Wesley Clark: Aktakuzat e Speciales pengojnë ecjen para të Kosovës

2 Gusht 2020, 09:00Rajoni TEMA

Po vazhdojnë reagimet dhe opinionet e personaliteteve të ndryshme vendore e ndërkombëtare lidhur me zhvillimet aktuale që kanë të bëjnë me aktakuzat e Speciales ndaj ish-liderëve të UÇK-së.

Kështu, ish-komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të NATO-s, gjenerali Wesley Clark, i cili kishte udhëhequr fushatën e bombardimeve, ndaj caqeve serbe në vitin 1999, ka deklaruar se nuk ka pasur kurrë ndalesë të përpjekjeve për të vënë pengesa në rrugën e Kosovës drejt përparimit.

“Propozim-aktakuza ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi është vazhdimësi e aktiviteteve për ta penguar ecjen e Kosovës përpara”, theksoi gjenreali Wesley Clark në RTK.

“Presionet dhe përpjekjet për ta nënçmuar Kosovën nuk janë ndalur kurrë”, shtoi gjenerali Clark.

Sa i përket aktakuzave të Gjykatës Speciale, gjenerali Clark deklaroi se “nuk e ka idenë nëse ato janë të vërteta apo jo, megjitahtë, sipas tij, shihet se është një vazhdimësi e aktiviteteve që është mjaft e dukshme edhe 20 vjet pas.”

Njeriu që e udhëhoqi operacionin e NATO-s në bombardimin e caqeve serbe në Kosovë, më 1999, i cili gjatë një vizite në Kosovë, Thaçin e kishte quajtur hero, tani kujton takimin e parë me ish-Drejtorin Politik të UÇK-së, Hashim Thaçi.

“Presidenti Thaçi ka qenë lider i UÇK-së, të cilin e kam takuar së pari në Rambuje, derisa vijonin ngegociatat, në shkurt të vitit 1999. Atje jam takuar edhe me udhëheqës tjerë të UÇK-së.”, ka deklaruar mes tjerash gjenerali Clark.

6 komente në “Wesley Clark: Aktakuzat e Speciales pengojnë ecjen para të Kosovës”

  1. Kim été says:

    Prisnim Panvarsinë e Presevo, këto vënë në dyshim bombardimet e NATO-s.

  2. art says:

    A ka deklaruar Clark sa jane perfitimet e tij personale nga lufta ne Kosove? Ne sa ndermarrje dhe firma eshte pronar dhe bashkepronar?

  3. Tajari says:

    Come once more and fuck them again as you did. You are a hero for us sir. ????

  4. pjeter says:

    Eshte e qarte si drita e diellit,qe kjo eshte strateghi,per te barazuar Kosoven me Serbine para nje marrveshje finale,qe ta kene me te lehte ti kerkojne Kosoves leshime ne negociatat ne vitet e ardheshme.Ne kemi bere krime por edhe ju keni bere,prandaj doni njohjen e Serbise? Na jepni veriun,dhe ceshtja mbyllet.Para disa vitesh nen qeverrisjen e Vucicit,u shtuan fondet per lobimin e Shtetit serb,kunder Kosoves,ne te njejten kohe qe ne Kosove ziheshin me njeri tjetrin dhe bllokonin vendin ne shume aspekte,serbet punonin dhe shpenzonin qindra miliona euro,per te krijuar rrjetin aleat ne strategjine e tyre.Jo me kot flet Vuçic buze derri,”Nuk pranojme kurre Kosoven shret,pa dhene shqiptaret dicka”.

    1. Fatosi-kosove says:

      Po mire more pjeter,nese eshte ashtu siq thua ti se vuqiqi nuk e pranon kosoven shtet pa dhane diqka,ateher po ja japim osmanken .

  5. Baliu says:

    Jo ecjen para te Kosoves, por te “Kosoves” aka Pronto Haram.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje