Tani tatuazhet janë… “smart”

2 Mars 2021, 09:53Hi-Tech TEMA

Tashmë tatuazhet janë të transferueshëm dhe ndizen me po të njëjtën teknologji OLED, si ekranet e televizorit dhe smartphone: mikropajisja, është zhvilluar nga Instituti italian i Teknologjisë (IIT), në bashkëpunim me University College London dhe botuar në revistën “Advanced Electronic Materials”.

I integruar me ndjesorë të tjerë, ai mund të aplikohet në lëkurë për të monitoruar gjendjen e hidratimit ose ekspozimit në diell, në ushqime për të treguar kur ato janë të skaduara, kurse në veshje dhe thonj mund të shndërrohet në një aksesor mode.

Tatuazhi, i bazuar në teknologjinë OLED (diodat organike të emetimit të dritës) transferohet nën presion, nëse laget me ujë.

Është i trashë vetëm 2,3 të mijtat e milimetrit dhe përbëhet nga një polimer elektroluminishent i vendosur në mes të elektroda, që ndahen nga filmi i tatuazhit nëpërmjet një shtrese izoluese.

Sipas krijuesve të tij, përparësia e kësaj teknologjie është se ka kosto të ulët, aplikohet dhe përdoret lehtë, si edhe hiqet pa vështirësi me ujë dhe sapun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje