10 fshatrat më të mrekullueshëm të Shqipërisë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

TemA e nxehtë e së shtunës

Nga Bledi Mane

facebook.com/bledi.mane

 

Në monizëm ulnim kokën, na vinte turp të tregonin që vinim nga fshati. Të gjithë e kishim tmerr dhe kushdo priste me padurim të largohej drejt rrugëve të asfaltuara. Bënim lloj-lloj sakrificash për t’iu larguar menjëhere: martesa të çuditshme, shkollime të sforcuara, punë minerash, kollovarëzime qyteti…Askush nuk ia dinte vlerat fshatit derisa u zengjinuam dhe një ditë në kohët tona moderne u lëshuan me vrap përsëri drejt fshatit. Jo të punojmë në cooperative, por për të gjetur qetësinë e munguar a për të mbjellë e prodhuar prodhime bujqësore bio. Shqipëria, një vend me shumicë popullsie në zonat rurale, pati një eksod të frikshëm gjatë dy dekadave të fundit drejt qytetit e emigrimit. U la si shkretëtitë e harruar natyra dhe asetet e mrekullueshme të fshatit, derisa dikush u kujtua dhe në fillim si snobizëm e më pas si një lloj detyrimi ndaj vetes dhe natyrës, iu vërsulëm fshatit. Kësaj here e kemi seriozisht, nuk i largohemi dot më. Kemi listuar sot 10 fshatrat më perla të vendit me natyrë, tradita, ekosistem, kulinari, infrastrukturë dhe të dëshiruar nga kushdo. U a këshillojmë një blerje shtëpie, ose më e pakta kaloni një fundjavë të këndshme dhe me siguri do të rigjeneroni energjitë e do t’i ktheheni më të kthjellët rutinës tuaj të përditshme. Udhëtim të mbarë, por kujdes në destinacionin e fundit! :-))

 

 

1-Bënja e Shqerisë/Përmet

 

E shtrirë në pjesën juglindore të vendit, afër rrugës nacionale mes qytetit të Përmetit dhe Doganës së 3 Urave, Bënja është një nga fshatrat më të mrekullueshëm të krahinës përmetare. Me shtëpi të vjetra të mirëmbajtura, një kishë ortodokse të shekullit XIVIII-të, gjelbërim vjetor, si dhe pranë llixhave me të njëjtin emër, Bënja ka vite që është kthyer në një destinacion fantastik pushimesh dhe eksplorimesh natyrore. Turizmi lokal ka filluar të investojë modestisht në dhe rreth Bënjës, ku veç banjove në ujërat termale, vizitës në kishë, daljes për gjah, mund të hani&pini lirë dhe pastër në restorantet me kuzhinë fantastike përmetare. Sa për kujtesë lexuesve, në këtë fshat është xhiruar edhe filmi i famshëm me Mato Grudën “Njeriu me top”.

2-Voskopoja/Korçë

Voskopoja, një nga fshatrat më me emër të historisë dhe turizmitvendas, ndodhet rreth 21 km larg nga qyteti i Korçës, mbi një pllajë 1160 metra mbi nivelin e detit. Një vendbanim mesjetar i hershëm, që daton prej vitit 1330. Nga manastiri i Shën Prodhomit mbi fshat hapet para vizitorit një pamje e mahnitshme, nga duken majat e Lënies dhe Ostrovica, me një lartësi prej 2246 metra. Lulëzimin më të madh Voskopoja e ka pasur në vitin 1764, atëherë kur popullsia e saj arriti në rreth 30 mijë banorë. Në atë periudhë kishte 25 kisha me afreske nga më të lakmuarat, ndërsa tani nuk kanë mbetur më shumë se 8 kisha. Në të njëjtën periudhë në këtë qytetërim ka pasur akademi, bibliotekë, shtypshkronjë, artizanat të zhvilluar e tekstile dhe shërbeu si urë lidhëse jo vetëm brenda vendit, por edhe midis vendeve fqinje, Greqi e Turqi. Shkatërrimin e parë e ka pasur në vitin 1769, të dytin më 1789 dhe të tretin në 1916. Voskopoja ruan vlera të mëdha të artit mesjetar. Sot është një destinacion i domosdoshëm turistik me një infrastrukturë në përmirësim e sipër.

3-Lini/Pogradec

Lini është një gadishull i vogël në brigjet perëndimore të Liqenit të Ohrit, 22 km nga qyteti i Pogradecit, me një fshat të bukur me të njëjtin emër. Shtëpitë janë të ndërtuara prej guri dhe tulla në anët e rrugicave të ngushta mbuluar me pjergulla. Në jug të Linit, afër Buqezës në liqen, në thellësinë 2-3 m ndodhen disa palafite. Aty është një vendbanim i tipit liqenor, ndërtuar në sipërfaqe të liqenit si ajo e Maliqit në rrethin e Korçës. Ka gojëdhëna që dikur gadishulli i Linit ka qenë nje ishull i bukur, me bimësi të lulëzuar. Tani, mbas 2000 vjetësh turistëtvendase të huaj vijnë në vendin ku qendruan ushtarët e Çesarit. Ata vijne këtu jo vetëm për të parë mozaikët e Linit , por gjithashtu për të vizituar varret monumentale të Selcës, të cilat na impresonojnë me madhështine e tyre. Disa nga mbretërit e rëndësishëm Ilirë janë vendosur këtu. Në Lin ka disa plazhe të këndshëm me ujë të kristaltë, me rërë dhe guralecë të vegjël. Një vend i bukur për piknik është edhe vendi i quajtur “Mulliri i Vjetër”, me burime gurgulluese dhe hije të freskëta pemësh. Këtu ndodhet edhe qendra e rritjes së Koranit, e cila përgatit koranët e vegjël për t’i lëshuar më pas në Liqenin e Ohrit.

4-Dragoti/Tepelenë

Dragoti është një fshat në rrethin e Tepelenës. Bën pjesë në komunën Qendër të këtij rrethi. Dragoti, i vendosur në faqen jugore të malit Shëndëlli, i kufizuar nga fshati Beçisht (vendlindja e Ali Pashë Tepelenës) dhe fshati Mezhgoran. Vjosa del nga lugina e Këlcyrës, i mbrojtur nga erërat e ftohta të veriut, karakterizohet nga një mikroklimë e veçantë për zonën përreth, që lejon dhe rritjen e agrumeve. Megjithëse në një pozicion strategjik dhe në një rrugëkalim të rrahur nga udhëtarët e të gjitha kohërave, ai është bërë pak objekt hulumtimi nga studiues të fushave të ndryshme.Malii Golikut, ura e Dragotit dhe aktori e regjisori i shquar hollivudian, Sten Dragoti, janë tri simbole të shquara që e lartësojnë këtë fshat. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Dragoti u bë vendpushimi i ushtrisë italiane gjatë luftimeve të tyre për pushtimin e Greqisë.

5-Thethi/Shkodër

Thethi është fshati më në veri të luginës së Shalës, në mes të Alpeve, me një bukuri të rallë, në Veri të Shqipërisë. Shtatëdhjetë kilometra nga qyteti i Shkodrës, i mbrojtur nga tre malet Radohima, Sheniku, Papluku, me lartësi mbi 2500 metra mbi nivelin e detit, shtrihet lugina e lartë e Thethit, një nga zonat më të veçanta të këtyre Alpeve, 750 deri 950 m mbi nivelin e detit, me një sipërfaqe prej 2630 hektarësh. Me kalimin e viteve që nga viti 1968 e në vazhdim janë hapur disa qendra të tjera turistike dhe po ndërtohen godina, hotele e shumë objekte të tjera, që prisin vizitorë të shumtë nga e gjithë Shqipëria dhe Evropa për shumë vjet rresht. Kapaciteti i sezonit veror ishte mesatarisht deri në 600 vetë dhe në dimër mbi 400 vetë, mesatarisht 1 pushues për 1 banor.

Bukuritë e papërsëritshme të këtij fshati malor në zemër të Alpeve shqiptare, e bëjnë Thethin që të zërë një vend të rëndësishëm në natyrën dhe turizmin shqiptar. Duke u nisur nga veçoritë e tij dhe nga vendndodhja pranë kufirit, Parku Kombëtar i Thethit është propozuar që të jetë pjesë e një parku ndërballkanik të quajtur Parku i Paqes, ku të përfshihen territore edhe nga Kosova dheMalii Zi.Me përjashtim të rrugës që të çon atje, gjithçka është perfekte në Theth.

6-Vuno/Vlorë

Vunoi është një fshat i pozicionuar në jug të qytetit të Vlorës, në bregun e detit Jon, me një pamje mahnitëse. Në veri të Himarës takohemi me fshatin më të parë, Vunonë, ndërtuar në formën e një teatri në këmbët e malit të Çikës. Gjendet paksa larg nga deti, në një lartësi 176 m mbi nivelin e detit dhe karakterizohet nga shtëpitë e gurta të ngritura përmbi rrugicat e shtruara me pllaka të gurta. Vunoi ndahet nga deti me një rafshnaltë mbushur me një ullishte të pafund dhe pemë të tjera frutore, që përbën një pasuri të vërtetë për banorët e tij. Në qendër të fshatit ngrihet këtu e dyqind vjet më parë kisha e Panajasë (Shën Marisë). Gjithashtu, ndodhen dhe kisha të tjera si ajo e Joan Pagëzuesit, Manastiri i Shën Spirdhoni, si dhe kisha e Shën Mëhillit në pjesën lindore të manastirit. Bregu i mrekullueshëm i Jalit në formë gjysëm hëne rrethohet nga brigje me një bimësi të dendur makjesh, dafine, sqine, trendafil i egër dhe bimë të tjera me arome dehëse. Kjo bimësi, e kombinuar me rërën ngjyrë ari dhe ujrat që rrethojnë shtëpitë që gjenden buzë detit, krijojnë një ikonë parajse magjike, që e bën udhëtarin të ndjejë veten si në endërr. Krejt zona përqark duket si tablo e një magjie kozmike, kur drita e ëmbël e mbrëmjes shtrihet kudo në det e në mal, duke krijuar figura dhe iluzione marramendëse.

7-Valbona/Tropojë

Valbona është një fshat në Alpet Shqiptare, 26 km nga Bajram Curri, Rrethi i Tropojës. Fshati është padushim një ndër atraktsionet më të preferuara turistike në Shqipërinë e veriut. Lumi Valbona qe kalon nëpër fshat dhe vetë Lugina e Valbonës tërheqin shumë vizitorë. Valbona, aktualisht përfshin rreth 37 shtëpi me vetëm 300 banorë. Fshati është i vendosur mes një gryke gjysmë të thepisur, buzë lumit me të njëjtin emër, mes malit të Kollatës, mal përballë Jezercës e Pecmarës, në një lartësi prej 810 metra mbi nivelin e detit.Turizmi malor i dekadës së fundit e ka shtuar emrin e këtij fshati në hartën e destinacioneve unikale të vendit.

8-Kallmet/Lezhë

Fshati i Kallmetit në rrethin e Lezhës shtrihet poshtë vargmalit të Velës dhe fushës së Shkodër-Lezhës ose siç i thonë ndryshe Fusha e Zadrimes.

Kallmeti është një vendbanim i lashte. Gjetjet arkeologjike ne të gjithë shtrirjen e fshatit tregojnë se këtu është banuar që nga periudha e gurit të ri e deri në antikitetin e vone. Edhe pas pushtimit romak popullsia vazhdoi te banoje këtu dhe krijojë kulturën e saj të veçante.Vazhdimesia e jetës se banoreve ne Kallmet nuk u nderpre, ata krijuan kulturën e tyre, kristalizuan tiparet dalluese duke e bere këtë fshat një njesi etnografike te veçante ne rrethin e Lezhës. Dalluese është veçanërisht veshja e grave dhe e vajzave me rroba krejt te bardha (vazhduese e veshjes Ilire).

Kallmetasit janë bujq dhe vreshtarë të mire, ata krijuan varietetin e rrushit “kallmet”, fasulen me emrin “kallmet” dhe ullirin kokërr madh që përmendet në literaturën shkencore bujqësore. Në Kallmet janë ngritur monumente të kulturës si Kisha e Eufemise e shekullit 13-te, një vend i shenjte ku vijne besimtarë për pelingrinazh nga gjithë veriu i Shqipërisë.

 

9-Petrelë/Tiranë

Përgjatë rrugës nacionale Tiranë-Elbasan, në një largësi prej 12 kilometrash në juglindje, shtrihet Petrela, një nga zonat më të bukura të Shqipërisë, emërtimi i së cilës rrjedh nga fjala “shkëmb”. Rruga për atje rrjedh qetë e ëmbël, lundron përgjatë oazit të gjelbërt, luginës së ngushtë, nëpër të cilën nanurit- lot i kthjellët, lumi i Erzenit. Petrela ka qenë dhe mbetet një degëzim i lashtë i Rrugës “Egnatia” që lidh qytetin e Tiranës me Elbasanin, fragmente të kalldrëmit të së cilës ruhen vende-vende edhe sot e kësaj dite.Petrela përmendet për mikroklimën e pasur, për pamje të bukura panoramike në terren kodrinor-malor dhe burime të pasura natyrore. Relievi i saj ka disa njësi fiziko-gjeografike mjaft të spikatura. Përmenden Kreshta e Farkës 6 km e gjatë me lartësi nga 222 m deri në 445 m mbi nivelin e detit, që është e mbuluar me pyje shkurresh, ku Mersina me Trumzën përbëjnë një pasuri të rrallë. Në Tiranën e sotme është kthyer në modë blerja e një shtëpie karakteristike në këtë fshat çka ka bërë që edhe çmimet e shitjes të kapin majat e tregut imobilar. Mjaft intelektualë apo artistë me emër kryeqytetas kanë vite që janë zhvendosur dhe jetojnë në Petrelën e mrekullueshme.

10-Lazarat/Gjirokastër

Më gjykoni si të doni, por për mua pak rëndësi ka. Lazarati i famshëm e meritonte të listohej si një nga fshatrat unikalë të Shqipërisë. Porsi një oaz, një Republikë e mëvetësuar, shtrihet përgjatë rrugës kombëtarë Gjirokastër-Kakavijë fshati kryeneç. Me një popullsi me rreth 2000 banorësh, është njëkohësisht qendër e komunës me të njëjtin emër. Duam a s’duam, Lazarati është fshati i vetëm në hapësirën mbarë shqiptare me të ardhurat më të mëdha për frymë dhe kjo falë punës së tyrë vetëmohuese në mbjelljen, ujitjen, rritjen, kositjen, por jo transportin, e një prej hashasheve më të mira të Mesdheut. Antikonformistë dhe rebelë të çdo lloj regjimi politik në Shqipëri, lazaratasit janë tepër mikpritës dhe të besës. Mendoni sikur ky fshat të shtrihej buzë ndonjë deti, aty do të kishim një tjëtërIbiza, por jo si ajo e Spanjës: më fantastike, më të bukur, më relaksuese!

 

(c)campusALBANIA&TemA/2011

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

84 komente në “10 fshatrat më të mrekullueshëm të Shqipërisë”

  1. buhali says:

    Nuk jam dakord me autorin .
    Fshati me i bukur ne Shqiperi eshte Buhali ne Permet .
    Autori si duket nuke di ku bie ku fshat a ka qenwe ndonjehere.
    Faleminderit

    1. Vlora says:

      kete te fundit lazaratin duhet ta vendosje ne fillim,,,,,hallall, bravo ju qofte me punen e tyre qe eshte per tu pasur zili ,kane rregulluar mirqenjen e tyre….
      seicili fshat apo qytet duhet ti dali zot vetes,,,perderisa shteti nuk mendon per ta…..

      1. Festa e Zerqanit. says:

        Mua me kujtohet filmi “Zonja nga Qyteti” qe eshte luajtur ne nje fshat te Pogradecit,me duket ne Tushemisht,fshat shum i bukur.Gjithashtu dua te permend edhe Zerqanin e Dibres qe permendet ne shume kronika te vjetra.Nje fshat me burimeve te ftohta uji,mes Malesh kreshnike.

        1. Xhelil Cibaku says:

          Jam dakort qe ne listen e fshatrave me te bukur te jete Zerqani, ish nenprefekture, fshat me unaze qe ne kohen e Zogut, me burime uji, lugina e livadhe, fshati me i gjelberuar edhe sot, buze lumit te Bulqizes, prane liqenjve malore te Ternoves; fshati me me shume njerez me arsim te larte etj.

          1. raimondi says:

            Fshati me i bukur eshte Lini , Pogradec ——-Asnje fshat nuk krahasohet me Linin , qe eshte buze liqenit dhe ka nje si te koder te vogel te futur paksa ne Liqen

            Po Lazarati pse eshte i bukur ? Apo se mbjellin hashash hahahahahahahahaahah

            —Ore Bledi , ore Koqe qe je pro numerimit etnik se i ka thene Europa Sales looooooooooool , po fshatin e Plakutitim ne Kolonje pse nuk e e ke vendos ?

            Eshte ne rreze te Gramozit –Klima eshte shume e shendetshme se fshati eshte tere gjelberim , me pllaja dhe lendina shume te bukura me qershi, me arra , lajthi , Kumbulla , Mana ne peme te bardhe dhe te zinj , thana,..
            …. me domate ,patate , piperka , me presh sa ky imi etj etj

            –Por Eshte me temrend shume shume fshat piktoresk , Tac i Lart e ka emrin — se eshte rreze Gramozit ndersa Tacii poshtem eshte fshati i Rezart gomarit
            Mali i Gramozit aty prane ka kullota pa fund –Dikur fushat i mbillnin me grure, dhe Jonxhe ,tershere —Dukesh shume shume bukur …..

            –Kije parasysh heres tjeter shkerdhate looooool

          2. Ismail says:

            Ke te drejte zoti Xhelil nje nga fshatrat me te bukur eshte dhe Zerqani.Ka nje te kaluar shume te pasur kulturore dhe nje te tashme te larmueshme.Sa ke qe nuk e kane futur ne kete 10 por autori ose ka bere nje vleresim shume te situr ose ka dashur qe te mbledhe informacione se kush jane vertet 10 fshaterar me te bukur te Shqiperise.

          3. ENOUGH is ENOUGH says:

            harruat vicidolin

            1. Emili says:

              Vendi më I bukur I Shqipërisë është VALBONA

      2. lazua says:

        bledo …4500 banore ..dhe trualli shitet me 1000 euro metri katror …dhe veshtire te gjesh .

        1. raimondi says:

          Bledi se tani mu kutjua –Fshati me i bukur eshte Tushemishti

          –Eshte skandal i bukur —-

          ——-Tushemishti eshte ne buze te liqenit , ruges kur vete per Shen Naum
          — , ka shume peme shelgje qe deget ju varen deri mbi liqen shume bukur
          –Ne mes kalon nje si lume i vogel por me uje te paster kristal ku ka peshq te llojeve t e ndryshme ,
          qe jane me pikla plot ngjyra —Sepse aty ka qene nje rezervuar pershku
          ———Ne anet e lumit jane edhe aty pemet shelgje shume te bukura qe krijojne nje ambjent shume romantik –sepse aty ka edhe ca varka te bukura ,
          me emra vazjash , qe jepen per t e bere xhiro
          — Pastaj ne avllite e shtepive te cdo fshatari ka burime me uje te pishem qe eshte i ftohte akull ….

          Ne ate fshat nena natyre eshte treguar shume bujare

          ——–Eshte pa asnje dyshim fshati me i bukur jo vetem i Shqiperise por nga me te bukurit ne Europe -Edhe njerezit atje jane shume miqesor dhe mikprites

      3. Iljaz Lazarat says:

        Ke shum te drejt mo vella Shteti jon ka mbaruar.

    2. jimy says:

      lazarati eshte nje arte me vete vendi ku mundesh te kaloshe ne nje rrelakse ne aromen e luluve te kultivuare me aqe munde e djerrse . Ju falenderoje per kete pune patriotike

      1. jimy says:

        ore bled deri ne lazarate done me na cuare per te pire nje cigare po me duket se edhe ty po te lenkan ato dy koqe men qe te kane ngelur

    3. Noni says:

      Nuk e di kush je ti buhali,por une quhem Erion Qamo.dhe me kete qe ke shkruar nuk besoj se mund te jesh nga Permeti…

  2. kartushi me karrota karavastaje says:

    me Lazaratin jam dakord!
    Eshte nje Amsterdam shqiptar malor.
    Dje u ktheva nga Amstardami midis ujrave dhe tymit te hashishit.
    Ishte gjullurdi e madhe.Kurva dritaresh pa hesap…
    Lazarati eshte me origjinal dhe mbreslenes. Apo s’kemi edhe mikpritjen shqiptare ne.
    Kur te legalizohen drogerat ne Lazarat duhet te ngrihet nje obelisk ne nderim te marijuhanes.
    Dhe ne vend te permendores se Azem Hajkarit duhet te vendoset monumenti i Bob Marlit me litarre dhe joint ne buze.
    Une per vehte si fermer me pervoje do te nis eksperimentimin e kultivimit te te gjitha te mirave te zotit ne Lazarat,aqsa do ta konkuroj Kolumbine dhe Afganistanin bashke.
    Se sic thote edhe Sala ,a s’jemi ne te paret?

    1. jimy says:

      karitushi…. ….. .. po nuke i paske vendosur nja 4 lule rrethe krevatit sa per ti marre ere . ke shkuare deri ne Amsterdame per nje cigare sa me djegure edhe jorganin`

    2. vila says:

      mirse te vini jeni te mirpritur ne lazarat po gjithmon nese plotesoni kriteret

  3. Sali Kryek***ri says:

    ka harrue Vicidolin tem

  4. alQi Karriqi says:

    O bledi.
    Mos ke harrue gje Bathoren dhe Kamzen Demokratike?
    Jane dy magnetet me te fuqishme te turisteve prej maleve e bjeshkve….

  5. agroni says:

    ore tutkun gazetar.si nuk qenka lura ,por mire e ke ,ti njeh fshatrat qe te shpien te fshati yt.se per ndryshe ngaterron rrugen.kurora e lures ruhet nga UNESCO.more pizeveng.shko lexo .

    1. gjergj eles alia says:

      jam dakord shoku po ai do e kete me te ngjuare ato fshatra nuk e ka pare luren

  6. Neorealizmi says:

    Po Vici-doli a futet ne kete renditje?

  7. ?? says:

    po photo pse s keni vene?

  8. shpulla says:

    edhe duresi ishte plazhi me i bukur ne evrope po kur i shef keta arkitektat e izy dollarit, qe bejne mrekullira, dy femije ne jave shtypen tek rruga Adriatikut. Ne nje takim qe pata me nje zyrtar te bashkise dursit me tha; fajin e ka bashkija qe shezlonat jane ngjitur me njeri tjetrin, nuk eshte e mundur ta kuptoje zyrtari qe kapaciteti i ndertimit per plazhistat eshte i lidhur me kapacitetin e stokimit mbi rere te shezlonave, nqse ke nje kapacitet maximal per 100 mije shezlona nuk mund te ndertosh per 200 mije turista. kjo eshte shqiperia sot,

  9. hasan says:

    A nuk do te ishte me mire qe autori te na shoqeronte artikullin e tij me fotografi?

  10. adiatiku pertej detit says:

    po kjo ura ketu ne foto me duket si ura e kasabashit ne skrapar se kam qen nji her per te par kanjonet nga ato ane,jane te bukura vertet

  11. gazi says:

    –fshatrat e Shqiperise duhet te jene PRIORITET per emigrantet qe duan te ken nje shtepi ne Shqiperi
    fshatrat tona kan ne largesi te paperfillshme me rruget kryesore dhe ne keto kohera c’dokush do te ket nje makine—duke menduar qe ne bejme ketu ne amerike minimalisht nga 50 km ne dite
    per te vajtur ne pune
    ne Shqiperi do besh 20 te ne qytetin me te afert,pastaj futen ketu prodhimet bio qe mund ti besh vete,rrushin per raki hahaha,veze,si dhe ajri i paster dhe qetesia qe do te z’gjasi jeten
    per uje te pijshem,mos e vrini mendjen se ben nje pus blen filtra dhe e siguron ujin pa lek
    dote jet nje gjest PATRIOTIK dhe i zgjuar sepse duke blere shtepi ne qytet,pastrojme dhe pasurojme parate e trafikanteve dhe stimulojme prodhimet maqedonese dhe greke
    kurse fshataret tane”vellezerit shqiptar” sic i quajme ne ketu ne internet u ngelen pa shitur prodhimet
    nje gje tjeter esht qe e bejme jeten ton dhe te femijeve te veshtire dhe te shtrenjte,jeta na shkurtohet nga ndotja etj
    se un kam ve re tani qe femijet nuk mund ta luajne me me shoket e pallatit se jeta etyre vihet ne rrezik
    kurse ne fshat shoket e femijes mund ti marresh,me lejen e prinderve
    me makine dhe ata mund te luajne perjashta
    do ti thoja Bledit qe ka harruar nje fshat ne rrethin e Fierit se un kam gjyshen e gruas atje
    quhet fshati Peshtan—ndodhet ne maj te nje kodre ku e shikon diellin i pari kur lind dhe i fundit kur perendon,me e bukura esht duket deti dhe gjithe vija bregdetare,esht mrekulli
    ka pyll dhe prodhimet nga me te mira,ka shum shtepi te braktisura-mund ti blesh shum lire
    esht 7 km larg Fierit,prandaj ju lutem–STOP blerjes se shtepise ne qytet po qe se vini ose merrni vesh nga fshatrat dhe kini makin.

  12. prishtina says:

    Dy fshatrat më të mira shqipëtare janë ¨Tirona e Prishtina. Nuk dua rreplik. dhe pikë

    1. deso74 says:

      hahahahahahahaha,thjesht nuk po replikoj,,,po me kenaqi ky komenti yt,,,e ke thene shume bukur…………

      1. Tirana says:

        te lumte Prishtina dhe pik e pa replik se jemi dy fshatra unik e fantastik….

    2. zefi says:

      Po jap nje spjegim pse Tirana eshte nje nga FSHATRAT me te BUKUR ne Shqiperi:Se atje,kur te SHPETON “kaka”,KE KU TA BESH ,SE LANA ESHTE MARSHALLA!!!

  13. butroja says:

    shqiperia ka shume fshatra te bukur por sot ato po dekradohen komplet,kjo mfal politikave shume te keqia qe po ndiqen me fshatin , me pyjet tona ket bukuri natyrore te pa zevendsushme.kush ka pa luren para 90 dhe shkon sot do ti bjeri te fiket. te gjithe specialistet e pyjeve mat e diber qe kan punuar ne ket zon duhet te varen ne litar dhe nuk e shlyein krimin.

  14. teuta says:

    I nderuar autor,mendimi qe shprehni per shqiptaret ne monizem,mund te jete karakteri juaj personal por jo i shumices se shqiptareve.
    Njerezit kan dashur dhe duan te largohen nga fshati ,nga hallet e medha qe ka patur dhe ka fshatari.
    Sot aktualisht fshatri shet 1.5 litra qumesht dere me dere vetem me 100 leke ,qe i bie bretku,kur 1 liter uji e dhene nga natyra shitet po aq sa 1.5 L qumesht.
    FSHATARI KA QENE DHE ESHTE ME I SHFRYREZUARI I TE GJITHE SISTEMEVE,KJO ESHTE EDHE ARSYEJA QE LARGOHEN.
    Po e perfundoj me aforizem : Ibukur eshte deti kur e shikon nga bregu ,por sa i bugur eshte bregu kur e shikon nga ania qe po mbytet ne det.Pershendetje

    1. gazi says:

      -o teuta ti krahason kekun me byrekun–nuk po flasim ketu qe fshatari mos te largohet nga fshati
      por qe emigranti fshatar mos te blej shtepi ne qytet se dhe atje nuk do bej ndonje jet kushedi
      pastaj po flasim dhe per njerez qe ta blejne per te kaluar fundjavat
      apo per njerez qe punojne ne qytet po mund te jetojne ne fshat dhe shkojne ne pun me makin se ne si kemi larg fshatrat nga qyteti,ne kete menyre i prodhon zarzavatet dhe frutat vete dhe ajri i paster te shton jeten
      se un po shikoj qe te kesh shtepin ne qytet s’ke ndonje avantazh te madh,as gjitonet nuk i njef dot sot–kan njerezit nga 10 vjet i kan bler shtepit dhe mezi thon miremengjes
      kurse ata qe duan te ushqehen duke ber fermerin e kan te veshtire ne kete periudhe trazicioni
      po ne te ardhmen mun te bejn biznes dhe te behen te pasur
      te kesh kullota psh dhe te kesh 10 lop te mira qe japin nga 15 litra qumesht merr 100$ ne dit
      qe jan me shum se ketu ne emigracion duke llogaritur shpenzimet tona te larta

  15. kartushi me karrota karavastaje says:

    o jimy.
    nuk kam vend perreth krevatit per lule,se kom mbjell shume karrota per ata qe kane nevoje dhe jane kurioze ..jan karrota te ngrejtme perpjete si ato rraketat krujz amerikone… dhe pershing. jan arm berthamore or taj…

    1. jimy says:

      KARROTAT IPJA LULZIME BASHES SE SPO I DELE KOHA ME I BERE GJE ASAJE QE KA NE KREVATE

  16. arjani says:

    Autori duhet te gjente nje vend brenda kesaj 10-she edhe per Bylisin.

  17. ajax says:

    Bravo Kartush Lazarati me mbreselenes se Amsterdami?! .E ke pare Amsterdamin apo e ke me te degjuar.Une jetoj prej disa vitesh ne Amsterdam dhe sa me shume vite kalojne aq me shume dashurohem me kete qytet,te vecante,te bukur dhe si thone te huajt kur e vizitojne nje.Dhe duhet ta kuptosh cdo te thone nje.Amsterdami eshte unik i nderuar Kartush.Pershendetje nga qyteteti.

  18. Vasel Malaj says:

    Perse nuk permendeni Vermoshin, Fshatin Lepush nje perle e bukur rreze bjeshkeve te Namuna, Qafen e Perdelecit, Razmen nje mrekulli alpine. Hajde hajde.

  19. ajax says:

    Bravo Kartush Lazarati me mbreselenes se Amsterdami?! .E ke pare Amsterdamin apo e ke me te degjuar.Une jetoj prej disa vitesh ne Amsterdam dhe sa me shume vite kalojne aq me shume dashurohem me kete qytet,te vecante,te bukur dhe si thone te huajt kur e vizitojne nje qytet i cmendur.Dhe duhet ta kuptosh cdo te thone nje qytet i cmendur.Amsterdami eshte unik i nderuar Kartush.Pershendetje nga qyteteti cmendur.

    1. mwks says:

      Ka shume bordello e kurva kam degjuar.
      Edhe bordello pederastesh ka me oke ne Amsterdam. Eshte shume i bukur!!

  20. Noni says:

    Ura ne foto eshte ne fshtatin Benje,dhe poshte kesaj ure kalon lumi Lengarice…

  21. Noni says:

    Ne kete ure eshte plagosur Petro Luarasi ne nje filem shqiptar qe s’me kujtohet titulli..

  22. rezi says:

    nuk po e gjej dot cfare numri eshte ai qe ka vene Bledi ne fillim ne fshatin Benje te Permetit XIVIII ????

  23. altin says:

    Ketij I terheq pak si shume kerraba nga Permeti, po ne Benje nuk ka asnjeri, ajane a nuk jane 10 familje. 1 sugjerim tjeter eshte Vermoshi ne Malesi te Madhe,b Tehti e Valbona kane ne teper emer, por edhe Vermoshi eshte I mrekullueshem.

  24. star says:

    Po Vicidolin e Salinucit pse nuk e keni vene te parin, se eshte vendlindja e naltmadherise .

    1. Salinuci says:

      Vucidoli-perla e Shqiperise.
      Fshati ku rriten arrat(e kokosit), ullinjte koker medhenj,pemet frutore dhe boronica e fameshme. Vendi piktoresk ku ne dimer behen garat me kuajt e races(poni) dhe ne behar bora mbulon pistat e gjera per te apasionuarit e skive.
      Gjendet kollaj me google -maps mjafton te klikoni “vendlindja e Nastradinit”

      1. stein says:

        Je i modh plako, vetem ti po flet si burrat.
        Fshati ma i bukur ne tan shqypnin asht VIÇIDOLI .

  25. tafuti says:

    Ke harru Viçidolin or zotni,katundin ma t`bukur te viseve shqiptare.

  26. guri says:

    Po fotografi skane keto fshatra,te pakten Lazaratin, te shikonim pak jeshillek………apo i kane prere tani.

  27. XHIMI says:

    Keni harru fshatin me te bukur,te rrivieres shqiptare,Fshatin qe i ka dhon dhuraten me te modhe shqipnis,njeriun qe i ka bo ma te lumtur se kurr ,SHqiptaret,te bukrin e dheut SAAAAALI BERISHA.

    1. nona says:

      hahahahhahaaaa e ke myt!!! 😉

  28. ujk marsi says:

    te gjithe gabim e keni, fshati me i bukur ne shqiperi eshte Dukati , s’jam fashist por i Dukat,as ti rus po i Terbac, po ky qenka taksirat qe vjen e te ze ne prag.

  29. nexhip benca mendon says:

    rrofte Bolena dhe kurveleshi 🙂

  30. Beni says:

    Ore po keni harruar fshatrat e medhenj, Elbasanin , Shkodren, Fierin, Durresin, Vloren, etj., etj., ….

  31. tanika says:

    Cuna ju lutem pak me elekuent,kuptohet Gazetari eshte nga lezarati,dhe une po te pershkruaj per fshatin tim pa treguar fot. te jeni te sigurte se do e pershkuaj sikur eshte fshati me i bukur ne Bote,lereni te kenaqet dhe te mburret me shkurret………

  32. MIRA says:

    Sa popull i trashe qe jemi, tashti qe ka ardhe koha te jetosh ne fshat katundaret zbresin ne qytet.
    Faik Konica shkruante:” O shqipetare te dhjere, si nuk me kuptuat ndonjehere”.

  33. xhevdeti says:

    mos harroni fshatin me tre germa . K U C

  34. nik says:

    o shoko ke harruar katundet e lacit e te mamurrasit turistet duhet te shkojne te shohin si jan katandisur sikur me pas hedhur bomben atomike

  35. emri says:

    …mmmmm…kujdes nga hartimet, se po shteron me duket….

  36. TEFTA ALIKAJ says:

    LAZARATASIT HISTORIKISHT NUK E KANE DASHUR SHTETIN

  37. xhoni says:

    Bledi,ke filluar te merresh me tema pa vlere!!!Nuk ke as informacion,as kulture,as humor e as saktesi ne ato,qe thua e shkruan!!!Kusht eshte kjo Campus Albania,qe na paska eksluzivitetin e hartimit te ketyre sondazheve???Eshte turp i madh,qe nxirrni LAZARATIN,fshat turistik,kur ai njihet si fshat TERRORIST,QE KULTIVON DROGEN ME LEJEN E BERISHES!!!LAZARATI ESHTE FSHAT ,QE PERDORET NGA BERISHA SI MISH PER TOP!!!Si shperblim ai ka te gjitha te drejtat te beje cfare te doje!!!ESHTE TAMAM NJE FSHAT,QE MUND T’I VIHET EMRI “OSMAN GAZEPI”!!!!Se i tille ishte ky OSMAN GAZEPI I KOHES SE MERHUMIT ZOGOLL!!!

  38. Erma says:

    Po normale, dihej qe Bledi fshatin nga eshte vete do vendoste te parin. E dime qe permetaret e dashurojne Permetin, po mos e teproni kaq shume.

  39. edra says:

    Vertet.Kot fare Bledi. Femra shqiptare me e bukur: – Valbona selimllari, nga Permeti, qyteti me i mire per te jetuar-Permeti, fshati me i mire per te jetuar – Bënja e Shqerisë/Përmet…………………………….
    Shume dobet

  40. pse? says:

    nuk ka faj bledi o popull. fshati qe duket nuk do kallauz, valbona selimllari nuk ka nevoj per komente esht e bukur sa me ska,permeti esht qytet me njerey normal jo me malok anormal dhe permeti ka vendin ne histori jo se e thote kz bled trafikanti. benja eshte fshat me 5 yje,mos paragjykoni pa e vizituar. bled trafikanti esht nga fasheri keshtu qe benja nga frasheri jane larg. vazhdo o bled se po na kenaq

  41. To o says:

    Jepi Blade, se na kenaqe, Man

  42. Illegal Mind says:

    Po Divjaka !

  43. gadafi says:

    Gerdeci eshte me i mire se Petrela

  44. nderi lazaratit says:

    kujdes kur flet per lazaratin ti xhoni uoker..ok

  45. nela says:

    Qe te ishte dhe Dragoti nje vend i bukur kete se dija ,jo po eshte nje vend turistik

  46. cuni lazo says:

    JU te gjith qe nuk e pelqeni LAZARATIN a keni adh ndpnjeher ta shikoni kete mbrekulli qe e kane bere njerezit puntor te ketij fshati . Lazarati asnjeher nuk i eshte nenshtruar politikes dhe as qe do i nenshtrohet ndonjeher ndryshe nga gjith fshatrat e tjer te shqiperis te cilet nderojn politiken si mbreti kurvat…. keshtu qe kujdes kur flisni per lazaratin

  47. joni durres says:

    lazarati duhet te ishte i pari tamam sikur te ndodhej ndonje det aty do ishte ibiza shqipetare

  48. cunat e lazaratit says:

    o xhoni,do vish te qethesh me gershere gjethe hashashi me 20-mije lek ne dite.po ke moter ose mama meri dhe ato me vete se na duhen per bakshish.okmer dhe baben ta ngarkojme me canta na mali ore legen djal.berishes do ti bejme nje monument.si nderi i lazaratit.se eshte me i miri..dhe ju komunista plasni nga zilia dhe nga inati.te vdisni te gjithe per buke.njerez te pabuksa sic jeni ju.

  49. KALLMETORI says:

    BRAVO CE KENI PERMEND FSHATIN (KALLMET) ESHTE I PAPAME FARE…

  50. erjon says:

    punoj ne kompani celularesh dhe kam qene ne te gjitha keto fshatra.jane vertet te bukur ka dhe shume te tjere qe ndoshta bledi nuk i njeh.nje zone e bukur dhe interesante eshte ne korce prapa malit te thate ne prespen e vogel dhe te madhe.ose lugina e lumit Kiri ku del nga drishti – pult – nenmavriq-theth ka dhe shume te tjera

  51. Rakip Kazani says:

    Mos harroni fshatin e bukur Gjorice te qerkut Diber buze drinit qe ndan kufirin me Maqedonine 2km. lark Dibres se madhe nje fushe e pashoqe e gjelberuar 12 muajt e vitit e rrethuar nga dy lumej drini i zi dhe zalli i blqizes dhe stebleves. Fshat me nje te kaluar te lavdishme historike e ku me kryesoret spikat beteja e madhe kunder Hajredin Pashes, fomimi i batalionit te parte partizan te Dibres me komandant legjendarin Haxhi Leshi, me shum lapidar dhe vende historike per tu vizituar. Per mua eshte me i miri.

    1. strong says:

      po zoti kazani keni te drejte por gjorica kap dhe gryken e radikes dhe vicishtin

  52. tiku says:

    Lazarati nr1 ne shqiptaret duhet te jemi krenar qe kenaaa lazaratinnn 1 big up per Lazaratinnnnnn

  53. Behar Boba says:

    Mua me vjen keq vertet qe nje fshat si Zerqani te mos jete ne 10 fshatrat me te mire te shqiperise duke patur parasysh se eshte vendi me me shume intelektual dhe me burime ujore perfekte si dhe nje fshat kodrinor me livadhe dhe nje gjelberim me te vertet per tu admiruar.Per mua eshte vetet 1 nder 10 fshatrat me te mira te shqiperise

  54. mira says:

    kallmeti i bukur qa ka naj gja te bukur ne kallmet

  55. joana says:

    nje nder fshatrat me te bukur qe vlen te permendet eshte lura ,me 7 liqenet e saj si shtojzovalle .

  56. valter says:

    domgjoni eshte fshati me i bukur qe ndodhet ne zonen e mirdites

  57. nk e disha qe lazarati hynte te nje fshat te bkr se di ndoshta ju ka pelqyer gjeleberimin gjithsesi keto inform jan mire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *