Leksioni etik “Izetbegoviç” dhe “palaçoja” i Bashës

17 Tetor 2020, 09:16Politika TEMA

Nga Ermir Hoxha

Duhej të kishte një debat më shumë se thjesht mbi politikën në Shqipëri, e ai është debati mbi etikën.

Siç dihet, çdo përballje, përfshirë luftrat nga një ekstrem e lojrat argëtuese në ekstremin tjetër, kanë një fair play.

Kur të ndjerit Alija Izetbegoviç i vritej dhe masakrohej populli prej egërisë së palimit serbe, ai gjente qetësinë e duhur sa për t’i kujtuar ushtrisë së tij etikën islame të luftës: jo vrasje civilësh; grash, fëmijësh, pleqsh (pra populli të thjeshtë), jo vrasje kafshësh, jo dëmtim të mbjellash apo burimesh të tjera jetësore. Kjo u pa më vonë, ku as personaliteti në fjalë, një presidenti erudit, e as vartës të tij në luftë, nuk u ngarkuan me akuza për krime lufte.

Izetbegoviç, mbeti një lider i dlirë edhe nën zjarrin e luftës, ku as gjuha s’i nxorri të rënda fjalë, të justifikueshme ndoshta nën një gjëndje tejet të vështirë siç ka qenë ato vite.

Fisnkëria e tij, në paqe e luftë, pa asnjë përthyrje, është diçka monumentale dhe e pangjashme në Ballkan.

Eshtë ky një leksion që vlen për politikën në Shqipëri, ku veç konsumit të zakonshëm politik, palët, zërat e saj, ofrojnë dhe performancë joetike, duhet thënë jo pa peshë dhe në votë, por shumë pak ose aspak të potencuar në debate.

Ish-lideri historik i PD-së, Sali Berisha, konsiderohet, e jo patjetër nga kundërshtarët e drejtpërdrejtë politikë, si ndotësi më i madh ligjërimit publik në Shqipërinë post-komuniste. Nuk është fjala thjesht për një akuzues të rëndomtë për konsumin e zakonshëm politik; është një shfrenim njerëzor në gjuhështhurrje, me etiketime të gjithëçfarshme ndaj kundërshtarëve politikë, të kujtdo që i ka dalë para, edhe brenda PD-së madje, sa, me gjuhë populli, mund të thuhet “mos rrafsh në gojën e tij”.

I ardhur nga mjekësia, një profesion që të dikton humanitet, edukatë, ndjeshmëri në komunikimin njerëzor, deri dhe një gjuhë të kultivuar që shëron, ai nuk ka shfaqur për asnjë çast të tilla cilësi. Që ditën kur nisi të ushtrojë pushtet, ai ia hoqi njerëzoren politikëbërjes, duke promovuar paskupullsinë në fushën etike, deri në çaktivizimin e kësaj të fundit në gjithë ligjërimin e tij personal e të lidershipit të PD-së.

Sot e kësaj dite, siç është ai aktiv me të njëjtën gjuhë vrastare, është dhe PD-ja e tij, e cila, më e pakta, nuk ka mundur dot të bëjë diferencën etike, në kushtet kur s’e ka lider zyrtar, pa u futur fare në aspekte vizionare. Ligjërimi i lidershipit të PD-së, pos varfërisë, parazitimit, asgjëthënies, përbën dhe një atentat moral ndaj shëndetit të nevojshëm shoqëror, duke injektuar te ai gjuhën e urrejtjes.

Kjo ka çuar deri aty, sa kundërshtari, ai që dhe e vuan këtë agresion etik 30-vjeçar, ta kthejë në aset avantazhues pikërisht diferencën në planin etik. Rama, hera herës e potencon këtë fakt, ku i mëshon fort asaj që te ai, ose te gjuha e partisë së tij, nuk do gjesh kurrë atë fjalor – balte – siç e quan, që e hedh kundërshtari i tij, duke mos kursyer as familjarë.

Në Oponionin e së enjtes, ai u përball me një mesazh të Berishës, ku i përmendej, trashësisht dhe me cinizëm, nëna që i ndërroi jetë para pak javësh. Dhe, më shumë se sa nga Berisha, u çmerit nga Fevziu, se si nuk pati dhe ai ndjëshmërinë e duhur etike për të mos e lexuar atë lloj mesazhi.

Dhe ky është një tjetër problem, që pra tregon se sa dramatike është bërë çështja e etikës në debatin publik, kur është fjala për debatin politik. Kjo sepse edhe gazetaria është pajtuar me këtë plojë komunikative, gjë që shihet në servirjen e çdo lloj fjalori te publiku, nga kushdo që llapaqenëron çnjerëzishëm, pa aktivizuar asnjë filtër etikë.

Një ngazëllim vihej re këto ditë në raportimin fjalë për fjalë të gjuhës së Bashës, ku e cilësonte rivalin politik si “palaço”, me një gojëmbushje të padëgjuar deri më sot.

Pra është Basha ky, ai, europiani.

Nuk është më pak i rëndë dhe cilësimi “hajdut”, ku më e pakta, nga kahja tjetër, jo e jo nga Rama, askush nuk e ka cilësuar ngjashëm, paçka akuzave që dhe ai ka mbi shpinë për abuzime financiare, siç është ajo për koston e Rrugës së Kombit. Se, mjafton që dhe kundërshtari të të kthehet me të njëjtën gjuhë, dhe ja, vjen barazimi. Por jo.

Rama e ka shndërruar në aset katastrofën etike të PD-së në ligjërim. Ndërsa gjuhën e tij, ndër armët më të forta që ka, ai e mbron me krahasimin si noliste. Ironia, sarkazma, alegoria, pretendon se kanë qenë e janë normale në gjuhën e një politikani të dhënë pas elokuencës. Por jo se është pa teprime. Ndonëse jo me të njëjtat fjalë si kundërshtari, por po me të njëjtët tejkalime vrastare etike.

Kështu, politikisht PD vazhdon të mbetet e pareformuar, që në etikë, ndërkohë që kërkon ngultazi kthimin në qeverisje, pa e theksuar kurrë se për çfarë dhe në emër të ç’transformimi, ç’vizioni të ri, të ç’reforme të brendshme, të ç’risie, të ç’befasie për mirë, të ç’elite të re, të ç’mendimi të ri, e në fund, të ç’etike e kulture të komunikative ndryshe.

22 komente në “Leksioni etik “Izetbegoviç” dhe “palaçoja” i Bashës”

  1. viçidoli says:

    Për çdo njeri që vjen në këtë botë baza e edukatës dhe e etikës komunitative është familja,ç’mund të presësh nga S.Vicidoli ai ka lindur në haur për rrjedhojë ai o blegerin,o pëllet ai ka në gen këtë të dytën,sa për kerricin pasues ka filluar të prefeksionoje gjuhën e parardhësit,megjithë stonimet kori shqupist po e ruan me fanatizëm gjuhën e bacës (pellitjen) e mira e kësaj tragjikomedie pd-ste është se vetë pellasin vetë kënaqen,ndërsa populli ka për t’ju dhënë gjithmonë ç’ju haet kuptohet gjëmba që janë ushqimi më i preferuar i kësaj specie.

  2. bk says:

    Bravo Ermir! Sa shume kemi nevoje per shkrime te tilla. Shpresoj te kete efekt tek politikanet tane te rinj.

  3. LEXUESI says:

    Te lumte! Nje shkrim me te vertete i goditur.

  4. Malok Mali says:

    O m vje keq per ate pjes t popullsis shqiptare qe esht e sakt. Mjer ata se me ç kafsh shpellash jan t detyru me jetu .
    N rastin e shqiptarve Zoti ka bo nji gabim,sepse ka ven n t njejtin habitat njerzit dhe kafshet qe t jetojn bashk.
    Ja nji histori… me kafsh:
    Ishte fillimi i viteve 90,kur sapo kishin fillu me zbarku n Tiran ,ata qe u etiketun çeçen.
    N rrug,nji tip i atill,rreth t 50 tave,tipik malok i that,shtathedh,por jo i gjat,gjysqeros,me ate ecjen si majmun,trupi pak i perkul perpara gjunjt qe s drejtoheshin kurr,pa shkak,mu ke tretuari pallatit t kultures,njers plot,foli me vete me źë t lart,pa cip ,”a që vdiqëm me qi,a ja qifsha nanen….”
    Njerzit kthyn kokat me habi,ai çante mes njerzve pa respekt publik duke ik perkushedi se ku..

  5. Dashi says:

    Kerrici pasues na bie ndermend nje thenie te nje njeriu te madh , I cili citon:

    “ Perpara se t’i drejtosh gishtin tjetrit , duhet qe t’i vete ti kesh duart e pastra “
    Rrugaceria nuk ka kufi!? Rruge e mbare I qofte.

  6. Dega e Kalecit "lol" says:

    Po, shume drejt i ke thene mendimet, i nderuar. Po nuk e di pse kam pershtypjen se pasi ky monstra Sali te ngreje patkonjte nga qielli, sa shume emra rrugesh, shkollash, deri edhe qytetesh, do te na e kujtojne emrin e tij, ashtu sikurse ndodhi me te ashtuquajturin mbret i Shqiptareve, dhe gruas se tij.

  7. Lida says:

    BLENDI FEVZIU —— PUSETA E GAZETARISE SHQIPTARE.

  8. Bato says:

    Nje opinion i arrire ne cdo aspekt, politik, etik e kulturor. Pergezime Ermir!

  9. Tironsi says:

    Berisha mbetet me ndyresira dhe me i urryeri i popullit Shqipetar. Erdhi me uren e zjarrit ne dore ku dogji e shkretoi cdo gje ne kete vend, gje qe se kishte pesuar aa nga ndonje hordhi e huaj dhe md pas vodhi , vrau e shiti pjese te trojeve shqipetare; dhe asgje nuk pesoi per keto gjema, biles ka edhe kuraje te dale cdo dite e me gojen e tije te qelbur shan e anatemon kedo qe i del perpara. Se fundi na qenka bere edhe prokuror e jep denime me 34 vjet burg per Edi Ramen. Zaten mire ja ben atij dhe ketij populli, qe e le te marre akoma fyme ai qen bir qeni.

  10. vlora says:

    Shkrim i goditur .Saliu ka lindur ne kasolle ne vend te eger ,ka pare vetem librat e shkolles deri ne 8 vjecare .Ne Tirane kur erdhi u fut ne konvikt dmth shkolle -gjume pa argetime te tjera pra nje kafshe ne kafaz.Mos prisni me shume qytetari nga Saliu.Rama eshte ritur ne tIRANE ,NGA PRINDER INTELEKTUALE,ME SHOQERI edhe sikur gdhe te ishte vetem nga keto do merte edukate.Ramen ke qef ta degjosh,nuk shan,nuk akuzon,rezaton edukate.Basha mer si model Berishen dhe i duket se duke share Ramen fiton pike.Fajtor jane dhe keshilltaret e tij qe nuk i flasin qe te flase me argumente e jo me etiketime.Fevziu me leximin e atij mesazhi ne emision ka bere faull.Shoqata e gazetareve duhet te ishte mbledhur dhe ti terhiqte verejtje publikisht,neqoftese ka shoqate gazetaresh,.Jo cdo mesazh qe vjen ne emision live duhet lexuar.Edi Rama per mendimin tim sapo u lexua ai mesazh duhej te largohej nga emisioni,se keshtu do i kishte dhene dhe nje mesim moderatorit qe per mua e ka treguar shume here qe eshte nje delirant deri ne injorance

  11. Shenjestra says:

    Respekt Ermir.Bravo te qofte per kete shkrim brilant.Sikur te ishin njerzit te gjithe me kete mendje,bota do ishte shume perpara dhe shume e edukuar dhe e kulturuar.Sali Berisha do ngelet ne histori si njeriu,si shqipetari me u urryer dhe me i keq,njeri antishqipetar,armik dhe nje kriminel me damke.Ai do permendet jo vetem per gojen e shthurur dhe te felliqur,por edhe nje shpirtzi,katil,vampir qe kenaqet kur shan edhe ofendon edhe njerez te vdekur.Ky njeri fiton nga drejtesia qe ai e ka kapur qysh ne krye te heres,kur ka qene kryeminister dhe president.Edhe sot SPAK-u apo BKH-ja e institucione te tjera te drejtesise,jane akoma nen kembet e Sali Berishes.Vetem nje gje mund t’a shpetoi popullin nga ky njeri i keq,vetem kur te vdesin.Do jete dita me bukur dhe festa me e madhe e shqipetareve perparimtar dhe dashamires.Sot,Saliu ka disa pseudoshqipetar qe i bejne hije qofshin kete me ndergjegje por edhe te paguar.Se, si Saliu ka edhe shqipetar te tjere pa din e pa iman qe nuk din gje tjeter veç te vrasin per para.Saliut ka mallkimin e popullit,i vaft shpirti ne ferr.Rama qe eshte shpirt njeriu,e sulmojn njerzit e djallit qe jane neper portale e ekrane televizionesh,gazeta dhe vjellin vrere kot fare per t’i sherbyer kriminelit Sali.Por Rama ka nje gje pozitive, ka popullin me vehte dhe e mbeshtet,e do dhe e voton.Kjo e terbon Salin me shpuren e tij.

  12. Vatra says:

    Ky e kriminalizoi një popull dhe njështet komplet në të gjitha poret e deri te lufta qytetare presedan i vetêm në Europën moderne ku u dashtë ndërhyrje nga jashtë Fino Nano Majko Meta Milo Gjinushi …u treguan të pa denjë dhe frigacakë nga kërcnimet verbale të çarçeve politike anti shqiptare dhe se jo që nuk zbatuan ligjet dhe kushtetutën por ma e keqja u lidhen drejtë a tërthorazi me Salihun këta nuk patën bythen e Erdoganit që të çërojnë hesapet me anarshistët dhe puqiçistët e PD të drejtuar nga Fetullah Berisha

  13. Konjak says:

    Trajtimi i etikes –sjellies apo moralit — enjejta gje , eshte e domosdoshme te trajtohet edhe me shpesh ne c’do medie , te shkruar apo vizive . Shkrimi i zoteri Hoxha , me titullin , Leksioni etik , eshte i arrir ; por vazhdimi i pjeses tjeter te shkrimit , “Palacoja ” i Bashes , eshte teresisht barbar , ne kuptimin etik apo moral . Pra ne te njejtin shkrim shohim dy tablo , ne pjesen e pare te shkrimit vihet re deshira e mire per te trajtuar etiken – sjellien – ne pergjithesi , kurse ne pjesen e dyte , –ne vend qe te miren ngjarie , si shembull , per te ilustruar biseden per etiken ; vihet re nje prurie e rasteve te me parshme , ne shkrimin tuaj , – jo etike — me qllim tendencioz , ofendimesh , pergojimesh , perbaltiesh , pra del teresisht nga tema apo –leksioni — qe kerkon te na diktoje . Zoteri Hoxha , vertet nje sjellie jo etike , ne politike –pas viteve 90 u perdor nga z Berisha , por per fat te keq , u perdor me shumice nga gjith politika . Per kete jemi deshmitare te fakteve , nukse ka nevoje te na tregoje , as ti dhe te tjere si ti . Kete shkelie te etikes , politikanet e perdorin ne vend te pershendeties . Z Hoxha , ju , per hater te se vertetes , nukse keni dash te trajtoni sjellien etike ne parim , qellimi juaj eshte i dukshem dhe i kuptushem ; Propagante ne kohe fushate elektorale . Atehere , per c’aresye kerkoni , me c’do kusht te perbaltni nje parti te shqiptareve — me plus–minus 50% elektorat , vetem se dikush lider i PD-se , nuk i ka kushtuar rendesi etikes ? . Nese do te ishte ndryshe , –pra lidere te se majtes , do te ishin shembull ne etike , sjellie dhe moral , mund tju shkonte propaganta ; Por ne nje kohe , jo shume te larget , zoteri Rama , ne nje replike ne parlament , i thot Berishes :Te me hashe ate qe s’thuhet — domethene , m.tin — . Kjo sjellie e KM- z Rama , sipas jush , eshte , etike estetike , e sjellshme , morale !?. Pra shkrimi juaj , nukse ka qellim edukimin etik e moral , por thjesht propagante ne interes te klienteve tuaj , per ndonje soro para . Por duhet te dini se ato para i fitoni me formen me te pa moralshme , pa etik e ndergjegje , duke ofenduar gjysmen e popullsise qe ka besim djathtas . Si mund te na bejne moral , ata qe moralin e njofin vetem ne leter , por jo ne jeten e perditeshme !?.

  14. Albani says:

    Nuk habitem qe shqiperia ka edhe gazetare te tille te rinj por te shkelqyere ne pene dhe ne mendje.Per kete ke nje bravo te madhe z.Ermir Hoxha,BRAVO BRAVO.

  15. qazim says:

    Analize shume e mire.Te gjithe flasin per degjenerimin e ligjerimit publik keto 30 vjet,nisur e vazhduat nga SB dhe pothuaj te gjithe filizat e PD. Eshte shkaterruar etika e komunikimit dhe kjo ka ndikuar dhe ne raportet sociale aq sa me te drejte thuhet se eshte demtuar rende qytetaria ne kete vend. Sharjet fyerjet dhunimet qe zene fill ne parlament kryesisht nga SB dhe jashteqitesit e tije te PD,jane perqafuar dhe nga forca te tjera politike ku dallon LSI. E keqja eshte se jane drejtuesit e ketyre partive qe sillen ne kete menyre e qe politikanet e tjere i pasojne me ngazellim.

  16. sopiqoti says:

    Sali Berishen nga bari i kopes se dhive te kooperatives,E.h. e pruri ne Tirane ne shkollen e mesme mjekesore duke i plotesuar kerkesen e xhaxhait te tij per ta ndihmuar te vellane te arsimohet i biri.Dhe kjo ndodhi ne vitin 1967 kur E.H. vizitoi Dragobine.Dhe duke iu pergjigjur kerkeses qe i beri xhaxhai the “.po te vije djali ne Tirane dhe te behet doktor se i duhet Tropojes nje doktor “.Dhe me kete porosi djaloshi Sali erdhi ne shkollen e mesme mjekesore dhe ne vazhdim u diplomua doktor.Kaluan vite dhe Saliu i ishte mirenjohes bamiresit POR erdhi koha qe bamiresi populli ta braktisi dhe Sali Berisha u rendit nder te paret per ta poshteruar bamiresin.Sot mos ja vini re Saliut.Mosha ben te sajen.I lejohet edhe coroditja ne politike dhe falja oer BEMAT gjate qeverisjes se tij.

  17. ZIGUR QARRI says:

    “Konjak” ne shishe. E ke vene re se me sa servilizem, me sa gjoja respekt, dhe me sa takt i bejne pyetje gazetaret ne studiot televizive, dishepullit tend, gjarperit Berisha? Po te mos kujtohen, ti them une: fillo me B Fevziun, E Vasiln, A Krasta, S. Meçon, te kujtohen tani? Tani kujto dhe gazetaret e panelit te tyre, qe jane çdo gje, por vetem gazetare nuk jane. Kthehu tani ne krahun tjeter, kur i ftuar po ne keto studjo eshte KM Rama. A nuk te kujtohen qente qe quhen gazetare, gati ta shqyejne te intervistuarin e tyre, kundershtarin politik te zombit Sali. Jo vetem kaq, por e provokojne pa pushim, pastaj thone qe KM Rama eshte arrogant. Shto pastaj, qe regjia e makabre e ketyre intervistave, eshte ne shpellen moderne ne katin e katert te nje godine luksoze, afer RTSH, blere me leket e “ballit”.Keshtu Konjak i thartuar, duhet te dish se E Rama eshte edhe njeri. Sa per ate qe i paska thene gjarprit tend, Berisha, qe te me hash m…..n, mendoj se e ke nga keqdashja. Sali Berisha, siç e thote artikulli i gazetes, si i pa bese, i pa burre, ne rastin qe ti permend, pergojoi pa asnje lidhje gruan e E Rames. E mendon dot se çdo te nxirte nga goja gjarperi yt, po ti permendete E Rama, Lilin e tij? Keshtu konjak, ti edhe i fresket te jesh, je i ndaluar te perdoresh, pale te jesh i skaduar, i thartuar.”Thellohu or ti, thellohu”.

  18. SHENJESTRA says:

    KONJAK! Me sa duket te paska renduar ty vrejtjet dhe urrejtjet qe kane njerzit per kryekriminelin Sali Berisha.Ermir Hoxha e ka bere shume te mire kete shkrim dhe ashtu eshte realiteti.Nqs ti perdor ate qe ka thene Rama ne parlament e ka thene se ka qene i imponuar nga goja e shthurur e Saliut per familjen e Rames,por ty kjo nuk te bene pershtypje se je bythe e brek me Salin.Pd/ke eshte nje parti fashiste se mbledh rreth vehtesa njerzit me te keqinj,llumin e shqipetareve.Ajo eshte çerdhe e gjarperinjeve me ne krye gjarperin e madh Sali Berisha.

  19. Konjak Qorrit dhe shinjestras says:

    Ne kritikat e mia , ze vend vetem artikulli , as autori dhe as grupi njerzor qe eshte perdorur ne shkrim , nga autori . Per mua ka rendesi vetem e drejta e verteta e moralshmia e ndergjegjshmia dhe shpirti etik dhe estetik i njeriut ,–cilidoqoft ai . Keto ja kerkoj se pari vet-vetes , pastaj gjith popullit shqiptar dhe jo vetem . Mua , dhe c’do njeri qe njeh mir vet–veten , se sa e ka hapin , c’far kerkon te marre e c’far mundohet te jap , nga shoqeria dhe per shoqerine , me dijet dhe djersen e tire ; nukse me nevoitet se kush eshte Kryeminister , ministra , kryetare partishe , nuk kam asnje arsye per ti mbrojtur apo sulmuar ata . Mua dhe kushdo tjeter , qe eshte i mbeshtetur tek djersa e ballit te vet , nukse me hyjne ne pune as emrat e tyre . Vecse cilido qe eshte ne pushtet ose ne krye te saj ; te mos vjedhe popullin , dmth te mos pervetesoje institucionin e popullit . Mua nukse me hyn ne pune as Saliu , as Rama , apo cilido qoft tjeter , — si individ — , por si pushtetar . A nuk eshe detyra e KM-se — cilido qe te ishte ai — te interesohet per popullin e vet , per bere te mundur nje jete me te mire , duke i ngritur rrogat minimale dhe pensionet , qe aktualisht jane 23000 dhe 12000 mesatarisht , afersisht sa para 10 vjetesh , familiet ne nevoje , me nje ndihme sociale teresisht ofenduse . Une , nukse mund te mirrem as me perkrahie , e as me sulme , ndaj cilitdo qofte ; trajtoj problemet vetem e vetem ne parim , Kerkoj me kembengulie te drejtat emia dhe gjithe popullit , sigurisht tek shteti dhe pushteti , ku tjeter . Sa per fyerie e sarkazma , nuk eshte ne karakterin tim ; jam i keqardhur , per cilindo qe i manifeston ato !. Vesi perfitohet kollaj , vyrtyti teper i veshtire .

  20. Butja prej QARRI says:

    E ndaluar edhe nga Zoti, edhe nga mjeksia, pija, sidomos pija me ngjyre, nuk duhet te perdoret sepse te humbet moralin, virtytin. Une, dhe te tjere si une, jemi te bindur se: E drejta, morali, veprimet energjike per mireqenien e hallkut boteror, kane qene, jane e do te jene busulla e PD, e cila ka + – 50% te votave te xhematit boteror, e vaçanerisht e udheheqesit legjendar boteror pr dr komunist Sali Berisha. Te gjitha keto sa thashe PD, i ka treguar me vepra, por me nje ndryshim te vogel: I ka zbatuar per mireqenjen e tribuse se saj, jo te popullit. Ketij te fundit, i jepte kojnak te holluar me uje, me qellim qe te shihte madheshtine e drejtuesit vizionar, vizioni i te cilit, fillonte e mbaronte ne shpellen e vet.

  21. Konjak says:

    C’do njeri mund te hedhe nje hap bosh , ne momente te caktuara ; sidoqoft vetkontrollohet dhe reagon . Mendova se do tju vlente kritika e moderuar , per sjellien tuaj naive . Mirpo mund te keni edhe te ” drejte ” , Zakonisht njerezimit u peshon ~ ena ~ , me shume plot , sesa bosh ; kurse juve ju peshon ~ ena ~ , me shume bosh sesa plot !!. Ju prift e mbara ne — ” sjellien , arsyetimin dhe gjikimin tuaj” — !!!.

  22. ZIGUR QARRI says:

    I nderuar Konjak! Zoti te ndriçofte rrugen. Uroj qe Basha, per te miren e familjes Berisha, te behet KM, e ty do te te shohim shef tek Tatimet ose tek Dogana. Zoti u ndihmofte! Je militant i devotshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje