FOTOT: “Isha e pasigurt për trupin tim", njihuni me "nënën me muskuj"

2 Dhjetor 2020, 19:20Lifestyle TEMA
FOTOT: “Isha e pasigurt për trupin tim", njihuni me

Rene Campbell është nëna e dy fëmijëve dhe mishëron fuqi dhe forcë. Me një trup mbuluar me tatuazhe domethënëse dhe plot muskuj, Campell i ka kushtuar pjesën më të madhe të jetës definimit të trupit të saj, për të cilin ajo vetë thotë se shkon “plotësisht kundër asaj që shoqëria mendon se duhet të duket një grua”.

“Unë isha shumë e pasigurt për trupin tim, shumë e pasigurt për veten time si një person,” tha 44-vjeçarja për CNN nga shtëpia e saj në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa reflektonte mbi motivimin e saj për të transformuar veten.

“Unë vazhdimisht ndjehesha nën presion se gratë duhej të dukeshin në një mënyrë të caktuar.”

“Për shumë kohë kam luftuar me çrregullime të ngrënies, sepse vazhdimisht po përpiqesha të dukesha e dobët, ashtu si gratë janë në kopertinat e revistave. Më pas nisa të ushtrohesha dhe të transformoja trupin tim.”, thotë Rene, tashmë bodybuilder që numëron disa çmime.

Megjithëse Campbell thotë se i pëlqen mënyra se si duket tani, ajo thekson se ndonjëherë e trajtojnë shumë keq madje njëherë i kishin kërkuar të lërë tualetin e grave.

Sipas saj, njerëzit ende mendojnë se trupi i femrës lidhet vetëm me elegancën, por megjithatë Renenë, muskujt e bëjnë të ndihet grua e fuqishme.

1 komente në “FOTOT: “Isha e pasigurt për trupin tim”, njihuni me “nënën me muskuj””

  1. pupupupuu ??
    me kto muskuj .
    bo gabim kush me fut kjo mes atyre komveee?
    ti shkerrmoqi arrat e ta theu degen
    allah-allah
    perse i duhen ato muskuj bre ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje