Milan kujton një tifoz special: Një vit pa ty, kujtimet mbushin boshllëkun në zemrat tona

26 Janar 2021, 12:43Sport TEMA

26 janari i vitit 2020 do të rezultonte fatal për Kobi Brajant, vajzën e tij dhe shtatë persona të tjerë që ishin në bordin e një helikopteri i cili u përplas duke mos asnjërit të mbijetonte.

E gjithe bota, veçanërisht ajo e sportit, i dedikuan homazhe të gjatë një prej ish-basketbollistëve më të mirë të të gjithë kohërave, i cili ishte një inspirim i madh edhe për shumë breza.

Sot data është sërish 26 janar, këtë herë viti 2021 dhe nga ajo tragjedi mbushet një vit. Wshtë dita kur Kobi Brajant do të marrë homazhe të tjera, ndërsa për ta kujtuar nuk ka harruar as Milani, klub me të cilin amerikani ishte tifoz.

“Një vit pa ty, kujtimet për ty na ndihmojnë të mbushim boshllëkun që është në zemrat tona. Ciao Mamba”, ishte dedikimi i Milan për Kobi Brajant.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje