Shtëpia pa dritë e Dritëroit: Degradon banesa muze në Menkulas, gati projekti por mungojnë fondet

1 Mars 2021, 11:46Kulturë TEMA

Në fshatin Menkulas aty ku lindi dhe jetoi Dritëro Agolli sot nuk ka asnjë gjurmë të tij.

E vetmja ndërtesë që u projektua për të qenë shtëpi-muze sot është kthyer në një ndërtesë të harruar, ku banorët kryejnë detyrat e tyre personale.

“Këtu ka hedhur një lopatë llaç edhe Dritëroi vetë. Pastaj siç bëhen këto lëvizjet e pushteteve nuk ka pasur dashamirësi që të ndërtohet kjo” , u shpreh Jani Begolli, koordinator i “Shoqata Devolli”.

Sami Begolli ndihet i lodhur nga çdo gjë dhe nuk ka besim se dikush do e ndërtojë përsëri këtë ndërtesë, ndërkohë nga shpirti i dalin disa fjalë rebeluese.

“Po mos e kishte Menkulasi Dritëronë, atëherë do ishte si tërë fshatrat e tjerë. Nuk do vinit as juve, as presidenti, as kryeministri as me radhë, si të duan le të bëjnë, unë po bej punën time”, tha Sami Begolli.

 Një tjetër mik i shkrimtarit, Avni Hoxha tregon se një figure të shquar si Dritëroi nuk po i jepen vlerat e duhura.

“Të bëhet kjo sa jam unë gjallë do të shkoj i ngopur në atë bote, sepse shoku i mirë i imi dhe i tërë fshatit dhe i gjithë Shqipërisë nuk po gjen vendin e merituar”, tha zoti Hoxha.

Eduart Duro, kryetar i bashkisë Devoll shprehet se projekti për rindërtimin e kësaj ndërtese është gati, por bashkia e Devollit nuk ka buxhetin për ta financuar.

E deri kur ministria në Tiranë të hedhë sytë drejt këtij fshati në Devoll, kjo ndërtesë do të vazhdojë ende të tregojë se Dritëroi i madh nuk po vlerësohet ashtu siç duhet.

2 komente në “Shtëpia pa dritë e Dritëroit: Degradon banesa muze në Menkulas, gati projekti por mungojnë fondet”

  1. Lomy says:

    Le te paguaje e bija dhe dhendri se u shkepern me tendera ne nderim te driteroit…

  2. nord.al says:

    Cfare hipokrizie. qani hallin e komunistit Dritero Agolli dhe jo te Heroit Kombetar Luigj Gurakuqi shtepija e te cilit eshte shkaterruar me themel. Turp per te gjitha qeverite qe nga viti 2000 nen hunden e te cilave eshte bere kjo veper makaber.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje