Mesazhet e mbylljes, në kohën e listave të hapura

2 Gusht 2020, 20:53Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Jozefina Topalli mund të ishte vënë në siklet. I kishte të gjitha shanset të rrezikonte para demokratëve të Shkodrës, nëse Lulzim Basha do të pranonte propozimin e tyre, që ajo të përfshihej në kandidaturat e PD, për depuetete në Shkodër.

Kjo do të ishte një provë e vështirë për Topallin, që të ndante qëndrimet e saj personale kundër Bashës për mënyrën si drejton PD, me të ardhmen e saj politike.

Por Basha ja ka bërë më të lehtë. Në momentin që ai kishte shanse të jepte realisht mesazhin e hapjes së PD në kohën që Parlamenti ka hapur dhe listat e votimit për deputetë, ai ka dhënë mesazh të fortë mbylljeje dhe tkurrjeje para çdo kritiku të vet, një ditë para se të vendosë të zgjedhë “Komisionin e Festës” së hapjes së PD.

Mesazhi ndaj Topallit në Shkodër në të vërtetë e bën të panevojshme këtë estradën e re të propozimeve nga baza dhe vlerësimit të Komisionit, por nga ana tjetër është një sinjal në kohën e duhur për gjithë kritikët e Bashës në Partinë Demokratike.

Sinjali është në kohën e duhur. Askush të mos shpresojë kot se Basha do të përfshijë kritikë të tij në listat për deputetë dhe t’ua lërë qytetarëve t’i zgjedhin.

Populli tani ka lirinë të zgjedhë, por Basha ka lirinë të përzgjedhë.

Ai ka në dorë hartimin e listave, ndërsa popullit i është lënë në dorë renditja. Ndaj askush prej tyre nuk duhet të ketë iluzionin se mund të jetë i përzgjedhur i Bashës.

E mira e kësaj pune është se të gjithë ata individë të spikatur të PD që duan të jenë ende në politikë, pasi u është ndërprerë karriera prej Lulzim Bashës, janë në kohë të organizohen në një koalicion opozitar të djathtë, duke ndarë qartazi qarqet ku duhet të mbështesin njëri- tjetrin dhe skemën e bashkimit të tyre.

E di që shumë prej tyre kanë probleme dhe me njëri tjetrin, apo vlerësime të ndryshme për veten dhe të tjerët. Por nëse duan të jenë në politikë, ata kanë vetëm një shans. Shansi është të përdorin hapjen e listave dhe të bashkojnë energjitë në 12 qarqe, për t’u bërë faktor vendimtar në jetën politike të Shqipërisë si një pakicë e artë.

Nga Shkodra në Vlorë e nga Korça në Durrës, ata kanë shanse të bëjnë të kundërtën e Lulzim Bashës, të hapin garën dhe listat për këdo që do të votojë kundër Edi Ramës por që nuk dëshiron të votojë Lulzim Bashën dhe Ilir Metën. Koha për ta vendosur atë është tani.

Ata mund të krijojnë secili subjekte politike dhe të bashkohen në një koalicion, ose të përdorin sigla partish të vogla për t’u bashkuar në një koalicion si subjekt i vetëm elektoral. Kjo ka pak rëndësi. E rëndësishme është që zgjedhjet e reja duhet të përdoren prej tyre, si një ndëshkim për shkollën politike të PD, për kulturën e përjashtimit të saj dhe mbi të gjitha për t’i dhënë një mesazh të qartë, politikës së mos-hapjes së PD nga Lulzim Basha.

E vërteta e dhimbshme për të, është se ka gati gjashtë muaj që flet për për hapje dhe askush nuk ka trokitur në derën e PD, por dhe dikë që e propozuan demokratët, ja mbyllën derën.

Një bashkim pa komplekse me njëri- tjetrin, bazuar vetëm në interesin politik, do ta bënte më të lehtë betejën, para një partie që më shumë është e shqetësuar të ruajë Lulzim Bashën në karrige, se sa të mundë Edi Ramën.

 

14 komente në “Mesazhet e mbylljes, në kohën e listave të hapura”

  1. 001 says:

    Po Ka ngel nonje demokrat I zhgenjyer mos te votoje ish mbetjet e saliut por Muslim murrizin 24 karat demokrat
    Keshtu dobesohet partia private e PD
    Dhe Ndihmon ne zgjedhjet e ardhshme mos te jete LSI e likes partia qe vendos qeverine

  2. mero i madh says:

    Populli tani ka lirine te zgjedhe, por Bsha ka lirine te perzgjedhe. Je i madh Mero. Kjo eshte thenie lapidar i ketij shkrimi.

    1. qytetar says:

      e sakte …luli pergjedh …populli zgjedh !
      kush eshte i fituar !!!!!???
      luli sigurisht . – sepse populli zgjedh te pergjedhurin . jemi aty ku kemi qene 30 vjet me pare .
      per te te ardhur keq.

  3. qytetari says:

    Vetem ne vendin tone ndodh nje amoraliteti absurd,kur gjithandej rreth nesh vendet,vazhdojne te ecin perpara,ne ekonomi,por vecanerisht ne mendesi,ketu prej tre dekadash vazhdon rikonvertimi i plote i Shqiperise ne nje vilajet te mesjetes te pushtimit aziatik,duke u vazhduar te shkretohet e ardhmja europiane.
    Absurdi vulgar vazhdon me ate,qe mbasi ne jemi te gjithe viktima dhe deshmitare te kesaj veprimtarie kriminale shume dimensionale,qe mbajne emra sali,meta,luli,etj,dhe te denueshem ato nga ligjet,ne ne menyre paradoksale i trajtojme ata,si kryetare partish te medha opozitare,duke i shoqeruar me harresen totale,ndaj krimeve te dokumentuara te tyre dhe i konsiderojme bile dhe aspirante normal per kryeminister,pasi nje shpellar e kemi president.
    Kjo eshte dhe me keq se rrobat e mbretit,pasi kjo bande huri dhe litari dhe kullen ku rri e ka te grabitur.
    Dhe absurdi dhe neveria shoqeruar me paradoksin vazhdojne,me ate qe ndonse te gjithe e dine,qe kete bande e dirigjon dhe e formezon si te doje, duke e zvogeluar dhe nxjerre dhe jashte loje nga formacionet e institucionet demokratike,me inat dhe egersi cmendurake Sali-meta,askurkush nga keta ´´parimoret´´ e shumta si topalli,patozi etj,qe kane ngrene shqelm bytheve nga Saliu,kur ju kundervune dylberit te tij te zgjedhur Lul,nuk kane pipetire nje germe karshi haxhiqamilit shpellar.
    Prandaj prej kohesh keto lloj banda pd-lsi, duhej te ishin fshire nga ky vend dhe jo te vazhdohet duke lene koqen e namit,duke i konsideruar pretendente per pushtetin shqiptar.

    1. Arturi says:

      Mbase me mir se mero shkrimi yt perfekte sipas mendimit tim. Rrespekte

  4. Genti says:

    30 vite i njëjti mut

    Iku komunizmi 3 dekada më parë,
    e na la jetim,
    Erdhi demokracia e uruar dhe liria,
    porsi shpëtim.
    Nga një parti nënë e gjithë të këqijave,
    e një diktator baba,
    na dolën plot partiçka dhe autokratë,
    që na bëjnë për budalla.
    Një orgji mashtruesish që ia fusin njëri tjetrit,
    si e vetmja mënyrë për përparim,
    e drejta dhe e vërteta një zile për të ndershmin,
    që urren gënjeshtrën dhe partinë.
    Më parë të gjithë kishin një shtëpi,
    ishin në punë e në zanat,
    tani ëndrra e madhe është call centeri,
    ose emigrimi po pate fat.
    Atëherë të gjithë visheshin seriozë dhe thjesht,
    e ishin të varfër njësoj,
    sot pordhët e mëdha i grisin brekët e veta,
    e pispillosen si qejfi t’iu dojë.
    Në fakt menduam se ishim në demokraci,
    por realisht është kapitalizëm i egër,
    një sistem shkërdhatokracie hajdutësh,
    që vetëm grabisin e s’bëjnë asgjë tjetër.
    Në fillim na premtonin ujë e drita 24 orë,
    se ishim si në Afrikë,
    tani sahanlëpirje, nepotizëm, militantizëm,
    po s’të pëlqeu pirdhu ik.
    Bëjnë pseudo reforma për interesin e tyre,
    për benefitet e pushtetit,
    as që duan t’ia dinë për të papunët, meritokracinë,
    as për hallet e qytetit.
    Pseudo elita e qelbësirave pasurohet vazhdimisht,
    e fryhet në pangopësi,
    ndërkohë që popullin poshtërojnë, sorollasin e tallin,
    dhe e zhysin në varfëri.
    Kanë 30 vite që gënjejnë me të njëjtin avaz,
    e bëjnë të njëjtën lojë,
    kapni hajdutin dhe hiqeni se radhën e kam unë,
    hidh baltë njëri e tjetri me bojë.
    Një hap përpara e dy mbrapa, ky është përparimi,
    ose në vend numëro,
    si do shpëtojmë nga kjo politikë hajnash dhe plehrash,
    që popullin nuk e do?
    Të jetë vallë shpëtimi ynë ”rilindja” e diktatorit,
    dhe kthimi në diktaturë?
    Pra t’i japim votën piktorit hajdut të droguar,
    apo t’i fusim një shurrë?
    Ja i futëm një shurrë rilindjes si mut që është,
    po kujt t’ia japim votën?
    Këta si majtas, djathtas apo në qëndër një kakë janë,
    duan vetëm të na fusin rrotën!

  5. ? says:

    Këtu i postoni të gjitha komentet? Apo vetëm ato komente që i bien opozitës dhe i lëpihen pushtetit të piktorit? Këta që bëjnë komente janë të paguar apo thjesht njerëz që s’kuptojnë se ç’do të thotë qeveri banditash të organizuar? A mund të quhet një gazetë e pavarur dhe e lirë ku vetë çensurohet në shërbim të pushtetit?

  6. Leo says:

    Sipas Meros listat e pd do te ishin prefekt kur ato lista i bene Rama me Meron ne emer te pd
    More tutkun po listat e hapura kush i nderton ne gjithe boten?
    Shumica e shteteve i bene kryesija por ka edhe parti qe i zgjell antarsija sic po bene pd
    Topallin nuk e zgjell antarsuja sepse eshte bere pale me Ramen. Topalli eshte propozue por nuk ka marre sa duhet
    Po cfare keni mendue se me listat e hapura mund te futet edhe ai qe eshte kunder partise.Udhezo Ramen per ps o derdimen

  7. ben says:

    Rilindas
    Ke te drejte
    Shqiperia eshte fundi i europes dhe nga fundi i botes
    Se nga 45 ne 90 e drejtoi familja e ed rames, belinda ballukut
    Shqiperia mbas 90
    Eshte fundi i europes dhe nga fundi i botes sepse ka 20 vjet qe e drejton edi rama , belinda balluku.
    Shqiperia per here te pare qe nga koha e haxhi qamilit eshte bere prape zar i turqise fale edi rames.
    Ne keto 75 vitet e fundit shqiperine e kane drejtuar komunistet per plot 60 vjet dhe ne vazhdojme te jemi me te varfrit , me te pashkolluarit, me te kequshqyerit, me te prapambeturit e europes.
    Akoma do vazhdojne shqiptaret keshtu.
    2 her qe shqiperine nuk e drejtuan komunistet
    1 here ra diktaura
    Heren e dyte u futem ne NATO dhe u hoqen vizat.
    Mjere ky popull per kurizin e forte qe paska.

  8. ben says:

    kërkoji llogari qeverisë o idiot
    jeni bërë si tifozët tirana apo partizani
    po na bën poezi ti – hap mbyll
    dështak!

  9. ben says:

    kërkoji llogari qeverisë o idiot
    jeni bërë si tifozët tirana apo partizani
    po na bën poezi ti – hap mbyll
    dështak!

  10. specialisti says:

    Per mendimin tim , Znj.Topalli, mund te garoje ne Shkoder , si e pavarur. Dhe fiton. Kur ishte kryetare kuvendi e deputete, ka bere shume per ate qytet, e njerezit nuk harrojne shtytjen qe ka dhne ne rruge, ujesjelles, kanalizime, ndricim, trotuare etj etj.
    Kuptohet merr vota nga e majta dhe e djathta.
    Vetem neqoftese nuk do vete te kandidoje.
    Eshte kapacitet. Mos e gjykoni nga menyra se si shprehet e si i thote problemet.

  11. Realisti says:

    MERO SI GJITHMONE ANALIST I SAKT, PERFEKT.
    PD zgjedh …Luli. Basha …PERZGJEDH. Thenie me te sakt nuk ka.
    Ben filma luli basha gjoja do hap PD me Mark Markun. Nishanin …Rulin ..Mustafain e Sait DOLLAPIN.
    POZKUSH E HA KETE.
    KOMISIONIN E KA ZGJEDHUR SALI. BERISHA.
    JO LULI…PRA PD DO HAPET ME SHUME DREJT SALIUT E SHKELZENIT.

  12. Pd rrumpalla says:

    Pd-istaaa, pd- istaaaa! I paskeni rënë mendjes me shkop, akoma nuk e kini kuptuar se dhe ktë rradhë do merni atë të ……i gjatë, i trashë dhe me pak kuriz të dalë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje