Tri rrëfime për dhëndrin e Milicës

18 Shtator 2020, 18:00Editorial TEMA
Tri rrëfime për dhëndrin e Milicës

Nga Baton Haxhiu

Projektimi është mekanizëm mbrojtës i njohur në psikologji. Ai bën pjesë në shenjat e sigurta që paralajmërojnë makthin që afron.

Historia njerëzore njeh pafund shembuj të tillë. Projektimi pjell nga pjesët e papranueshme të personaliteti, që pa arritur të pranohen, i barten tjetrit. Në nivel individual dhe nacional.

Populli shqiptar e njeh mirë projektimin e fajit. Pas hebrenjve, shqiptarët kanë vuajtur më shumë se kushdo tjetër nga ai. Përgjatë krejt pushtimit të Kosovës, Serbia e ka përdorur projektimin për t’i paraqitur shqiptarët ashtu siç nuk ishin. Apo, siç ishin serbët. Teksa vrisnin shqiptarë, thërrisnin se po vriten nga shqiptarët. Teksa dhunonin gra shqiptare, vajtonin se gratë po u dhunohen nga shqiptarët. Teksa spastronin Kosovën, thoshin se Kosovën po e spastrojnë shqiptarët.

Ky mësim i dhimbshëm nuk na lejon të mashtrohemi. As kur projektimi bëhet brenda sojit, pra brenda kombit. I tillë është ai i Sali Berishës ndaj Hashim Thaçit dhe Edi Ramës. Apo, siç i quan ai, “Miladini shqipfolës” dhe “Zografi Bis”. Dhe, të dy bashkë “tradhtarë të kombit”.

“Miladini shqipfolës” i Sali Berishës është njeriu që ka udhëhequr me Drejtorinë Politike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. I ka prirë delegacionit në Konferencën e Rambujesë. Ka ruajtur balancat në Konferencën e Vjenës. Ka shpallur Pavarësinë e Kosovës. Dhe, në dy mandate ka drejtuar qeverinë, para se të zgjidhej President i Kosovës.

Ndërsa, “Zografi Bis”, asnjëherë nuk ka nënshkruar një marrëveshje kufiri detar me Greqinë, që është rrëzuar në Gjykatën Kushtetuese. Për dallim prej çdo Kryeministri tjetër shqipëtarë, idenë e bashkimin kombëtarë nuk e ka vënë në shërbim të demagogjisë. Ai ne fakt, ka vënë themelet e bashkimit kombëtarë. Falë punës e përkushtimit të tij të palëkundur bashkimi kombëtarë nuk është më një “nëse”, por është një “kur” – është çështje kohe. Eshtë ai që ka kërkuar njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës e anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare anë e kënd Botës, e edhe aty ku të tjerët nuk kanë guxuar – në Beograd e Moskë. Eshtë ai që ka ndërmarrë hapat e parë konkret për bashkimin e të ardhmes. Ka nisur traditën e mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive. Dhe, në funksion të idesë së bashkimit kombëtar ka angazhuar në kabinetin e tij, në pozita zëvendësministrash e ministrash, personalitete me origjinë nga Kosova.

Këto janë dhimbjet e mëdha të Sali Berishës. Të kundërtat e tyre – fajet e mëdha të tij, të cilat do t’i fshehë nga vetja dhe populli, duke i projektuar tek tjetri. Përmes çdo shfryrje ndaj të tjerëve, për “patriotizmin e munguar”, për “tradhtinë”, për “vrasje” e “operacione hartash” ai nxjerr në pah të vërtetat e veta, të cilat duket se i dhembin shumë.

Akuzat që bën sot Sali Berisha, i janë bërë atij dikur. I akuzuar se ka njohur për zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha, tani akuzon të tjerët për vrasje. I akuzuar se ka thyer embargon e naftës ndaj Serbisë, tani akuzon të tjerët për tradhtarë. Ai që akuzonte UÇK-në si enveriste dhe me prirje për eliminime fizike, tani del si mbrojtësi më i madh i saj. Kërkon ta mbrojë nga themeluesit! Nga banka e të akuzuarit Sali Berisha do të dalë në bankën e akuzuesit. Prandaj kërkon ta rishkruajë historinë. Sepse vetëm në këtë mënyrë ai bëhet patrioti që dëshiron të jetë. Dhe, vetëm në këtë mënyrë ai mposht dhimbjen e tij më të madhe: cenin patriotik në familje.

Familja nuk duhet të bëhet pjesë e asnjë diskutimi të tillë, por Sali Berisha e ka bërë familjen e secilit, pjesë të çdo diskutimi. Tani radhën e ka familja e tij.

Tri rrëfime për Milicën

Në vjeshtën e vitit 1992, Adnan Merovci, njeri i afërt dhe shoqëruesi i Ibrahim Rugovës do të nisej për në Shqipëri, për të marrë pjesë në festimet e Ditës së Flamurit. Disa kohë, para këtij udhëtimi, ai kishte pasur një takim të çuditshëm me dy të afërm të Lirisë nga Beogradi. Kishin një porosi për motrën e tyre Milicën e cila u kish mbetur në Tiranë nga një martesë me një burrë nga shqiptarët e Malit të Zi.

Plot pikëpyetje, Adnan Merovci niset për në Vlorë, bashkë me Ibrahim Rugovën. Në ditën festive, Ibrahim Rugova vë një kurorë lulesh tek Monumenti i Pavarësisë.

Në mbrëmje, tek ish Vila e Mehmet Shehut në Vlorë, ku ishte shtruar darka, Adnani pyet rojën e Sali Berishës, se a mund të takojë Lirinë, se ka një porosi për të dhe nënën e saj Milicën.

-Ah, Milikën, i thotë Liria. Dhe shton shpejt se nëna ime është nga Vojvodina, ndërsa babai nga fshati Vuthaj. Adnani i jep porosinë, por vet mbetet akoma i pasqaruar.

Ç’ishte gjithë ky komplikim? Me këtë moskuptim kthehet në Prishtinë.

U kthen porosinë vëllezërve të Milicës dhe merr falënderimet e tyre. Si për ta gjetur fillin e lëmshit, i pyet: -Ju, nënën nga Vojvodina e keni?

-Jo, i thonë ata. Është nga Beogradi.

Pasluftë. Kosova udhëhiqet nga misioni ndërkombëtar i UNMIK-ut. Dhe, si çdo administratë e vendosur në një vend të huaj edhe UNMIK-u kishte nevojë për shqiptarë. Shumica punësoheshin si përkthyes. Të tjerë në pozicione tjera me më shumë rëndësi. Ndër ata që ishin bërë pjesë e këtij misioni ishte edhe Argita Berisha, bija e Sali Berishës. Si bija liderit opozitar të Shqipërisë, natyrisht që ajo do të binte në sy. Do të dallohej nga të tjerët, me apo pa dëshirën e saj. Por, më shumë se për këtë të fakt të kontrollueshëm, ajo do të binte në sy për një dëshirë të saj pothuaj të pakontrollueshme. Argita donte shumë që ta vizitonte Beogradin. Kishte bërë disa herë kërkesa, por i ishin refuzuar. Megjithatë, pas një kohe insistimi i saj shpaguhet. I mundësohet vizita në Beograd. Bashkë me të udhëton edhe Nje kolege perkthyes nga Kosova. Entuziazmi i Argitës gjatë vizitës në Beograd ishte gati i pabesueshëm, do të tregonte më vonë Kolegu i Argites. Ajo ishte e mrekulluar nga qyteti. “Do t’ia kryej porosinë nënës Milicë, ta vizitoj parkun, qendrën e qytetit, Hotel Moskën dhe kam për t’i ble edhe “tentene””, i kishte thënë ajo para se të niseshin. I habitur nga ajo që kishte dëgjuar, ai instinktivisht e kishte pyetur: Ti nënën nga Beogradi e ke? Po, do të pohonte ajo, pa dhënë më shumë shpjegime.

Në janar të vitit 2005, Sali Berisha udhëton më në fund në Uashington për të nënshkruar kontratë lobimi me BG&R. Me vete merr gruan, Lirinë, për t’i dhënë më shumë seriozitet udhëtimit meqë shpresonte se do merrte pjesë dhe në Mëngjesin e Lutjeve në fillim të Shkurtit, pasi e kishte rregulluar Fatmir Mehdiu.

Mero Baze ishte gazetar i afërt me të që e shoqëroi në këtë udhëtim. Siç e ka rrëfyer Mero, ndërkohë që prisnin Mëngjesin e Lutjeve, përmes disa lidhjeve me Elez Biberaj Berisha kishte mundur të rregullonte disa takime joformale, me zyrtarë amerikanë, përfshi dhe ish zëvendëssekretaren për çështje globale, Dr. Paula J. Dobriansky, një zyrtare pa rëndësi të posaçme politike për Shqipërinë, por thjesht për protokoll. Po ashtu, dhe një intervistë tek Zëri i Amerikës dhe disa takime në kafen e Kongresit e Senatit që të krijohej ideja e rikthimit të raporteve të mira me SHBA.

Befas, ditën që ishte më e ngarkuara me ngjarje, në hollin e hotelit kishte rënë zia. Kishte vdekur Milica, nëna e Lirisë.

Mero Baze tregon sikletin e delegacionit në holl, ku askush nuk po guxonte t’i thoshte Berishës se çfarë duhet të bënin.

“Unë pyeta se si do të vazhdoj programi”.

-Unë do të kthehem me Lirinë , tha Saliu. Duhet të bëjmë këtë intervistën tek Zëri i Amerikës dhe duhet të kthehem. Njoftoje Elezin ta anuloj takimin me Paolën ( Ish Zëvendëssekretare e Shtetit për çështje globale)

-A nuk mund të ikë Liria me Mediun dhe ti të vazhdosh takimet, pyeti Baze. Fola dhe me Gimin dhe ai kështu mendon. (Agimi është vëllai i Lirisë)

-Atë e di unë ju përgjigj prerë. Mos u përziej në punët e mija.

Dhe, ashtu ndodhi. Baze tregon se si ju desh të priste me Lirinë mbarimin e intervistës me Berishën në VOA dhe pastaj t’i çonte në aeroport. Ndërkohë kishte njoftuar të anulohej takimi me zyrtaren e lartë.

Berisha përfundoi intervistën dhe u nis për Shqipëri. Kishte 8 vite që priste të dukej sikur kishte ndrequr diçka në raportet me SHBA dhe këtë përpjekje të gënjeshtërt e shembi vetëm vdekje e një njeriu shumë të shtrenjtë për të, për të cilën ai la gjithçka. Një përkushtim shembullor ndaj gruas së tij, dhe vjehrrës së tij, përballë disa zyrtarëve cinik amerikan me të cilët duhet të dilte në fotografi. Shumica e atyre që do të takonte, ndoshta nuk kanë vjehërr fare dhe do ta kenë pasur shumë të vështirë të kuptonin, përse ky njeri që ua kërkoi takimet me lobistë të paguar dhe pastaj nuk shkoi në takim. Ata nuk e kuptojnë dot fuqinë e një vjehrre serbe.

Tri rrëfimet e mësipërme janë për Milicën, po aq sa për Saliun. Përmes tyre, më qartë se në cilëndo formë, mund të shpjegohen qartë “shfryrjet patriotike” të Sali Berishës. Megjithëse shqiptarët, si të gjithë popujt tjerë të Ballkanit, janë racistë – racizëm që edhe kur nuk del sheshit është i fshehur diku, nuk u ka penguar kurrë që Saliu është dhëndër i Milicës. Më shumë se shqiptarëve, thellë-thellë duket se i pengon vet Saliut. Prandaj ai projekton tradhtinë kombëtare tek të tjerët, që vet të ndihet më patriot. Sepse patriotizmi i tij mbijeton vetëm kur përballë projekton tradhtarët. Prandaj, kurdoherë që ai flet për historinë dhe kombin, për tradhtarët dhe patriotët, kryetitulli duhet të jetë: Kërkohet një tradhtar për Sali Berishën!

63 komente në “Tri rrëfime për dhëndrin e Milicës”

  1. Timi says:

    Shkrim shume i bukur! Keni goditur ne shenje z. Baton Haxhiu. Megjithese ne Shqiperi, poredhe ne Kosove kete vampir e njohin shume mire, ne keni akoma shume nevoje per shkrime te tilla brilante e demaskuese. Ky vampir, ky kriminel i poshter duhet te marre me doemos ate qe meriton. Perbuzjen e kombit shqiptar por edhe burgun per te gjitha krimet qe ka bere qe nga 1990 e deri sot.

    1. XheJ eN Bi says:

      ben….
      Beno ,jam kurioz si do t’i përgjigjesh Batonit se e ka qarë kërë shkrim për Milikën.

      1. Drino says:

        Vicidoli e do plumbin gojes bashke me dy kelyshat.

        1. Bedri says:

          Tradhetine per ndarjen e Kosoves nuk e fsheh dot pas sharjeve dhe shpifjeve me liber shtepie Baton. Nuk ka rendesi nese je dhender i Milices apo vellai Mamices por veprat qe ben per kombin tend. Pasi deshtove per te kafshuar kufijte e Kosoves mund te vazhdosh te lehesh sa te duash se nuk te pjerdh askush.

          1. Skrapari says:

            Tradhêti êshtê ajo qê po ju afron evropa , té bashkjetoni me gjarpêrin nê gji dhe kurrê shtet i pa varur !

        2. Cen says:

          Tani duhet te presim cdo nxjerre ndonje gje te re Saliu per Batonin. Shume detaje po tregonI.
          Atyre qe ju punoni ju intereson pak sher mes shqiptaresh te shitur.

      2. ben says:

        Budall me inteligjence te ulet
        E cfare pergjigje ka nevoje ketu, kur ne gjykaten e hages batoni pranoi se ishte zar i shefit te inteligjences serbe te kohes se miloshevicit.
        E cfare pergjigje do ti o idiot kur nga goja e nje zari si batoni , degjon se Liria te jatin e ka shqiptar sic ka thene gjithe kohes dhe te jemen boshnjake.
        E cfare pergjigje do ti o kafshe kur marim vesh se saliu qenka njeri mbi te gjitha.
        Fati i vetem i rilindjes dhe i gjithe plerave anti shqiptare ka qene se ne shqiperi ka vertet shume llum, idote ne nivelin aferisht te majmunit si puna jote, ose selcuke.
        Per cdo njeri normal ne shqiperi , per cdo shqiptar normal qe ka 2 gr tru mbi koke dhe nuk eshte legen, shkrimi i baton haxhiut thjesht verteton qe i vetmi qe nuk ka genjyer ne gjithe keta vjet eshte sali beisha.
        Ps: po mos te kishte idiote dhe llum si puna jote kaq shume shqiperia do ishim minimumi si vendet e tjera te ballkanit nuk do ishim as kaq te verfer as kaq te prapambetur. Ti nuk ke si e kupton se ti betejen me inteligjencen e ke humbur me kohe
        Nejse je rehat se budallalleku as nuk sherohet po me shume te lehteson jeten.

        1. Cane says:

          O Ben. Po nëse nuk ka gënjyer Saliu atëhere kush quhet gënjeshtar?
          Vetëm baxhanakun nuk e njohu I shkreti. Ha ha… Na bëni për të qeshur kur I delni në mbrojtje motrës me emrin Sali.

        2. XheJ eN Bi says:

          ben…
          O Beno ,të paktën unë kam njëfarë inteligjence dhe të paktën të ulët siç e thua vetë.
          Po ti o Beno nuk ke asnjë pikë inteligjence ,e ke 0 .
          Beno ,ti të dhimbset Saliu se e ke tëndin ,kurse shqiptarëve nuk ju nxihet shumë se i shkatërroi sa Enveti për 40 vjet.
          Si agjent i serbëve e ka bërë drtyrën ,ja u ka shpërblyer serbëve.
          Pa ngordhur Saliu ,Shqipëria si një vënd Afrikan do ngelet ,prandaj shqiptarët presin dhe luten se kur do ngordhë që të shpëtojnë.

  2. Timi says:

    Shkrim shume i bukur! Keni goditur ne shenje z. Baton Haxhiu. Megjithese ne Shqiperi, por edhe ne Kosove kete vampir e njohin shume mire, ne keni akoma shume nevoje per shkrime te tilla brilante e demaskuese. Ky vampir, ky kriminel i poshter duhet te marre me doemos ate qe meriton. Perbuzjen e kombit shqiptar por edhe burgun per te gjitha krimet qe ka bere qe nga 1990 e deri sot.

  3. Tropoja says:

    Bravo per shkrimin, duhet per dite me fakte ti cirret maska ketij tradhetari te kombit. Ne e njofim mire se kush eshte dhe mezi presim , qe iSPAK-u te hapi siparin e poshtersive te tije; por duhet me teper per aty ne Kosove se nuk e njofin dhe nuk duan te dine se cfare te keqia kane hequr nga ky monster.

  4. Shqiptari Ilirise says:

    E ke qarë Baton!
    Edhe gjithë PD këtë kulturë ka.Ato poshtërsira që ka bërë e bën u a hedh të tjerëve.
    E dogji Shqipërinë në 97 u a hodhi socialistëve.
    Firmat piramidale i ngriti vetë dhe rropi po vetë,u a hodhi socialistëve.
    Azemin e vrau vetë,ja hodhi F.Nanos
    E kështu të gjitha.

  5. Shqipëtari ?? says:

    E gjithë veprimtaria politike e Berishës, ka treguar që ai është antishqipëtar .

    1. kashi says:

      baton eshte i madh bravo

  6. Ladi says:

    Shume mire, por je detyruar te ulesh deri ne amjentin e ndotur te Saliut qe kuterbon si qenef, per te na treguar cili eshte ai, dhe se si vepron..

  7. Mona pompon pistona says:

    Baton do te ishte mire qe tu kishe rifreskuar kujtesen Shqiptareve te Kosoves qe ky tradhetar dhe kelyshi i tij Lulezim Basha jane shpallur qytetare nderi ne disa qytete te Kosoves.

  8. E vertet says:

    Berisha dihet kush eshte. Po shqiptaret qe harrojne shpejte, e votojne. Ate vetem drejtesia mund ta ndeshkoje.

  9. Nafia says:

    Ah more Baton,mire e ke ti,po Fevzos dhe Eni Vasilit ju con goja leng kur kane Saliun perball,kalojne ne orgazem.

  10. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Te gjithe e njohin kete vampir(perfshi edhe lulin),te gjithe dine se sa fatkeqai i ka sjelle popullit,por fatkeqesia eshte se te gjithe sigurimsat dhe komunistet qe i strehoi ky qen tek pd dhe te gjithe cecenet qe na pushtuan tokat,dhe gjithe llumi,i shkojne mbrapa dhe duan te hane akoma.
    Kete vampir vetem drejtesia me duar te pastra mund ta gjykoj,por fatkeqesisht se edhe ate ky e korruptoi dhe i beri milioner

  11. Ylli says:

    Baton Haxhiun e paska vaksinu Mero Baze !!
    Edhe Batoni edhe Mero kur punonin per Sali Berishen e dinin qe nena e Liri Berishes quhej Milica .
    Edhe shoku Enver e dinte qe vjehrra e Sali Berishes quhej Milica….nese ishte spiun i UDB Sala ,shoku Enver mund ta zbulonte per 24 minuta !
    Me tha njera per Argiten dhe me tha tjetri per Saliun ,nuk jane niveli i Baton Haxhiut ,i cili nuk sulmon kurre ne kete menyre !!
    Shkrimi eshte porosi dhe duket qarte .Sa here qe Sala jep intervista ne Kosove ,kendej nga Shqiperia kujdesen se mos ka sukses dhe fillojne te njejtat felliqesira dhe te njejtat bajatlleqe.Neser e ka rradhen Arbana Xharra !
    Asnjehere nuk kam qene dakort me Salen per emertimet bajate e te uleta “Zografi bis” e “Mladini shqipfoles”. Keto jane budallalleqe dale boje.
    Por i vetmi politikan shqiptar qe ka takuar Miloshevicin ne menyre te fshehte eshte Fatos Nano.
    Qenke habit o Baton qe Argita paska vizitu Beogradin ,por sa here e ka vizitu Beogradin ,Ed Rama ???
    Paska shit detin Sala por dhenien e dhjetra hektareve Malit te Zi me bekimin tend dhe te Ed Rames cfare e quan ,shitje apo dhenie ???
    Po Mitrovicen e Veriut cfare e quan ,shitje apo dhenie ??? Ke bere nja 10 artikuj pro kesaj ideje dhe te kane quajtur tradhtar ( qesharake dhe kjo ) ,keshtu qe o te gjitha jane tradheti ose asnjera !!
    Shume poshte dhe shume ulet Baton Haxhiu !!

    1. filja says:

      Ylli, ti paskan hequr cepat dhe ke ngelur shyte, por jo vetem ne forme , por dhe ne permbajtje. Se mos je vetem ti, sa ka brenda dhe jeshte kufijeve tokesor! Gjithe kermat bien era, por vete nuk e ndiejne si ai qe eshte i zhytur ne mut dhe eshte pajtuar me eren e tij. Batoni kesaj radhe e ka pickuar Saliun ne vend te lig, por vetem SPAK ao FBI , Buroja kombtare e hetimit, mund ta gozhdoje. Nuk e di , vertete ne Shqiperi do kete ndonje dite prokurore dhe gjykates apo Plepa te gjate me rrenjet jashte?!

    2. Tosi says:

      Nuk me kujtohet, ke takoi Sala ne Oher ne 1995?

    3. Ed paloqe says:

      Po ti qe quan veten ylli mos je ed paloka. Se atij i ka pas thirr lagjja vet “ylli i mehalles me karamele n’goj”

      1. Ylli says:

        O kokrra e loqes…..po genjej apo sajoj te ato qe kam postuar ?? Po munde ,kundershtoj ??
        Merresh personalisht por duke qene cope mishi me dy sy ste mjafton ??
        Ofendon te tjeret qe te dukesh cope muti !!

  12. 001 says:

    Let te sherbeje ky shkrim per kosovaret se shqiptaret e njohin sali bushtren
    Liria e mohon
    Mbesa e pranon
    Saliu dhe mohon dhe pranon
    Ate nate paska vdekur agjentja qe mban te kontaktet
    Midis saliut dhe serbise!

  13. Baliu says:

    ARTIKULL I SPONSORIZUAR nga Nipi i Radosllavit dhe nga pena e Haxhi Stanishiqit. Bullshit as usual.

    1. Ai says:

      Baliu, dhe per ty e ka shkrujt baton ket shkrim. Apo se ke kuptu ende?

    2. Zigur Qarri says:

      Baliu edhe ti e paske ngrene nje luge çorbe te prishur qe mbron kryekriminelin Sali Ram Sheqere Berisha.
      Une jam i sigurte qe mbrapa pseudonimit Baliu eshte nje hajdut qe duhet te kete kryer dhe ndonje vrasje.Nuk ka asnje mundesi tjeter.

    3. Balli Fariu says:

      Or Fake, po i paske heq i l mbiemrit er dreq, qi mo kuptohesh ere?

  14. Preshevari says:

    Baton e ke qëndisur kete artikull,
    Te lumtr per keto shume detaje te radhitura kronologjikisht.
    Poliikanet shqiptar qe pas luftes se dyte boterore, mbi dyzet vite e drejtonin politiken e Serbis ne Kosove, ishin te martuar poashtu me serbe dhe malezeze, si Sinan Hasani, Ali Shukriu., Rrahmon Morina etj.
    Nje artikull per politikanet shqiptare t e martuar me serbe dhe malazeze do te ishte i mireseardhur per lexuesit.
    Une po i bashkangjitem te gjitha vleresimeve pozitive.
    Pergezimet e mia.

  15. 0sumi says:

    O Baton…..rrefimi eshte mashkull,o gazetar veteran…..nuk themi “TRI rrefime”,por “TRE rrefime”,he n’a rrofsh per dimer….!

    1. Lani says:

      Kur emri qoftë dhe i gjinisë mashkullore nê shumës mbaron me “e”, atëherë emri në shumës është në gjininë femërore dhe bën “tri”.

  16. ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️ says:

    Berisha para drejtësisë !!

  17. qazim says:

    Per kete perbindesh duhen shkrime si ky dhe shume te tjera qe ti dhembe,cdo dite dhe nga disa,ne menyre qe dhe ata truthare te fiksuar pas tije,te kuptojne se kush eshte ky,ke perfaqson,cfare ka bere dhe c’kerkon te beje. Eshte fatkeqsia me e madhe e ketije vendi,qe se eshte bere shtet. Ky e coi ne zero shtetin vetem gjashte vjet pasi mori frenat ne dore.

  18. Dull tropoja says:

    Milica e kishte bere emrin Drita.Me Saliun mburrej shume si mjek i udheheqjes dhe sekretar i partise per spitalet.e vertete e jetuar.

  19. filja says:

    Ylli, ti paskan hequr cepat dhe ke ngelur shyte, por jo vetem ne forme , por dhe ne permbajtje. Se mos je vetem ti, sa ka brenda dhe jeshte kufijeve tokesor! Gjithe kermat bien era, por vete nuk e ndiejne si ai qe eshte i zhytur ne mut dhe eshte pajtuar me eren e tij. Batoni kesaj radhe e ka pickuar Saliun ne vend te lig, por vetem SPAK ao FBI , Buroja kombtare e hetimit, mund ta gozhdoje. Nuk e di , vertete ne Shqiperi do kete ndonje dite prokurore dhe gjykates apo Plepa te gjate me rrenjet jashte?!

  20. leon says:

    Keto jane fakte tronditese, UDBja eshte e forte…. Zoti Baton nje gje nuk kuptohet dhe qe ka krijuar nje percarje kombetare KAQ TE TRASHE JANE KOSOVARET QE PERKRAHIN KRIMINELIN SALI BERISHA, kam qene ne shum qytete te Kosoves dhe perseri do te shkoj por jam perballur me njerz te indoktrinuar me keq se ne kohen e Enverit bile ne nje bisede me disa vete diskutohej per lungomaren dhe trasformimet ne Vlore qe isistonin qe i ka bere Sala, jo i thote gruaja ime jane bere ne kohen e Edit, me thene te drejten u habitem nga sharjet dhe u larguam duke thene KAQ TE TRASHE JANE KETA…?? O ZOT na ruaj nga budallenjte.

  21. Faruk Myrtaj farmacist says:

    Saliu eshte nje mut muti, rrofte Merua

  22. Albani says:

    1. Batoni dihet kush eshte:
    – ish sherbetor i Saliut qe u kthyhe kunder Saliut, ler te vetmen arsye sethetri e pGoi me shume.
    – Arguta ka vizituar Beigradin. Bobobo çfar pakerka bere. Nuk eshte si Argita Batoni. Batoni NUK E KA VIZITUAR ASNJEHERE BEOGRADIN.
    – BATON, ne se me lexon: BEJ NJE SHKRIM PER GRUAN, VJEHREN DHE VJEHRIN E DONALD TRUMP. Se dhe Trump nuk e ka gruan plotesisht amerikane. Se nga cili shtet i ish Jugosllavise e ka…… eh more Baton kokë qen stani.

  23. Presheva says:

    ???? t’lumtë Baton.
    Edhe unë mendojë në 3 gjëra si juve.
    1. Fjalimi i z. Rama në Beograd.
    2. Fjalimi i z. Rama në parlament për grekët.
    3. Fjalimi i z. Rama në parlament për unazën e re dhe oligarkët si ramazoni etj, kto 3 fjalime i kamë fut n’kornizë dhe sa herë del lyli e sala në tv, unë shikojë ato dhe them me vete se sa me fat janë Shqipëtarët që kanë për kryeministër Edi Ramën në kto kohë të liga.
    Shkrimi yt më pëlqej shumë për familjen e milicës si nga detajet poashtu edhe nga sarkazma me bollëk në ktë shkrim.

  24. Qerimi says:

    Po Lul basha, sikur eshte nga Vuthaj apo jo?

  25. Une says:

    Saliu, hipokriti me i pafytyre. E keqja me e madhe e ketij vendi, qe ne fakt mbeshtet nga shqiptare injorante e pa moral. Krimineli qe duhe te ishte denuar me kohe. E gjithe PD eshte parti pa moral sepse ka e mbron nje palo lider te tille. Vetem ne Shqiperi lulezojne e mbeshteten kriminele e tradhetare te tille.

  26. korrekti says:

    Shkruaj korrekt gjuhen shqipe Baton. Rrefimi eshte emer mashkullor prandaj shkruhet “tre rrefime”. Kjo mesohet ne shkollen fillore.

    1. XheJ eN Bi says:

      korrekti…
      Po hiqesh dhe i shkolluar zotrote.
      Po që tekstin që lexove dhe ke vrejtje për dretshkrim ,nuk e di që nuk e shkruan Batoni ,po një i punësuari e gazetës Tema dhe gabimin nuk e ka nërë Batonin.
      Vrejtjen bëja Meros që t’i bëj kurse drejtshkrimore.

  27. XheJ eN Bi says:

    korrekti…
    Po hiqesh dhe i shkolluar zotrote.
    Po që tekstin që lexove dhe ke vrejtje për dretshkrim ,nuk e di që nuk e shkruan Batoni ,po një i punësuari e gazetës Tema dhe gabimin nuk e ka nërë Batonin.
    Vrejtjen bëja Meros që t’i bëj kurse drejtshkrimore.

  28. Nafija e President palles says:

    Cdo gje qe shkruhet dhe thuhet per mostren kriminelin Sali dhe familjen mafioze hajdute te tij jane padikutim te besueshme, por problemi eshte kur do futen ne burg keta vrases dhe kusare te babezitur , se populli mezi pret.

  29. Arber says:

    Rrëfenja . Si te duket për travesti?. O kompetenti.

  30. ABC KORCA says:

    Keto shkrimet z. Baton mire do ishte ti mbyllit me nje “me fal”.
    Keto qe permend, i ke mesuar qe kur kane ndodhur dhe prap Ti dhe Merua vazhdonit ta mbeshtisnit???!!!!
    Kjo “me fal” duhet te behej “me falni”, per te gjithe shqiptaret.
    Futuni njecik ne gjendjen tone, e mendoni si ndiheshim ne qe e kishim kuptuar berishen qe ne 6 mujorin e pare, e ju e mbronit.
    Ke mbronit?!
    Si demshperblehet e gjithe kjo katraure qe u be me shqiperine sepse ju “gazetaret” nuk kishit mencurine me te thjeshte per ta kuptuar se cfare ishte sali berisha?!
    Mire beni qe te thoni:kemi qené komplet idiota e te paafte qe te shikonim ate qe ishte para syve tane, por truri na kishte zene dhjam dhe ishim jashte realitetit.
    Pendimi pranohet, por duhet qe vete penduesi ta rrefeje.
    Mua nuk ma mbush dot mendjen se je penduar z. Baton. Ti vazhdon te dalesh tek “kryembuluesi” i cdo tradhetie, tek nje tradhetar qe s’ka agje me pak se saliu, tek fefziu.
    Akoma me keq, lidhe kontrate me nje kanal televiziv qe antikomtarizmin e ka si buke goje, abc news.
    Ndaj, mos na cani koken më… I tredhur je edhe ti(sic thote ai antishqiptari tjeter)

  31. Konjak says:

    Cudi , qenkeni ndetuar vetem me mllef e ligesi , a nuk shihni se kjo bot ; shumica derrmuse e shoqerise njerezore , shkojne drejt se mires . Siduket e mira per nje grup te caktuar njrezish eshte molle e ndalume . Po si ka mundesi qe te gjith personat apo personalitetet , ne shkrimet tuaj , i mbush me ligesi , a thua se ata s’kan asnj te mire , jane vet e keqia e kesaj bote !?. Mos kemi te bejme me nje keqformim , te hatashem te personit tuaj . C’do e mire , ka dhe dicka te keqe ; si dhe c’do e keqe ka edhe dicka te mire . Cdo qenie eshte e ndertuar me te miren dhe te keqen ; por siduket ju jeni i ndertuar vetem me te keqen . I mire per ju eshte ai qe te hap rubinetin e parave , asgje tjeter s’ta zenka syryn .

  32. Keshtu me duket says:

    Dhe Ismail Qemali, nuk e kish gruan shqiptare e kish greke.
    Mos valle do ti besh dhe nje shkrim atij bazuar ne kete mentalitet se projektimi qenka menkanizem mbrojtes i njohur ne psikologji.
    Projektimi eshte mekanizem mbrojtes i njohur ne psikologji, po me duket si fraze ku te saldosh drurin me hekurin me saladatrice, nuk arij te kuptoj ku qendron lidhja e kesaj fraze se projektimi qenka mekanizem mbrojtes ne psikologji?
    Me duket nje shqipe qe duhet perkthyer ne shqip.

    1. Petro says:

      Po ! I. Qemali e kishte greke dhe asnjêherê nuk e fshehu origjinên e saj si po e fsheh shoku sali ! “I.Qemali vetém nè njê gjé krahésohej me shoku sali , edhe ai nuk e njifte baxhanakun , i ngatérronte emrin e rrêshkiste si gjarpér kur ia pérmendnin emrin e tij”..as se ku punonte nuk e dinte…edhe gêrdecin e dite te mali me gropa…..

  33. Pelioni says:

    Një komentues thekson takimin e z. F. Nano në Beograd me S.Millosheviçin po është e vërtetë ka qënë një takim ,absolutisht publik dhe nën syrin e kamerave dhe të mediave,po për takimin e fshehtë në shën naum të z. S. Berisha me S.Millosheviçin, dhe harkanin ç,mund të thuash,ai takim la pa varr të ndjerin Remzi Hoxha,furnizoi me naftë makinerinë Sebe të luftës,për të vrarë boshnjakë e shqiptarë kur Sërbia ishte nën embargo nga OKB,vrau luftëtarët e Kosovës,e quajti uçk-në organizatë terroristë e enveriste, destabilizoj Shqipërinë po për interesa millosheviçiane, për këtë takim ç’mund të na thuash i nderuar komentator.

  34. Zeni says:

    Sali kryespiuni, nuk ka qene i vetem, por ka patur spiune te UDB-se edhe Milicen edhe Rezhepin, vjehrr[n dhe vjehrrin e tij. Keta te dy kane pasur me qindra dokumente dhe pergjime qe vertetonin se ishin agjente te UDB, dokumente te cilat Saliu i zhduku mbas 1992, ashtu sikurse zhduku edhe dosjen e tij personale dhe te punes si soiun i Sigurimite te Shtetit. A ju kujtohen ngjarjet e viteve 1992, kur Saliu arrestoi shume drejtues te Sigurimit (si Luan Bobratin per shembull), sepse ata kishin dijeni per spiunlleqet e Sali Vdekjendjellesit. Por do te pyesni juve, por Mehdi Bushatin perse nuk e arrestoi, sepse edhe Mehdiu ka patur te njejtin pozicion qe kishte edhe Luani, por si ta arrestonte Mehdiun, ky i perkiste klanit te Hysni Kapos, prandaj edhe Z. Bushati i Riu, gazetari i “pavarur” i PD e mbron me kaq zjarr Sali Berishen dhe krimet e tij.

  35. Labi says:

    Nje perpjekje krejt e rendomte e Batonit per te dale nga varri ku e ka çuar veten me bemat e tij.
    Projekti per ndarjen e Kosoves i inicuar nga Batoni me mbeshtetjen e Thaçit dhe Rames dhe tashme i vertetuar plotesisht si i vertete, ju ka nxjerre lakuriq.
    Asnje rrefenje se liria e kishte nenen nga beogradi apo se Argita vizitoi beogradin apo se Sala u kthye per vdekjen e vjehrres nuk perben LAJM per shqiptaret. Keto si ka fshehur njeri o Baton. Perkundrazi per ty vete Miloscheviçi ka thene ” A ,ky eshte ai i yni “. Kosova te njeh mire ty dhe shefat tu.

    1. filja says:

      Ti Labi?! Tani kerkoni te perdhunoni dhe krahinat me pseudonimet e teknollogjise se fallsifikimit. Po s’ka gje “Labi”, shko nje here nga Buronjat e Kuçit ta provosh sa te vlen lekura e Saliut. Fundja hidhu dhe nr progonatine çelos se arratisur apo del ne Gusmar e tepelene se do behet dhe rruga nga Shuri tani. Pse nuk te merr purtha megjithmend per ato qe thua? Po behuni nje here gjallesa si emrin qe shkruani, megjithese nuk u ben emri trima e te zgjuar, por geni qe e keni vetem krimb Lumbricous terrestis: bie shiu, dalin peshqit e i hane, iken ujet, fillojne keta e hane peshqit.

  36. real story says:

    Nuk e di pse nuk me pelqeu fare ky shkrim I BH-iut..
    .
    Keto tre shembuj mund te perbejne 1% te lidhjeve te Serberishes me Beogradin dhe ndikimin e tij ne to.

    Pse BH-u nuk e fut “plugun” me thelle ?
    .
    99% e ndikimit serb ( dhe grek ) ne Shqiperi eshte se Amerika nga 1950 deri ne 1991 kishte vendkomandat e saj ne Beograd & Athine per te rrezuar komunizmin here me dhune e here te merrte kalane nga brenda…eshte OK qe te rrezohej komunizmi ne Shqiperi por jo shteti dhe pasuria kombetare deri sa ke arrtur ne prag shperberje me nje Sali Satana qe po terrorizon ate popull ne dy anet e kufirit me elezbiberizmat e tij
    .
    3 rrefime me spec

    Rrefimi I pare
    rrenqethes eshte gradimi I Rajersonit si ambassador ne Shqiperi nga strofulla e Beogradit dhe le ta quajme kete VJEHRRIN E BERISHES qe e komandonte ate dhe kur shkonte ne banjo
    .
    Rrefimi I dyte
    eshte me deshmite e Izet Haxhise;
    Edhe zgjedhja e amasadorit te pare Amerikan te Rajersonit qe vinte nga Beogradi ishte ne funksion te kesaj agjenture. Lidhjet farefisnore te Sali Berishes me Elez Biberaj nje pinjoll i nje familje qe kishte qendruar me vite ne Mal te Zi pas arratisjes, ishte perpunuar dhe derguar ne Amerike, ben qe i zgjedhuri i agjentures serbe ne krye te PD-s te ishte Berisha.

    RREFIMI I TRETE
    “Huffington Post”: Berisha, djalli i keq që u vendos dhe mbrojt nga Uashingtoni

    Autori i librit “Shqipëria Moderne”, Fred Abrahams thekson se ky ishte gabimi i SHBA-së me Shqipërinë, që vazhdon të ketë pasoja

    SERBerisha ishte zgjedhja e qartë e Uashingtonit:,.. SHBA-të vendosën të bënin një sy qorr kur Berisha u kthye në “djallin e keq”, që nuk toleronte kritikat, burgoste gazetarët apo vriste opozitarët e asaj kohe. “.. Por ai ishte djalli i keq, , SHBA bëri një sy qorr në ato ditë, për shkak se ai ishte njeriu i tyre..
    ndikimi i SHBA në Shqipëri ishte shumë i madh dhe ata mund ta mbështesnin Berishën, por mund të hiqnin vija për të kufizuar pushtetin e tij. SHBA nuk e bëri këtë dhe Shqipëria po e vuan akoma këtë gabim sot”,

    Ne vend te mbylljes:

    Nga sa me siper duke qarte qe Berisha ka qene dhe eshte nje kobure ne duart e makartisteve dhe antikomunisteve psiqikisht te semure ne wdc dhe bruksel…Fakti qe ata qe e prune ne pushtet ne 1991-1992 nga TITOGRADI e mbrojten kur kreu krime kunder njerzimit si ne Gerdec dhe 21 janar..jane pikerisht ato qe po tentojne ta bien ne pushtet ne 2021 me Lilat-Lulat dhe Rudinat e Azemit te Elezit..dhe keto barcaleta qe tregon me Berishen nga Beogradi duken nje pike uje ne krahesim me ata kolonelet e erdhen nga beogradi dhe titogradi dhe graduan dhendrin e Milices ku kjo e fundit eshte me pak e pafajeshmja ne kete histori.

  37. Lani says:

    E çfarë pastaj që mamaja e gruas është gjysëm serbe? Duhet ta mohoj e te mos e respektoj? Je komplet brenda llumit ku luan vete Saliu

  38. fery says:

    Po babai i Sali Berishes ,serbo- maktezi partizan qe ishte plagosur rende dhe strehuar ne familjen e babait te Sali Berishes kur e morri vehten dhe beri me mire dhe kur u gjete vetem ne shtepi me nenen e re te Saliut, nuk priti shume por e cfrytezoi nomentin dhe nena e Saliut mbeti shtatezene me Saliun kurse serbo malazezi partizan duke e ndier rezikun sepse e kishte
    c nderue gruan e re , ia mbathe naten ne Mal te Zi ku atje me vone martohet me nji vajze tjeter shqiptare te krishtere nga Vuthaj dhu ku pastaj lind djali tjeter , vellau nga babai i Sali Berishes, Radovan Karaxhiqi
    Pra, po dele se Sali Berisha dhe Radovan Karaxhiq paskan baba te njejtin person , serbo malazezin partizan por nena te ndryshme shqiptare, njeri myslimane e tjetri te krishtere

  39. skupi says:

    Adnan Merovci,nje emer qe me ka mbet ne memorjen time.Me rastisi disa dite para bombardimeve te NATOs te shkoja ne Kosove,kuptohet per pune personale.Ne te kthyer ne kufirin Kosove (atehere serbi) Maqedoni,policia serbe nuk i linte shqiptaret te kalonin.Aty per habi te shumices,hynte dhe dilte nje njeri pa u kotrolluar nga policia saerbe.Afer meje qendroshin dy,tre intelektual si e mabshin veten nga Prishtina ,e permenden emrin e keti Merovcit (qenka shef i sigurimit te Rugoves)dhe sa nuk kalonin ne ekstaz nga lavdi per te dhe shefin e tije.Kaluan shume ore duke prite,mbi 20 dhe kur na leshuan dikur,ne kufirin me Maqedonin,nje gazetare me duket i Deutsche wele,kerkonte te beje nje interviste.Keto “intelektualet”te veshur me kaputa mbi krahe,me shalla,me cizmet e zgidhura u drejtuan….gazetari iu lut qe te flasin gjuhen standarte se ishte edhe per mediat e huaja,ata jo qe nuk dinjin te flasin standartin por nuk dinjin rrjedhshem ti lidhin as fjalet ,katastrofe.Shpejte gazetari i la dhe vazhdoi….Pyetja ime zoti Haxhiu,kush eshte ky A.Merovci i ketyre “intelektualeve” ,ne Beogradit me vellain e mil…ne kalimit kufitar me policin serbe, shef i sigurimir te Rugoves qe tash shkruan edhe libra,kam lexuar dikundi.

  40. Kosovari says:

    Skupi. Ahaha. Po e pyet Stanishiqin (shefin e shërbimit sekret serb) për Merovcin!!! Pyeti shqiptarët e Kosovës se kush është Batoni. Po dua të besoj se je vetëm i pa informuar.

  41. Prizrenasi says:

    Do presim përgjigjen e Berishës, por një gjë u bë krejt e qartë. Përqarësi Baton Stanishiqi nuk u largua rastësisht nga Kosova pikërisht në fazën parazgjedhore në Shqipëri. Kur ne nuk e duam, po pse more të mjerë ju i bëni strehim?! Ne e njohim që moti. Vëllau i tij stanishiq ishte projektuesi kryesor i dhunës në Kosovë e ky ishte i pa ndarë me të. Ne në Kosovë themi “hajrin ia pafshi” por unë mendoj se bash sherrin do ia shihni, sikur Mugoshës dikur.

  42. qytetari says:

    Batonin e konsideroja,nje tip katundari rrumbullak,por ka ca kohe ,qe marrim vesh,qe brenda tij fshihet skutheria.
    Nje racizem i lig,injorant dhe i verber,qe kerkon te asgjesoje ate qe nuk eshte si ai.
    Por cfare problemi njerzor,perben ajo,qe nena e gruas se Saliut,apo e kujtdo qofte,eshte e nje kombesie tjeter serbe,boshnjake,greke apo turke.
    Ke fyer se pari emrin e qytetarit kosovar,qe don te rroje ne paqe dhe miqesi me njerzit,cfardo race te jene ata dhe sado e veshtire te jete ndonjehere rruga.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje