Tortura e Berishëve, përballë Tahirit, Ndroqit dhe Libanit

4 Gusht 2020, 21:17Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Postimi i fundit i Sali Berishës është për Saimir Tahirin dhe pushimet e tij në Kurvelesh. Ka postuar një fotomontazh, ku ish-ministri socialist, është në fshatin e origjinës së tij, duke pushuar dhe nga pas, i ka montuar një fushë me hashash.

Postimi është bërë në të njëjtën ditë, kur djali i tij Shkëlzen Berisha dhe gruaja e tij “blogere mode”, shijojnë pushimet në një vilë luksoze përballë Korfuzit, që kushton 2 mijë euro nata, dhe ndryshe nga miliona shqiptarë që nuk kanë mundësi të shkojnë në Greqi, ata kaluan të dielën mbrëmje në Korfuz, duke udhëtuar me Jahtin luksos privat në dispozicion të tyre për një natë.

Greqia lejon nga Shqipëria vetëm milionerë me jahte luksoze pa karantinë. Dhe i vetmi që e ka përdorur këtë të drejtë është djali i Sali Berishës, një miliarder i padeklaruar.

Sapo ky fakt u bë publik nga portali dritare.net, Berisha na surprizoi me fotomontazhin e Saimir Tahirit, si për të na treguar që problem është ai që shkon të pushojë në Nivicë tek stani i Jahos, e jo djali dhe nusja e tij, që e kanë një natë 30 mijë euro, po të llogarisësh jahtin sa një anije vetëm për dy vetë dhe vilën luskoze.

Saimir Tahiri është para drejtësisë dhe po përballet me të. I biri i Sali Berishës, është në jahte luksoze bisnesmenësh dhe vilat e tyre, duke përdorur ende hijen e pushtetit të babait.

E njëjta histori është dhe me reagimin e tij ndaj sekuestrimit të pronave të biznesmenit Ylli Ndroqi. Reagimet e politikës ishin të matura. Dhe ashtu duhet të jenë, jo vetëm për konfidecën që nuk i nderon dhe që kanë pasur me Ndroqin, por për të mos dëmtuar hetimet.

Sot nuk është dita që Ylli Ndroqi të sulmohet verbalisht, se ajo është e lehtë. Sot ai është në duart e drejtësisë dhe të tjerët duhet të heshtin.

I vetmi që foli sikur po i prekej malli i tij, ishte Sali Berisha. Dhe jo se ka ndonjë dashuri për Ylli Ndroqin, por tek ajo sekuestro, ai shikon rrezikun e ngjashëm për televizionin e djalit të tij, i cili nuk ka asnjë burim zyrtar të ardhurash.

Një televizion që harxhon gjysëm milionë euro në muaj, dhe nuk ka asnjë evidencë financiare për origjinën e investimit, është gjithnjë i rrezikuar të hetohet dhe sekuestrohet, nëse në këtë vend do të vendoset drejtësia. Fakti që i biri s’ka  vënë emrin në letra nuk e qetëson, pasi ata nuk do marrin të birin, por letrat dhe pasuritë. Dhe është pikërisht ky hall që e bën atë të reagojë ndryshe nga Meta e Basha që e kanë më shumë mik personal Ndroqin, por nuk duan ta dëmtojnë atë, as duke e mbrojtur personalisht, as duke heshtur.

Ylli Ndroqi është duke u përballur me drejtësinë, ndërsa i biri i Berishës dhe televizioni i tij, duke përdorur paratë e fituara nga korrupsioni për t’u ritkthyer në pushtet.

Nuk di cila industri është më fitimprurëse, ajo e drogës që akuzohet Ndroqi, apo kjo e Berishëve, por dukshëm kjo e dyta është me leverdi se këtu nuk dënohesh kurrë.

Mu kujtua kjo, ndërsa i hodha një sy televizionit të djalit të tij, që po mbulonte me shumë përkushtim sonte shpërthimin katastrofik në Liban. Dukej sikur redaksia ishte gati të linte çdo lajm e të merrej me “Gërdecin” e Libanit.  I duhet deomos një histori e ngjashme me pamje të ngjashme, por jo me njerëz të ngjashëm në prapaskenë.

Vetë Sali Berisha, e marr me mend se duhet të ndihet mirë nga ky shpërthimi në Liban. Jo se urren libanezët dhe kënaqet me vdekjen e tyre, por një shpërthim i ngjashëm, shkaktuar nga biznesi ilegal i djalit të tij, më 2008, rrafshoi 300 shtëpi, rreth 400 të plagosur dhe 26 të vdekur. I vetmi që shpëtoi edhe pa u vrarë, edhe pa u plagosur, edhe pa u burgosur ishte djali i tij, i cili tani është rikthyer si biznesmen në vendin e krimit në Gërdec, për të justifikuar po atje pasuritë e bëra.

Ndërsa transmetonin pa pushim pamje nga “Gërdeci” i Libanit, dukej sikur donin të thonin “që aksidente janë, ndodhin në gjithë botën”. Ndaj mos na ngacmoni!

Dhe në fakt as unë nuk do ta ngacmoja sonte, por ai e di vetë çka bërë dhe nuk rri pa i kujtuar krimet e veta, në përpjekje për t’i fshehur.

25 komente në “Tortura e Berishëve, përballë Tahirit, Ndroqit dhe Libanit”

  1. lori says:

    Ja perse i duhet mandati i trete qytetarit Edi Rama dhe perse duhet tai japim kete mandat !Drejtesia tashme qe eshte ngritur ne kembe si ajo femija tani ka nevoje te ece!Pra do doren e priderit ndaj tia japim edhe kete mandat deri sa drejtesia te eci vete e sigurte e ti hedhi hapat e matura!
    Sa per shollen Berisha z.Baze ,te kam thene edhe ne disa komente te tjera ai eshte “monument agjenturash e mbrohet nga fabrika qe e prodhoi”,ndaj edhe ai luan me ndjenjat e njerezve !Ndersa per te birin ai ka nje kontrate te nendheshme ku nuk do ta shikoje ne pranga sa te jete gjalle ndaj edhe ruan ate helmin qe i ka dhene UDB-ja si gjenerali Sllobodan Praljak ne Hage!
    Vdekja Sali Berishes do ti vije ose nga natyra ose si Osama Bin Laden nga “Fabrika qe e prodhoi”!

    1. Shenjestra says:

      Lori Bravo.

      1. enco says:

        Ka vetem nje dallim fare i vogel i nderuar analist. Tahiri dhe Ndroqi akuzohen per trafikante droge ndersa djali i Berishes jo.

    2. NUK KENI PARE GJE AKOMA says:

      Po per djemte e tu do na thuash nd0nje gje o Mero , do kishe shume te drejte te flisje po mos te kishe perfituar ndonje gje dhe ti me djemte e tu. Ti je ushqyer nga Rama dhe Berisha prandaj je i pa besushem se flet sipas interesit te oborit ku leh .

  2. Tami says:

    Analize gazetarie perfekte!
    Pse nuk ka me shume Mero Baze ne Albania!!

  3. Jugu says:

    Televizionin e Shkelzenit e frekuentoj kryeministri dhe e certifikoj si te paster ne kete menyre, keshtu qe Mero rri urte e mos bza.

    Tahirin mos e merr ne mbrojtje se e di gjithe vendi qe ai me perkrahjen e Rames kanabizoj gjithe vendin, dhe ai thjeshte po behet mburoj e Rames ne gjithe kete mesele me gjykatat.

    Pushteti i Berishes, sidomos i mandatit te dyte, ishte i korruptuar dhe per kete arsye populli i dha voten Rames, por po kalojne 8 vite dhe Rama vec i ka rrujt trapin dhe i duhet te degjoj cdo dite akuza te Berishes kunder tij.

    Gjithe keto cfare ndodhin me Nroqin jane vetem truke per te pregatitur mbajtjen e pushtetit per nje mandat te trete, vrastar per popullin, qe vec fuqi te kundershtoj nuk ka, por te rinjte ja mbathin sa te mundin, kuptohet kush te mundet, sepse te tjeret behen thjesht ushtare te fatit te keq, dhe te qeverise hajdute. Si Nroqi keni Sandrin, baxhellat e Topit (apo e harrove Tan drogen), etj.

    Ti Mero ben mire qe shkruan si shkruan, sepse duhet te mbrosh perfitimet e femijeve te tu, dhe te tuat, nga pushteti i korruptuar rilindas. Por sado te lehesh ku ha, duhet qe te ruash dhe tregosh nje fare ekuilibri, pse jo dhe per sy e faqe.

  4. Nikolini says:

    E po keta jemi ne i bir i nje hajduti krimineli e komunisti te tallet me nje populli vet ne shqipri ndodhe kjo keta kriminela kane 30 vjet qe tallen me ne nje hajduti bertet kape hajdutin por le te shpresojme kote se ndoshta nje dite kjo dretsija e re do ta qone pare dresise ate klyshe komunisti se veq kure i shkone syte ai duket si gjarper e jo peshkaqen Shkelzen mummm????? Berisha???? Enveri?????

  5. Genti says:

    Zgjedhje apo votime?

    Një kalvar i gjatë pritjesh,
    plot me premtime,
    shpresa vdiq me kohë,
    30 vite me mashtrime.
    Gjasme zgjedhje të lira,
    e mirëqënie për të tërë,
    hapur fare vidh e bli votat,
    populli e ha në vërë.
    Filloi çadra opozitare,
    me qofte dhe muzikë,
    Republika e re desh lindi,
    por Luli kishte frikë.
    Me ca poste ministrash,
    në një qeveri teknike,
    ia blenë e vodhën zgjedhjet,
    Luli ngeli pa karrike.
    I dorëzuan dhe mandatet,
    se ato s’patën më vlerë,
    filluan protestat rrugëve,
    për liri, cipë e nder.
    Kësaj radhe qe kulmi,
    nuk mbante më ujë pilafi,
    braktisën zgjedhjet lokale,
    tani Luli vs ”Gadafi”.
    Më në fund i bënë votimet,
    moniste si qëmoti,
    30 qershorin e shkuar,
    piktori si të ishte Zoti.
    Amerika e mbështeti,
    ashtu siç bën me diktatorë,
    pseudo votimet ”pluraliste”,
    një parti gjithë pushtetin në dorë.
    Opozita filloi kakarisi,
    ashtu siç ka bërë gjithmonë,
    pastaj morri kthesën,
    u tërhoq sa nuk ishte vonë.
    Do i bllokonin votimet,
    s’do pyesnin për askënd,
    strategji revolucioni,
    nga ca gënjeshtarë pa mënd.
    Menjëherë gënjeshtra doli,
    e gjitha ishte teatër,
    asgjë nuk bllokuan,
    ia mbathën nga sytë katër.
    Tani radhën e kishte,
    shëmbja e teatrit kombëtar,
    opozita do ta mbronte,
    duke fjetur gjumë me radhë.
    E rrëzuan edhe teatrin,
    e bënë shkrumb e hi,
    artistët ngelën të tronditur,
    Luli gjumë në shtëpi.
    Por PD nuk u dorëzua,
    bëri marrëveshjen e 5 qershorit,
    një letër bakalli ndërkombëtare,
    me miratimin e diktatorit.
    Por siç e dimë shumë mirë,
    ne jemi një vend sovran,
    nuk i njohim marrëveshjet,
    s’pyesim BE as SHBA-në.
    Kështu u hoqën koalicionet,
    marrëveshja u hodh në kosh,
    u shkel dhe kushtetuta,
    këshilli politik një istancë bosh!
    Asnjëherë si këtë herë,
    kjo tallje e madhe nuk është parë,
    kush ta ketë vallë fajin,
    të jenë të gjithë totalisht të marrë??

    Shënim:Një gazetar i pavarur nuk i bie vetëm opozitës, sado llum të jetë ajo, se përndryshe kthehemi në diktaturë. Po sigurisht që kur je bythë e brekë me pushtetin, do i bësh shërbimin deri në fund , pa skrupuj, pa mëshirë, duke qënë megafon propagande i një llumi qeveritar neveritës. Kështu ndodh në një vend si Shqipëria, ku sahanlëpirja është e vetmja mënyrë mbijetese, madje jetese luksoze edhe pse pa pikë turpi.

    1. qytetar says:

      Shum u lodhe por asgje te re na the mor Genti !!!!

    2. Spartani says:

      Mero, çdo gjë që kë shkruar është tepër e saktë. Por janë gjëra që dihen dhe janë dokumentuar. Kur Shqipëria të festojë 1000 vjetorin e tranzicionit, atëhere këta plehra do dënohen në mungesë. Nga gjyqtar të pa korruptuar.

  6. Shenjestra says:

    Lori Bravo.

  7. viçidoli says:

    Z Baze kot i bie më qafë plakut Mere,ai i shkreti ka 30 e kusur vite që po sakrifikohet madje familjarisht për këtë komb,në të kundërt më kundershto për bëmat dhe veprat e tij 30 vjeçarë.
    Nuk vajti në krye të pd si i besuari dhe i dërguari i ppsh e Ramis Alis.
    Nuk themeloi piramidat që shqiptarët të jetonin më mirë.
    Nuk furnizoi makinën serbe të luftës sipas marrveshjes se Shën namit që të vriste shqiptarët,kroatët ,boshnjakët etj.
    Nuk bëri zgjedhjet më demokratike në botë më 26 maj të 97.
    Nuk organizoi e menaxhoi operacionin ushtarak të luftës vëllavrasëse ndërmjet shqiptarve me gjeneral gazideden në krye.
    Nuk bëri grushtin e shtetit në 98 për të shpëtuar demokracinë me metoda demokratike.
    Nuk instaloi demokracinë në vendlindjen e tij Tropojë me mbi 150 të vrarë e zhdukur
    Nuk e la arkivolin e të ndjerit Azem Hajdari në bulevard ,vetëm se rrezikohej demokracia e vajti t’a mbrojë me tanke,në kryeministri e TVSH,këtu për të mbrojtur fjalën e lirë
    Nuk përgatiti me kurs njerzit e drejtësisë në plepa të cilët kanë meritën bashkë me të për drejtësinë e kulluar që ne kemi sot.
    Nuk vrau në mes të bulevardit 4 qytetarë të pafajshëm për të mbrojtur demokracinë
    Nuk plagosi e burgosi gazetarët e dogji mediat për të mbrojtur fjalën e lirë
    Nuk shkarkoi prekurorët e përgjithshëm me urdhër dite e i zvëndësoi me plepaxhinj e llaxhij për të ruajtur të pastër drejtësinë
    Nuk ngriti fabrikën e vdekjes në Gërdec për të pasuruar baxhanakun e punësuar fëmijët
    Nuk çoji në botën e përtejme të gjith bashkpuntorët e tij që i rrezikonin demokracinë alla saliniane
    Nuk e quajti UÇK org terroriste për të mirën e demokratit sllobodan.
    Nuk e la të ndjerin Remzi Hoxha pa varr për të mbrojtur demokracinë sipas porosive të Shën Naumit.
    Nuk qe kundër rambujes për të mirën e kosovarve
    Nuk e nxori pd nga parlamenti për të mirën e demokracisë.
    Nuk krijoj ushtrinë e molotovistve për të mbrojtur demokracinë me metoda demokrtiko-molotoviste.
    E pra z. Baze nuk janë të gjitha këto vepra të vyera të plakut Mere për të mirën e demokracisë e të shqipërisë,pa folur pastaj për arritjet në fushën ekonomike financiare ,pasqyrë e të cilave është Xeni me karminën që kanë vendosur që me ndihmën financiare të bacës të bëjnë pushimet në hënë e ti Mero flet për Qipro e për jate.
    Të lutem Mero mos i bjerë në qafë plakut se ai dhe kur thotë ndonjë fjalë e ka nga qytetari dixhital.

  8. Ish lexues says:

    zoti Mero je bere bajat me torturat e Berishes kur ai po tall Trapin me shqiptaret..
    .
    Torturat po I ha ai popull per 30 vjet
    sepse hapur fare segmente te administratave amerikane ( dhe europjane)
    qe merren me Shqiperine
    pasi kllonuan nga Beogradi Serberishen ne kohen e Rarejsonit..
    e mbrojten ne kohen e ARVIZUSE NGA KRIMI FASHIST I 21 janarit
    dhe ne kohen e Donald Luse ju falen zyrtarisht krimet me Vetingun e Leshit

    Rreth 8 vite me pare te kjo gazette kam botuar kete koment
    qe tregon edhe nje here qe Torturat po I ha ne fakt ai popull
    nga hipokrizia e Rruges Elbasanit qe akoma besojne se ata me Berishet
    dhe Merot HODHEN KAMUNIZMIN e vdekur qe eshte genjeshtra me madhe ne kete planet..

    ________________koment I vitit 2012
    .
    Shpesh kam bere rolin e oponentit ne editorialet tek gazeta Tema sidomos kur flitet per marredheniet e perendimit me SRB dhe aq me teper kur interpretohet nje ballafaqim gati armiqsor Vicidol-Washington gati per shperthim.Jo bindese duket qe ne duelin e pritshem imagjinar Obama- Berisha zoti Mero ben “tifozllik” per ameriken e cila nuk ka nevoje per mbeshtetjen e Bazes.Kjo sepse ketu me teper kane rendesi debatet per martesat me te njejtin seks,aborted,ligji per armet se sa per nje vend qe quhet Albania qe shume “xhentelmene” e ngaterrojne me armenine apo republkat balltike.Ndoshta nqs do ishin vrare 4 qen ne 21 janar 2011 do kishin bere namin shoqatat e mbrojtjes se kafsheve sepse ketu me teper vleresohet vrasja e nje qeni amerikan se sa e nje protestuesi ne shqiperi.
    Per kuriozitet pashe se fix nje vit me pare ne 10 shkurt 2012 zoti Mero ka botuar nje artikull me titull “Rrethimi perëndimor para Presidentit të ri” ku aludon se SRB ishte I detyruar nga USA & BE te zgjedhe me konsensus Presidentin,Kryeprokurorin,Kryekontrollorin.Dhe kush ishte rezultati??
    Pra ne ndeshjen Valbona e Tropojes Albania- D.C. United USA ka fituar Salihi I vicidolit me rezultin epaster 3-0 pasi emroi president ministrin e brendshem.,k/shikasin nje islamik te gazidedes dhe KLD nje nga zagaret e tij te afirmuar pa aprovimin luajal te opozites qe pothuajse eshte inegzistente .

    Po keshtu “betejat” me perendimin I ka fituar te gjitha SRB ne “ndeshjet”

    -per gerdecin

    -per rrugen e kombit

    -per videon e Metes
    -votimet e 8 majit
    Pra nuk me duket me vend iluzioni I zotit mero se SRB ka konflikt me SHBA ne lidhje me 21 janarit.Biles kam mendimin se kjo eshte nje loje e parapregatitur skenarin e te cilit e zbuloi pa dashje skuthi hettore seqiu I BE ku I ngushellonte 3 miljon shqipfolesitse ka dhe gjykate apeli dhe ai “do ti tregonte vendin” SRB duke e hedhur ceshtjen te apeli dhe SRB do te “gjunjezohet”

    Me vjen keq se z.Arvizu ne problemin e 21 janarit ka rene viktime e nje pune jo te ndershme qe lobi I berishes ne washigton po luan rolin e sekserit midis shtepise bardhe dhe veprimtarise kriminale te SRB.
    Ka nje ngjashmeri te cuditeshme midis trazirave te egjyptit para dy vjetesh me ato ne shqiperi nga 21 janari 2011 dhe deri tani.Ishte Frank Wisner nje diplomat I deshtuar dhe kontraversal qe perkrahte diktatorin Mubarak dhe devijoi politiken zyrtare te shtepise bardhe per aresye se kishte lidhje financjare personale me Hysseinin.Pikerisht kete rol ky sekser internacjonal po luan dhe me SRB qe karshi pagesave legale dhe ilegale te majme per te shpetur me cdo kusht SRB nga nej rrezim I mundshem me vote apo me menyra te tjera..

    Do ti sugjeroja gazetarit Baze qe te mos beje tifozllik as per ameriken,as per ramen,topin apo spahiun.E vetmja rruge qe ka ngelur eshte sensibilizimi I shoqerise civile shqiptare dhe faktorit nderkombtar qe te pezullohen karnavalet e votimeve per 2013 dhe te kerkohet doreheqja e SRB dhe krijimi I nje qeveria teknike.Beteja e berishes me arvizune eshte nje fortune ne gote uji qe do te kaloje brenda dy tre diteve deri sa te shpiket ndonje cudi e re e tipit se kokes Ali Pashait.
    (FUND KOMENTI)
    .

    Epilog:
    Shqiptaret dhe Merot duhet te kuptojne dhe artikulojne faktin
    se e zeza e atij vendit nuk vjen nga krimet e juntes Berishajve
    por nga tolerimi qe po I bejne atij berishistet euroatllantike.
    .nga impotenca kriminale e PS-istave
    si dhe nga kazani mediatik ku futet dhe Mero
    qe sot po tallet me ne me “torturat” e Trampojanit Viqidolit
    kur ne fakt ai po tall lesht me ne
    se ka kartabjanken serbo-amerikane 1991 qe ne kohen e Meros pare..
    .

  9. Leo says:

    Tortura po kalon ti o Mero tu u turr kunder Berishes
    Por eshte beteja e nje njeriu te humbur pa integritet si puna jote perballe gjigandit Berisha
    Sulmet e tua nuk ja heqin nje qime ne bythe Berishes

  10. Polic i vjeter says:

    Po fle me mullixhiun o Mero. Edhe tahiri hajdut si xeni eshte mos i dil kot zot se e njohim

  11. Erion says:

    Sufllaqja Lori, sufllaqja!!!

  12. Drejtesia e munguar says:

    Te kthesh Berishet ne pushtet tani,eshte njelloj si ti vesh shkelmen dhe ta hedhesh ne humnere Reformen ne Drejtesi,qe sapo Ka lindur.Kete Nderkombetaret e dine mire,por nuk mund te bejne asgje,se na takon ne Shqiptareve,te veme drejtesine e munguar keto 30 vite ne vend.Se sa te afte di te jemi,koha do ta tregoje.Ky eshte kushti vendimtar per futjen ne Europe,Sic ndodhi ne Rumani,Bulgari,Kroaci.Te arrijme te veme para bankes se akuzuarve,peshqit e vertete,qe jane Berisha dhe Metà.Keta qe kane lulezuar ne kohen e tyre tani ndjehen te pambrojtur,se kupola e Drejtesise se vjeter po shkerrmoqet,fale mbeshtetjes se Nderkombetareve.

  13. qytetari says:

    MERO JE I MADH….

  14. eli-tiv says:

    …eshte xhelozi per Saimirin qe saliu nuk qetesohet…kur e krahason me te birin i eshte i paafte te jete burre, baba e familjar …Vepritaria e tij eshte te vjedhe e kete jo se eshte i zoti…Ka disa vite qe duhet te beje dashnorin trendi …eh sali femijet i bere me para , por jo me shume se kaq…

  15. sopiqoti says:

    BEMAT kriminale te Sali Berishes jane te dukeshme dhe ne sheshin e burrae.Po pse valle nuk po na del NJE BURRE qe ta kap iprej fyti kete krim te Saliut dhe tet e brit dhe ti vendosi para drejtesese?NE POPULLI PRESIM qe dy vemjet Berisha te deponojne krimet e tyre dhe te shpihen atje ku e meritojne.

  16. Ilirjanet says:

    Tegjith pothuaj i dine bemat e Zenit ete Sales po trim je ti qe ithua.

  17. Gazeta e partise says:

    O mero po si re nga shiu ne bresher
    Perdoruesi i kokaines dhe udheheqesi i sektit te pabrekesve i coi te keqijat e saliut ne lartesi te papara. Me cmimet me te larta Te karburantit, energjise elektrike, ujiit qe paguhen me rrogat me te uleta ne rajon dhe me remitanca qe shume parallinj pordhace ketu fyejne emigrantet dhe flasin per larje pjatash dhe zezake nderkohe qe jetojme ne nje vend ku dhitet dhe shurrohey akoma ne cepa pallatesh.
    Asnje regjim nuk po jua ha kockat shqiptareve sa drogaxhiu dhe pronari i ri i meros

  18. h says:

    Shtet që drejtohet,financohet dhe dominohet nga krimi i çdo forme.

  19. Labi says:

    Haha
    Si thote Meroja “Djali i Berishes miliarder, sapo e tha DRITARE. NET”
    Epo a nuk eshte per te qeshur kjo??
    Sa per Berishen per ata qe kane harruar ai kur humbi pushtetin jau tha ne parlament KRYERILINASIT DHE ZSGAREVE TE TIJ pa e çare trapin fare”
    JAM SALI BERISHA UNE O MJERANE”
    Sikur te kishte fakte rilindja me siguri do i kishte perdorur keto 7 vite.
    Keshtu qe do i rruani TRAPIN berishes.

  20. Leon Rrapini says:

    Tendencioziteti i politikes dhe frymes se udheheqesit te Partise i zbatuar edhe keto tri dekada ka shpartalluar shqiptarine dhe Shqiperine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje