Muzeu i njohur pa vizitorë, mendon të shesë kryeveprën për të mbijetuar

22 Shtator 2020, 09:03Lifestyle TEMA

Është një nga muzetë më të njohur në Londër dhe në Britaninë e Madhe, një emër me peshe në artin bashkëkohor europian. Por në kohë pandemie, edhe një emër aristokrat mund të përballet me vështirësitë e një familje modeste, që duhet të shesë objektet e çmuara të trashëguara nga të parët, për të mbijetuar.

E njëjta gjë po i ndodh në këtë periudhë Royal Academy, muzeut që ndodhet në një nga zonat më prestigjioze të kryeqytetit britanik, por që prej muajsh pas rihapjes ka mbetur praktikisht i boshatisur nga mungesa e flukseve turistike dhe prioriteteve të reja të anglezëve, që gjithmonë e më shumë punojnë në shtëpi për shkak të frikës nga COVID-19.

Shteti britanik deri më tani ka paguar si asistencë pjesë të rrogave për 150 punonjësit e muzeut, por në tetor paketa e qeverisë përfundon, dhe dimri nuk duket aspak premtues për arkëtime të bollshme.

Kështu që edhe pse jo zyrtarisht, burime në këshillin drejtues të muzeut kanë përhapur lajmin se po mendohet për shitjen e një prej veprave të saj. Jo një veper si te tjerat, por një nga kryeveprat e Michelangelos.

Behet fjalë për veprën e quajtur Tondo Taddei, skulptura në formë basorelievi  e mjeshtrit italian të Rilindjes. Edhe pse për kryeveprën nuk ka patur kurrë asnjë ankand në historinë saj 200-vjeçare brenda Royal Academy, një çmim i përafërt është përllogaritur në rreth 100 milionë sterlina, të mjaftueshme për të rezistuar disa kohë, pa dërguar në shtëpi pjesën më të madhe të stafit.

Disa mendojnë se mund të jetë muzeu i artit  më i famshëm i Londrës, National Gallery, që mund të bëj “sakrificën” e blerjes, duke mos turpëruar mbretëreshën me një shitje jashtë vendit, por nuk përjashtohen gjithsesi tundimet që mund të vijnë nga vendet arabe.

1 komente në “Muzeu i njohur pa vizitorë, mendon të shesë kryeveprën për të mbijetuar”

  1. Piktura e shpalosur ,Darka e fundit,duhet te jete kopje sepse piktura origjinale ndodhet ne kompleksin kishtar Santa Maria dela Gracia,ne Milano.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje