Hyrja e xhandarmërisë në Kosovë, ministri serb: Patrullimi ishte i sinkronizuar me KFOR-in

10 Gusht 2020, 16:32Rajoni TEMA

Tri ditë pas patrullimit të forcave ushtarake serbe në fshatin Karaçevë të Kamenicës, rreth 1 kilometër brenda territorit të Kosovës, ka reaguar edhe ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin.

Në një adresim për mediat në Serbi, Vulin tha se patrullimi i forcave serbe ka qenë në sinkronizim me KFOR-in dhe se, sipas tij, nuk bëhet fjalë për asnjë kalimi ilegal të kufirit.

“E vërteta e vetme është se ka pasur një patrullim të sinkronizuar ndërmjet Ushtrisë së Serbisë dhe KFOR-it, komandës rajonale Lindje, pra kontingjentit turk dhe atij nga SHBA. Ka pasur një patrullim nga fshati Muhovc deri në Karaçevë, nga ora 16:50 deri në 18:10, sipas vijës së përcaktuar administrative”, tha Vulin.

Teksa kufirit mes Kosovës dhe Serbisë iu referua si “vijë administrative”, ministri serb i mbrojtjes theksoi se, prej ditësh nga Prishtina ka përpjekje “për të sulmuar sërish Ushtrinë e Serbisë”, duke thënë se nuk po zbatohen marrëveshjet ndërkombëtare dhe se Beogradi po shkelë vijën administrative.

Ndërkohë, ai njoftoi se qëllimi është që në këto patrullime të përfshihen edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, por shtoi se Ushtria e Serbisë ka refuzuar këtë disa herë dhe se ajo ka marrëveshje vetëm me KFOR-in, pasi sipas tij, ushtria e NATO-s është forca e vetme brenda territorit të Kosovës të cilën e njeh Serbia.

4 komente në “Hyrja e xhandarmërisë në Kosovë, ministri serb: Patrullimi ishte i sinkronizuar me KFOR-in”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Pse mos te flasesh keshtu more kodosh.. Ta kreh mire bishtin Europa ne krahasim me cfare keni bere dhe sigurisht ata njihni.. I njihni kur ju intereson, por jeni sovran kur sju dalin llogarite. Ju meritoni prap mbyllje kufijsh dhe kesaj rradhe “for good”…

  2. Videokonferenca me teme: Patrullim kufiri says:

    Patrullim i “perbashket” me vetem forca serbe?! Ne video vetem ushtare serbe me kamuflazh dukeshin, ku ishte KFOR-i? Ne Prishtine t’u patrullu me radio-marrese?!! Apo edhe patrullimet i bojne online keta KFOR-istat prej Covid-it?! Edhe nqs paskan qene aty, c’oshte mer ky patrullim me forca serbe ne territor te Kosoves? C’fare objektivi ka dhe cilit qellim i sherben?! Se Kosoves jo e jo!!!

  3. Baliu says:

    Ish ministri i puneve te brendeshme nga radhet e PyDyKu-cave, shoku Bajram Redzhepi-Gerrba mbasi serbet i shtrine per toke policet e tu Kosovs* ne zonen kufitare, e pat nenshkruar marrveshjen qe policia e Kosoves nuk guxon te patrulloj me pak se 5 kilometra afer kufirit, qe te mos perseriten “incidente” te tilla, dhe thoshte se gjendja e sigurise eshte shum e mire (se paku per Banden e Zanzibarit). E ai tipi kur vdiq, nuk guxuan ta varrosin ne fshatin e lindjes ne Mitrovicen Veriore, por eshte varrosur ne pjesen jugore. Sa CD-jat jan shitur me pordhen “JO nuk ndahet Mitrovica”, e tash me pordhen tjeter “Le te ike Veriu”.

  4. Fatosi-kosove says:

    Mène fund edhe serbia ja paska pare hajrin bashkim vllaznimit, te pakten nje shiftari baliu i mbrone me gjak krimet e tyre,ky e deshmon se eshte pjelle e bashkim vllaznimit nga martesat serbo shiftarka, e per tja kujtuar emrin e Bajram Rexhepit duhet se paku me qene njeri e kjo sdo te thot se baliu eshte i vetmi produkt serb qe din me shkru shyp, edhe daqiqi flet shyp,edhe kllokoqi e pupovci shyp kane ngrane gjakun e shqiptareve si millosheviqi,lum ti o bali per poshtersite tuja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje