Letra për Enverin: Vajza e atasheut polak është imorale, qëndron në bankë në pozicion provokuese dhe…

14 Janar 2021, 09:22Politika TEMA

Memorie.al publikon disa dokumenta arkivore të nxjerra nga Arkivi Qëndror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), të cilat i përkasin vitit 1963, ku sekretari i parë i Komitetit të Partisë së qytetit të Tiranës, Rrapo Dervishi, me anë të një raport-informacioni që mban siglën ‘Tepër sekret’, njofton sekretarin e Komitetit Qëndror të PPSH-së, Rita Marko, “Mbi veprimtarinë armiqësore të muajve të fundit në qytetin e Tiranës”, ku jepen të dhëna të hollësishme rreth disa shtetaseve të huaja, kryesisht grave dhe vajzave polake, hungareze etj. Informacioni në fjalë është parë dhe sigluar edhe nga Enver Hoxha, i cili ka vënë një shënim për të hetuar hungarezen, Kloreta Nano, (bashkëshortja e Dr. Kosta Nano, mjek në Spitalin Ushtarak), e cila ka thënë se: “Në Shqipëri është krijuar një situatë e rëndë sa që njeriu nuk guxon t’i flasë tjetrit të vërtetën. Organet shqiptare nuk i lejojnë përfaqësuesit hungarezë të bredhin lirisht për të s’kjaruar masat. Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu janë nga më injorantët, sepse nuk e kuptojnë situatën dhe hidhen kundra Hrushovit, por do të shohin se Hrushovi nuk ka vepruar akoma. Hrushovi dhe Tito janë burra shteti nga më të mëdhenjtë që po të shpëtojnë njerëzimin, janë tejpamës dhe se bota duhet të krenohet për këto etj,…”

Nga Dashnor Kaloçi

Shprehja e njohur e Leninit se: “Çdo komunist është një çekist”, duket që ka gjetur zbatim sa më mirë me komunistët e organizatës bazë të partisë të lagjes nr. 5 në qytetin e Tiranës në vitin 1963, të cilët në mënyrë vullnetare, kanë bërë detyrën e punonjësve të Sigurimit të Shtetit, duke ndjekur, survejuar, e mbledhur të dhëna për disa shtetase të huaja që ishin asokohe në Tiranë. Kjo gjë del dhe bëhet e qartë nga një raport-informacion i sekretarit të parë të Komitetit të Partisë së qytetit të Tiranës, Rrapo Dervishi, dërguar Rita Markos, i cili në atë periudhë kohe mbante detyrën e sekretarit të Komitetit Qëndror të PPSH-së, për organet e “Diktaturës së Proletariatit”.

Në raport-informacionin në fjalë, nga komunistët e asaj organizatë bazë, janë mbledhur një sërë të dhënash, “për veprimtarinë armiqësore” që zhvillonin disa vajza dhe gra të huaja, kryesisht polake, hungareze etj., të cilat ishin pjesë e trupit diplomatik të akredituara në Shqipëri. Si p.sh., vajza e atasheut tregtar polak, (nxënse te gjimnazi “Sami Frashëri”), apo ishin martuar me shqiptarë, si p.sh., agronomja hungareze, Edi Çeliku, punonjëse në Ndërrmarjen e Pastrim-Gjelbërimit të Tiranës dhe Kloreta Nano, bashkëshortja e doktor Kosta Nanos, asokohe mjek në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Siç do të shohim edhe nga dokumenti në fjalë (dhe faksimilet përkatëse), pasi ka marrë raport-informacionin, sekretari I Komitetit Qëndror të PPSH-së, Rita Marko, i’a ka dërguar atë Enver Hoxhës, i cili ka vënë aty shënimet përkatëse për secilin rast. Ndryshe nga rastet e vajzës gjimnaziste të atasheut tregtar polak apo agronomes Edi Çeliku, (e martuar me shqiptar), ku për “veprimtarinë armiqësore” të tyre Enveri nuk ka shënuar asgjë, në rastin e hungarezes Kloreta Nano, ai ka shkruar: “Të hetohet pasi e tillë do jetë”. Kjo, pasi ai nuk ja ka falur asaj fjalët e thëna për të se: “Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu janë injorantë, sepse nuk po e kuptojnë situatën, ndërsa Tito dhe Hrushovi janë burra shteti të mëdhenj që po shpëtojnë njerzimin dhe bota do të krenohet për këta…”

Raport-informacioni i Rrapo Dervishit për Rita Markon

PARTIA E PUNES SHQIPERISE                     

Tepër Sekret

Tiranë, më 4.II.1963

KOMITETI I PARTISE QYTETI  TIRANE                                    

Nr. i Prot. 121  

Lënda: Dërgohet një informacion

KOMITETIT QENDROR TE PPSH

Shokut Rita Marko

T I R A N E

Ngjitur po ju dërgojmë një informacion që i ka ardhur Komitetit të Partisë nga Xhemile Korbi, komuniste në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Ne muarëm këto masa:

Thirrëm sekretarin e organizatës bazë të partisë të lagjes Nr. 5, për të parë se deri ku është shtrirë veprimtaria armiqësore e kësaj në vëndin e banimit, me cilin ka marrëdhënie kjo familje dhe kush hyn e kush del.

Njoftuam Drejtorinë e Punëve të Brendëshme për të parë këtë problem nëpërmjet kanaleve të punës së saj.

Një kopje e informacionit iu dërgua Drejtorisë Politike të Ushtrisë për të parë punën e kapiten Kosta Nanos si mjek në Spitalin Ushtarak.

Kaq për dijeni.

SEKRETARI I KOMITETIT TE PARTISE TE QYTETIT TIRANES

(Rrapo Dervishi)

Informacioni mbi shfaqjet armiqësore në qytetin e Tiranës

PARTIA E PUNES SHQIPERISE                  

Tepër Sekret

KOMITETI I PARTISE QYTETI                 

TIRANE 

Ekzemplar Nr.

INFROMACION MBI DISA SHFAQJE ARMIQESORE TE VERTETUARA MUAJT E FUNDIT NE QYTETINE TIRANES

Gjatë mujave të fundit të këtij viti Komiteti i Partisë ka marrë disa informacione nga organizatat e partisë me anë të të cilave vihemi në dijeni për disa lloje dhe forma të veprimtarisë armiqësore të shprehura me gojë, me anë parrullash të shkruara nga persona të ndryshëm nëpër muret si dhe takime të dyshimta që kanë bërë element me përbërje jo të mirë, këtu poshtë po shënojmë disa nga këto të dhëna:

Propaganda armiqësore me gojë

Gruaja e Doktor Kosta Nano, e quajtura Kloreta Nano, me nënshtetësi Hungareze në takime me gra të ndryshme shqiptare thotë se: Në Shqipëri është krijuar një situatë e rëndë sa që njeriu nuk guxon t’i flasë tjetrit të vërtetën. Organet shqiptare nuk i lejojnë përfaqësuesit Hungarezë të bredhin lirisht për të s’kjaruar masat. Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu janë nga më injorantët sepse nuk e kuptojnë situatën dhe hidhen kundra Hrushovit, por do të shohin se Hrushovi nuk ka vepruar akoma. Hrushovi dhe Tito janë burra shteti nga më të mëdhenjtë që po të shpëtojnë njerzimin, janë tejpamës dhe se bota duhet të krenohet për këto, etj komente me karakter armiqësor. Në të gjitha rastet nga shoqet ajo ka marrë përgjigjen e merituar. Me sa dimë, kohët e fundit ajo ka kërkuar për t’u larguar për në Hungari.

Mbi sa sipër kemi njoftuar Komitetin Qëndror të Partisë më datën 4.II.1963. Nga ana jonë u muarrën masa për të rritur vigjilencën e organizatës së Partisë në Lagjen Nr. 5. Gjithashtu u ngarkua Drejtoria e Punëve të Brendëshme për të ndjekur çështjen e qytetares hungareze. Për të parë qëndrimin e Kosta Nanos, ish-mjek në Spitalin Ushtarak, u vu në dijeni Drejtoria Politike e Ushtrisë Popullore. Kohët e fundit, Kosta Nano është çmobilizuar nga Ushtria dhe u caktua mjek në Poliklinikën e qytetit.

Në fidanishten e ndërrmarjes lokale të pastrim gjelbërimit punon një agronome Hungareze, që quhet Edi Çeliku, edhe kjo duket se aktivizohet nga ana e ambasadës Hungareze. Tek ajo ka pasur raste që kanë shkuar punonjës të ambasadës. Gjatë ditëve që pati konfuzion në ndarjen e bukës, e cila në takime me punëtorët, u bënte pyetje, nëse e siguruan bukën apo jo. Eshtë porositur organizata bazë e partisë që të tregoj kujdes lidhur me qëndrimin e saj.

Një veprimtari jo më pak armiqësore është duke zhvilluar vajza e atasheut tregtar polak, e cila vazhdon klasën e X-të në gjimnazin e ri “Sami Frashëri”. E përmëndura propagandon në favor të revizionizmit dhe godet direkt vijën ekonomike dhe politike që ndjek e zbaton partia jonë. Ajo thotë: “Po të ndiqni rrugën kineze, kurrë nuk keni për të ndërtuar socializmin”. Eshtë vërtetuar të ketë shpënë revista me artisë dhe artiste të huaja dekadente, bën gjeste imoraliteti e propagandon kudo duke folur për dashuritë dhe mbrëmjet që frekuenton ajo me përfaqësues të ambasdadeve Jugosllave, Egjyptjane etj. Jo pa qëllim ajo qëndron në bankë në pozicion provokues ndaj nxënësve dhe ju u thotë se jam revizioniste etj. Këto ditë u përjashtua fare nga shkolla.

SEKRETARI I KOMITETIT TE PARTISE TE QYTETIT TIRANES

(Rrapo Dervishi)

6 komente në “Letra për Enverin: Vajza e atasheut polak është imorale, qëndron në bankë në pozicion provokuese dhe…”

  1. mos te hyje rastesishte ne bisede me noj goc te huaj ,
    ne xhiro ose anes detit ,
    se te ttrriste menjiher Sigurimi lol .
    Si te quajn ?
    Ku banon ?
    I kujt je ?
    Cfar gjimnazi studjon?
    Cfar i the goces se huaj ?
    Cfar te tha ?
    Ku e ke mesu gjuhen e huaj kaq i ri ?
    Nuk do Partia te rriten Kurvare ne Shqiperi ,mor vagabonda .
    Ne Burg do perfundoni . etj etj
    Gjurmime Sigurimesh lol .nuk te ndaheshin legenat cdo hap.
    Ene pse ka pas mesa kena nigju Perkthyse Komuniste qe ja bojshin Femrave te Huaja
    qe vini qellimishte ne Shqiperi me u njoh me kacot shqiptare ?

  2. Tironci says:

    O Kaluç kto letra ne at koh i dergonin lart ti me shoket e tu qe sot shajn komunizmin dit nat , ju ne te ter sistemet keni ber kte qe ben ti sot , edhe ne ate sistem ti me kto kurvlleqe je mar , nuk ka lidhje qeveria e PPSHs me kte problem , ky ishte problemi i atyre qe sot jan llumi kti populli dhe qe shajn dit nat ate sistem , ta thash e me siper ti me shoket e tu i benit kto letra dhe ne ate sistem, tung . Fytyren PPSHs ja moret ti me shoket e tu qe ai sistem ju mbajti ne pellemb te dores legen , ju qe sot beni te persekutuarin .

  3. Patriot Shqiptar says:

    Ajo klosseta hungareze e paska haruar 1956.
    Shyqyr ka qene ne Shqiperi se do ta kishin shtyp Tanket e traktatatit te Varshaves ne Budapest:-)

    Mos kish kerku Azil ne Shqiperi kjo klosseta?

    Mbas 1956 thote burr i mire hrushov tullacit ajo klosseta me fal WC.

    Paska qene spiune ruse kjo klosseta. Mbas asaj qe bene ne Budapest ruset e me vone ne Bratislave Prage 1968, kjo te falenderoj zotin qe ka ndodh ne Shqiperi.
    Dhe shaka Enverin kjo pas 1961 qe i beri mutin mu ne kokë hrushov tullacit gjys metri burre, e publikuar nga vete tullaci.
    Sharabajga bashke me kaloq trumutin.

    http://ciml.250x.com/archive/hoxha/albanian/enver_hoxha_1960_16_nentor_81.pdf

    I mbajti dhe 4 nendeteset hrushov tullacit.

    O kaloq
    Po Si merr neper goje ate far trimit ate far burri te madh shtetit te quajtur Enver Hoxha
    Me cfardolloj plehrash spiunash kurvash sharlatanesh o kaloq te hengert tenja, frikacak e maskara burre i felliqur Si cingije.

    Shiko TI tenje cdo te thote ENVER HOXHA

    https://www.google.com/url?sa=t&source=web&rct=j&url=https://history.state.gov/historicaldocuments/frus1969-76v17/d167&ved=2ahUKEwjc982omb_pAhUBKewKHSuYBZcQFjABegQICxAF&usg=AOvVaw2f4OaHBuibPOeYf1SKG9ty&cshid=1589866294205

    George Bush Reacts To Taiwan Being Kicked Out Of The United Nations
    https://m.youtube.com/watch?v=PXr7lRzBE4o

    8:2 kish cecua bicak atehere me dy presa.

    http://ciml.250x.com/archive/hoxha/albanian.html

  4. Patriot Shqiptar says:

    Ajo klosseta hungareze e paska haruar 1956.
    Shyqyr ka qene ne Shqiperi se do ta kishin shtyp Tanket e traktatatit te Varshaves ne Budapest:-)

    Mos kish kerku Azil ne Shqiperi kjo klosseta?

    Mbas 1956 thote burr i mire hrushov tullacit ajo klosseta me fal WC.

    Paska qene spiune ruse kjo klosseta. Mbas asaj qe bene ne Budapest ruset e me vone ne Bratislave Prage 1968, kjo te falenderoj zotin qe ka ndodh ne Shqiperi.
    Dhe shaka Enverin kjo pas 1961 qe i beri mutin mu ne kokë hrushov tullacit gjys metri burre, e publikuar nga vete tullaci.
    Sharabajga bashke me kaloq trumutin.

    http://ciml.250x.com/archive/hoxha/albanian/enver_hoxha_1960_16_nentor_81.pdf

    I mbajti dhe 4 nendeteset hrushov tullacit.

    O kaloq
    Po Si merr neper goje ate far trimit ate far burri te madh shtetit te quajtur Enver Hoxha
    Me cfardolloj plehrash spiunash kurvash sharlatanesh o kaloq te hengert tenja, frikacak e maskara burre i felliqur Si cingije.

    Shiko TI tenje cdo te thote ENVER HOXHA

    https://www.google.com/url?sa=t&source=web&rct=j&url=https://history.state.gov/historicaldocuments/frus1969-76v17/d167&ved=2ahUKEwjc982omb_pAhUBKewKHSuYBZcQFjABegQICxAF&usg=AOvVaw2f4OaHBuibPOeYf1SKG9ty&cshid=1589866294205

    George Bush Reacts To Taiwan Being Kicked Out Of The United Nations
    https://m.youtube.com/watch?v=PXr7lRzBE4o

    8:2 kish cecua bicak atehere me dy presa.

    http://ciml.250x.com/archive/hoxha/albanian.html

  5. ? says:

    Sa rëndë sistemi i atëhershëm? kishte të mira boll, por kishte dhe trapllëqe me okë??

  6. ? says:

    Or çun ? nuk njifet sistemi shkuar me theniet e ballisteve dhe alabakve posht e perpjet , ti nuk ke faj se nuk po njeh çensuren sot , ka me mijra dhe qindramijra dokumentare me ngjyra per ate koh ne arkiva , por kta rrugaç qe mbahen per njerez te lir si partizan te fjales lir , kta bira kurve nuk i çfaqin ato dokumentar ta shikoj gjithsecili realitetin e asaj kohe me te mirat e te kqiat e veta , dhe xhdokush te japi vlersim real , sa per çfar thot kaloçi per çeket ato benin prapagand me qellim , ne ato vite ishte lufta ftot nuk ishte kjo situat qe esht sot ne bot , zbulimet kunderzbulimet ishin ne shkallen me te lart ne te tera vendet e botes , kto benin prapagand kunder shtetit shqiptar , ne at koh nuk lejohej te mereshe me politik se shteti qytetarve te vet i siguronte pun te perjeçme shkolla pa lek spitale pa pages me sherbim brilant shtetasit shqiptar jeten e kishin te garantuar nuk kishte drog prostitucion kurvllik dhe korrupsion se per 1 milion e nje lek ne at koh te abuzuara haje plumbin shpit i siguronte shteti me qera te paperfillshme as nje qys dite pun , pra nje shtet qe punonte dit nat per popullin e vet ja siguronte te tera kishte te drejt te thosh mos ha mut me fol , kurse sot politikanet ministrat erinnme kurva me parat e njerezve dhe thon fol çar te dush , jan politikanet qe nuk te len rradh sot te tradhtosh vendin se e tradhtojn dhe e shesin para teje te pallojn me ashish dhe rinia shikon gjith diten borbardhen me shtat xhuxhat duke fluturu , per pun ste pjerdh njeri ushqeu si te duash po deshe vrit dhe veten po u merzite se nuk i rruhet njeriu per ty ik e hec nga te dush por shteti as te pjerdhas te dhjet me nje mut di popull ka hap armer te vriteni me njoni tjetrin ata vjedhin rahat , shteti sot esht vetem per te vjedh parat tona pra ky esht ndryshimi , ne shqiptaret deshem me sha se nuk na u rite ja ku po shajm ju shani kryeministrin ai ju shan te terve nga njerzit e shtepis dhe tall bythen me ju , keshtu qe ti miku im? nuk ka qen aq gogol sa e teegojn ai sistem kemi kaluar rinin ton ne tiran ne at koh ishim njemij her me te lumtur dhe me te lir se sot mos degjo alabaket , ai distem iku se iku ne te ter boten jo se e hoqi ky popull per kte popull rronte 3 milion vjet , u prishen rregullat e lojes ne tregtin me jasht shteti nuk kish te drejt borxhi me kushtetut , taksa nuk mbildhte se ishte e ndaluarbme kushtetut falimentoj ekonomia se lindja ktheu pllaken kaq .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje