Skënderbeu e bën një pjesë pushim, Tirana fiton me përmbysje

28 Qershor 2020, 22:19Sport TEMA

Tirana është larguar sot nga Korça me tre pikët që i duheshin për të mbajtur larg Kukësin ndjekës, e për të bërë hapin e radhës drejt titullit.

Por në sfidën e sotme u desh një dorë nga Skënderbeu që e bëri pushim një pjesë të ndeshjes.

Në të parën, Skënderbeu rivalizoi, shënoi dhe vuri në vështirësi bardheblutë të cilët ishin shpesh shumë pranë kolapsit.

Në të dytën, korçarët praktikisht nuk zbritën në fushën e lojës duke i dorëzuar komplet lojën Tiranës dhe duke e lënë të krijonte raste derisa gjeti dy herë radhazi rrjetën me Ngo.

Aty ndeshja mbaroi pasi Skënderbeu as që provoi të reagonte, ndërsa Tirana administroi rezultatin që e çon përsëri në 9 pikë diferencën me Kukësin.

Skënderbeu-Tirana 1-2
9′ Mensah / 71′, 77′ Ngo

Skënderbeu: Koliçi, Dumfur, Imami, Dita, Pëllumbi (79′ Pollozhani), Mara (79′ Taipi), Daja (66′ Jashanica), Elezi (89′ Pusi), Krasniqi, Mensah, Gripshi (79′ Berisha).
Trajner: Ilir Daja

Tirana: Lika, Ismajlgeci, Vangjeli, Muça, Doka, Batha (90’+1 Osmani), Çelhaka, Torasa (79′ Sidibe), Kale, Kobinah, Ngo (90’+1′ Hasani).
Trajner: Emanuel Egbo

1 komente në “Skënderbeu e bën një pjesë pushim, Tirana fiton me përmbysje”

  1. Na myten says:

    Tamam gazetar sportiv se po te kishte tru kushedi se cfare do ishte bo.
    Se cfare ndeshje ka pare nje zot e di. Ndeshja u luajt me nje portë o robo. Apo pe vetem rezultatin ne fund?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje