Debati për Martin Camaj dhe Ernest Koliqin, reagon Akademia e Shkencave: Debati s’ka lidhje me vlerën dhe kontributin e tyre letrar dhe shkencor

9 Korrik 2020, 13:47Kulturë TEMA

Akademia e Shkencave ka reaguar për debatin e ditëve të fundit lidhur me Martin Camaj dhe Ernest Koliqin.

Përmes një deklarate për median, Akademia e Shkencave vlerëson se ky debat nuk ka të bëjë me vlerat dhe kontributet letrare dhe shkencore të personaliteteve për të cilët diskutohet.

Krijimtaria, kontributet dhe vlerat e trashëgimisë letrare, kulturore e shkencore janë për Akademinë e Shkencave kriter themelor për vlerësimin e personaliteteve të botës shqiptare.

“Akademia e Shkencave ka ndjekur debatin e ditëve të fundme për disa personalitete të rëndësishëm të letërsisë, shkencës dhe kulturës kombëtare. 

Akademia e Shkencave vlerëson se ky debat nuk ka të bëjë me vlerat dhe kontributet letrare dhe shkencore të personaliteteve për të cilët diskutohet.

Krijimtaria, kontributet dhe vlerat e trashëgimisë letrare, kulturore e shkencore janë për Akademinë e Shkencave kriter themelor për vlerësimin e personaliteteve të botës shqiptare. Ne do të mirëprisnim çdo debat për një problematikë të tillë me objekt të mirëfilltë shkencor.

Në këtë optikë përgjegjësie institucionale, Akademia e Shkencave e ka shprehur qendrimin e vet ndaj vendit që kanë në historinë e letërsisë këta personalitete përmes kërkimeve cilësore në formën e monografive, artikujve shkencorë dhe botimeve enciklopedike të shumë anëtarëve të saj, që qendrojnë mbi përditshmërinë e debateve mediatike.

Akademia rikonfirmon vlerën e këtyre kontributeve dhe në mënyrë të përmbledhur zgjedh të shqiptohet me fjalët e akademikut Ismail Kadare:

Eshtë një nga shkrimtarët më të mirë të kombit shqiptar, me po atë vlerë në prozë sikurse në poezi, dy hapësira të mëdha, me të cilat ai u përpoq të zëvendësonte atdheun e munguar. Ishte po aq i fisëm në veprën e tij, sa edhe në vizionin për raportet njerëzore brenda familjes së shkrimtarëve. Këto të fundit, për fat të keq, vazhdojnë të jenë kaq munguese në jetën tonë” njofton Akademia e Shkencave.(TemA)

19 komente në “Debati për Martin Camaj dhe Ernest Koliqin, reagon Akademia e Shkencave: Debati s’ka lidhje me vlerën dhe kontributin e tyre letrar dhe shkencor”

  1. Trotski says:

    Vleresoj nderhyrjen zyrtare te ASH.Ca tipa qe jane shprehur duke dhunuar personalitetin e Shkrimtareve te nderuar jane Vazhde e Erresires se Kohes se Punuzmit qe rrezoi vlerat kombetare te shume shkrimtareve duke filluar qe nga At Gjergj Fishta e tj.

  2. Reagim i arsyeshem …
    Jemi te gjithe shqiptare ,
    me te mirat dhe gabimet tona .
    Flaka qe mban gjall konfliktin duhet te shuhet per hir te Shqiperise …

    Le te mesojme nga e kaluara dhe i sherbejm me mire shoqerise
    dhe Atdheut tone te dashur qe ne cdo epoke e kemi trajtuar jo me rrespektin
    qe meriton.

  3. F.A. says:

    Ky është qëndrim thellësisht korrekt. Nuk ka pse e përzien vehten Akademia me qëndrimet e askujt, i cili ka marrë një kallam në dorë dhe los duke ngacmuar një copë m.., vetëm pse nuk mund të rrijë dotë pa ndjerë aromën e tij, aromë që duket e ka rritur e shoqëruar tërë jetën dhe për të cilën ka bindjen se është e krahasueshme me atë të parfumeve ‘Loreal’.

    1. ndajfolje idiotesh nga ... says:

      thellesisht korrekt?
      c’lidhje ka thellesia me korrektesen??

      kjo kulle eshte thellesisht e larte!!!

  4. Komunisti i papenduar says:

    D.m.th njeriun e vleresojm nga zanati qe ben jo nga sherbimet me menyra te ndryshme qe mund ti beje Atdheut.I bie qe nje intelektual nuk mund te punoj kunder vendit te tij kurse nje i pa shkolle mund te jete tradhetar.Shumica e ballisteve,zogisteve , kishin mbaruar studime ne Itali.

    1. mik says:

      Shkrimtari / poeti Primo Shllaku thoshte diku ne nje interviste : ” Vellezerit Frasheri, Vaso Pasha, Ismail Qemali e shume te tjere te asaj kohe, kane punuar per qeverine Otomane gjate kohes qe ishim te pushtuar prej tyre “.
      Lind pyetja : Sherbimi qe i bene ata perandorise Otomane, parallel me Errnest Koliçin, si duhet te ja veme emrin ?!!

  5. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    “Weder Fisch,noch Fleisch” do te thoshte gjermani,per mua nje reagim korrekt i Akademise,poooor qe le nje shije te hidhur me citimin Kadarese,i cili ka edhe ai dritehijet e veta,e kam fjalen per jashteqitjen.
    Megjithate nuk kontribon ne debatin e ndezur per dy personat ne fjale,pasi askush nuk ka shfaqur dyshime ne veprimtarine e tyre ne fushen e letersise.
    Behet fjale per qendrimin e tyre politik ,i kane sherbyer Shqiperise,apo i kane prishur pune,ne kete kornize duhet zhvilluar debati dhe jo me fyerje,pooooor me argumenta.
    Japonezi thote debati sjell zhvillim.

  6. Baliu says:

    Kjo don te thot se Ivo Andriq , Guenter Grass dhe Peter Handke e kan merituar qmimin nobel.

  7. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Sa per korrektese,citimi nga gjermanishtja dote thote:
    AS mish , as peshk edhe pse ne gjermanisht permendet peshku i pari.

  8. Zani Burimi says:

    Ama qendrim i ASH ky i sotmi. Keta nuk jane akademike, por mjeshtra te karamboleve te fjaleve. Edhe Auron Tare nuk merrte ne shqyrtim vepren e tyre, por TRADHTINE.

  9. joel shkodra says:

    Atehere, Akademia me Ministrine e Arsimit duhet te marrin masat perkatese qe keta autore te studjohen ne shkolla per vlerat e tyre ne letersi e jo te lihen ne hije e qe brezi i ri te njohe vetem anen politike te tyre me ane te ketyre shkrimeve (A.Tare) e debateve qe rrjedhin prej jtyre. Ka 30 vjet pas diktatures qe asgje nuk eshte bere per njohjen e tyre: Fishtes, Koliqit, Camajt, etj. Prandaj, pergjegjesia e Akademise dhe Ministrise eshte shume e madhe per t’i vene gjerat ne vendin e vet.

  10. joel shkodra says:

    Po kur paska ndryshuar qendrim Z. Kadare, kur me pare nuk ka lene gje pa thene kundra Koliqit? Apo si ai i anekdotes qe i thane: “Po ti, e kthen gunen nga fryn era!”. E ai u pergjegj: “Po doemos, apo te rri e te ftohem?”

  11. Hammerhaituri says:

    Te dy kane padyshim vlera ne letersi! Fatkeqesi ne ket mes eshte qe ne vete dmth shqiptaret ju a hedhim te huajve si pre keta njerez te talentuar! Te ndodhur jashte vendit te tyre nuk u treguan aq te zote si ne letersi! Ky rast eshte si puna e atyre shkencetarve te zote qe merren zhvillim armesh te shkaterrimit ne mase! Ju rrofte shkenca! Gjigand letersie por “pak” spiun
    Pirdhuni me gjith libra!!

  12. ndajfolje idiotesh nga ... says:

    thellesisht korrekt?
    c’lidhje ka thellesia me korrektesen??

    kjo kulle eshte thellesisht e larte!!!

  13. ish ish vjehrra says:

    thellesisht i gjere
    hahahah

  14. ish ish vjehrra says:

    thellesisht i gjere
    hahahah

  15. Vlora 9 says:

    Pra,mqenese Jane te shquar ne fushen e letrave u justifikohet spiunlleku kunde atdheut. Keshtu vazhdoni se jeni ne rrugen e duhur te trushpelarjes se Shqipetareve.

  16. Z says:

    Shume e sakte! jane dy gjera te ndara edhe per kohen qe flitet! Ishin kohe te trazuara nga sistemet! Kush do le t’i lexoje dhe vleresoje! Kush nuk do s’ka aspakt rendesi! Le te mos i lexoje! Vepra e shkruar mbetet! Berisha eshte spiun i serbeve dhe kush e di se kujt tjeter dhe komunist vazhdon te vendose fatin e shqiptareve?!

  17. Shqiptari says:

    Akademia e Shkencave,individe,studiues dhe kushdo neper studio mund te luaj Cic-Mic,mund te beje loje fjalesh dge Apologji fantastike,brilanet dhe te pastroje jeten politike te Koliqit,qe per fatin e tij te keq,eshte me dritehije dhe u ndertua nga ai vete me ndergjegjje.
    Me 12 prill 1939,Kliqi behet Minister i Arsimit,ne nje qeveri kolaboracioniste te drejtuar nga Shefqet Verlaci.
    Eshte pjese e dergates qe i drezoi kuroren shqiptare Oerandorisese Savojes.
    Ngritja e Partise Fashiste ne Shqiperi,krijoi dhe organet e saj qendrore.Keshilli i Eperm Fashist Korporativ, ne Keshillin Qendror i Ekonomise korporative,kishte Koliqin anetar.
    Ne hapjen e Legjslatures Fashiste,ne prill 40,Koliqi eshte nder me aktivet dhe merr poste drejtuese,duke qene nder miqte ne te afert te Mekembesit,Alberto Pariani dhe dhenderrit te Duçes,Çiano.
    Vendi eshte i pushtuar nga murtaja me e zeze ne historine e njerezimit,qe i vuri flaken botes,vrau mbi 40 milion njerez,u gjymtuan mbi 150 milion,u rrafshuan dhjetera mijera qytete dhe fshatera.U torturuan dhe u zhduken miliona njerez ne kampet e shfarosjes.Tani,vetem te jeshe i marre,ose te jesge jashtetokesor,te thuash se Koliqi,ishte rastesisht,ishte aty si antikomunist e civ-mice te tjera.Ishte,ishte,me ndergjegjjr,si nepunes i larte,minister,nje nga drejtuesit e larte te Keshillit te Eperm Fashist Korporativ.
    Eshte shkrimtar i mire,qe e donte sipas menyres se tij Shqiperine qe i mungonte,se ia mbathi me gjermanin,ka nje pene te kendeshme dhe ka kontribut si profesor ne La Sapiensa.Askush nuk ia mohon jeto vlera.Ishte antikomunist,e urrente dhe e luftoi ate ,pasi kishte bindje te tjera,pasi ishte regjim kriminal,por dhe qe e largoi Koliqin nga karrigia e ministrit te nje qeverie kolaboracioniste.
    Nese e duam Koliqin,le ta lexojme vepren e tij,ta vleresojme krijimtarine e tij letrare,publicistike,gjuhesore,atdhetare.Por,veprimtari e tij politike eshte e mbushur me dritehije te shumta qe nuk mund te sheqerosen dhe te nbrohen me cic-mice.
    Pas 80 vitesh ,eshte e lodhshme te hapesh debate te tilla,qe shumices se shqiptareve nuk intereson fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje