Skandali në Kosovë, komuna e Mitrovicës dyshohet se ka dhënë tenderin për blerjen e 30 mijë prezervativëve

1 Gusht 2020, 23:13Rajoni TEMA

Një skandal ka plasur në komunën e Mitrovicës, e cila dyshohet se ka lëshuar një tender për blerjen e 30 mijë prezervativëve.

Për këtë tender është akuzuar kryetari I komunës Agim Bahtiri, por akuzat janë hedhur poshtë nga ai.

Këto akuza dhe kundërakuza krijuan madje edhe debat në opinion, teksa për këtë çështje ka folur drejtoresha e Shëndetësisë në këtë komunë, Erseka Hasanaj Barani.

“Kryetari i Komunës së Mitrovicës dhe Drejtoria për Shëndetësi ka marr masa të menjëhershme dhe ka anuluar sasinë e porositur nga njësia kërkuese, konkretisht e artikullit (prezervativ).

Kryetari menjëherë ka themeluar një komision dhe ka kthyer të gjithë artikullin tek OE dhe është bërë minusimi i asaj asaj shume, menjëherë pas pranimit të faturës.

Pra, nuk është bërë asnjë pagesë e asaj fature deri më sot dhe nuk do të kryhet asnjë pagesë për atë artikull pasi që është kthyer”, ka shkruar ajo ndër të tjera në një postim në rrjetet sociale.

Pea duket që ka patur një porosi për 30 mijë prezervativë, por kjo faturë fatmirësisht nuk është paguar, pasi do të ishte një humbje e madhe e eurove që mund të shkojnë për blerjen e tamponave për COVID-19.

Kreu i Komunes se Mitrocices jave me pare priti ne Mitriovice dhe kreun e PD te Shqiperise Lulzim Basha, duke mos e mbajtur te fshehte deshiren per ta pare ate kryeminister te tye gjithe shqiptareve.

Urojme qe ky “investim” i diskutueshem te mos kete shkuar ne favor te fuqizimit te PD se Shqiperise per zgjedhjet parlamentare te vitit 2021 dhe deshires se Bahtirit per Bashen kryeminister!

5 komente në “Skandali në Kosovë, komuna e Mitrovicës dyshohet se ka dhënë tenderin për blerjen e 30 mijë prezervativëve”

  1. Dajti says:

    Kryetari i Albinit me kryetarin e Saliut,ose dy ciraket e Saliut dhe Fazllicit…

  2. Luli i Monës says:

    Ky Kryetari Komunës së Mitrovicës, është një kokërr KOQE, deri sa arriti e i tha Luli Bashës që je Kryeministër, PRANDAJ, si koqe që është, vetëm tek PREZERVATIVËT i punon truri.

  3. beni says:

    ku qëndron skandali këtu

  4. beni says:

    ku qëndron skandali këtu

  5. beni says:

    ku qëndron skandali këtu !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje