Koronavirusi në Kosovë: 14 viktima dhe 172 të infektuar në vetëm 24 orë

10 Gusht 2020, 15:27Rajoni TEMA

Vijon të rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë. Vetëm në 24 orët e fundit, autoritetet raportojnë 14 viktima, duke e çuar në 341 numrin total të viktimave në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 506 testime, nga të cilat 172 janë konfirmuar si pozitiv me Covid-19.

Numri total i rasteve pozitive është 10419, prej të cilave 4020 aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 114 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve deri më sot në 6058.

1 komente në “Koronavirusi në Kosovë: 14 viktima dhe 172 të infektuar në vetëm 24 orë”

  1. ana says:

    Nuk e kuptoj se pse nuk mbyllet kufiri me Kosoven? Per ca turista me shume rezikoni vdekjen e 10-tra te tjereve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje