Beteja politike e dështuar me vaksinën

2 Janar 2021, 19:13Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Shqipëria ka mundur të sigurojë një sasi prej 500 mijë vaksinash të kompanisë “Pfizer” me të cilat pritet të fillojë vaksinimi ndoshta në javën e tretë të janarit në qendrën e parë që do të hapet në stadiumin kombëtar “Air Albania”.

Arritja  e kontratës është një histori lobimi e qeverisë shqiptare, pasi vendet e Ballkanit u ndjenë të penalizuara nga politikat e Bashkimit Europian për sigurimin e kuotave të vaksinave vetëm për vendet e tyre.

Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Mal i Zi janë ende në rrugë për të siguruar kontrata të ngjashme.

Lajmi për vaksinën vjen në një kohë kur kurba e valës së dytë të pandemisë duket se po bie dhe Shqipëria por dhe vendet e rajonit janë me shifra më të mira se çfarë prisnin kur nisi vala e dytë në fillim të nëntorit.

Shqipëria ka disa ditë që shifrat e vdekjes i ka një shifrorë, dhe numri i të infektuarve është përgjysmuar.

Dhe nuk e di pse në pikun e dy zhvillimeve pozitive, pra sigurimin e sasisë së vaksinave që zgjidh emergjencën dhe rënien e kurbës, opozita i ka hyrë ‘detit me këmbë’, e të bëjë ‘kalë beteje’ në luftën e saj politike, vaksinën.

Vaksina dhe mund të mos sigurohej në janar. Sipas parashikimeve të para të gjithë shpresonin se do ta siguronim në mars. Fakti që u sigurua në janar, është një lajm i mirë për sistemin shëndetësor, administratën dhe moshat e thyera që e kanë nevojë urgjente, dhe është kthyer në një lajm të zi për opozitën.

Është pak a shumë si historia që u ndodhi me tërmetin vitin e shkuar. Fiks kur Edi Rama përmes një lobimi personal arriti të sigurojë një konferencë donatorësh dhe të marrë 1.15 miliard euro për tërmetin, atëherë të gjithë filluan betejën politike kundër tërmetit, që në fakt është e vetmja betejë e fituar thellë dhe që ka mbajtur në këmbë ekonominë shqiptare gjatë pandemisë.

Industria e ndërtimit ku rindërtimi zë vend kryesor, është arsyeja pse ekonomia shqiptare  nuk u rrëzua gjatë pandemisë, por qëndroi në këmbë.

Ndaj dhe çdo luftë politike me tërmetin shkon në favor të qeverisë.

E njëjta gjë po ndodh me vaksinën. Vaksina dhe mund të vonohej për Shqipërinë. Në këtë panik botëror qe ka prodhuar pandemia, bota është rindarë dhe solidariteti nuk është  më një shfaqje në modë.

Ne mund ta kishim marr vaksinën në mars apo në prill, por nuk mendoj se kjo do ishte një fitore e madhe e opozitës.

Por ajo që nuk kuptoj është pse duhet t’i hyjnë një beteje të humbur kur vaksina është siguruar për të filluar vaksinimi në fund të janarit.

Po t’i shtosh kësaj dhe uljen e ndjeshme të shifrave alarmante me të cilat u përballëm në nëntor, lufta me pandeminë është gjëja më kundër produktive e opozitës.

Në prill kur të shkohet në zgjedhje kam frikë se më problem do jenë këta tipat e opozitës që besojnë se Edi Ramës ja ka dhënë vaksinën Sorosi për t’u futur atyre çip në tru që të mos votojnë Berishën, se sa që do mbetet dikush pa vaksinuar.

I vetmi argument mund të jetë që infermierët e Ramës e kishin dorën e rëndë dhe shumë opozitarë kanë ndjerë dhimbje. Por po vazhduan kështu, dhimbjen më të madhe kanë për ta ndjerë më 26 Prill, kur të kuptojnë se vaksina i ka lënë pa vota.

 

 

28 komente në “Beteja politike e dështuar me vaksinën”

  1. VAFFANCULO OPOZITAAAA!!!!?? says:

    OPOZITË MJERANE !??

    1. Larkqofti says:

      BRAVO MERO je NJESHI
      Vetem OPOZIT nuk munt tju thuash ketyre
      Luli MONA Like floriri Berisha vasili etj
      Vetem Mashtroin
      Vetem GENJEN
      Vetem Nxijn
      Vetem duan te vdekur
      Bemat e tyre nuk kan FUND
      RAMA PUNON nderton mer VAKSINA
      OPOZIT qe vetem LEHIN si qen RUGESH
      RAMA BURE SHTETI do fitoi cdo ZGJEDHJE me kete OPOZIT Rugesh
      Me kete mendje qe kan nuk I do njeri
      Nuk I voton njeri
      Keta dihen tashi kush jan
      URIME

      1. Ray says:

        Bejme artikuj si ti hedhim hi syve njerezve

        Rama tek vaksina deshtoi sepse ai e dha kaparin e pageses per vaksinat per vaksinen Astro Zeneaka tek Covaks , e cila eshte nje firme qe Pfizer nuk e ka ne konsiderate fare.

        Ndersa po ta kish dhene kaparin tek Pfizer sot do Shqiperia do kishte filluar Vaksinen
        ..
        Sic duket Rama ka dashur te beje zakonin , sepse Pfizer kushton reth $60 , ndersa Astro Zeneka kushton $5
        Dhe nga ana tjeter Rama u tregua shum i ulet ose hajvan qe
        jepte parate per te bkere AsteoZeneka vaksine kur ne fakt ajo nuk ishte miratuar akoma si vaksine
        ..
        Nuk e ndalonte askush Ramen qe te porosiste valsinen Pfizer direkt tek firma Pfizer , sic beri Serbia e shum vende te tjera ,
        Ndaj eshte e turpeshme te akuzosh BE , kur ky muhabet nuk ka lidhje fare me BE
        ….
        Dhe sa per parate e siguruara nga termeti , ato nuk u siguruan nga inisiativa personale e Rames,
        se per Ramen ata ne BE nuk kane konsiderate fare , ndaj dhe e kane lene gjithmone “ prapa listes” te fundit fare.
        Parate u siguruan se BE eshte e ndjeshme ndaj ketyre fatkeqsive dhe ashtu eshte sjelle
        me te gjithe ne raste tilla , biles te tjereve ju ja dhene shume here me shume se sa na dha neve
        Sepse Shqiperise gjysmen e atyre parave ja dhane vendet arabe si nje solidarizim myslyman
        ..
        Pra sadoqe artikulli ketu i thur lavde Liderit suprem ,kjo pune e Vaksines ishte nje deshtim qesharak dhe i pajustifikueshem i Rames

  2. Artan says:

    Perla te vogla te cmuara gazetarie

  3. qazim says:

    Je i madh o Mero. I pres me shume kenaqesi analizat e tua politike dhe i sugjeroj dhe mendjeshkulurve opozitare, ti lexojne nese do te duan te qartesohen per realitetin politik.

    1. Bubi says:

      Kaq thelle do ti hyje ne 25 prill, sa ulurimat do degjohen deri ne polin e veriut…..

  4. Ed says:

    I MADH JE MERO
    BRAVO

  5. gita says:

    Perzotin mezi e pres editorjalin prandaj mos e shkruaj shume vone. Rrofsh o Mero qe na ftillon po kujt i thua… te lutem mos e shkruaj vone.

  6. USA says:

    Opozitaret tane i kane varur shpresat te Demi qe i varen koqet, por fatekeqesisht ato per opoziten nuk po bien, dhe per kete meriten kryesore e ka kryeministri Edi Rama.

  7. NjeQytetarOptimist says:

    Jane ne gjume si gjithmone !! Ku e kane mendjen ata se kush po vuan .. Ata e kane mendjen se mos Rama i pret ndonje koncension per kompanite e tyre… Del Gazmend Bardhi ne nje vend aty kuturu dhe thote: Vaksinimi me i mire eshte largimi i Rames.. Nje qurravec qe lidh shendetesine me politiken.. Sepse duke ardhur keta vetem ikja e Rames do ja u zgjidhin hallet.. Shko o qurravec shko dhe bliji ca ushqime me leket qe pastroni (p’se jo i paguani nje kontrate ne ndonje vend aty perreth per ato 3 familje si opozite) apo s’keni ?!?!. Ikni mor te deshtuar shkoni aty me xhupa e buzekuq modo modo gjoja i qani hallin atyre familjeve me duar ne xhepa.. Nje pyetje kisha une per ato familjet ?!?! Ku eshte Avokati i Popullit te shkoj aty dhe te bej detyren qe i takon ?!?!

  8. Termet says:

    Arriti të sigurojë 1.15 miliard euro për tërmetin?!!
    Je i sigurt?

    1. Nacionalisti says:

      Shifra eshte zyrtare me burim konferencen e donatoreve

  9. Tomori USA. says:

    NJe bravo dhe urim nga zemra per shendet te mire dhe suksese akoma me te mira ne perballimin e dy fatkeqesive te medha qe keryeministri dhe qeveria e tij, po i perballojne me se miri, nderkohe qe edhe shtete te fuqishme skan mundur te bejne me shum , nga cpo ben qeveria Rama.
    Sa per Pandemin deri tani kjo flame esht menaxhuar me mire ne SHqiperi se sa ne shume vende te zhvilluara, fale punes te mire te qeveris, personelit te shendetesis, mjekeve, infermjereve qe jan ne balle te veshtiresive.
    Sa per opoziten, i kadale bakri dhe kallai me prockullat, mburjet, premtimet e mashtrimet qe bejne perdit, prandaj cdo dit qe kalon po diskreditohen akoma me shume, sepse masat e mara dhe puna qe po behet per rindertimin e shtepive, dhe sigurimin e vaksinave nga qeveria, ndryshe nga cfa deshirojne keto korba te zeza, qe ndejellin vetem zi, Qeveria dhe shqipatret dote dalin faqebardhe.

  10. D.DIDANI says:

    Ti o “Termet” per here te pare po e degjon ate “1.15 Miliard” euro???Po mo Termet ka ndodhur,si askush, askund, askurre ne bote nuk ka ndodhur!
    Linja per ty Termet!

  11. Malsori says:

    Edi Rama ka merit te jashte zakont per menaxhimin e termetit qe goditi Shqiperin,merite shume te madhe per menaxhimin e Pandemis dhe zgjuarsi te vecante per sigurimin e vaksines nga Amerika ne muajin Janar.Edi e ka lene te dhjere ne brek opoziten e rrugve te kryesuar nga Sali Kerma,Ilir Floriri,Monika Dybeku,Llull Basha dhe gjithe mediat e kryesuar nga Fevzua ,Eni Syzgurdulluar Chim Peka qe e kane shpirtin sterr te zi dhe vjellin vrere per Shqiperine.Malsori Boston

  12. Rozeta says:

    Je gazetar i plotesuar me jepkemaqesi te lexoj shkrimet e tua. me ka dienen kenaqesi te lexoj internisten tuaj me Baton Haxhiun…nuk ka si e njet historin! Je i rallen.

  13. rozta says:

    EDI RAMA eshte fat i made per shqipetaret! qytetar breeze pas brezi! te thereto jane maloket dhe fshataret e Saliut dhe Metes qe duan shesh per pershesh!

  14. Nexhmi Suli says:

    Me ate punen e industrise se ndertimit dhe rindertimit e ke gjetur pse mbijetoi ekonomia shqiptare gjate pandemise!!!! Analize e holle…… per mendje te holla!
    Dy pyetje zoti Mero:
    1. Gjithcka qe ben zoti Edi Rama eshte gjithmone e mire, dhe gjithcka qe ben opozita eshte gjithmone e keqe?
    2. A e beson qe ballistet kane qene aq te keqij sa ende edhe sot Edi Rama, kryeministri yt , kryeministri im dhe kryeministri i te gjithe shqiptareve, pra edhe i pasardhesve te ballisteve, e ka si kale beteje politike?

  15. Tepelensi says:

    Edi Rama duhet te tregohet me humane dhe meqe lobimet I ka personale une mendoje qe kishte mundesi te siguronte edhe nje vaksine per rjedhje truri opzites qe te kishin mundesi te uleshin me ke be ne toke dhe ta shikoj e realitetit ashtu sic eshte, por me saduket nuk ka ilac qe tu beje derman atyre.

  16. Malsori says:

    O i ashtuquajtur Tepelensi qenke i rrjedhur nga trut,per ke opozite flisni ju per ate te rrugve qe vjell vrer per Shqiperine,qe bene politik per vdekjen e njerzeve? Vaksinat blihen ne rruge shtetrore dhe shteti ne menyre te organizuar udheheq vaksinimin e popullates.Opozita e rrugve leh si qent sepse ska gje ne dore.Malsori Boston

  17. Karaxhiç beri sex me Sheqeren dhe doli KaraSaliu says:

    Je njishi gazetaris z.Mero

  18. Lushnjari says:

    Ramuti te nxjerre kontraten origjinale ku ka siguruar dozat e vaksines dhe etapat kohore kur vijne vaksinat ne Shqiperi. Ftoj shtypin shqiptar te monitoroje numrin e personave qe do te vaksinohen ne Shqiperi deri ne mars. Kur te plase genjeshtra e tij e radhes, ftoj Meron te beje editorialin me titull ” Opozita e ka fajin, qe Ramuti genjen dhe populli pellazg e beson”.

  19. Shqipe-Free says:

    Kame Rezervat e mia per Qeverine Rama…por do te thoja se Shqiperia ishte me “Fate” qe kishte Ramen…sepse MOs e dhente Zoti po te kishte Lulush-Bilushin dhe Co…Shqiperia do te ishte qelbur,si nga RRenojat e Termetit,si dhe nga Mortjet e Virusit…..lol

  20. Tati says:

    Je fantastik ne pershkrim te fakteve trashanike te kesaj rrumpalle opozite rrespekt

  21. Shqiponja says:

    O njerez mos pranoni dhe kundeshtoini gazetaret qe mundohen te na vene ne gjume me keshtu lloj budadalleqesh .Problemet e popullit jane te tjera gjera. Problemet jane .Drejtesi. shendetesi punesim. Politikanet nuk prodhojne mireqenie dhe shprese prandaj mos i votoni kure as te majte as te djathte .

  22. Goni says:

    Eshte e pa imagjinueshme cfare demi kolosal te pa riparushem per dekada, I ka
    Shkaktuar basha, berisha dhe meta shqipetareve, me propoganden antishqiptare ne bashkimin European ne brussel, Paris, Berlin kudo ku kane mundur te lehin.
    Ata kane kriminalizuar gjithe popullin shqiptar,
    duke I dhene keshtu frances,holandes etj gure per te na qelluar dhe shprfytyruar si nje komb kriminal.
    Keto jane tre figurat e ndyra te shqiperise.
    Mos haroni, na kane plackitur por edhe na kane poshteruar, si komb me gen kriminal.
    Keta qe ne vite 90 shiten si prostituta 40,000 vajza shqiptare. Keta qe kalonin ne shqiperi 100 tone droge te rafinuar ne vit, keta qe vodhen miljardat e shqipetareve me piramidat financiare, c’te thuash e te mos thuash, poshtersite nuk kane fund.

  23. Tepelensi says:

    O malore qe paske mesuar ta flasesh shqip duhet te mesosh edhe CA qe te kuptosh kuptimin e fjalve dhe per kete nuk kam faje une. Po kuptove cfare do te thote qe., opzites nuk ka Ilac qe ti beje derman mude ta kalosh klasen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje