serbisë është një “çështje irrituese”. “Ne kemi nevojë për të ndërtuar një atmosferë pozitive, dhe jo të irritojmë njëri-tjetrin,” tha ai. Numri i vendeve që tërhoqën njohjen e pavarësisë së Kosovës, e cila u shpall në vitin 2008, si rezultat i përpjekjeve diplomatike të Serbisë, është i panjohur. Sidoqoftë, zyrtarët serbë, përfshirë presidentin Aleksandar Vuçiç, nuk e kanë fshehur asnjëherë se ata çuan diplomacinë e tyre në atë drejtim. Serbia gjithashtu ka mbrojtur hapur pozicionet kundër pranimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, të tilla si Interpol dhe UNESCO. Diplomatët nga Brukseli vlerësojnë se të dyja palët duhet të kontribuojnë në një atmosferë konstruktive që do të mundësojë rifillimin e dialogut. Prandaj ata besojnë se vendosja e masave të reciprocitetit nga qeveria e mëparshme e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti “nuk i përket kësaj fryme”.

Zyrtarët e Brukselit presin që qeveria e re e Kosovës të marrë të gjitha masat për të krijuar një atmosferë pozitive rreth dialogut, që nënkupton heqjen e këtyre masave. Serbia ka thënë se nuk do të kthehet në dialog pa heqjen e masave të reciprocitetit. Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti, para votimit të kabinetit të tij qeveritar nga Kuvendi i Kosovës, ka deklaruar se masat e reciprocitetit e vënë në kurth Kosovën. “Qeveria e re do të koordinohet me partnerët strategjikë të Kosovës duke hequr çdo pengesë për dialog. Vetëm përmes këtij koordinimi ne e avancojmë pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ia heqim Serbisë alibinë për ta zvarritur marrëveshjen për njohjen reciproke”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook

Të enjten, zyrtarët e Brukselit kanë thënë se presin që qeveria e re e Kosovës të marrë të gjitha masat për të krijuar një atmosferë pozitive rreth dialogut që së shpejti duhet të vazhdojë në Bruksel, që nënkupton heqjen e këtyre masave. Dialogu Kosovë-Serbi, i cili ka nisur qysh në vitin 2011 me ndërmjetësimin e BE-së, është ndërprerë qysh në fund të vitit 2018, për shkak të një takse që u kishte vënë qeveria e atëhershme e Kosovës prodhimeve të importuara nga Serbia. (rel)

3 komente në “Tërhiqet Serbia, pezullon fushatën kundër njohjeve të pavarësisë së Kosovës”

  1. katunari i podujevew says:

    Ja pra cfare ben Isa mustafa pioneri titos bisedoi me Vucicin
    dhe ndaloj fushaten kundra njohjeve te kosoves
    Isa tani litarin dhe bjeri per gjysme kosoves dhe falja beogradit ti ke pjesen tate
    kosovaret e kane shume te veshtire te ndahen nga serbi
    me shqiperin jane gati te hapin luften ndersa me gjakun serb e kane te veshtire sidomos klasa politike

  2. Baliu says:

    Mbasi ne Kosove u instalua qenveria me “shqiptar te ndershem”, ska nevoje me per masa anesore. Tash deshira e Vuqiiqt do te jet urdher per te moderuarit, vetem e vetem qe te mos zgjohet menija e engjujve qe ndajne miser.

  3. ben says:

    Cfare te keqe kane masat e reciprocitetit? A flasim per barazi ne marrdheniet midis shteteve? Ne se ky slogan eshte i vertete, atehere cdo shtet duhet te perdore te njejtat masa sic i perdor edhe pala tjeter. Si gjithmone, BE-ja ka me shume interes ti rrahe krahet Serbise sa sa te mbroje parimet qe vete propogandon si baza e marrdhenieve midis anetareve te saj, sic eshte edhe barazia ne marrdheniet midis shteteve. Qe nga vitet 1800 e ketej , Europa na e ka patur gjithmone me hile. A nuk dergoi kjo Europe anijet e saja luftarake per te detyruar luftetaret shqiptare qe te largoheshin nga Ulqini per tia lene ate malazezeve? Po keshtu, a nuk ishte kjo Europe qe coptoi trojet tona duke kenaqur orekset e Serbise e Greqise. Eshte pikerisht kjo Europe, qe politikanet tane e kane aq per zemer, qe krijoi te gjitha problemet territoriale me te cilat shqiptaret kane mbi 120 vjet qe po perballen.
    A doni me per Europen? A vertet kerkoni qe te behemi pjese e Europes qe kurre nuk na ka dashur? Kjo Europe mosmirenjohese ndaj kombit dhe rraces shqiptare qe u sakrifikua per te mbrojtur civilizimin europian nga murtaja islamike e osmanllinjve, nuk ka per te qene kurre ne anen tone, por kunder nesh. Harrojeni Europen per te miren e brezave qe do vijne. Zvicra apo Suedia nuk jane pjese e BE-se dhe perseri kane nivelin me te larte te jeteses ne Europe e bote. Perse ne te mos ndjekim rrugen e tyre?
    BE nuk eshte zgjidhja e problemeve tona. Ajo eshte hapja e dyerve te nje burgu gjigand, nga i cili do ta kemi te pamundur daljen edhe kur ta kerkojme ate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje