Komision për të shpëtuar Bashën nga përgjegjësia e humbjes

3 Gusht 2020, 21:01Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Lulzim Basha ka gjetur zgjidhje se si të mos ketë më përgjegjësi për listat, dhe një alibi për cilësinë e tyre të dobët. Komisioni “Nishani” që do të noterizojë kandidatët, shërben për të shpëtuar Lulzim Bashën nga premtimet që ka bërë pa fund për lista dhe që me sistemin e listës së përbashkët me aleatët, do ta ketë të vështirë të kalojë pa konflikte.

Por për të qenë i sigurtë, para se kandidatët të shkojnë në Komision, Basha i ka seleksionuar me jeniçerët e tij në bazë.

Kështu që në Komision do shkojnë një listë emrash anonimë apo propozime banale të bazës të cilat Komisioni do t’ia ofrojë Bashës si alternativë dhe që në finale shumë pak do përfundojnë deputetë.

Defekti nuk është tek Komisioni dhe pse kryesohet nga një njeri qesharak. Defekti është se një parti nuk mund ta bësh demokratike në një hallkë dhe nepotike në gjithë hallkat e tjera.

Demokratike është të bësh garë paraprake brenda partisë dhe prej andej të dalin kandidatët. Ashtu gjykon anëtarësia dhe kandidatët që fitojnë, kanë dhënë prova reale.

Pas kësaj nuk ka nevojë për Komision. Kuvendi i partisë miraton më të votuarit dhe procesi është i përfunduar.

Demokratike po ashtu është të marrësh përgjegjësi personale për listën dhe të shkosh në zgjedhje si lider. Kjo i shkon më së shumti së djathtës. Nëse fiton me atë listë, meriton pushtetin, nëse humbet ikën në shtëpi.

Lulzim Basha nuk ka bërë as të parën as të dytën. Por ka vendosur t’i zgjedhë vetë kandiatët, por t’ia lërë përgjjegjësinë Komisionit, i cili në këtë rast nuk ka asnjë funksion. Atij i është dhënë një thes me kashtë dhe ka marrë detyrën që disa fije kashte, t’ia paraqesë kryetarit. Aty brenda nuk ka asnjë figurë kritike me Bashën. Gjithë propozimet e tilla u rrëzuan nga “baza”. Kudo që doli emri i Rusmalit, Topallit, Bodes apo të tjerëve, u eleminuan.

Mes besnikëve të Bashës mund të zgjedhësh kë të duash, nuk është se gabon. Në këtë rast komisioni është alibi dhe jo mekanizëm seleksionimi. Eshtë alibi që Basha të mos mbajë përgjegjësi në qershorin që vjen, nëse humbet, pasi do të thotë se “këto kandidaturat mi zgjodhi Komisioni”.

Pas kësaj, të gjithë ata që do ankohen pse nuk janë në lista, do ta kuptojnë që Komisioni nuk ishte që t’u jepte të drejtë atyre, por që t’i jepte të drejtë Bashës. Eshtë pak a shumë si tek episodi i “Ushtarit të mirë Zhvejg”. Ushtarët u ankuan për komandantin e tyre dhe kërkuan ndihmë tek Komisioni.

Komisioni i ngritur për ankesat  e ushtarëve, verifikoi gjendjen dhe arriti në përfundimin se komandanti ka pasur të drejtë dhe se ushtarët nuk kishin të drejtë. Pas kësaj Komandanti rreshtoi kompaninë dhe e detyroi të parakalonte para komandantit, duke përsëritur dhjetë herë parrullën: “Ne menduam që Komisioni do na jepte të drejtë, por Komisioni na dha të drejtë një mut”. Për kaq vlen dhe ky Komision. Të mos u japë të drejtë atyre që duan të kandidojnë, por t’i japë të drejtë atij që bën listën.

18 komente në “Komision për të shpëtuar Bashën nga përgjegjësia e humbjes”

  1. Basha, dështak klasik . says:

    Me Bashën PDja është e humbur.
    Fati i Ramës .

    1. Zeqo says:

      Hahaha. Me kujton qershite e Nastradinit, kush me shurre e kush jo. Nastradini me siguri do tallej me Nikun e Nexhit.

    2. Ziko Qeparoi says:

      O komision, hetoni pak Cim Gjaten per vjedhjen e dietave kur ishte Kryetar i KQZ me rastin e vizites ne Amerike. Nuk shkoi fare ne ate sherbim a vizite, por dietat i perlau me shumefish.

  2. Kur kryetari nuk fiton ne zgjedhjen e radhes,ai duet te iki me vrap,keshtu edhe ne Greqi,ai kryetar partie qe humbet ne zgjedhje largohet dhe del ne jeten private,Luli humbet,dhe prap qendron mbret,kjo nuk eshte demokratike,trajneri qe humbet lojen ,iken nga ekipi.

  3. Zeni says:

    I nderuar Baze!
    Me kete artikull na kujtove te lexojme edhe nje here “Ushtari i mire Shvejk”. Ja kete do te bej! Faleminderit shume!

  4. Turi says:

    Sipas mendimit tim nuk esht kryesia ajo qe kjo parti esht ne kete por vet demokratet qe u mesuan me kete lloj demokracie(i thencin) dhe tani nuk bejn dot asgje

  5. Ladi says:

    Jane gjithe kohen ne zgrip, pasi nuk eshte morali, parimi, programi, e djathta, por eshte vetem interesi i nje grushti njerzish te degjeneruar, qe e kane zene per fyti ate parti shprese, duke e transformuar ne nje grope septike mbetjesh te pa moral…

  6. Kruja says:

    J’a kane marre anen ‘demokracise’ keta ‘demokratet’. Me Bujar Nishanin me pseudonim ka transparence te plote. Rrofte Komisioni! Rrofte Kapteri! Rrofte Partia!

  7. Realisti says:

    Bravo, Mero !
    E ke qare fare
    Te shkretet demokrat qe qe do presin edhe 4 vjet te tjere qe ti bjen koqet Edi RAMES.
    SHQIPTARET E NDERSHEM JANE ME FAT.
    TRIMI I SALIUT …LUL BASHA DO I HAJ MUTIN PUSHTETIT.
    KY ESHTE FATI I KOMBIT.

  8. ts says:

    Injoranca dhe budallalliku skan bri o Mero ! Ket popull po e sjell verdall nji karagjoz i pa aft passi e sollen verdall nji kriminel e nje qelbanik pijanec e nje mega hajdut ! Tani ra ne dor te ktij aventurierit me shum bojna e spo di ma car i behet ! Pabesia,prapaskena ,pazaret qe mbajn kte elit politike ne drejtimin e mafjoShtetit i ka ber gjith shqiptaret te pa aft,te nenshtruar ,te hutuar ,te percar qe votojn cdo qelbesir qe ju hidhet ne tavolin e ju reklamohet si mall “garancie”! Ska norma ,ska dorheqje e turpi Lul Basha me jeniceret do vazhdojn ti shofin hajrin kolltukut ne pallrlament ! Nuk jan as nji e as dy, por gjith elita politike qe ka degjeneruar e mbahen me njeri tjetrin, per te mos humbur privilegjin e madh te hajduteris ! Jan betonizuar , kan gjetur gjuhen e perbashket, qe ky popull po e ha per shqipe te kohes Enverit dhe pret “mrekullin” nga “Rudinat” me shok e shoqe ! Ja pra dhe listat e hapura ,po aty dolem ! Kush na e ka fajin??????????????

  9. Sul Korriku says:

    Si ka mundesi qe PD-se i kane mbaruar njerzit. E hedh Basha, e pret Nishani. Po e hodhi Nishani do ta prese Saliani e keshtu me rradhe. Çfar fatkeqesie !

  10. Kolec says:

    Kola I dritave. PD kerkon me hape deren mrapsh. Me Bashen e Ilirin ne opozite Rama plaket ne pushtet. Kesaj I thone ti bien murit me koke

  11. Zijaqini kaksian says:

    Basha nuk mund te fitoje pasi perveç halle e te tjara qe ka eshte inpa zoti i pa besueshem i pa bythe i pa moralte. Deri tani ska bere asnje beteje dhe mbi te gjitha vrau 4 vete kot me kot. Me vjen keq qe skemi opozite.
    E vetmja zgjidhje eshte ikka e Bashes dhe ardhja e dikuj qe frymezon dhe jo dekurajon pd istet e lodhur.

  12. Huligani says:

    Po lodheni kote me kete PD-ne.(Perpara Debila)
    NJe grumbullim plehrash politiko-ordinere.
    Nuk do ishte me mire te shfrytezoheshin me teper energji ne krijimin
    e nje opozite konstruktive te besueshme?
    Pa kete organizate mafiozo-tribale?

  13. e fute menjiher ne Bythe?
    ptuuuuuuuuuuuuuuuu putane e ndyre katundi ,
    qe shitesh e blihesh si prostitute rrugesh

  14. Berti says:

    Sa kom qesh, ka kohe qe s kam qesh kaq shume. Rrofsh Mero

  15. Nexho says:

    Nepermjet Shvejkut te vogel Mustafaj, Nexhmija vendos listat e PD edhe pas vdekjes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje