Arrestimi i 2 vrasësve me pagesë në Elbasan, reagon Balla: Goditje e fortë ndaj krimit

8 Gusht 2020, 15:48Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka reaguar pas zbardhjes së disa ngjarjeve kriminale muajin e fundit në Elbasan.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Balla shkruan se puna e kryer me profesionalizëm ishte një goditje e fortë ndaj krimit.

Ai nxit Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë Elbasan të forcojnë luftën kundër krimit, ndërsa thekson se rezultatet e ditës së sotme, pas një pune të pandërprerë 10 ditore, janë premisa për rezultate të tjera pozitive.

“Përshëndes punën e Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë Elbasan për zbulimin dhe vendosjen në pranga të autorëve të disa ngjarjeve kriminale.

Puna e kryer me profesionalizëm nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamenti i Policisë Krimnale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin aktiv të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan ishte një goditje e fortë ndaj krimit.

Ky hetim i plotë dhe profesional ishte një detyrë që duhej kryer me shpejtësi, sikurse ishte pritshmëria e qytetarëve të Elbasanit për goditjen e fortë të krimit në këtë qytet, pas disa ngjarjeve kriminale tronditëse.

E nxisim Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë Elbasan të forcojnë luftën kundër krimit. Rezultatet e ditës së sotme, pas një pune të pandërprerë 10 ditore, janë premisa për rezultate të tjera pozitive.“- shkruan Balla në facebook.

3 komente në “Arrestimi i 2 vrasësve me pagesë në Elbasan, reagon Balla: Goditje e fortë ndaj krimit”

  1. Fredi says:

    Goditje e mjer e krimit , goditje fort esht kur tju kapi ju kryesove te krimit qe drejtoni politiken ne kte vend, se ju jeni arkitektet e kti krimi ne kte vend ka 30 vjet , ju politikanet jeni padrinot e krimit kur tja u qin nenen ju athere krimi do mari goditje te fort , kjo esht e verteta.

  2. Zenelaj pas kodres says:

    Balla pergezon arrestimin e dy vrasesve me pagese!!! Perse balla nuk flet per dy djemt e agron rrokes, qe Jane trafikant te droges dhe ne sherbim te familjes Cela? Perse babai tyre vazhdon te jete ne drejtim te burgut te Elbasanit? Perse balla nuk flet per tenderat qe ata marrin si familje dhe gjithe grupin mafioz ku keta horra bejne pjese? Perse balla nuk flet se cfare i duhen dhe cfare u sherbejne te sintonizohen me radiot e policise? Ja pra kur te goditen keta mafioz dhe t’i sekuestrohet pasuria qe kane vene dhe vazhdojne ta shtojne fale miqesise qe kane me talund ballen dhe rilindjen, atehere do fillojme te besojme se dicka e mire po’ behet ne drejtesi!
    Ka edhe te tjere qe i njohin dhe i dine te gjithe, por me kohen do te dalin. Per tani kaq.!!!

  3. H says:

    Shumë e fortë goditja pasi shfarosën disa njerëz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje