PD vijon akuzat: Kemi fakte të reja për abuzimin e Olta Xhaçkës, ka shkuar në takimet partiake me helikopterin ushtarak

2 Dhjetor 2020, 15:36Politika TEMA

Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila sipas “selisë blu” ka marrë helikopterin ushtarak për të shkuar në mbledhje partie në Dibër.

Në një deklaratë për media, ish-deputetja Albana Vokshi publikoi një video, që sipas saj, jep fakte të reja mbi abuzimin e ministres Xhaçka, ndërsa theksoi se “Datat e udhëtimit me helikopter përkojnë me mbledhjet e PS dhe koncertet në Dibër, ku ka marrë pjesë”.

Deklarata e Partisë Demokratike 

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka vazhdon të keqpërdorë pushtetin për të mos dhënë llogari pse ka marrë helikopterin ushtarak për të shkuar në mbledhje partie në Dibër.

Ajo është drejtuese politike e Partisë Socialiste për këtë qark dhe pothuajse çdo fundjavë, ka shkuar në takimet partiake me helikopterin ushtarak.

Olta Xhaçka është përpjekur të fshehë të vërtetën, pa iu përgjigjur asnjëherë pyetjes shumë të thjeshtë: Përse ka shkuar me helikopter ushtarak në mbledhje partie?

Ne kemi publikuar datat, kur drejtuesja politike e Edi Ramës në Dibër ka përdorur helikopterin për të bërë fushattë.

Përmes të tretëve, pa patur kurajo të ballafaqohet me faktet, Olta Xhaçka e ka mohuar këtë shpërdorim flagrant të detyrës dhe abuzimin me paratë publike. Vajtje-ardhjet e saj në Dibër, vetëm për 2 muaj, kushtojnë mbi 100 milionë lekë.

Sot, po publikojmë fakte të tjera, që provojnë se Olta Xhaçka udhëtoi në Dibër me helikopter për punët e partisë.

Përshembull, në 3 tetor, Olta Xhaçka ka shkuar më Dibër me helikopter. Nuk ka patur asnjë stërvitje ushtarake, asgjë që lidhet me funksionin e saj si Ministre e Mbrojtjes.

Llogaria në facebook e Kryetarit të Partisë Socialiste në Dibër e tregon Olta Xhaçkën më 3 tetor në Asamblenë e zgjeruar të Partisë Socialiste në këtë zonë.

Janë edhe shumë raste të tjera.

Në 10 tetor, një tjetër ditë, kur Olta Xhaçka ka përdorur helikopterin, është postuar një takim tjetër me strukturat e Partisë Socialiste.

Kështu vazhdohet për çdo udhëtim me helikopter, takim me gratë socialiste, inspektime për tenderat e bashkive, madje helikopteri është përdorur për të shkuar në koncert me këngë e valle të zonës.

Me të drejtë, qytetarët janë të revoltuar dhe kanë nisur të shprehin përbuzjen e ture në rrjetet sociale. Abuzimi me detyrën i Ministres së Mbrojtjes është flagrant, pasi ajo merr helikopterin për të shkuar në koncert, ndërsa njerëzit nuk kanë para të mbyllin muajin, blejnë blejnë ilaçe me lekë borxh, heqin fëmijët nga shkolla.

Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë se një qeveri që i tall, i vjedh dhe i ndëshkon. Qytetarët meritojnë një qeveri funksionale që punon për intereson e tyre, për hapjen e vendeve të punës dhe që kujdeset për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

2 komente në “PD vijon akuzat: Kemi fakte të reja për abuzimin e Olta Xhaçkës, ka shkuar në takimet partiake me helikopterin ushtarak”

  1. Shqipetari-Berlin says:

    Une Deklaratat e PD-se i “Besoj” vetem po ti beje “Ylli” ne Ngjitje Lulezim Basha..vetem ai thote te “Verteta”???Askush tjeter ne PD-ne Berishjane nuk eshte me Kompetent se Lulezim Basha,ja Pyeteni per Eksperjencen qe ka me Dosjet e UCK-se??
    ore po ku eshte Lulezim Basha se ka dy-tre dite qe nuk eshte bere i Gjalle??JO per gje por jame i “Shqetesuar” per Lulic Bashovicin,mos na u lodhe
    shume “dermane” se vetem te ti “Kemi Besime” si Une edhe Sali Berisha…tani sa per mua…Miletin,ku Pyet Lulezim Basha,po perpara “Penecilines-Berisha” Bene Shurren ne Pantallona…lol

  2. sancho panca says:

    Dakord me kete te shemtuaren. Shqiptaret meritojne nje qeveri me te mire..vetem mos na thuaj qe me Lulin kryeminister se na hape barkun ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje