HAPËSIRË: Firmoset marrëveshja italo-amerikane për eksplorimin e Hënës

26 Shtator 2020, 16:00Hi-Tech TEMA

Firmoset marrëveshja midis Italisë dhe SHBA për programin ”Artemis” për eksplorimin e Hënës.

Italia është vendi i parë europian që nënshkruan një marrëveshje dypalëshe me SHBA për kërkimin hënor.

“Italia ka nënshkruar një marrëveshje historike me SHBA për bashkëpunim në rrugën e eksplorimit të hapësirës që do ta kthejë njeriun në Hënë dhe, në të ardhmen, gjithashtu në Mars. Për ne është një nder i madh si dhe një mundësi e shkëlqyer për të qenë vendi i parë i BE-së që nënshkruan këtë marrëveshje që do të na japë mundësinë të marrim pjesë në misionin hënor dhe të kemi një rol udhëheqës në programin më ambicioz të aktivitetit hapësinor të zbatuar ndonjëherë”, tha nënshkruesi i palës italiane, Fraccaro në fund të marrëveshjes.

”Nënshkrimi  i marrëveshjes kontribuon për të shkruar një faqe të re në historinë e eksplorimit të hapësirës”, theksoi ai.

”Kjo marrëveshje do të lejojë që vendi ynë të shprehë potencialin e tij të plotë në aspektin shkencor dhe industrial duke marrë pjesë në një mision me qëllime jashtëzakonisht ambicioze që shkojnë përtej Hënës, të planifikuar për në vitin 2024″, shtoi Fraccaro.

1 komente në “HAPËSIRË: Firmoset marrëveshja italo-amerikane për eksplorimin e Hënës”

  1. Baliu says:

    Nje Ferrari si Moonrover.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje