Olsi Rama: Eshtë kënaqësi të prezantosh një afrim të tillë. Partizani ka sjellë një lojtar që i sjell bukuri Superiores

26 Janar 2021, 13:37Sport TEMA
Olsi Rama: Eshtë kënaqësi të prezantosh një afrim

Ferhan Hasani është goditja e Partizanit në merkato. Klubi i kuq kishte arritur marrëveshjen prej disa ditësh dhe fantazisti zyrtarisht është pjesë e “demave”.

Ditën e sotme ka ardhur edhe prezantimi i sulmuesit, i cili do të mbajë numrin 24.

Në konferencë i pranishëm ishte edhe drejtori i përgjithshëm, Olsi Rama. Ky i fundit është shprehur:

O.Rama: Jemi këtu për të prezantuar afrimin e fundit Ferhan Hasani. Është një lojtar që nuk ka nevojë për shumë prezantim, Është fat për ne që e sjellim në një merkato si e janarit te ne. Kisha krijuar një raport personal që vitin e kaluar. Ramë dakord që vjet nuk ishte momenti i duhur t’i bënim një ofertë. Ky vit mund të jetë i duhuri për të sjellë një element të tillë në ekip për t’u rritur në cilësi. Partizani ka sjellë një lojtar që i sjell bukuri Superiores.

Nuk ka qenë e vështirë arritja e marrëveshjes mes nesh, madje ishte e lehtë, kjo për shkak se u puqën objektivat tona. Jemi ulur kemi folur vjet dhe u bëmë miq. Nuk e mendova në asnjë moment t’i bëja ofertë. Këtë vit natyrshëm që duhet të bashkohej me Partizanin. Ndoshta fitorja në derbi e bëri më të lehtë edhe për mua t’i bëja ofertë. Diskutimi ynë zgjati 10 minuta, jo më shumë.

Çdo afrim që e bej pretendoj dhe shpresoj të jetë ai që shton vlerën e ekipit. Nuk dua ta ndal tek emra të përveçëm, do ishte mungesë respekti për të tjerët. CV-ja e tij flet vetë dhe ai mendoj se ka dëshirë t’ia lërë fushës përfundimet. Sigurisht është kënaqësi të prezantosh një afrim të tillë, gjithmonë me shpresën se rezultatet do të jenë pozitive.

Nuk ishte e nevojshme të shikonim në programe, pasi e kemi parë në vazhdimësi te Shkëndija. Kemi parë edhe ato që Hasani ka arritur jashtë Ballkanit. U bazuam te cilësitë e tij si lojtar, por më shumë te cilësitë si njeri. Sjell në ekip një personalitet për t’u admiruar dhe shpresoj të na rritë të gjithëve.

Daja e ka ndjekur, Pollozhani e ka pasur në ekip. Nuk ka nevojë të prezantojmë më shumë vlerat morale të Bubës, veç atyre sportive që shihen.

Derbi për Bubën?

O.Rama: Nuk është aspak ashtu. Nuk ia morëm Tiranës Ferhan Hasanin, ai ka ardhur te ne. Kur ata po diskutonin nuk kemi ndërhyrë. Ishte zgjedhja e tij për të ardhur te Partizani. Ishte shumë i natyrshëm dhe i thjeshtë diskutimi me të. Shpresojmë të përsërisim fitore në derbi, këtë herë me Hasanin në fushë.

1 komente në “Olsi Rama: Eshtë kënaqësi të prezantosh një afrim të tillë. Partizani ka sjellë një lojtar që i sjell bukuri Superiores”

  1. Laku says:

    ZENI-SALIU=OLSI-RAMIU.Va.Ka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje