Si u ndërtuan veprat e mëdha hidro-energjtike në Shqipëri, me ndihmën e jugosllavëve, rusëvë dhe kinezëve, të cilat eksportonin edhe 25 % të prodhimit të tyre…

15 Janar 2021, 11:34Dossier TEMA
Si u ndërtuan veprat e mëdha hidro-energjtike në Shqipëri,

Memorie.al publikon historinë e panjohur të ndërtimit të veprave më të mëdha hidro-energjitike të ngritura në Shqipëri para viteve ’90-të, të cilat u projektuan, financuan dhe u ndërtuan edhe me ndihmën e jugosllavëve, sovjetikëve dhe kinezëve. E gjithë historia, nga hidrocentrali “Lenin” i Selitës që përfundoi në vitin 1951, “Karl Marks” dhe “Frederik Engels” i Ulzës e Shkopetit mbi lumin Mat, “Josif Visarianoviç Stalin” në lumin e Bistricës, e “Mao Ce Dun” i Vaut të Dejës, “Drita e Partisë’ i Fierzës, deri tek “Enver Hoxha” i Komanit mbi kaskadën e lumit Drin, që përfundoi në  vitin 1985, si dhe mendimi shkencor i specialistëve shqiptarë si: Egon Gjadri, Petrit Radovicka, Bardhyl Reso, Llazar Papajorgji, Alfred Paloka, Engjëll Cuçi, etj., për keto vepra që dikur plotësonin  nevojat e vendit dhe eksportonin 25 % të prodhimit të tyre…

Nga Dashnor Kaloçi

Sasia e madhe e reshjeve të rëna javën e fundit e cila solli edhe përmbytje të mëdha në disa zona të vëndit, kryesisht në ato veri-perëndimore, si: Shkodra, Lezha, Kurbini, Kruja, Durrësi, etj., si dhe në disa rrethe të tjera, si: Elbasani, Lushnja, Fieri dhe Vlora, natyrshëm solli vëmendjen e instancave shtetërore përkatëse edhe te kaskadat e liqeneve të formuara nga ndërtimi i digave të hidrocentraleve, që u ngritën në vëndin tonë në periudhën e regjimit komunist të para viteve ’90-të, nga jugu në veri.

Pas viteve ‘90-të, si rezultat i ndryshimit të mënyrës së jetesës së familjeve shqiptare dhe gjithashtu ekonomisë së tregut, nevoja e furnizimit të popullatës dhe bizneseve me energji elektrike, shënoi një rritje galopante në krahasim atë të para viteve ’90-të, gjë e cila në periudha të ndryshme kohore, kur vëndi ynë është përfshirë nga thatësira të tejzgjatura dhe mungesë reshjesh, ka pasur edhe kriza e të thella energjetike, që janë zgjidhur nëpërmjet importit të energjisë.

Krizat energjetike që ka kaluar jo rrallë vëndi ynë në këto tre dekada të periudhës postkomuniste dhe që janë bërë shpesh objekt sherresh të vazhdueshme edhe për klasën politike shqiptare, janë të lidhur ngushtë me menaxhimin e veprave hidro-energjitike që janë ndërtuar në Shqipëri para viteve ’90-të, fuqinë e tyre të instaluar dhe me sistemin e shpërndarjes së rrjetit energjitik që furnizon vendin tonë, të cilat duke qenë se janë ndërtuar që para pesë dekadash, dhe si rezultat edhe i teknologjisë së vjetër, po vijnë duke u amortizuar gjithnjë e më shumë. Edhe pse pas viteve ’90-të, janë ndërtuar disa dhjetra apo qindra hidrocentrale të vegjël lokalë dhe “uria” për to vazhdon të jetë e madhe nga subjekte të ndryshme private, vëndi ynë vazhdon të ‘ushqehet’ me energji elektrike nga hidrocentralet e ndërtuara në periudhën e socializmit, të cilat duhet thënë, se janë ndër të paktat vepra që funksionojnë ende nga ai sistem ekonomiko-politik, madje me kapacitete maksimale!

Po cilat janë veprat hidro-energjitike që u ngritën në Shqipëri para viteve ’90-të, ku janë të shpërndara ato, nga kush u projektuan dhe u ndërtuan, sa është fuqia e instaluar e tyre e prodhimi mesatar vjetor i energjisë elektrike, dhe cili është mendimi shkencor i specialistëve më të mirë të energjitikës shqiptare për ato vepra të cilat dikur 25 % të prodhimit të tyre e kishin për eksport, dhe aktualisht vazhdojnë të jene burimi kryesor i furnizimit për ekonominë e vendit! Për të gjitha këto, Memorie.al po jep një historik të shkurtër të tyre, duke u bazuar kryesisht në faktet, të dhënat e studimet që janë botuar para viteve ’90-të në revistën “Buletini Shkencor i Energjisë”, nga specialistët shqiptarë më të mirë të kësaj fushe.

Hidrocentrali “Lenin” i Lanabregasit me ujin e Selitës

Duke përjashtuar ndërtimin e hidrocentralit të Vithkuqit në rrethin e Korçës që u ngrit në vitin 1933 nga regjimi i Monarkisë së Zogut, i cili kishte një kapacitet modest të prodhimit të energjisë, historia e ndërtimit të hidrocentraleve të para në Shqipëri, fillon me atë të Lanabregasit, apo siç njihet ndryshe: Hidrocentrali “Lenin” i Selitës, që ndodhet në periferinë lindore të qytetit të Tiranës. Kazmat e para per fillimin e punimeve të ndërtimit të asaj vepre hidro-energjitike e cila ishte projektuar nga specialistët dhe inxhinierët jugosllavë, për t’i dhënë dritë vetëm qytetit të Tiranës, nisën aty nga pranvera e vitit 1947, dhe punimet e tij përfunduan më datën 8 nëntor të vitit 1952, kohë në të cilën ai u vu në shfrytëzim.

Ndërtimi dhe vënia në shfrytëzim e asaj vepre, u bë e mundur edhe nga ndihma e kreditë e qeverisë jugosllave të akorduara shtetit shqiptar, që asokohe sapo kishte dalë nga Lufta dhe ishte tejet i varfër e i prapambetur. Për të vënë në lëvizje turbinat e atij hidrocentrali, u përdorën burimet natyrore të ujit që rridhte nga nëntoka e Selitës dhe e Shënmërisë, prej nga, që në atë kohë dhe për shumë vjet më pas, furnizohet me ujë të pijshëm qytetin e Tiranës. Uji i përftuar nga ato burime, pasi kalon nëpërmjet gjashtë tuneleve (të ndërtuar në atë kohë), futet nëpër dy tubacione paralele, që bien thikë mbi turbinat e Hidrocentralit të Lanabregasit, nga një lartësi prej 630 metra.

Sipas specialistëve të hidro-energjitikës shqiptare (të botuara në statistikat e mesit të viteve ’80-të), ai hidrocentral ka një fuqi të vendosur prej 5 mijë kë. me dy agregate dhe me prodhim vjetor të energjisë elektrike që shkon deri në rreth 40 milion kwh. Ndryshe nga hidrocentralet e tjerë që u ndërtuan më pas në vendin tonë, ai i Selitës, i ka të futura nën tokë edhe ndërtesën e centralit elektrik dhe nënstacionin e tij. Aty nga viti 1963, prurjet e ujit në atë hidrocentral erdhën duke u shtuar, gjë e cila bëri të mundur edhe rritjen e prodhimit të energjisë elektrike në atë vepër, uji i të cilës përfundon në Ujsjellsin e Tiranës dhe furnizon ende dhe sot banorët e kryeqytetit në rubinetat e tyre.

Hidrocentrali “Karl Marks” i Ulzës mbi lumin Mat

Menjëherë pas ndërtimit dhe vënies në shfrytëzim të Hidrocentralit të Selitës, aty nga viti 1952, filloi ndërtimi i një hidrocentrali tjetër mbi lumin e Matit, pranë liqenit të Ulzës. Ashtu si hidrocentrali i Selitës, edhe për atë që po ndërtohej mbi lumin Mat, projektet e para ishin bërë prej specialistëve jugosllavë, por që me prishjen e marrëdhënieve zyrtare ndërmjet dy vendeve, ato u lanë përgjysëm. Hidrocentrali i Ulzës vazhdoi dhe u ndërtua me ndihmën e specialistëve dhe inxhinierëve sovjetike, duke u vënë në shfrytëzim në vitin 1957. Në atë vepër hidro-energjitike u ndërtua një digë betoni me një lartësi prej 60 metra dhe me një gjerësi prej 260 metra, në pjesën më të lartë të saj.

Aty është vendosur edhe vepra e marrjes së ujit së bashku me ndërtesën e centralit dhe atë të shkarkimit sipërfaqësor për efekt të prurjeve të mëdha, e cila përbëhet nga katër hapësira. Ndryshe nga veprat e tjera hidro-energjitike të ndërtuara më pas në vendin tonë, karakteristikë e Hidrocentralit të Ulzës, është se: salla e makinerive, është vendosur brenda në trupin e digës, e cila ka një vëllim prej 260 mijë metrash kub beton. Nga ndërtimi i asaj dige mbi lumin Mat, është përftuar një rezervuar (liqen), me një vëllim të përgjithshëm prej 240 milion metra kub ujë. Në përfundimin e tij, ai hidrocentrali kishte një fuqi të vendosur prej 25.6 mijë kw, me katër agregate dhe me një prodhim mesatar vjetor të energjisë elektrike, që shkonte deri në rreth 120 milion kwh.

Hidrocentrali “Frederik Engels” mbi lumin Mat në Shkopet

Hidrocentrali i tretë i ndërtuar në vendin tonë, dhe i dyti mbi lumin Mat, është ai i Shkopetit, i cili para viteve ’90-të njihej ndryshe me emrin “Frederik Engels”. Punimet e para të asaj vepre hidro-energjitike të ngritur mbi Grykën e Shkopetit, filluan në vitin 1959 me ndihmën e specialistëve dhe inxhinierëve sovjetikë, të cilat pas prishjes së marrëdhënieve zyrtare në mes dy vendeve në fundin e vitit 1961, u larguan duke e lënë atë përgjysëm.

Ndërtimi i tij vazhdoi më specialistët dhe inxhinierët shqiptarë të cilët bënë të mundur përfundimin dhe vënin e tij në shfrytëzim në vitin 1963. Për ndërtimin e atij hidrocentrali u ngrit një digë e lartë prej 47.7 metrash, e cila është ndërtuar në formë harku, ku dhe janë vendosur: shkarkuesi sipërfaqësor i prurjeve të mëdha, sistemi i sjelljes së ujit së bashku me veprën marrjes e tunelin e sjelljes, kulla e ekuilibrimit, ndërtesa e centralit dhe nënstacioni elektrik. Ajo vepër hidro-energjitike në përfundimin e saj shënonte një fuqi të vendosur prej 24 mijë kw., me dy agregate dhe me prodhim mesatar vjetor të energjisë elektrike prej rreth 90 milion kwh. Diga e atij hidrocentrali krijon një rezervuar (liqen), të madh me një vëllim prej 14 milion metër kub ujë, i cili veç të tjerash prej vitesh është shfrytëzuar dhe shfrytëzohet edhe për peshkim nga banorët e fshatrave përreth tij dhe më gjerë.

Hidrocentrali “Josif Visaranioviç Stalin” i Bistricës

Hidrocentrali i katërt i ndërtuar në vendin tonë, është ai mbi lumin Bistricë, i cili para viteve ’90-të, është njohur ndryshe me emrin “Josif Stalin”. Ajo vepër hidro-energjitike filloi të ndërtohej në vitin 1960, me ndihmën e specialistëve dhe inxhinierëve sovjetikë, por me prishjen e marrdhënieve në mes dy vendeve, ata e lanë përgjysëm dhe ndërtimi i saj u bë i mundur në sajë të specialistëve dhe inxhinierëve shqiptarë, të cilët e përfunduan atë duke e vënë në shfrytëzim në vitin 1965. Në atë vepër hidro-energjitike, janë ndërtuar: një digë me një lëndë speciale e cila është 17 metra e lartë, shkarkuesi i prurjeve të mëdha tip kulle, sistemi i sjelljes së ujit me veprën e marrjes së ujit pranë digës, tubacioni i sjelljes së ujit prej betoni të armuar, tuneli i sjelljes me një gjatësi prej 3.8 km., kulla e ekuilibrimit dhe tre tubacionet e turbinave, si dhe ndërtesa e centralit dhe nënstacioni elektrik.

Në përfundimin e punimeve dhe vënin në shfrytëzim të atij hidrocentrali, fuqia e vendosur e tij shënonte 22.5 mijë kw, me tre agregatë dhe me një prodhim vjetor prej rreth 110 milion kw/h. Me mbarimin e kësaj vepre, e cila e shtoi së tepërmi prodhimin e energjisë elektrike në vendin tonë, filloi menjëherë ndërtimi i një hidrocentrali tjetër po mbi atë lumë, i cili u quajt “Bistrica 2”. Ky hidrocentral funksionon me anë të ujit që e merr nga një kanal i hapur që rrjedh prej hidrocentrali tjetër, (atij nr.1). Hidrocentrali nr. 2, i cili u vu në shfrytëzim në vitin 1966, shënonte një fuqi të vendosur prej 5 mijë kw me një agregat dhe me një prodhim vjetor mesatar të energjisë elektrike prej 34 milion kwh.

Hidrocentrali “Mao Ce Dun” i Vaut të Dejës mbi Drin

Pas përfundimit të ndërtimit dhe vënies në shfrytëzim të dy hidrocentraleve mbi lumin Bistricë, duke parë se nevojat e vendit për energji elektrike po rriteshin gjithnjë e më shumë, (kjo më tepër me ngritjen e ndërtimin e disa veprave të reja industriale), qeveria shqiptare e kryeministrit Mehmet Shehu, vendosi ndërtimin e një hidrocentrali tjetër, i cili u planifikua të ngrihej mbi lumin Drin, në vendin e quajtur Vau i Dejës, pak km. në veri-lindje të qytetit të Shkodrës. Kazmat e para për ndërtimin e atij hidrocentrali, (për të cilin ishin bërë studime fillestare që në vitin 1915 nga një inxhinier italian), u hodhën aty nga viti 1967, ndërsa përfundimi dhe vënia në shfrytëzim e tij u bë e mundur vetëm në vitin 1971.

Përfundimi i asaj vepre hidro-energjitike e cila u bë realitet edhe në sajë të ndihmave dhe kredive të dhënë nga qeveria kineze, u konsiderua një ngjarje e madhe, pasi me fuqinë e instaluar aty, prodhimi i energjisë elektrike pësonte gati një dyfishim të kapaciteteve të tij. Për ndërtimin e atij hidrocentrali u ngrit një digë mbi fshatin Zadejë dhe një në Qyrsaq, ku në këtë të dytën, është ndërtuar edhe tuneli i devijimit të lumit Drin, i cili është përshtatur edhe për prurjet e mëdha gjatë shfrytëzimit të tij. Në Qyrsaq, në digën e ndërtuar prej betoni e cila është 60 metra e lartë, janë vendosur edhe shkarkuesi i një pjesë të prurjeve të mëdha të lumit, si dhe vepra e marrjes së ujit.

Në vazhdim të saj është ndërtuar diga me gurë dhe bërthamë deltine, e lartë 46.4 metra, e cila mbyll qafën e Qyrsqit, tubacionet e turbinave me ndërtesën e centralit dhe nënstacionit elektrik. Ndërtimi i këtyre dy digave, ka bërë të mundur krijimin e një rezervuari (Liqeni i Vaut të Dejës), i cili ka një vëllim përafërsisht prej 580 milion metër kub ujë. Në përfundim të asaj vepre, ai hidrocentral shënonte një fuqi të vendosur prej 250 mijë kw, me pesë agregate dhe me një prodhim mesatar vjetor të energjisë elektrike prej rreth 1.1 miliard kwh.

Hidrocentrali “Drita e Partisë” i Fierzës mbi Drin

Pas përfundimit dhe vënies në shfrytëzim të hidrocentralit “Mao Ce Dun” të Vaut të Dejës, qeveria shqiptare e asaj kohe pas vendimit të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së, vendosi që mbi lumin Drin të ndërtohej edhe një vepër tjetër hidro-energjitike, e cila do të kishte një fuqi të instaluar, pothuaj sa të gjitha hidrocentralet e tjera të ndërtuara deri në atë kohë, të marra së bashku. Qëllimi kryesor i ndërtimit të asaj vepre gjigande hidro-energjitike, (diga e së cilit konsiderohej më e madhja në Europë), ishte furnizimi me energji elektrike i Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit, i cili ishte konsumatori më i madh i energjisë në të gjithë vendin. Fillimet e para të punës për ndërtimin e këtij hidrocentrali, i cili do të ndërtohej mbi lumin Drin (në vendin e quajtur Fierzë), e kanë zanafillën në muajin nëntor të vitit 1971 dhe ajo gjë u bë e ditur nga kryeministri i asaj kohe Mehmet Shehu, gjatë një vizite pune që ai pati në qytetin e Shkodrës, ku “dha sihariqin e madh të Partisë”.

Për ndërtimin e hidrocentralit të Fierzës, i cili ashtu si pjesa më e madhe e veprave të tjera hidro-energjitike të ngritura deri në atë kohë në vendin tonë, u bë i mundur në sajë të ndihmës ekonomike e financiare dhe kredive të dhëna nga qeveria kineze për Shqipërinë, u ngrit një digë me gur dhe zhavorr dhe me bërthamë deltine, e cila është 166 metra e lartë. Pranë asaj dige janë ndërtuar: sistemi i sjelljes së ujit me veprën e marrjes dhe katër tunelet e turbinave, ndërtesa e centralit dhe nënstacioni elektrik, dy tunelet e shkarkimit të prurjeve të mëdha, si dhe dy tunelet e devijimit të lumit që u përdorën gjatë ndërtimit të tij. Me përfundimin dhe vënien e tij në shfrytëzim në vitin 1978, ai hidrocentral kishte një fuqi të vendosur prej 500 mijë kw, me katër agregate, me prodhim mestar vjetor që shkonte në rreth 1.8 miliard kwh.

Nga ndërtimi i digës së atij hidrocentrali është formuar një liqen artificial me një vëllim prej 2.7 miliard metër kub ujë. Ashtu si edhe hidrocentrali “Mao Ce Dun” i Vaut të Dejës, ai i Fierzës u ngrit me paisjet dhe makineritë të ardhura nga Republika Popullore e Kinës, me të cilën qeveria shqiptare kishte kontraktuar vite më parë kur marrëdhëniet në mes tyre ishin tepër të ngushta dhe miqësore. Për ndërtimin e asaj vepre të madhe hidro-energjitike, e cila deri në atë kohë mbante dhe peshën më të madhe në furnizimin me energji elektrike në të gjithë vendin, punuan me mijra e mijra punëtorë, teknikë, specialistë dhe inxhinierë, jo vetëm nga krahinat e Veriut të Shqipërisë, si Shkodra, Tropoja, Kukësi, Puka, Mati, Mirdita, Laçi, etj., por edhe nga rrethet e tjera, deri nga Jugu i Shqipërisë.

Hidrocentrali “Enver Hoxha” i Komanit mbi Drin  

Hidrocentrali i tretë dhe i fundit që u ngrit mbi lumin Drin, por i fundit edhe në Shqipëri, është hidrocentrali i Komanit (ndodhet në vendin e quajtur Gryka e Melgunit), mbi lumin Drin, i cili para viteve ’90-të, është njohur ndryshe me emrin Hidrocentrali “Enver Hoxha”. Fillimi i punimeve të asaj vepre hidro-energjitike e cila është dhe më e madhja jo vetëm mbi kaskadën e lumit Drin, por edhe në të gjithë vendin tonë, e ka zanafillën në vitin 1979, dhe përfundimi i tij e vënia në shfrytëzim u bë e mundur vetëm në vitin 1985. Ashtu si hidrocentrali i Fierzës, qëllimi i ndërtimit të hidrocentralit të Komanit, ishte furnizimi me energji elektrike i një pjese të madhe të veprave të ndryshme industriale të ngritura ndër vite në disa rrethe të vendit, të cilat përfitonin edhe pjesën me të madh të prodhimit të këtyre dy veprave hidro-energjitike.

Për ndërtimin e hidrocentralit të Fierzës, janë ngritur: diga e madhe me gurë dhe ekran prej betoni të armuar, sistemi sistemi i sjelljes së ujit me veprën e marrjes, dy tunelet e sjelljes, dy kullat e ekuilibrit dhe katër tunelet e turbinave, ndërtesa e centralit me nënstacionin elektrik, dy tunelet e shkarkimit të prurjeve të mëdha gjatë shfrytëzimit dhe dy tunelet e devijimit të lumit gjatë ndërtimit. Nga ndërtimi i digës është bërë e mundur krijimi i një rezervuari (liqeni artificial), i cili zë një sipërfaqe prej rreth 12 km. katror dhe një vëllim uji prej 450 milion metër kub.

Ndryshe nga veprat e tjera hidro-energjitike të ngritura deri në atë kohë në Shqipëri, kryesisht ato mbi lumin Drin, të cilët u ndërtuan edhe me ndihmat e kreditë e dhënë nga qeveria kineze, hidrocentrali i Komanit u ndërtua me asistencën teknike të specialistëve dhe inxhinierëve të ndryshëm që qeveria shqiptare kontraktoi nga disa shtete të Evropës, kryesisht ata francezë, të cilët u morën edhe me montimin e turbinave gjigande. Me përfundimin dhe vënien në shfrytëzim të asaj vepre, ai hidrocentral shënonte një fuqi të vendosur prej 600 mijë kw, me katër agregate dhe me një prodhim mesatar vjetor të energjisë elektrike prej 2 miliard kwh. Pjesa më e madhe e prodhimit vjetor të energjisë elektrike që përftohej nga hidrocentrali i Komanit, përdorej për nevojat e brendshme të vendit (në vepra industriale dhe konsum familjar), dhe 25 % e saj shkonte për eksport. Në ndërtimin e këtyre veprave gjigande të hidro-energjitikës shqiptare (Vau i Dejës, Koman dhe Fierzë), përveç punës dhe djersës të mijra e mijra punëtorëve (ku dhjetra prej tyre humbën edhe jetën nga aksidente të ndryshme në punë), punuan e drejtuan me kompetencë të lartë profesionale edhe disa emra të njohur para dhe pas viteve ’90-të, si Emin Musliu, Besnik Bekteshi, etj.

Ndërtimi i dy TEC-ve dhe dhjetra hidrocentraleve lokalë

Përveç ndërtimit të hidrocentraleve të Selitës, Bistricës, (1 dhe 2) Ulzës, Shkopetit, Vaut të Dejës, Fierzës dhe Komanit, rrjeti hidro-energjitik i Shqipërisë furnizohej edhe nga dy TEC-e (Termo-elektrocentrale), të madhej të ndërtuara në Korçë dhe në Fier. Po kështu, përveç këtyre veprave të mëdha që ishin dhe baza kryesore e prodhimit të energjisë elektrike në vend, gjatë periudhës së regjimit komunist të para viteve ’90-të, pothuaj në të gjithë Shqipërinë ishin ngritur edhe disa dhjetra hidrocentrale të vegjël lokalë, të cilët përdoreshin kryesisht për furnizimin me energji të fshatrave dhe zonave të tjera të banuara ku ata ishin ngritur. Pjesa më e madhe e këtyre hidrocentraleve të vegjël, apo më mirë të themi e ish-hidrocentraleve, (pasi nga kalimi i viteve ato janë amortizuar tërësisht dhe pas viteve ’90-të, shumë pak prej tyre janë në gjendje për të prodhuar energji), u ndërtuan në rrethet e Korçës, Librazhdit, Tepelenës, Elbasanit, Tiranës etj., të cilët përshkohen nga lumenjtë e Devollit, Vjosës, Shkumbinit, Erzenit, me burimet e të cilave ushqehen ata.

Koha e ‘artë’ kur Shqipëria plotësonte nevojat e vendit dhe eksportonte 25 % të prodhimit të energjisë së saj…!

Nisur nga rritja dhe zhvillimi i  madh i veprave hidro-energjitike që u ngritën në Shqipëri deri në vitin 1985, kohë në të cilën përfundoi edhe hidrocentrali i Komanit, u ndje e nevojshme edhe botimi i një reviste të veçantë që do të trajtonte vetëm temën e energjitikës. Kjo gjë u bë e mundur vetëm në vitin 1986 me fillimin e botimit të revistës “Buletini Shkencor i Energjitikës”, revistë në të cilën publikuan shkrimet dhe studimet e tyre, pjesa më e madhe e specialistëve apo dhe studiuesve të kësaj fushe, si: Egon Gjadri, Petrit Radovicka, Bardhyl Reso, Llazar Papajorgji, Alfred Paloka, Engjëll Cuçi, etj. Edhe pse në këto studime dhe shkrime të ndryshme të botuara në ato vite në revistën “Buletini Shkencor i Energjitikës”, një vend të madh zinte propaganda ideologjike, (gjë e cila ishte një haraç që duhej paguar me çdo çmim), pjesa tjetër e atyre studimeve që kryesisht u kushtohen ndërtimit të veprave energjetike në Shqipëri dhe rrjetit të saj shpërndarës, janë vlerësuar si kontribute me vlera jo vetëm për atë kohë, por edhe për të sotmen.

Kjo për faktin se ato vepra që janë ende në punë, duke prodhuar energji elektrike dhe pas viteve ’90-të nuk janë ndërtuar më vepra të tilla, si në ato vite dhe më pas, janë përdorur edhe për të eksportuar energji elektrike në shtetet fqinje. Kjo gjë konfirmohet edhe në një studim të ekspertit të njohur (të ekonomisë socialiste), Llazar Papajorgji, (të botuar në revistën “Buletini Shkencor i Energjisë në vitin 1986), ku midis të tjerash ai shprehet: “Forcimi i regjimit të kursimit dhe përdorimi me efikasitet i burimeve energjetike, janë një detyrë e përhershme për ekonominë tonë, e cila jo vetëm plotëson nevojat e veta gjithnjë në rritje, por edhe eksporton teprica. Gjatë 30-vjetëve të fundit mbi 25 % e energjisë parësore të prodhuar në vend, është eksportuar. Vetëm eksporti i energjisë elektrike në vitin 1986 ishte 2.2 herë më i lartë se prodhimi i energjisë në vitin 1966.

Vlera e energjisë elektrike për shembull, nuk matet vetëm me shpenzimet që që kryhen për prodhimin e saj, por me masën e prodhimit industrial që realizohet nga përdorimi i saj në procesin e prodhimit e që marrin 10 – 12 lekë për çdo kilovat orë. Sasia e përgjithshme e energjisë primare në vendin tonë është dyfishuar mesatarisht në çdo 7.7 vjet, kurse ajo e energjisë elektrike, afërsisht në çdo 6 vjet. Vendi ynë sot (është fjala për vitin 1986, shënimi ynë), radhitet midis vendeve të pakta me bilanc aktiv energjetik, i cili jo vetëm plotëson kërkesat gjithnjë e në rritje të ekonomisë, por eksporton rreth 20 – 25 % të energjisë primare të prodhuar. Vetëm energji elektrike në një vit të mbarë hidrologjik të këtij pesëvjeçari, u eksportua gati sa dyfishi i asaj që u prodhua në vitin 1970, kurse në pesë vjetët e marra së bashku në pesëvjeçarin e 8-të (1896-1990), parashikohet të eksportohet rreth 3 herë më shumë nga sa u eksportua në pesëvjeçarin e 6-të.

Prodhimi i energjisë elektrike është rritur në mënyrë të ndjeshme, tashti në një vit prodhohet pesë herë më shumë nga sa u prodhua në vitin 1970, ose 220 herë më shumë se në vitin 1950, kurse fuqia e instaluar e objekteve energjetike, në krahasim me vitin 1970, është shtuar më shumë se 6.5 herë. Në vitin 1986, përfunduan punimet në hidrocentralin e Komanit, aftësia prodhuese e të cilit është e barabartë me dyfishin e prodhimit të të gjithë objekteve energjetike në vitin 1970. U përfundua dhe u vu në shfrytëzim për herë të parë linja 400 kë. nga Elbasani në kufi me Greqinë, e cila krijoi mundësinë që jo vetëm të rritet në mënyrë të ndjeshme aftësia e eksportit të energjisë, por edhe të lidhet paralel sistemi ynë energjetik me atë të vendeve të tjera të Evropës, nëpërmjet sistemit të Greqisë. Po ashtu u ndërtua dhe u vu në shfrytëzim një linjë tjetër 220 kë. për eksportimin e energjisë në drejtim të Kosovës”.

16 komente në “Si u ndërtuan veprat e mëdha hidro-energjtike në Shqipëri, me ndihmën e jugosllavëve, rusëvë dhe kinezëve, të cilat eksportonin edhe 25 % të prodhimit të tyre…”

  1. Piro says:

    Ah sikur te ishte aq lehte te behen ndertimet sa lehte eshte te shesesh pallavra.
    Kur qenka kaq e lehte te ndertosh “me ndihmen e jugosllaveve, ruseve e kinezeve” perse nuk kemi ndertuar asgje te tille ne 30 vjet te “cekut te bardhe” kur po na ndihmon gjithe bota?

  2. Sqepari says:

    Kaloc, cfare ndertuan jugosllavet, cilin hec?

    1. Ray says:

      O Kaloc, o rrac e piste ! —
      Po Fahrudin Hoxha qe ishte Inxhinjeri me i mire per Hidrocentralet ne Shqiperi
      nuk merej fare me ndertimin e hidrocentraleve sipas surratit tend?

      Pyete njehere teteme o mut muti,
      se mbase e njef ajo shkerdhata qe te ka pjelle ty nga bytha !

  3. Dani says:

    Ky koqe kalosht paska harrua pa dashje Fauredin Hoxhen e Ismail Ahmetin e shume te tjer ingjinjer te talentuar e me sadi une qysh ne Fierze kinezet nuk i pytnin ma kurse ne koman mund te jene marre pjese makineri se per tjeter ishin herojt tone qe ndertuan Komanin

  4. Doda says:

    Zoti kaloç ke harruar pa permenderur shkencetarin e hidroenergjitikes shqiptare dhe antarin e grupit shkencor europian per energjitiken te madhin dhe te pa vdekshmin FARUDIN HOXHA , qe jepte msim per energjitiken dhe ne unuversitete te huaja ne ballkan dhe euorop deri ne universitetin me te madh te stambollit , Farudini ishte xhevahiri i energjitikes se atij brezi brilant , Tani ne kte koh jan rritur eksporti energjis se nuk ka industri fare kaloç , kurse ne kohen e PPSHs kombinatet uzinat fabrikat ishin pa fund ne te ter teritorin SHqiptar , kjo esht arsyeja qe sot ju duket se beni ekonomi , ju sot jeni vetem per tallava per pallate dhe rrug se aty vidhet pa fund me tendera , per vepra nuk keni ngulur nje kazem kto 30 vjet rrumpallhane qe vetem keni shkaterruar çfar ndertoi ai brez i art me udheheqien e PPSHs , prandaj ikin rinia sot , llogarit qe me kushtetut qeveria SHqiptare ne kohen e PPSHs nuk kishte te drejt borxhi , xhdogje esht ber me ndimen e miqve te vendit ton qe mbrapsh nuk kerkonin asgje , dhe me parat tona qe ne rrinim te varfer , me para borxh si sot qe kan marr 300 miliard euro borxh dhe nuk dihet ku kan vajtur , ai sistem qe kishim e kish ber shqiperin me te mir se zvicra , se ata nuk vidhnin por punonin punonin pa fund rrespekte atij brezi te shkelqyer dhe atij shteti qe e ngtiti nga hiçi kte vend e beri vend evropian , ja pra ne kto vepra pa fund ishin parat e shqiptarve llogarit dhe ushtrin e asaj kohe spitalet pa pages me cilsi te lart shkolla pa lek ja pra ju pjesa injoranteve e kti populli ktu iken parat e shqiptarve ne at koh prandaj nuk ishim te pasur , dhe ne fund e dorezuan shtetin ne 92shin me tre milion dollar borxh , thjesht kontrata te lena per gjysem pra me 0 lek borxh tek te huajt . Lavdi dhe rrespekt brezit te ndritur dhe PPShs qe punuan pa fund per kte vend .

  5. Populli says:

    Turp per shkruesin qe nuk thote nje fjale te vetme permijra puntor,specialista,inxhinier
    dhe te atij drejtimi shtetror .Turp i thurni sempre lavde te huajve (miq).Turp turp

    1. Gjergji says:

      Nje Kalosh, dy Kaloqe

  6. qytetar says:

    O zot…
    U ba KAL – OÇI te paragjykoje nje
    Brez te tere intelektualesh dhe
    Punetoresh qe fale tyre sot kemi Energji Elektrike dhe Uje.
    Turp !

  7. aleko says:

    PO te mos kishte investuar shqiperia ne ate periudhe prodhimin e kesaj fuqie te madhe energjitike nga hidrocentralet gjigand mbi lumin drin dhe te tjere me te vegjel , pas shkaterrimit te madhe te veprave ekonomike te vendit ne vitet 90 te shek te kaluar shqiperia me siguri mund te ishte kthyer 500 vjet pas si ne kohet e erresires mesjetare.Sepse shqiperia pas 90 tes nuk ngrinte dote nje kotec pulash e jo me hidrocentrale gjigande , te cilat per kushtet e shqiperise vetem shteti mundi ti realizonte.Veshtire se shkonte ne ato gerxhe kompanite te huaja sado te fuqishme ishin sepse komp private ne radhe te pare llogarisin nfitemet para se te bejne pune te tilla..

  8. Vladimir says:

    Projektuesit dhe ndertuesit e Hidrocentraleve ishin Heronj.
    Dhane gjitheçka dhe moren asgje.
    Jo pak here u fyen, u injoruan, u neperkemben dhe u lane ta mbyllin jeten ne varferi, ata qe i lane Shqiperise miliarda.

  9. Poko says:

    Fillosofine e kesaj politike qe u ndoq nga regjimi komunist per elektrifikimin e kane dhene Dukatasit e Vlores me kenge.Ja si kendojne ata’: Leninii kur ishte gjalle , na pate lene nje mesim , Diktataure proletare plus elektrifikim. Prandaj u fillua nga Lanabregasi, per ti hequr qiririn e puset e ujit ujit Tiranes.E dini si thoshin cunat e Tiranes atehere:uje Selite ,hap………….

  10. marku says:

    Po ca lesh veprash jane keto kur ministri merrte vec rrogen dhe punetoret quheshin “heronj” e nderoheshin nga gjithe shoqeria !Vepra jane keto te sotmet ku ministri fut ne xhep gjysmen e fondit dhe ne na fusin ne borxh perjete per te lare kredine bashke me interesat.Pa le pastaj qe nuk kishte asnje prostitute ne rruget e Europes e asnje rrenje canabis per derman!

  11. Na myten says:

    Paisje kineze thote Kaloshi dhe nxjerr ne foto nje Barford-Centaur. Te gjitha te blera me flori ne dore.
    Gjithsesi mire ben qe ia u kujton shqiptareve me gjithe perpjekjet per ta minimizuar aftesine e tyre e cila arriti kulmin me Komanin. Pas 40 vjetesh shqiptaret arriten te projektonin dhe realizonin nje prej digave me te rendesishme te Europes.
    Jemi i vetmi popull qe hedhim poshte mundin dhe aftesite tona sepse kemi edhe ca rrembythje si Kaloshi.

  12. H/C says:

    Une qe po shkruaj jam inxhiniet qe kam punuar ne H/C, Firze, Koman, Banje dhe Boville. Kam punuar rreth 17 vjet, kemi sakrifikuar shune nga jeta jone, duke dhene gjithecka fizikisht e intelektualisht. Keto veora i japin edhe tani ekonomise tone te ardhura por kur nuk u kujtua per keta burra e gra qe kene punuar me vetmohim per nje pension qesharak qe marrin, vetem degjojme ushtaraket minatoret kane rritje pensioni e ulje moshe, kurese per jeta heronj qe kane punuar ne keto vepra kurre nuk u kujtuan, por prap keta jane shume te urte e puntore sic punan ne ate kohe. Nje kujtes per artikull shkrusin eshte se kane qene me qindra puntore e inxhinire, per paranteze ne Firze punuan 12000 puntore, kishte inxhinire te zote si Ismail Ahmeto, Emin Myslyu, Faredin Hoxha Egon Gjaderi Petrit Radovicka e shume te tjere, qe kane punuar me devoteshmeri duke zgjidhur te gjitha problemet teknike qe dilnin.

  13. Prind says:

    Kaskada mbi Drin eshte nje mrekulli inxhinierike!
    Mirenjohje te thelle per brezin e inxhiniereve qe realizuan ate.
    Administrimin e kaskades ne ditet e sotme (me ndikim thelbesor ne sigurine kombetare) e konsideroj nje sfide, qe kerkon pergjegjshmeri dhe perkushtim maximal.

  14. luli says:

    Ne Shqiperi dhe ne Kosove ,nje pjese e mediave kontrollohen nga greku dhe serbi.Eshte shume e lehte te zbulojshe kush kujt i sherbene.Ne ne Kosove kemi Bota sote ,Kosova Sote ,qe prej qielli duken qe i sherbejne beligradit.Ashtu eshte edhe me disa gazetare si puna e keti kalo cit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje