Covid-19 me simptoma më të lehta? Është 25 herë me vdekjeprurës se gripi

19 Tetor 2020, 19:57Sociale TEMA

Europa dhe pjesa më e madhe e globit po përjetojnë valën e dytë të përhapjes së Covid-19, por duket se tashmë kemi të bëjmë me një virus më të butë sipas një studimi të medias britanike BBC.

Teksa virusi po zgjeron me ritme të shpejta përhapjen, statistikat tashmë po bëjnë gjithnjë e më të qartë veçoritë e Covid-19.

Është konstatuar se infektueshmëria e virusit ka rënë. Në valën e parë, një person infektonte të paktën 3 të tjerë. Ndërsa tani kjo shifër është përgjysmuar.

Deri më tani shumica dërrmuese e të prekurve e kalojnë infektimin me simptoma të lehta, si kolla, temperatura dhe humbja e shijes, të cilat kalohen duke qëndruar në shtëpi.

Vetëm 1 deri në 3 mes 100 të infektuare kanë nevojë për kurim në spital, një shifër tepër e ulët krahasuar me viruset e tjera.

Por kush mendon se COVID-19 është një simptomë e ngjashme me gripin, gabohet. Vdekshmëria nga ky virus është 0.5% ose 1 në 200 persona, çka e bën koronavirusin deri në 25 herë më vdekjeprurës se gripi.

Të dhënat e deritanishme tregojnë se askush nuk është imun ndaj Covid-19. Edhe pse rastet e riinfektimit janë të pakta, asnjë person nuk ka treguar qëndrueshmëri në kohëzgjatjen e antitrupave.

2 komente në “Covid-19 me simptoma më të lehta? Është 25 herë me vdekjeprurës se gripi”

  1. Covidiote Te gjithe vendeve bashkohuni says:

    Kush ju tha qe eshte 25 here vdekjeprures se gripi? Vete keni shkrur we OBSH thote 10% e globit eshte infektuar. http://www.gazetatema.net/2020/10/05/obsh-10-e-popullsise-globale-mund-te-jete-infektuar-me-koronavirus/
    10% e globit 7.8 miliardesh eshte 780 miljone. Kane vdekur vetem 0.14% (1 miljone vete). 1 miljone nje 780 miljone. Gripi ka vdekshmeri me 0.1%. Shikoni dokumentat. Pra mos shkruani idiotesiara Covidiotetsh.

  2. KORÇARI says:

    Kush idiot e ka thënë këtë, apo Pipero topi ????
    Janë mbi 700 Mjekë Nobelistë që thonë të kundërtën, bile dhe OBSH-ja Mafioze u detyrua të pranojë faktin që Virusi është EKZAGJERIM GJIGANT, dhe ju thoni se është 25 herë më vdekjeprurës se gripi ???
    KUSH IDIOT e ka konstatuar këtë dhe si , mbi çfarë të dhënash është bazuar ???
    Sepse i bie që , meqënëse gripi vret mbi 650 000 njerëz çdo vit , ky virus duhet të ketë vrarë mbi 16 250 000 (Gjashtëmbëdhjetë milion e dyqind e pesëdhjetë mijë ) njerëz ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje