10 DEPUTETET që nuk i hyjnë në punë as dreqit

TemA e nxehtë e së shtunës

nga Bledi Mane

facebook.com/bledi.mane

 

Filloi, filloi përfundimisht.

Na mbyti vapa dhe televizionet nuk transmetonin asgjë interesante gjatë verës. As Portokalli e as Apartament 2XL nuk shikonim që të qeshnim. Na u thanë lotët dhe qurret se edhe Aida humbi me njerëzit e humbur nga Tv Klan. Po shyqyr Zotit koha fluturoi dhe ja ku jemi… argëtimi filloi, filloi PARMAMENTI punimet!

O njerëz gëzohuni dhe trishtohuni njëkohësisht. Vështroni se kush është nxirë më shumë (jo nga turpi) nga vapa dhe pushimet, kush ka vënë bark dhe kujt i është celulituar lëkura. Çdo muaj nga taksat dhe paratë tuaja këta kodoshë deputetë harxhojnë 238 milionë lekë vetëm për rrogat pa përmendur shpërblimet, dietat, telefonat… Me Kushtetutë çdo katër vjet ulen në Kuvend 140 bythë, por çdo katër vjet me dhjetëra mendje dhe gojë nga të tyret thjesht vegjetojnë dhe vetëm ngrenë e ulin dorën sipas porosive nga lart. Kam listuar sot 10 nga parlamentarët e Shqipërisë që aksidentalisht pa pikë merite dhe atributi dremisin çdo të hënë nëpër mbledhje komisionesh dhe çdo të enjte shfaqen andej nga rruga e Elbasanit. Duhet të ishin më tepër, por si fillim le të promovojmë ngarkesën e parë:

 

1-Raimonda Bulku/PD

Ish montazhierja dhe ish aktorja (jo e teatrit të kukullave) e Kinostudios zonja Bulku e famshme me rolin e Melit dhe të partizaneve të dhunuara maleve, nusja e ish bllokut komunist të Tiranës, e cila jetonte në vilën e konfiskuar nga vjehërri i saj i tmerrshëm Josif Pashko u shqua veç të tjerash edhe si plangprishëse e regjimit të kalbur enverist. Një nga militantet e para të lëvizjes liberale post ’90 së bashku me kunatin e saj, ekonomistin e ndjerë Gramoz Pashko, iu bashkua forcës së re politike PD, por ndryshe nga zoti Pashko aktorja peqinase Rajmondë nuk u shqua kurrsesi për nuhatje apo inteligjencë të mprehtë për të hyrë rëndshëm në analet e politikës së Tiranës. U mjaftua me rolet ordinere që interpretonte një herë në vit pranë skenës së kalbur të Teatrit Kombëtar derisa një ditë të nxehtë të vitit 2009 Berisha e listoi të parën deputete të qarkut të Tiranës. 24 muaj anëtare parlamenti dhe deri më tani nuk ia kemi ndjerë zërin melodioz aktores politikane, e cila kujtohet vetëm çdo muaj shkurt të na recitojë si pionere shembullore historinë e rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës. Anëtare e komisioneve parlamentare të arsimit dhe çështjeve ligjore (?) zonja Bulku jep ekspertizën e saj në… zgjedhjen e ngjyrave të rimelit që duhet të përdorë Jozefina.

 

2- Ledina Aliolli/PD

E gjitha që mund të thuhet për të është kjo: Është nga Korça, është grua, është e martuar, është me shkollë të lart, është deputete, e njeh dhe Ritvani. Nuk gjen askënd të të shpjegoj pse e kanë zgjedhur, çfarë u duhet dhe çfarë ka pasur më shumë se gratë e tjera në Korçë që nuk janë deputete. Pyetëm për aftësi të veçanta dhe na thanë se bën kërnacka të mira dhe byrekë me qepë. Ah po, lan dhe enët sa here ha bukë.

 

3-Adriana Gjonaj/PD

Vazhdojmë me peshat e rënda. Me një tjetër femër model kuzhiniere që gatuajnë çorbë në PD a parlament. Ish zv/ministrja e arsimit, profesoresha Gjonaj mund të jetë eksperte e informatikës, por deri më tani backgroundi i saj akademik nuk e ka ndihmuar të belbëzojë ende ndonjë fjalë të vetme të mençur. Me gjasa të jetë jetëgjatë në politikë duket haptazi që është një nga zboristet model me të cilat Berisha ka mbushur partinë këto vite. E qan tavën e dheut dhe ka më tepër oreks se Arenca e Shkodrës.

 

4-Lefter Maliqi/PS-LSI-PD

Djali i Hakiut nga Lapardhaja e Beratit çuditi të madh e të vogël jo vetëm në fis dhe fshat, por edhe në gjithë zonën e Myzeqesë. Polic i devotshëm dhe qerrata partish politike arriti të deputetohet më 2009 kësaj here si një ekstremist i djathtë.  Manjak i ekonomisë së tregut dhe filozofisë politike të Harold Maccmillan-it (ia fus kot sa t’i bëj qejfin :-)) deputeti Maliqi ka treguar haptazi se institucionalizimi i injorancës dhe servilizmi anadollak ndaj liderit zgjat më tepër regjimet orientale bolshevike të fasaduara me blu dhe njëkohësisht merr më qafë jo vetëm një zonë elektorale, por një Republikë të tërë Parlamentare. Anëtar i komisionit të sigurisë kombëtare, Lefteri u bë i famshëm me refuzimin e vizës nga ana e Ambasadës Britanike në Tiranë.

 

5-Luçiano Boçi/PD

Mësuesi i gjuhës dhe letërsisë shqipe nga Elbasani me emër italian dhe mbiemër fierak ka meritën e vetme se është një nga deputetët më të gjatë të parlamentit. Anëtar i komisionit për politikë të jashtme aspak kompetent i kësaj fushe ka shkruar deri tani 3 artikuj te gazeta e qeverisë Panorama dhe ka sharë 2 herë Edi Ramën në televizor (te TVSH-ja e Petrit Becit).

 

6-Agim Leka /PS

Plasa të gjej kush është, nga është, çfarë bën, pse është, çfarë do bëjë, ku do shkojë, e nuk e gjeta dot. Kush ka info të më dërgojë.

 

7-Marko Bello-PS

Është nga Berati, babi ka qenë shofer i shoqes Mine Guri, ajo e ka ndihmuar të vijë në shkollë të lartë, pastaj po kjo e ndihmoi të futej në një kurs të Sigurimit të Shtetit t për Diplomacinë dhe e çuan në Bukuresht. Filmoi rënien e Çausheskut dhe siguroi punë në një gazetë rumune pasi Berisha e hoqi nga puna erdhi në pushtet. E pushuan nga puna në gazetën rumune ku punonte përkthyes pasi konstatuan se i spiunonte tek Securitate. U kthye në Shqipëri, u punësua në shërbimin informativ respektiv si përkthyes në gazetën Albania. Pas vitit 1997 ju fut politikës dhe si me shaka është bërë tri herë deputet.

 

8-Spiro Ksera/PBDNJ-PD

Jasa palikari, jasas ore Spiridhaqi… Palikari përkthehet djalë i zoti, por ky minoritari Ksera i duhet qeverisë dhe parlamentit si fasadë e bukur vetëm për konturet bojëqielli të flamurit grek. I paaftë madje të komunikojë edhe në shqipen zyrtare, të paktën shkëlqeu në përçarjen që i bëri Berisha minoritetit grek të Jugut dhe shkatërrimin e partisë PBDNJ, e cila dikur ishte hallkë e rëndësishme e koloritit të politikës vendase.

 

9-Aldo Bumçi/PD

E ç’të të shkruaj mor Aldo mavria. Më del çdo javë në listimet qesharake që i bëj politikës. Ti more tuaf e lexove edhe vetë seç molloisnin për ty amerikanët drejt Departamentit të Shtetit: një kone, një zagar gjahu që të lëshojnë thjesht të bezdisësh opozitën. Ty të tradhton edhe zëri që nxjerr nga goja bashkë me broçkullat… Ti as të…tremb, as të…kafshon! Ore se s’të pyeta Luli ku e shembi krahun?

 

10-Nasip Naço/LSI

E bënë deputet, nuk foli gjysëm llafi. E zgjodhën nën kryetar parlamenti, nuk iu ndje zëri, e dekretuan ministër ekonomie, përsëri nuk ndjehet. I çuditshëm ky ish prokurori Nasip, ky që ka qëndisur me qindra aktakuza dhe pretenca ndaj të pandehurve është një nga deputetët dhe qeveritarët aspak produktivë… Nasipi më kujton Venecian, më kujton maskat e famshme. Nuk ka Nasip Naço jo, është një klonim tipik i LSI-së, është Ilir Meta që vjen vërdallë me një maskë në fytyrë që i shëmbëllen Nasipit.

 

(c)campusALBANIA&TemA/2011

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...