Iu infektuan prindërit, adoleshenti shpik orën që të “mbron” nga Covid-19

29 Qershor 2020, 13:08Hi-Tech TEMA

Ne e prekim fytyrën për shumë arsye, ndonjë herë edhe pa e kuptuar, por në këtë kohë pandemie, është gjëja që këshillohet të evitohet. Kjo pasi duart tona mund të transmetojnë virusin nga sipërfaqet e kontaminuara tek sytë, veshët, hunda apo goja.

Situata e re ka frymëzuar një 15-vjeçar të quajtur Max Melia nga Mbretëria e Bashkuar për të shpikur një orë të quajtur Vybpro.

Kjo orë, sipas adoleshentit, mund të ndihmojnë njerëzit që të mos e prekin në mënyrë të pavetëdijshme dhe të ekspozohen ndaj Covid-19.

Ora punon me njohjen e gjesteve që janë të lidhura me lëvizjet e duarve drejt fytyrës. Falë teknologjisë me të cilën është ndërtuar, ajo dridhet sa herë që personi që e ka vënë çon duart drejt fytyrës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje