5X5/ 5 meshkujt më sexy & 5 meshkujt më të shëmtuar shqiptarë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

TemA e nxehtë e së shtunës

nga Bledi Mane

facebook.com/bledi.mane

 

Ish konsulli austriak në Janinën e vitit 1847 si dhe një ndër filologët më prominentë të historisë,gjuhës dhe kulturës sonë Johan George von Hahn shkruan në veprën e tij “Studime shqiptare” : Nuk ka asnjë vend në botë si Shqipëria ku përfaqësohen të gjitha format e racës njerëzore prej bukurisë më të madhe deri te më e shëmtuara…

Një javë më parë botuam në suplementin tonë të së shtunës emrat e femrave shqiptare më sexy e më të shëmtuara. Mes polemikave të shumta të cilat ende nuk kanë sosur,sot vazhdojmë me meshkujt. Në fakt unë personalisht ndjehem paksa i çoroditur:mes vapës,varfërisë,pushimeve ne gjejmë kohë të reagojmë se kush dhe pse është i/e bukur apo i/e shëmtuar…Jam i çoroditur sepse më ka shokuar ky lloj reagimi nga lexuesit e shumtë,publiku dhe miqtë e mi. Ky është vitalitet dhe besoj se publicistika ime modestisht po ia arrin qëllimit. Falënderimet e mia dhe natyrisht një fundjavë relaksuese për të gjithë, me polemika poshtë çadrës së plazhit natyrisht. OK!

 

Sexy

1-Lorik Cana

I gjatë, i bukur, i pasur, i famshëm. Kosovari prishtinas 28 vjeçari Cana, është një nga meshkujt më simpatikë me tipare tipike mesdhetaro-shqiptare. Me tipare të pakursyera në fytyrë dhe fizik, me një zgjuarsi modeste të admirueshme, i thjeshtë dhe koshient me çka ka dhuratë nga Zoti dhe çka ka arritur me punën e tij Lorik Cana ka ndërkombëtarizuar bukurinë mashkullore shqiptare në Zvicër, Francë, Angli, Turqi, Itali më tepër sesa do të bëjë aktorja amatore me origjinë nga Qatromi i Korçës Eliza Dushku nëpër restorantet e Hollywood-it a Beverly Hills-it.

 

2-Agim Fagu

Publicisti Ardian Klosi para pak javësh botonte kujtime nga Tirana e viteve ’70. Përshkruante me detaje edhe si argëtohej metropoli i atëhershëm ndërsa mua më ka mbetur në memorie “kur tiranasit shkonin dhe shijonin nga afër kur stërvitej dhe luante basketboll Agim Fagu i famshëm i Partizanit”. Edhe sot po ta shohësh a takosh nga afër zotin Fagu pikas fare lehtë fisnikërinë dhe fizikun mashkullor të tij. I gjatë dhe me tipare ende të rregullta pavarësisht 60 viteve të moshës, basketbollisti legjendar i të gjitha kohërave mbetet një nga meshkujt model për të cilat kjo raca e jonë ka shumë nevojë. ish ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Agim Fagu drejton sot Komitetin Olimpik Shqiptar.

 

3-Gazmend Oketa

Imagjinoni një Sali Berishë me tiparet e bukura dhe të fisshme të durrsakut Gazmend Oketa. Imagjinoni një kryeministër me oratorinë dhe pragmatizmin e Oketës,me qetësinë,thjeshtësinë dhe fytyrën fëminore të deputetit demokrat. Imagjinoni një lider politik aspak konfliktual dhe të respektuar si Oketa dhe ju lutem shumë përgjigjuni kësaj pyetjeje: A nuk do të ishte më e bukur,më e qetë dhe më joshëse Shqipëria?

 

4-Ledri Vula

Këngëtari 25 vjeçar, kosovari Ledri Vula mbetet një nga njerëzit më simpatikë të showbiz-it mbarëshqiptar. Unik në të kënduar,stil veshjeje dhe komunikim me publikun, reperi Vula ka një sukses të garantuar me femrat në të dy anët e kufirit. Ndryshe nga kolegët e tjerë zhurmues, pjestari i bandës Skillz shquhet për mungesë vaniteti, e cila ia shton më tepër bukurinë.

 

5-Bamir Topi

Tironc i bukur, veteriner sexy, politikan i qetë. Këto janë arsyet pse e kemi listuar Presidentin Bamir Topi në Top Five. Pas Enver Hoxhës rikthehet në krye të shtetit shqiptar një tjetër fytyrë e bukur, por që me një berber më të mirë presidencial do e bënte Shqipërinë ta kishte zili edhe Brukseli, edhe Washington-i.

 

 

Të shëmtuarit

 

1-Genc Ruli

Një mendjemadh tipik lindor, një ekonomist politikan i dështuar që sillet si të jetë Alan Greenspan. Forumi i pensionistëve demokratë e urren sepse u kallet Kadri Hazbiu nga mënyra si flet e qesh. Në ministrinë e Bujqësisë ku drejton e kanë epitetuar “fytyrë Gërdeci”,ndërsa Berishës ia shëmton trefish qeverisjen. Imagjinoni sikur të ishte i bukur dhe sexy ky Genc Ruli edhe FMN-në do ta kishte vjedhur & e shembur si Ekspozitën buzë Lanës.

 

2-Indrit Fortuzi

Me brekë në stadium, me kostum në Ministrinë e Kulturës, me tuta sporti kur bën vrap…Fortuzi nuk josh dot njeri. Mbetet një nga ish futbollistët me emër të Tironës, por ndryshe nga sportistët e tjerë që janë kthyer në imazh a ikona mode nuk mund të kujtohet gjatë nga publiku. Ndoshta hyrja me sforco në politikë mund ta rregullojë disi. Besoj do të jetë me fat se një politikë e shëmtuar si e jona mund të të zbukurojë të paktën xhepat. Suksese Zogu!

 

3-Kastriot Islami

“Burrat e rëndë të Mallakastrës me fustanellat sipër këmbëve me muskuj, shtatin selvi dhe mustaqet ujdisur, trima me pallë, të bukur,të frikshëm…” Kështu këndojnë andej nga zona e Ballshit dhe mburren. Kanë të drejtë se kanë nxjerrë Rrapo Hekalin e Mehmet Shehun. Por me këtë të tretin,me këtë Kaçin e socialistëve e kanë dhjerë disi. Për çfarë t’i këndosh këtij trimi më parë: për fustanellën,për këmbët me muskuj, për shtatin selvi, për pallën, për bukurinë, për mustaqet…?

 

4-Ilir Babaramo

Gazetari gjirokastrit që drejton sot televizionin lokal News 24 është klasifikuar për vitin 2011 si fytyra më e shëmtuar e medias shqiptare nga studentët e skulpturës pranë Akademisë së Arteve të Bukura në Tiranë. Ne u kërkuam studentëve të na shpjegojnë arsyet dhe në e-mailin e tyre shkruhet: “U munduam gjatë por nuk mundëm dot të skulpturonim edhe zbokthin e shumtë mbi leshrat e Babaramos, ia harxhuam fakultetit gjithë allçinë por nuk na mjaftoi”.

 

5- Fahri Balliu

Për të mos u rënë në qafë gazetarëve, Balliun mund ta klasifikojmë si matrapazin më të shëmtuar. Askush nuk ka dijeni për punën e vërtet të tij. E ka nisur si gazetar komunist, tani ka një gazetë komuniste të së djathtës, paret i bën me gjoba, fabrika municioni si e Gërdecit, licenca hidrocentralesh dhe minierash për rusë, turq e kinezë, si dhe librin Zonja e Zezë- Nexhmije Hoxha që u

ua shet institucioneve demokrate të shtetit shqiptar. Një miku im në Bashkinë e Sarandës më tha se kjo bashki p.sh ka blerë 5 milion lek libra për Nexhmijen në gjermanisht, edhe pse në bashki s’di askush gjermanisht. Shquhet për mosqethje, moslarje dhe alergjinë që shkakton kudo që ndodhet, që nga zyra e Sali Berishës, deri tek ajo e Lul Bashës.

 

(c)campusALBANIA&TemA/2011

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

87 komente në “5X5/ 5 meshkujt më sexy & 5 meshkujt më të shëmtuar shqiptarë”

  1. Xhoana says:

    E ke qare me keta te shpifurit vetem se lista shume e shkurter 😉

    1. Vlora says:

      ketu dhe komentet jane te teperta…i ke qare o blendi je shum i madh,,,nje deshire te madhe per te lexuar shkrimet e tua.flm.
      tek kjo peseshe e shemtuar do te shpoja dhe “shtypesen e hudhrave” ilir meten

    2. JIMMY says:

      Ore bled ike edhe pije nje cigare se ke shkruajtur shume

    3. ilo says:

      ke te drejte xhoana ,ka harruar shpifsin ,irrituesin mendjemadhin ,harbutin , servilin ate qe tallet me publikun ,ate qe sa here me del ne tv me ben te vjelle . ate qe ne personin e tij eshte miksur perfekt karagjozlliku me shemtiren ,enkel demin e klanit

      1. Mimosa says:

        I’m not quite sure how to say this; you made it exrmteely easy for me!

    4. Aishja prej Sauku says:

      Ato them ene un mre Xhoana.Lista asht shum e shkurter.Masandaj Ky Bledi na ka lshu jerm fare,njiher na thote se e ka 20 cintimetra tani na ka nxjerr ene nje resme te bukur te tij qi m’ka lan mram pa gjum.Ato sy si rrush i zi, ato buze vishnje,at hund t’perkryme.Perenia e paska bo tama t’piku prej qielli.por edhe ca djem t’bukur i kemi ne si gazetari Andi Bushati osht seksi,kemi edhe nji balerin te bukur n’Itali,edhe nje deputeti i PD eshte i bukur.Of bre se jom tu e myt krej Zaken tem,por kur shikoj ftyrat e Genc Rulit ose Ilir Meten them se kom qene me fat.

      1. Aishja prej Sauku says:

        Un jom turbullu krej,me hongkshit morrat ishalla.Po ajo fotografi atje nolt osht e Lorikut me duket. ene une kujtova se osht Bledi Mane kaq sexy.Aishe mre tarrallake,harrova ene tamlin ne zjorr tu shkrujt komenta.Ah c’na ke bo mre Bledo me fol me vete.

        1. fieraku says:

          Shume bukur Aishe!! :))

  2. Rani says:

    Me duket qenke me pushime edhe ti si ajo Basha qe e çoi shkrimin nga plazhi. Shkruaj ndonje gje te hajrit o çun mos u merr me broçkulla………Sidoqofte me ate Fahiun jam dakort se eshte nje nder me negativet e ketyre 20 vjeteve.

  3. drejtesia says:

    Loriku eshte yll vertet ,Oketa e meriton te jet kryeminister ,djal i paster dhe politikan i pergjegjshem.dhe pse nuk jam simpatizante pd per mua eshte fytyra qe do i jepte nder pd.Bamiri tirons i qet po jo adap per president DUHET TE JETE ME I PRER DHE JO TOLERANT.Fagu per brezin tim eshte vertet nje sportist i madh .kurse per keto 5 te shemtuarit o BLEDI nuk kam ca te shtoj jane plera jane si hundyra qe lyros ku bije.Kokpalare e surreter te shpifur ,Mjere keta per shpirtin e tyre .

  4. Annaliza says:

    Per 1-shin Lorik Cana, jam shume dakort ….eshte shume seksi..

  5. niko says:

    keni harru per te keq mistrecin e beratit dhe hunin e tiranes

    1. Pokey says:

      I didn’t know where to find this info then kbaoom it was here.

  6. kallarati says:

    Si gjithmone Bledi je objektiv ne te gjitha shkrimet e tua, per faktin qe ti perdor ironi dhe sarkazem , por na servir gjithmone shkrime me se te verteta:
    Gaz Oketa , eshte me te vertete djale i simpatik , por mbi te gjitha , eshte njeri i mrekullueshem, e shpreh kete , sepse e kam njohur personalisht dhe te njetin mendim kane te gjithe miqte dhe te njohurit e Gazit. e duan dhe e rrespektojne te gjithe. Persa ke shkruar me Balliun , jo vetem qe ka nje aspekt te ndyre , por dhe shpirtin e ka te tille… mjafton qe cdo kush ti shikoj ekspresionin qe ka , do ta klasifikoj si nje njeri te pabese e shume te shtirur..

  7. suzana says:

    Po ti o Bledi Mane, cilit grup i takon se jam kurioze ta dij, pastaj qfare kriteriumesh ke perdore per klasifikimin e njerezve ne te bukur e ne te shemtuar?, eshte mbledhur ndonje Juri kombetare apo ke bere vete kete klasifikimin? une nuk kam degjuar ndonjeher qe ndonje gazete (ne bote) te nxjerre njerezit me te shemtuar me emer e mbiemer, apo te shemtuar i quan ata qe kane pikepamje te ndryshme politike nga ti, sidoqofte, ky eshte edhe nje banalitet i perditshem qe nxjerr kjo gazete para lexuesve.

      1. Noni says:

        Nuk ka nevoje Bledi Mane per juri injorantesh,eshte aq ne gjendje ai sa te vleresoje njerezit.

    1. FAMILJE says:

      SUZI ME NGJAN SE BLEDI TE KA SHKEL NE KALLO TEK KATEGORIA ME E SHEMTUT E SHOQERIS DOJA TE SHTOJA VETEM NJI DICKA PER TE POSHTRIN DHE TE SHEMTUARI FARI BALLIU SHIFI FYTYREN KESAJ MOSTRE TAMAM FASHISTE SIC KA DHE GAZETEN 55 QE PO TA SHIKOSH NA PRAPA KETO DY PESA LECOHEN SS OSE SHKURT ES ES QE DO TE THOT BALLIU FASHIST E BIR KRIMINELI ME SA DUKET TI O SUZI I KETIJ LLUMI DO JESH

  8. Miri says:

    Ke harru Mesila Doken re burr. Ajo pucrra siper buzes e ben goxha macho. Po te lere nje cike barseta behet zogu me i bukur i pyllit. Mund ta quash pa frike Zogu Me Pike.

    1. Slayer says:

      Of of of e fort kjo

    2. marsi says:

      hahahahahah Miri mos vdeksh kurre ,gjysma e nates ashte tani dhe une zgjova komshinjte nga gjumi duke qesh ,,e ka harru mar e ka harru

  9. paraziti says:

    gazmend oketa cun 1. gjynah te mos e zgjedhin president, qoft dhe nga rradhet e PS. fahriun me e ther me buk ne goj.

  10. shqiptar says:

    kokrrocka bledi fevziu

  11. w.t.f says:

    me cpo kuptoj kriteret e perdorura kane te bejne me anen karakteriale te ketyre personave….dhe eshte deri diku evident fakti qe inati per te shemtuarit e listes eshte personal!l!Te pakten te kishe thene o cun,lista e njerezve me negativ&pozitiv sipas teje kuptohet…

  12. Slayer says:

    Te shemtuar ke lene me te paparet shoku, Saliun, Rucin,Pollon,Finon,e Bracen, kurse Topi nuk mendoj se ben pjes tek te pashmit, pasi barsetat dhe floket i mban te viteve 90-te, i mungojne vetem pantollonat Cowboys dhe kepucet me taka hahaha.. Kjo po qe eshte teme e forte..hahahaaaa

  13. xhoni says:

    Mashkulli me i SHEMTUAR dhe me i URRYER nder shqiptaret eshte pa dyshim SALI RAM BERISHA!!!Para ketij banditi,FYTYRA E HITLERIT TE DUKET ENGJELLORE!!!!Perfytyrojeni kete mashkull,tek ulurin ne foltoren e Kuvendit,duke share me liber shtepije deputetet e OPOZITES!!!!Duke pare kete SURRAT per dite ne TV,me vjen KEQ,qe kam lindur ne nje shtet me kete lloj qenie te gjalle i njekkojte me GJARPRIN ME ZILE!!!Shikojini syte kur ULURIN se si i shkelqejne???TAMAM SI GJARPER!!!

    1. zana19 says:

      hear! hear!

      Hear! Hear!

  14. england says:

    Po pse po merzitesh moj Suzane,ti nuk je ne listen e te shemtuareve
    Bledi ta ka rezervuar nje vend per ne listen e p……e!
    ti mendon se me patjeter duhet qe nje listim te tille ta beje nje gazete
    tjeter,pa ta beje dhe Tema
    Dhe kur te duket banalitet pse e lexon kete gazete moj pabukse…

    1. suzana says:

      O engeland, po te benim nje liste te shemtuarish ne Shqiperi, jam e sigurt qe mbi gjysma e burrecave te Shqiperise do te hynin ne kete liste, prandaj me mire te mos ndjehesh fare,

  15. hajriu says:

    Mbroçkulla dhe pallavra politike. Te lavderosh kurvat enver dhe mehmet qe jane personifikim i se keqes , i ligesise , i peshtiresise eshte absurditet.Per mua eshte nje shkrim medioker per mos me thene vulgar.

    1. Bathorja jo komuniste says:

      o hajrio mos u merzit bre bur te bukur jemi ne dhe ju camet.ju ne 45 qe u ngjitet dhe e xunet shqiperine deri dures dhe ne ne 91 qe zbritem dhe e xume deri ne tirane

  16. visi says:

    me pikanti ai i indrit fortuzit,i goditur dhe teper realist..

  17. Edi Detroit says:

    Po L. Basha nuk eshte i bukur???.

    1. Vlora says:

      lul basha eshte per manikin te tregu cam…………

      1. kunati says:

        haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

      2. eno says:

        hahahahahahhahahahahahhah sa kam qeshur…..hahahahahhaahhahaha

      3. kuku says:

        Vetem per Lulin nuk keni goje te flisni eshte i bukuri dheut ate qe e ka e ka. ke meri jepi hakun.

  18. Heldi says:

    Teme e goditur,vertet e forte,ideale per fundjavat verore ! Edhe njehere bravo Bledi,ironia,autoironia eshte mese e kendshme ! Lorikun malli qe e kemi,te bukur,patriot,profesionit,luftetar,i sjellshem….ambasador i vertet i gjithe shqiptareve kudo qe ndodhen !
    Persa i perket restos se klasifikimit jam dakort,por tek lista e “lehtesisht me pakez te bukurve” do kishe bere mire te kishe shtuar edhe “shtypesen e hudhrave” (sic e quan Vlora)…. ish mundesin skrapalli !
    Por prape s’mjafton, do ishte mire ta beje top 10,shtoje dhe ish doktorin e bllokmeneve i cili ne profil dallohet qysh 10km larg vetem mjekra e hunda ,Genc Rulin (aka drejtori i Homer Simpson-it ) apo edhe 2metroshin qe ngeli pa bashki !!

  19. argjiro says:

    O Bledi po qysh harrove Njaziun e kqz .Po ate Zoti sikur nuk e ka mbaruar e ka lene pergjysem .Sikur mos mjaftonte ajo fytyre e pambaruar plotesohet edhe me bemat e tij te lavdishme

  20. irma tirane says:

    Shyqyr qe tek te shpifurit se ke harruar ate kelliren, ate qelbesiren Balliu.Une nuk e di ne ka njeri qe vetem duke e pare se si vishet dhe si ecen te kall krupen.e shoh shpesh te shoqeruar me nje tjeter dhe ecen sikur ka cliruar Tiranen, e tjetri i rii 1/2 hapi prapa.Pyes veten ku paskan qene fshehur gjithe keto qelbesira per kaq e kaq vite dhe tani i shef kudo dhe qe jane shume more shume sa na shemtojne rrugen , lagjen , mehallen.U desh te dilte nje plere me e madhe si Berisha dhe keta ju mblodhen si mizat mbas m…

  21. Golëmi says:

    Kur shoh Fari Balliun, bindem, se vërtet njeriu e ka origjinën prej majmunit.

  22. baro çorrogjafi says:

    NDOFTA PER ARSYE VENDI APO KOHE ,KENI LEN JASHTE LISTE TE MADHIN,TE FORTNDERUARIN DHE FORT TE RESPEKTUARIN,FIGUREN ME TE SHQUAR ANTIKOMUNISTE DHE KOMUNISTIN E MADH TE E N V E R H O X H E , SALI B E R I S H EN . PERSE ,MOR BUR RE?
    A NUK I PERNGJAN AS ME SHUME E AS ME PAK KRIMINELIT SERB RADOVAN KARXHIXH ?
    PO SIKUR TE KISHE LEVIZUR PAK ,O B L E D I , DHE TE VIHSHE NE KERKIM, PA TJETER QE DO TE GJEJE NJE PALE MUSTAQE ,TE PRERA SHKURT, DHE T’JA VENDOSJE PERSONAZHIT SALI BERISHA ,A NUK DO TE NA SILLJE PARA SYVE H I T L E R I N ? (MEGJTHESE NE HITLERIN E SHOHIM PERDITE NE TELEVIZION ). KESHTU QE DO TE DILTE E PLOTE LISTA E MESHKUJVE JO VETEM TE SHEMTUAR ,POR EDHE SHPIRTKAZME.SHPRESOJME QE TE GJENI PAK VEND PER HERE TJETER SE EDHE SALES I MBETET QEFI.

  23. dajua says:

    zogu duet te kishe dale ne pencion me para po te jepeshe pencioni ne baze te fytyres

  24. Luli says:

    O Bled! Je i papare! I ke ra pikes me keto figura!

  25. Agim says:

    Nje pyetje per Blendin , pergjigjja e te cilit do te me ndihmoje menyren e te arsyetuarit ne Shqiperi.
    Blendi, ose Zoti Blendi, zakonisht kur klasifikohen 5-se ose 10-te klasifikues ne fusha te ndryshme , si behet prezantimi i tyre duke filluar nga klasifikuesi i pozicionit te fundit dhe duke vazhduar me te tjeret te cilet i afrohen pak nga pak vendit te pare (dhe interesi vjen duke u ngritur) dhe perfundimisht shpallet me e/i miri, me e/i bukuri, me e/i pasuri etj etj dhe lista perfundon tek vendi i 10-te?

    Nuk e dij a me kuptoni apo jo?

    Per shembull, ne kete listen e juaj ju cfare doni te thoni qe nga keta te peste Genc Rruli eshte me i shemtuari ne vendin e pare? Nese po rreshtimi duhet te behet nga vendi i peste.
    P.sh. ne vendin e :
    5-ste….Fahri Balliu
    4-te……Ilir Babaramo
    3-te……Kastriot Islami
    2-te……Indrit Fortuzi
    dhe ne vend te pare , si fytyra me e shemtute e shqiptareve shpallet…
    (ketu ndalon pak fryma nga emocionet e vendit te pare, qe une pa hezitim votoj fytyren e Sali Berishes)
    1-re Genc Rruli.
    Per ju Bledi , kush eshte me i klasifikuari si fytyra me e shemtuar?
    Nuk pyes per shijet personale te juaja por per menyren e rreshtimit te klasifikimit.

    Behu i begeniseshem o Blendi dhe na kthe xhevap.

  26. Tani says:

    Po ke harruar me kryesorin:ASTRIT PATOZIN.Gjen dot fytyre me fshatarake,me idjote qe dhe meriton te zinte vend ne librin per Shvejkun.Vetem ai mund te hahet me Fahri Balliun

  27. jodashakeqi says:

    Une nuk i njoh personat qe portretizon gazetari me fame te perboteshme B.Mane me perjashtim te njerit,atij te fundit ne liste,ate Balliun sic e qujne.Qe kur ka botuar librin per Nexhmijen kam kkrijuar nje antipati e mllef te papare e te padegjuar per te.O Bledi me rrofsh se me lehtesove nje cike,nje cike ama se une nuk kam te ngopur kaq inat kam.Si arrin ajo fytyre t’a quaj Nexhin zonje e zeze,c’eshte ai guxim, a i ka syte ne balle he mi dalshin ishalla.A nuk e sheh se ajo eshte e bardhe,bile edhe zemer bardhe ,c’faj kishte ajo se i shoqi vriste e priste pa dallim armiq e miq,te larget e farefis,shoke e shoqe.Ajo nga zemerbardhesia qe e karakterizonte kujdesej per jetimet qe i shoqi u vriste baballaret ,i mblidhte ata ne kopshte e cerdhe apo sic i qunin dashakeqet kampe internimi,i edukonte e i shkollonte ei rehatonte e…Pa le ishte edhe ne gazeten e te shoqit.Tamam tradhetar dhe mosmirenjohes.Ja sa mire ai Fagu nuk na ka tradhetuar.Bledi,vazhdo t’u cjerresh maskeken te gjithe armiqeve e tradhetareve,une dhe Nexhi jemi me ty dhe nuk dime si te ta shperblejme por ishalla po behet Edi kryeminister dhe dije mire se nuk do te leme pa gje.

  28. kurvat shqiptare says:

    Nr 1 sexy Pango ish minister i qejfit qe e mori me qafe sexy
    Nr 2 sexy Roshi i Kavajes se nuk te le shtatzene
    Nr 3 sexy Bode njeshi i ekonomise shqiptare
    Nr 4 sexy Lek Plepi mbreti i Facebook
    Nr 5 sexy Dule greku se e levdojne shume kurvat greke

  29. E mbani mend Bled trafikantin? says:

    O bled, shko mbaro shkollen more se ngele 10 vite ne fakultet. je bere per gjynah mor i shkrete. ngele duke te perdorur te tjeret dhe te duket vetja i zgjuar. nuk e shikon veten qe ne bere si dhi e zgjebosur? shko mor i shkrete kerko ndonje luge supe te ngrohte se do ngordhes urie

    1. Karagjozi says:

      E mbajme mend si nuk e mbajme?po ti more pallavesh,bordurave lyen kepuce apo del e lyp?
      Bledi ka qene trafikant,po Bledi nuk e ka care shum trapin,dhe ska ardhur kot verdalle sic ke bere dhe ben ti bashke me shoket e tu.nese do ta njihje pak me nga afer Bledin,sdo flisje me kete gjuhe,do flisje shum ndryshe.Po skeni byth te beni ato qe bente dhe ben ai,dhe flisni lart e posht trafikanti 😉

      O Bledo,respekte Bossi!!

    2. Julz says:

      I wnated to spend a minute to thank you for this.

  30. Antoni says:

    Ja si me doli endrra. Mbem enderr isha ne mal duke gjuajtur ,ne gjum mu duk e erdhi Dreqi me ca njerz ngarkuar dhe kercente gur me gur e mundohej ti hidhte ne toke Sa her hidhte nje prej tyre i shoqronte me nga nje pordh.Njoha shum prej tyre,por me mbeti ne kujtes ai qe mundohej ti mbaj te tjert te mos bien ne tok dhe ky ishte Sala. ( Hajde thuej se nuk tregojn endrrat)

  31. Lindita says:

    Te fytyrat e poshtra dhe njerzit qesharak ke harruar zv ministrin e finacave…Florjan Mima ..vdes duke qesh kur shikoj ne tv ate imbecilin e Gretes me damke

  32. Fan Mirdite says:

    ai qe i pret floket topit do jete i madh fare ,po eshte topi qe i thote ti pres ashtu

    1. vucidoli says:

      por piken ne mes topi e ben vete,nuk lejon njeri te perzihet tek pika,se e ka merak shume.

  33. ajax says:

    Per Nikon,nuk e di nga je,une jam nga Berati dhe kam nje pyetje si fillim.E di ti pse i kane quajtuar beratesit mistreca?Dhe e dyta ne kohen e Zogut te shtunen dhe te djelen sh.njerez nga qytetet e tj.te Shqiperise luani kumar ne Tirane,Brixh ose Bakara dhe meshkujt me simpatik dhe me te pashem qe pelqeheshin nga femrat e Tiranes ishin beratas.Nese je qytetar dhe te rrojne gjyshi apo gjyshja pyeti njehere.

  34. pse? says:

    bledi mane eshte 1,dhe ne fakultet ka tall trapin dhe u ka bere fiskulture te gjitheve.mire ben o bled se po lexojme per qejf dhe po shtyjme pushimet..je i papare

  35. diana says:

    me i bukri, me seksi, me attraenti, me i zgjuari , me trupin me me me te bukur dh eme te ecuren me te papame eshte kokeshtamba Ilir meta

    1. gim says:

      Betohu: Me vdekte Edi Rama qe te te besoj!

      1. ipaaneshmi says:

        shiko mos ma ngacmoni Lirken e skraparit se ju kaloj direkt ne video

        1. diana says:

          iliri eshte si shpirt ( i zi) hecen si rrumaduc qesh si kriminel vjedh si specialist mjere femijet cfare babe e nene qe kane …as ja ka njeri zili tere ato pare me tere kete duf qe mileti kane per ta.

  36. ai burri says:

    te ndihmoj une:
    Frrok Cupi,
    Naim Cili,
    Tan Hoxha,
    Olldashi,

    dhe gjithe qeveria…

  37. gim says:

    O mane, pse ja fut kot….Lorik Cana nuk eshte nga Prishtina, por nga Gjakova

  38. agron says:

    o Bledi ke haruar njazi kosovrastin dhe ai eshte nje fytyre e shemtuar.

  39. raimondi says:

    Ore Blendi pse ma ke fshire postimin tim ? Ndaj nuk i fitoni zgjedhjet ju se jeni te padrejte ne cdo aspekt
    —–Prandaj sa me shume kalon koha aq me pak votoheni ju………….

    Ne zgjedhejt qe vijne ju do jeni parti furgon–Vetem rrapi i treshit me rrapn e leshit do votojne per ju loooooooooooooooooool

  40. tafuti says:

    Si shume politik ky klasifikimi..
    Ke harruar trup-selvine Erion Braçe ne me te bukurit e Beratit te pakten..

    1. vucidoli says:

      erionin dhe ca te tjere si cupi,xhaferaj @co,do ipermendim kur te hartojme listen e b……imave.ketu lista do jete sa nje carcaf.ne top list do jene e.halimi dhe aldo bumci.

      1. Holland says:

        I had no idea how to approach this before-now I’m locked and loeadd.

  41. Trimi says:

    Frrok Çupi duhet çuar te studentet e skulptures, sepse eshte fytyra me e shemtuar ne Tirane, mbas asaj te Fahri Balliut.;

  42. Mystic says:

    Yea LEDRI VULA ESHT EDHE DO TE MBES ME I MIRRIII

  43. Arsimi (münchen) says:

    PO qfare mendoni per ne nga kosova hym dhe ne ne kete listen sexi men.

    1. aslloni says:

      hahhaaaaaaaaaaaaaaaaaaa sexi idiot thuaj ,me te urryerit sot per sot .ju surrat gerdalla patjeter qe hyni e dilni nga cdo vryme ,padallim te afermi haaaaa ,nuk arrij te kuptoj perse jetojne disa qenie ne ket bote !

  44. nor says:

    Me fut edhe mua tek lista e te bukurve…

  45. iliri says:

    Po çfar ke bo mer burr,ke harru te bukren e dheut ” Xhozepinen osht e papame,me ate dialektin e bukur shkodron si domos kur qesh iher.

  46. Zani Burimi says:

    O Bledi, nuk e di sa here te te them dhe rekomandoj pwr shemtirat. mendoj ta fillosh me qerosat, si: Blendi Fevziu, Ylli Manjani, Ilir Floriri, Myqeremi i Arsimit, dhe pastaj dil te kokeleshet Frrok Ccupi, Mark Marku, AstritPatozi, Njazi Kosovrastin . Me nr.1 patjetwr Sali Vicidolin! Me nr.2.Xhpzin etj. Po degjome, mor burri i Dheut!
    Shaka bejme dhe zgerdhihemi se dhe na rrahin ,dhe s’na lene me qa!
    Prsh, o Shoqni!

  47. aqif karriqi says:

    e ku ka shqiptar te bukur a!
    jemi te vetmit qe themi jem rrac e bukur.
    si puna e sals qe festo humbjen ne Vlon..
    shko dhe shiko njeher hollandezet,danezet,anglezet,irlandezet e shume te tjere,dhe atehere do ta kuptosh se sa poshte jemi na shqiptart.po ruset qe jane “aliene” ne raport me ne…
    ne jem njerz shtatshkurter,(edhe ata paksa “te gjate” kosovare a “veriore” jane kokvegjel si kokzogu,)me kemb te shkrtra,shpatullngushte dhe barkderra si shishe birre,kokshtupur dhe turidale si zezaket.ballngushte…dhe natyrisht pordhacer historike.
    prandaj edhe s’kemi bere hajer kurre..
    shiteset e kjoskave te thjeshta te hamburgut,amsterdamit,stokholmit,prages budapestit etj, jane tamam top modele.
    shiko tiparet fizike te futbollisteve te huaj dhe te atyre taneve…kontrast.
    kurse ai Lorik Cana nuk eshte mbimesatar,eshte kokvogel dhe kockelehte,me shpatulla te ngushta,ne releishen me koleget e tij te huaj…
    pra koka e jone eshte bishti i te huajve…

  48. XHIMI says:

    O karriq,mos thuj qe Sala nuk osht i bukur,sa i perket fitbollistave,knej i zgjedhin i çik nga gjatesia,sa per LORIK CANEN,ekam pa vet ne velodrom,futbollistat,e marsejes,i vishin ne brez,e kam pa dhe kur lute me Parisin, per shpatulla te gjona dhe eleganc,sju afrote lojtar tjeter,pikrisht per bukurin dhe trupin,komentohej shum nga revistat Franceze,ti Karriq, nga miemri, duet te jesh ose nga kavaja ose nga shkodra,po qe kavajs kavajsit keshtu jon pjesa derrmuse kom shtremta,po qe shkodron esht normale qe sha shqiptaret,se ata ne pergjithsi them jo te gjith,shajn veten lavderojn te hujet se jan te jashtem.Duet me qarkullu me shum,qe te shofesh me syt e tuj çfar mostrash ka europa, sot per sot jo per ti bo qefin vetes jemi njish ne EUROP,per paraqitie,per veç,disa mostrave qe ne i kemi von ne krye te venit,JEMI SOT PER SOT,E VETMIA RRAC, QE KEMI GATI TE GJITH VETEM NJE NON DHE NJI BAB.se keta jon 5 kalamoj me nji familie me 5 baballar te ndryshem,pjesa dermuse, epra nga nji familie e kompozume,mos prit,asiher rrac te bukur,veten mos e shaj se edhe ti vet duet te jesh simpatik besoj,SHQIPTAR DUENI DHE VLERSOENI SI DUHET RRACEN TON,sado qe ka mren,dhe krokodila,si Sala e genc ruli.

  49. kozel says:

    po nxirre njer surratin tend ta shohim si e ke o Blendi

  50. Lir Koka says:

    O Bled te lumte palla 20 pont.hahaha

  51. saleshja says:

    po si more Bledi nuk ma nxore saliun ne te keqijte,ai eshte fytyra me e neveritshme qe kam pare tash dyzet vjet,po ai na e neveriti vatanin,ai eshte nje Uriahip i vertete,nuk ja shikoni surratin,se per bemat i ka qe Zoti na ruajte nga ay. Te lumte edhe per keto qe ke nxjerre,shume bukur i keni percaktuar por me ka ngelur hatri per saliun.

    1. Daveigh says:

      HHIS I should have thuohgt of that!

  52. Sala... says:

    Komenti me i bukur sigurisht eshte per Fahri Balliun…..,por cedo…kane shkruar pak per ate QELBESIRE..

  53. eni leka says:

    po po genc rruli ha ha ha ha sa gje e shemtuar po te doli ne gjume do marresh arratine duke lemerisur njerzit ha ha hao my god

  54. çami says:

    Po Nanon me Jemin Gjanen ku i le ? turp u ke ngrene hakun dy basketbollisteve te politikes .

  55. uraniku says:

    Fari Balliu. Me kujton ato bretkasat e pranveres se fytyren e ka si te bretkoses. Ky maskara, ky hajdut, ky njeri qe jep informacione kunder shtetit te tije te hajve, ky njeri qe merret me gran e enver hoxhes etje. etj eshte njeriu me i keq i ketij vendi. Keni ne dore nje material te vitit 1986 qe shqiptaret kur ta lexojne do te cuditen me kete bastart.

  56. Demelza says:

    This atrilce keeps it real, no doubt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *