Berisha në gjëndje jo të mirë nga COVID-19, gardiani shtrohet në spital

2 Dhjetor 2020, 19:57Sport TEMA

Etrit Berisha kapiteni i kombëtares shqiptare, nuk po e kalon edhe aq lehtë koronavirusin si shumica e futbollistëve, pasi sëfundmi ai është shtruar në spital.

Nuk dihet gjendja e saktë e gardianit të kombëtares sonë, por shtrimi në spital është një shenjë jo e mirë për mënyrën sesi po e përballon ai infektimin. Lajmin e shtrimit e bën të ditur SPAL që thekson se Berisha do të kryejë disa testime klinike.

“SPAL njofton se pas infektimit me Covid-19 të zbuluar më datë 27 nëntor, në orët e fundit portieri bardheblu Etrit Berisha u shtrua në spital në departamentin e specializuar Covid-19 të spitalit Cona për të kryer analiza të hollësishme klinike”, shkruhet ë deklaratën e SPAL.

Urojmë që gardiani i kombëtares kuqezi të mos ketë asgjë serioze dhe të jetë sa më shpejt në dispozicion të skuadrës së tij Spal duke e ndihmuar me paraqitje të mira në fushën e lojës.

6 komente në “Berisha në gjëndje jo të mirë nga COVID-19, gardiani shtrohet në spital”

  1. na dogji says:

    ka mekatuar duke shitur ndeshje bashke me ekipin e nuk hap goje

  2. na dogji says:

    ka mekatuar duke shitur ndeshje bashke me ekipin e nuk hap goje

    Sekreti i modh shitjet e ndeshjeve trukimet fiksimet

  3. kasapi says:

    Te shkume vlla!
    Per nje moment mendova per Sal Ram Shiqere Birisha dhe jam gezue shume bre burra.
    Si nuk po kap kovidi ket kriminel bre, si nuk po vdes ky hajn bre burra?
    Te tan due me u lut zotit qe ta heqi sa ma shpejt ket pis njeri.

  4. Lani says:

    Eh sa na trembet! Edhe une mendova mos ishte ky Berisha i Shqiperise.

  5. Publius Varus says:

    Etrit, e kalofsh sa me lehte semundjen vlla.

    Zoti te ndihmofte.

  6. Toni says:

    Sherim te shpet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje