Nevoja për një manual kundër Edi Ramës, në raport me Perëndimin

1 Gusht 2020, 20:14Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Beteja ndaj Edi Ramës dhe raporteve të tij me Perëndimin, ka nevojë për një fabul të qëndrueshme, e cila nuk duhet të ndryshojë pas çdo beteje me të.

Fabula më e qëndrueshme ndaj tij është se ai është një i përkëdhelur i perëndimorëve në Tiranë dhe Ballkan. Kjo është një fabul e besueshme edhe pse jo tërësisht e vërtetë. Më shumë se sa i përkëdhelur i tyre, ai është një lider që mban hapur komunikimin me ta dhe ja del të mos i bëjë kurrë kundërshtarë.

Por këtu ka vend për spekullime dhe mund ta mbash si “kalë beteje”. Fatos Lubonja për shembull ka vite që e ka këtë tezë dhe nuk e ndryshon kurrë. Ai ka bindjen se Perëndimi e mbështet Edi Ramën se është indiferent për Shqipërinë dhe nuk do që të humbasë kohë me problemet e brendshme.

Nga ana tjetër opozita zyrtare, sidomos Basha, përpiqet të bëjë betejë në fushën e Edi Ramës. Ai lufton me tezën, se Perëndimorët nuk duan Ramën, por duan atë më shumë. Ka vite që tenton ta forcojë këtë tezë, por në çdo betejë me Ramën, ai humbet pikërisht se humbet mbështetjen Perëndimore. Kështu i ndodhi me Reformën në Drejtësi, kështu i ndodhi me çadrën, kështu i ndodhi me djegien e mandateve, kështu i ndodhi me zgjedhjet lokale që bojkotoi dhe po kështu i ndodhi me ndryshimet kushtetuese.

Edhe pse për një moment ai mendoi se kishte erën në favor dhe bëri “kalë beteje” mbështetjen perëndimore kundër Ramës, në fund nuk ja doli as të ndalte ndryshimet, as të merrte mbështetje për atë që humbi.

Ilir Meta ndryshe nga Basha ju nis një rruge më radikale. Ai vendosi të ishte “sovranist” dhe ti tregonte vendin Perëndimit. E nisi këtë gjë me Reformën në Drejtësi por në fund u tërhoq. Më pas me dështimin për dekretin e zgjedhjeve të 30 Qershorit dhe shtyrjen më 13 tetor, ai u bë i qartë.

Ai është Presidenti i parë i këtij vendi që ka folur hapur kundër Perëndimit, ka sulmuar fizikisht ambasadorin e OSBE me militantë të tij, ka akuzuar dhe shantazhuar diplomatë të Bashkimit Europian për skandale të sajuara seksuale, ka bërë thirrje për një “Republikë të pavarur nga ambasadorët”, ka hedhur idenë e një grupimi të ri politik, nacionalist anti-Perëndimor etj.

Dhe dukej se po konsolidohej në këtë drejtim, kur fare papritur javën që shkoi, u bë “pro Perëndimor”, dhe akuzonte Edi Ramën se është si Haxhi Qamili, që pyeste për Shijakun e Ndroqin dhe jo për Austrinë dhe Francën.

Tani i është kthyer sërisht tezave kundër Perëndimit, por prap gjen rast të citojë ngjarje të OSBE kundër fuqizimit të Edi Ramës si “autokrat”.

Në gjithë këtë konfuzion taktikash pro dhe kundër Perëndimit vetëm për të rrëzuar Edi Ramën, opozitarët tanë, kanë arritur vetëm një sukses që të bëhen të pabesueshëm tek Perëndimi, duke ja falur atë Edi Ramës.

Tani ata duhet ta ndajnë mendjen, nëse Edi Rama duhet sulmuar si njeri që e mbështet Perëndimi, apo që përdor Perëndimin, apo si njeri kundër Perëndimit. Mund të zgjedhin njërën prej tyre, e të vazhdojnë betejën, se me kaq shumë versione që ata sulmojnë raportet e Edi Ramës me Perëndimin, ata nuk do t’ia dalin dot, as të prishin Ramën me Perëndimin, as të rregullojnë punët e tyre me Perëndimin. Thjeshtë shpërdorojnë një mit politik, që tek shqiptarët funksionon ende, që është mbështetja e Perëndimit për liderat në Shqipëri.

Kur ta ndajnë mendjen dhe të jenë të qartë për këtë, mund ta kenë më të lehtë me Edi Ramën. Kurse kështu siç sillen, duke e akuzuar një javë si manekin të Perëndimit, e një javë si armik të Perëndimit, bezdisin dhe opinionin publik dhe Perëndimin si njerëz jo serioz. Dhe e bëjnë Edi Ramën të ngjajë aq shumë serioz, sa mund të urrejë dhe veten për këtë shkak.

12 komente në “Nevoja për një manual kundër Edi Ramës, në raport me Perëndimin”

  1. Tajari says:

    EDI Rama eshte Ai qe po i fuck Ata in the western way.?????

  2. Titi says:

    Je fantastik .Kaq!

  3. Ladi says:

    Idea qendron.
    Gjithcka ti thua ne raportet me perendimin eshte e vertete.
    Por lehtesia me te cilen e pershkruan, e ben paksa qesharake kete lloj marredhenie! Ndoshta ky eshte dhe qellimi i shkrimit, por mua me duhet t’ju kujtoj se: pa perendimin ky vend nuk ka te ardhme.
    Prandaj shume miqesisht ju keshilloj per me shume seriozitet me kete teme.
    Perendimi nuk eshte Lul Basha – alias Koçi, as Sali Berisha, aq me pak F. Lubonja, e te tjere palaco te kopshit zoologjik politik shqiptar.

  4. Genci says:

    Trillimet ndaj luftetareve te UCK, grabitja rruga e kombit, 4-te vraret ne bulevard, zero kontribut ne krye te Tiranes, mjaftojne qe Basha as te mos e sjelle ne mendje idene pa le me faktin per tu bere kryeminister. Eshte i zhytur ne mekate. Jo se Rama nuk ka, sidomos duke vene Arben Ahmetaj, kryehajdutin dhe krye imoralin ne detyre minister, por Basha eshtejashte cdo kalibri. Eshte thjesht nje gjobevenes i neveritshem.

  5. Al says:

    Mero te huajt jane me pushtetin…si ishin me Berishen para 2013….kjo dihet…
    .

  6. Olimpia says:

    Perendimi, deri ne 2013 luftoi me mullinjte e eres,,, komunizmin,, shqiptar me ndihmen e komunistit primitiv anarkotribalit Berisha. Pasi e kuptoi se komunizmin kishte lindur ne Gjermani Britani e France dhe zhvilluar ne Rusi dhe jo ne Kuc apo Tirane, filloi te pekrahe forcat moderne proliberale ne Shqiperi.Kjo eshte e verteta. Te tjerat Jane fjale, fjale, fjale.

  7. meksi says:

    Bravo zoti Mero,je fantastik,keshtu i di Rrama ushtaret!

  8. Petrit says:

    Nje analize me shume se korrekte.
    Je nje nga te paktet “gazetarë “ qe i thua gjerat ashtu siç don.
    Ndjesë “ashtu siç (nuk ) janë.
    Perëndimoret e dua aq shume liderin tend saqë nuk e lejne as te fotografohet me ta. ( Kujto ketu rastin e malit te zi ).
    Perëndimorët e dua aq shume liderin tend saqe rrinë ne radhë per te mundesuar nje takim me te.
    Perëndimorët e duan aq shume saqe “mezi “ presin te vizitojnë galeritë e hapura nga lideri yt.
    Perëndimorët e duan kaq shume liderin tend saqe ne te gjitha takimet qe bejne i japin kaq shume fonde per zhvillimin e vendit saqe e ka zili edhe presidenti serb vuçiç.
    Sepse jane te bindur se i gjithe fondi qe japin shkon ne sherbimin dhe zhvillimin e vendit
    Ata e dine se nga lideri yt nuk vidhet asnje qindarke.
    Sepse lideri nuk vjedh. Ai jeton me frymen e shenjtë.
    Perëndimorët e duan kaq shume liderin tend saqe luten perdite qe nje dite te lindë edhe ne vendin e tyre nje lider i tillë.
    Sepse njerëz te tillë lindin nje herë ne nje mijë vjet.
    Si nuk u ngopet duke u lepire mor te mjerë

  9. Petrit says:

    Nje analize me shume se korrekte.
    Je nje nga te paktet “gazetarë “ qe i thua gjerat ashtu siç don.
    Ndjesë “ashtu siç (nuk ) janë.
    Perëndimoret e duan aq shume liderin tend saqë nuk e lejne as te fotografohet me ta. ( Kujto ketu rastin e malit te zi ).
    Perëndimorët e duan aq shume liderin tend saqe rrinë ne radhë per te mundesuar nje takim me te.
    Perëndimorët e duan aq shume saqe “mezi “ presin te vizitojnë galeritë e hapura me zhgarravina nga lideri yt.
    Perëndimorët e duan kaq shume liderin tend saqe ne te gjitha takimet qe bejne i japin kaq shume fonde per zhvillimin e vendit saqe e ka zili edhe presidenti serb vuçiç.
    Sepse jane te bindur se i gjithe fondi qe japin shkon ne sherbimin dhe zhvillimin e vendit
    Ata e dine se nga lideri yt nuk vidhet asnje qindarke.
    Sepse lideri nuk vjedh. Ai jeton me frymen e shenjtë.
    Perëndimorët e duan kaq shume liderin tend saqe luten perdite qe nje dite te lindë edhe ne vendin e tyre nje lider i tillë.
    Sepse njerëz te tillë lindin nje herë ne nje mijë vjet.
    Si nuk u ngopet duke u lepire mor te mjerë

    1. piloti says:

      petrit e ke qare ose qire Belbazen! pirdh pirdh ti! ai eshte duke bere miliona me lepirje saqe ka filluar te vere kapele republike sa here hyp e zbret ne gelikopter me ilderin e ti ha mut kot! te qifsha berishen qe nuk ja qiu kurven ketij kurvit te te gjitha pushteteve

  10. Beni says:

    SI U KATANDISE KESHTU O MERO SERVILI.KETO DENGELA QE JE I DETYRUAR TI SHKRUASH AS GRAMOZ RUCI NUK TI BESON ME.

  11. Ladi says:

    Mero je i sakte ne ato qe thua. Nje gje kam qe per aresye biznesi i le shume hapesire F. Lubonjes dhe is-ministrit te LSI qe te dy te falimentuar dhe me probleme mendore.
    Artikujt e tua i kam lexuar pothuaj te gjitha dhe ke qelluar ne shenje, por mos u jep shume hapesire plehrave se do vije nje dite dhe do te largohne lexuesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje