Për një shtëpi duhen 20 vite: Për sa kohë mund të strehohet në Tiranë një çift i ri

2 Dhjetor 2020, 20:19Sociale TEMA

Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë tepër të larta duke marrë parasysh nivelin e të ardhurave. Një cifti i ri mund të marë shtëpi me kredi nëse ka 120 mijë lek të reja ardhura në muaj.

Ogerta Bala, Agjente Imobiliare: ” Tek Zona e Freskut apartamentet vazhdojnë 500-700 euro metri katror në varësi të ndërtesës nëse është e re apo jo. Në Yzberisht shkojnë 550-600 euro metri katror, ndërsa në Astir kanë shkuar 800 euro metra katror. Për shkak të unazës sepse njerëzit kanë fleksibiltet Durrësin.”

Nëse familja e re vendos të marë një apartament 100 metra katrorë në Zonën e Astirit, afërsisht do t’i duhen 15 vite jetë për të paguar kredinë.

PROF.ASOC.DR ARBI AGALLIU, ekspert ekonomie: ” Pra le të marrim një apartament 800 euro metra katrorë, në 100 metra do të thotë 80 mijë euro apartamenti. Një çift i cili merr 120 mijë lek të reja të ardhura në muaj do tu duhet të marrim një kredi që minimalisht kësti shkon 500-600 euro në muaj. Mesatarisht çiftit do t’i duhet të kursejë 15 vite nga jeta e tij që të blej një shtëpi. ”

Por nëse shtojmë edhe arredimin në total çifti të ri i duhen 20 vite punë. Ky çmim jo gjithmonë është i përballueshëm nga të rinjtë shqiptarë. Për këtë arsye shumë prej tyre zgjedhin të jetojnë me qira.

Ogerta Bala, Agjente imobiliare: “Ka shumë raste që në pamje të parë u duket shumë raste por tërhiqen. Kjo ndodh çdo ditë, pasi nuk e përballojnë dot çmimin. “(TCH)

2 komente në “Për një shtëpi duhen 20 vite: Për sa kohë mund të strehohet në Tiranë një çift i ri”

  1. zara says:

    Edhe në Suedi apo kudo në vëndet perendimore, pyet neve që jetojmë e punojmë me vite, duhen jo 20 vjet por 30 e nuk arrin të shlyesh kredinë për shtëpi. Prandaj ka edhe banesa me qera, jo vetëm banesa private për blerje. Ata që kanë një punë, jetojnë në banesa me qera. Vetëm në Shqipëri mendohet se duhet blerë me patjetër shtëpi. Ndërtuesit duhet të mendojnë që të japin banesa me qera, jo vetëm për shitje, të krijojnë shoqëri ku të gjithë qeramarrësit të bashkëpunojnë në pallat.
    Ne që vijmë për vizitë në Shqipëri, shohim që luksi në banesa është shumë i shtrenjtë, ne jetojmë aq thjeshtë sa kur vijnë për vizitë thonë: po pse s’keni blerë shtëpi juve??? Jo i themi, jetojmë me qera.

  2. Fisniku says:

    A e kuptoni pse banesat ne Tirane kane cmime shume te larta?
    Une banoj ne Yzberisht (KMY),por bashkia lagjen tone e ka lene si geto,pa rruge te shtruara,balte ne dimer dhe pluhur ne vere,pa lulishte,peme,pa asnje cerdhe,kopesht,shkolle,pa kosha plehrash, plehra dhe qen rrugace plot,nuk ka asnje stol e tavolina per pensionistet,trotuaret jane zene nga kafenete,difekte te vazhdueshme ne drita dhe uje etj,etj!
    Per keto mangesi jetike,e kam vene shtepine ne shitje dhe do blej nje me te vogel brenda unazes!
    Ja per kete rriten cmimet e shtepive ne Tirane!
    Po te rregullohen infrastruktura ne periferi,atehere nuk kane pse ikin njerezit prej andej!
    Kjo ka bere qe qendra te betonizohet dhe femijet dhe rinia nuk kane se ku te argetohen vec ne kafene,celular,tablet,kafene etj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje