Rregullat e reja të OBSH për Covid-19: Do të testohen dhe ilaçet bimore

23 Shtator 2020, 17:32Bota TEMA

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka vendosur që për trajtimin e Covid-19, duhen edhe medikamentet bimore. Sipas OBSH shkenca natyrore do të ishte një bazë e mirë dhe efektive për trajtimin e Covid-19. Çdo medikament tradicional që vlerësohet i efektshëm mund të gjurmohet shpejt për një prodhim në shkallë të gjerë.

Udhëheqësi i Madagaskarit ka promovuar një produkt të paprovuar që ai thotë se mund të shërojë sëmundjen pavarësisht paralajmërimit të OBSH-së kundër përdorimit të medikamenteve të paprovuara.

OBSH tha se rregullat e reja kishin për qëllim ndihmën dhe fuqizimin e shkencëtarëve në Afrikë për të kryer prova të duhura klinike. Toniku bimor i Presidentit nuk arrin të ndalojë përhapjen e Covid-19, ndërkohë masa vjen ndërsa numri i rasteve të Covid-19 është shtuar në të gjithë botën.

Rreth 140 vaksina të mundshme për Covid-19 janë duke u zhvilluar në të gjithë botën, e me dhjetëra tashmë  janë testuar tek njerëzit në prova klinike. Krahas këtyre përpjekjeve, tani është dhënë drita jeshile për frazat e tre prova klinike që përdorin ilaçe tradicionale afrikane.

Një panel ekspertësh, i ngritur nga OBSH, Qendra Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Komisioni i Bashkimit Afrikan për Çështjet Sociale, ka rënë dakord për protokollet. Provat e fazës së tretë zakonisht testojnë sigurinë dhe efikasitetin e një ilaçi në grupe më të mëdha të pjesëmarrësve.

“Miratimi i dokumenteve teknike do të sigurojë që të gjenerohen prova klinike të pranueshme botërisht për efikasitetin e ilaçeve bimore për trajtimin e Covid-19 pa cenuar sigurinë e pjesëmarrësve,” tha Motlalepula Gilbert Matsabisa, kryetari i panelit.

Ndërsa, Prosper Tumusiime nga OBSH tha se fillimi i Covid-19, si shpërthimi i Ebola në Afrikën Perëndimore, ka nxjerrë në pah nevojën për sisteme të forcuara shëndetësore dhe programe të përshpejtuara kërkimore dhe zhvillimore, duke përfshirë edhe ilaçet tradicionale.

Në Prill, Presidenti i Madagaskarit Andry Rajoelina nisi me shumë bujë “Covid-Organics”, duke thënë se kishte një ilaç parandalues për Covid-19.

Rajoelina qëndron pranë sajimit të bimëve, pavarësisht se ishulli i Oqeanit Indian kishte pasur 15,925 infeksione koronavirusesh dhe 216 vdekje për Covid-19.

Pija, e cila është dërguar gjithashtu në dhjetëra vende afrikane, prodhohet nga Instituti Malagasy i Kërkimit të Aplikuar, e përbërë nga një lloj bime që quhet “artemisisë”  e cila është burimi i një përbërësi të përdorur në trajtimin e malarias.

Tumusiime shtoi se përmes Forumit Rregullator të Vaksinave Afrikane të OBSH-së, tani ekziston një mënyrë që provat klinike të ilaçeve në rajon të vlerësohen dhe miratohen në më pak se 60 ditë.(BBC, SI)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje