10 qytetet më të DROGUARA të Shqipërisë

24 Shtator 2011, 10:20Politika TEMA

TemA e nxehtë e së shtunës

Nga Bledi Mane

facebook.com/bledi.mane

 

“Të të vijë turp mor maskara! Pesë fëmijë ka yt atë por ti i fundit se kujt i ke ngjarë nuk merret vesh. Mizerrje, ke filluar lëpin dhe flokët me brillantinë (xhel), gris edhe pantallonat, pi dhe drogë. Harram!”.

Eshtë një nga monologët që më ka zhurmuar trurin më tepër këto 18 vitet e fundit. Ma kanë thënë shpesh në qytetin tim para se të largohesha andej nga viti i largët 1993, dyshonin sepse sjellja ime dhe e shoqërisë sime të adoleshencës ishte paksa ndryshe nga turma moshatare e postkomunizmit taze. Një nga trendet e pështira të kohës ishte etiketimi me fjalorin “nouvo style” që u bëhej njerëzve që kacavirreshin në kërkim të identitetit të ri. Kurvë, baxhellë, drogaxhi, torre, psikopat, boss, pabuks…i dëgjoje të pëshpëriteshin në çdo cep të Shqipërisë deri sa sharësit u lodhën dhe zëvendësuan vetë ata që shanin. Duke qenë i dobët në trup dhe xhelosur historikisht flokët e mi, epiteti “drogaxhi” nuk mu nda asnjëherë jo vetëm në vendlindje por edhe tani këtu mes Tiranës modernisht të lodhur. I frustruar në mënyrë konstante me epitete të tilla, nisi të më brejë kureshtja. Mendoja herë pas here se namin e kam dhe është vështirë t’ia largoj vetes por pse mos e provoj ndonjëherë si do të ndjehesha nëse drogohesha sikur të vetmen herë?

“Waters Edge” quhej hoteli, në breg të detit Sëlltik, pjesë e oqeanit Atlanik në qytezën irlandeze të Cobn-it. Kisha shkuar aty për një “wild weekend” me ish të dashurën time Philippa, të cilën e kisha njohur gjatë kohës kur u zhvendosa për “arsye pune” nga Londra në Irlandë. E kisha bërë mendjen top që pasi të dehesha me whisky Southern Comfort dhe birra Murphey të provoja për herë të parë edhe drogë. Shoqja ime ishte përdoruese modeste e sintetikëve ndaj unë isha përgatitur të merrja për herë të parë tabletat magjike Mitsubishi.

Efektet haluçinante të çliruara prej konsumimit të alkoolit dhe drogës nuk mund t’ua përshkruaj me detaje, por mbaj mend se para pasqyrës së banjës së hotelit ku shikoja veten vizatohej në kokërdhakët e syve të mi një skenë e paparë ngjyrash dhe deformimesh. Më dukej vetja i ngjyrosur në të purpurt dhe rreth kokës llamburisnin drita feksëse si pema e vitit të ri. Veshët e jargëvosur nga pështyma e puthjeve të së dashurës dukej sikur më buçsinin dhe këshillat strikte të prindërve të mi më pomponin daullen:-“Mos pi drogë, bëhu djalë i mirë dhe shkollohu atje ku je!”

Kërkoja të mbështetesha diku, por muret e hotelit dukej sikur zhvendoseshin drejt bregut të oqeanit zhurma e të cilit më kovertohej në muzikën më ndjellëse. I ngopur me efektet e “mitsubishit” dhe reagimit të tulatur psiqik, u sorollata nëpër dhomën dhe banjën e hotelit rreth 2 orë e më pas u lëshova në krevat si i mpirë. Nuk ngopesha së prekuri veten duke besuar më në fund që isha i vërtetë. Seks nuk bëmë atë natë. Kisha provuar për herë të parë drogë dhe vetja më dukej herë trim e snob dhe herë ordiner me personalitet të deformuar e i mbaruar si njeri. Ishte një natë jo e ftohtë shkurt irlandez,ishte vitit 2001.

Kam studiuar me kujdes statistikat e cunguara të policisë shqiptare. Kam mbledhur informacione të marra nga kolegë gazetarë, shokë burgu, përdorues a shitës drogërash. Jam konsultuar me mjekë toksikologë dhe në mënyrë konfidenciale kam siguruar informacione nga dy qendra rehabilitimi kombëtare dhe reparti toksikologjik i Spitalit Ushtarak. Me ndihmën e miqve të mi ish studentë të projektit campus ALBANIA si çdo të shtunë, po rendisim 10 qytetet shqiptare që sot e kanë kthyer në industri shitjen dhe konsumimin e drogërave.

 

1.Gramshi

E pabesueshme, por e vërtetë. Qyteza e vogël në juglindje të vendit, Gramshi me rreth 5 mijë banorë renditet në top listën e qyteteve më përdoruese të drograve ilegale. Në raport me numrin e banorëve sot Gramshi ka rritjen më të madhe të konsumatorëve të heroinës dhe hashashit. Konservatore në dukje por tepër liberale, kjo qytezë e njohur në Shqipëri vetëm për punishten e konservimit të frutave dhe fabrikës së prodhimit të armëve ka thyer rekordet kombëtare duke lenë pas edhe qytete më të mëdha. Policia lokale ka vite që e njeh si fenomen por e ka të pamundur për ta minimizuar veçanërisht kur numri i përdoruesve shkon në rritje. Si baza më e afërt e furnizimit me heroinë është qyteti i Elbasanit ndërsa Lushnja përdoret si baza e blerjes së hashashit nga trafikantët e vegjël lokalë.

 

2.Patosi

Një tjetër provincë e Shqipërisë së mesme, por me një popullsi më të madhe se Gramshi, Patosi i qarkut të Fierit renditet i dyti me statistikat e numrit të përdoruesve për banorë. Manjakë të heroinës dhe hashashit edhe patosarakët e kanë kthyer në habitat periodik konsumimin e këtyre drograve. E çuditshme është mosha e re e përdoruesve e cila fillon me gjimnazistë e përfundon me 30 vjeçarë. Një qytet naftëtarësh relativisht i varfër, Patosi shpenzon shuma të mëdha parash në blerje “malli”. Ndryshe nga Gramshi, policia lokale është disi më radikale ndërsa nëpër shkollat e qytetit vihet re një lloj indiferentizmi tashmë i fashitur me realitetin.

 

3.Elbasani

Nuk i mungon asgjë Elbasanit. As historia as e tashmja. Ka mirëqenie dhe fukarallëk, ekstravaganca seksuale dhe përdorim drogrash. Tani bëhet edhe me autostradë e tunele dhe natyrisht do të vlojë më tepër si qytet. Elbasani njihet si depo e heroinës. Afërsia gjeografike me Maqedoninë e kanë kthyer këtë qytet në terminalin tranzit ku vjen, grumbullohet, shpërndahet, shitet dhe konsumohet heroina. Si fenomen është paksa i vjetër dhe daton aty rreth viteve 1995-’96 me dërgesat e para që vinin nga Turqia e përfundonin në Durrës por me themelimin e tregut vendas të shpërndarjes dhe konsumimit sot ky qytet udhëheq bindshëm në trafikimin dhe përdorimin e afganes (shami)kuqëse. Policia tenton ta luftojë por herë-herë bëhet palë me trafikantët e mëdhenj dhe si për të hedhur hi syve bën ndonjë show alla Koseni me hedhje allçie a pluhur tulle në Erzen. Live natyrisht, në televizione.

 

4.Tirana

Këtu në kryeqytet luhet si në Nasdaq të New York-ut apo T?sh? të Tokios. Ulen e ngrihen çmimet sipas kërkesave dhe ofertave. Konkretisht hashashi i Lazaratit, një qese farmacie 5 gramë kushton rreth 10 mijë lekë të vjetra. Grami i heroinës totalisht të pastër ka shkuar rreth 50 mijë lekë të vjetra ndërsa kokaina 65% e pastër varion nga 70 deri 100 mijë lekë të vjetra. Tirana ka numrin më të madh të përdoruesve të hashashit kryesisht të rinj të papunë, studentë dhe intelektualë të rinj si dhe numrin më të madh të blerësve dhe përdoruesve të kokainës. Si qyteti me klasën e më të pasurve dhe fole e kriminaliteti vendas, përdorimi i kokainës ka hapësirën më të madhe dhe më fitimprurëse. Me drogërat sintetike si ecstasy ,mitsubish, tzar, doves, mdma është eksperimentuar disa herë në kryeqytet por pavarësisht çmimeve të lira prej 10 mijë lekësh tableti ende tregu le për të dëshiruar. Heroinsit ose siç njihen rëndomë mallistët a peçistët kanë formuar tashmë komunitetin më të madh në vend dhe shumë prej tyre nëse nuk mund të rehabilitohen e kanë të sigurt vdekjen. Tirana ka numrin më të madh të përdorueseve femra. Tashmë tregtia e drogës është kanalizuar në duar të pakta monopolesh dhe sheshimi i konflikteve të vjetra e ka stabilizuar konkurrencën kriminale të baronëve kryeqytetas.

 

5.Shijaku

Tradicionalë dhe konservatorë këta shijakasit. Qysh kur eksperimentuan në fillim të viteve ’90 në emigracion tregtinë e kokainës kryesisht në Itali, sollën me vete në vendlindje edhe paratë e fituara edhe kulturën e përdorimit. Ka një numër stabël të përdoruesve kryesisht ujqërit e vjetër të trafiqeve. Tashmë shijojnë frytet e punës së mëparshme të rrezikshme matanë detit dhe relaksohen duke tërhequr ndonjë vizë e duke u marrë me bizneset e tyre.

 

6-7. Berati & Laçi

Thuaj Berat dhe menjëherë të vizatohet në kokë qyteti i një mijë e një dritareve, thuaj Berat dhe të vizatohet në kokë Zyrihu, Berna, Gjeneva…Qyteti me nam ndërkombëtar në arkitekturën bizantino-otomane, qyteti me nam ndërkombëtar vendlindja e trafikantëve të regjur të heroinës dhe kokainës. Interesante është rregulli i artë që beratasit kanë vendosur në heshtje: në Perëndim vetëm trafik dhe shitje malli, në Shqipëri investime me paratë e fituara dhe konsum veçanërisht të së “bardhës”. Ashtu si Shijaku edhe këto dy qytete Berati&Laçi kanë numër të konsiderueshëm përdoruesish të kokainës së pastër. Nuk mbeten pas as me përdorimin e hashashit por në këto qytete ofendohesh nëse marrin vesh që je një hashashxhi i rëndomtë.

 

8.Dhërmiu

Nga qershori në shtator Durrësi kthehet në Prishtinën e turizmit patriotik, peskavicave dhe tallavasë ndërsa më në jug, aty buzë detit Jon qyteza e Dhërmiut kthehet në oazin e turizmit të shtrenjtë elitar. Mes club-eve fantastike, kokteileve të shtrenjta, muzikës house, flirteve snobe primitive shqiptare dhe seksit, Dhërmiu konvertohet në kryeqytetin e shitjes dhe përdorimit kryesisht hashashit dhe kokainës. Pa mundur të vihet në zap dhe të luftohet nga policia e prefekturës qarkut Vlorë, Dhërmiu me plot të drejtë është për rreth 4 muaj parajsa e jetës së natës dhe stimuluesve psikotropë. A nuk është kaq këndshëm edhe në Ibiza të Spanjës, Mikonos të Greqisë, Rimini të Italisë, Ramana të Indisë, Amsderdam të Hollandës apo Rif të Indisë?

 

9.Vlora

Nuk mund të akuzosh popullatën vendase të këtij qyteti heroik si përdoruese por disa syresh prej tyre si shitës narkotikësh. Gjatë muajve të verës vihet re tregtia dhe konsumimi i kokainës nga pushues të ndryshëm ndërsa pas muajit tetor e në vazhdim është një nga qytetet kampion të tregtisë së hashashit. Me kampus universitar e studentor Vlora tymos gjatë dimrit sasi të mëdha hashashi jo vetëm nga i Lazaratit, por edhe nga të korrat e fshatrave të Labërisë të cilat megjithëse e kanë ulur ndjeshëm prodhimin vazhdojnë të kultivojnë cannabis sativa cilësor me pakicë.

 

10.Fieri

Paraja e Fierit është në duart e një pakiceje super të pasurish të cilët mbahen edhe si besnikë të kokainës. Kryesisht fierakët furnizohen vetë si dora e parë të cilën e trafikonin me fqinjët e tyre vlonjatë drejt Italisë. Me një numër relativisht modest konsumatorësh të së bardhës por me numër në rritje përdoruesish të heroinës dhe veçanërisht hashashit, Fieri po avancon shumë shpejt dhe sipas parashikimeve tona pritet të jetë qyteti lider në rrethinat e të cilit mbillet hashash i fortë dhe do të konkurrojë denjësisht jo vetëm Vlorën, por edhe Dhërmiun dhe Tiranën. I mbani mend plakat e Myzeqesë kur shfaqeshin nëpër intervista tek ankoheshin se e kishin të vogël dhe nuk u dilte…pensionin natyrisht ndaj mbillnin hashash që ta shisnin dhe të mbijetonin rehat si moshataret e tyre në Oksident!!!

 

(c) campusALBANIA&TemA/shtator2011

36 komente në “10 qytetet më të DROGUARA të Shqipërisë”

  1. tourkofagos says:

    ,,,,,,thjesht nje BOURDHELLO e vertet!!!!!!!!!!!!!!

    1. LOLA says:

      cudi si nuk shtove dhe ndonje gje tjeter ti apo te kane humbur fjalet

      1. tourkofagos says:

        hahaha,sapo mbarova nje cigare dhe tani me eshte trashur gjuha,,,,,

        1. greku i vertete says:

          E ke fjalen per priftin grek Iakovos Yiossakis?

        2. leka says:

          nga e pive cigaren?!!!

        3. leka says:

          cigaren ta tregon Hajriu ty

      2. jimy says:

        FRYMZIMIN PER TE SHKRUAJTURE PER KETE TEME E KA MARRE GJATE NDEZJESE SE CIGARES EDHE NEN TYMIN JANE HARRUARE FJALET E E TJERA QE kerkon ti moje LOLJANA PARTIZANJA

    2. greku i vertete says:

      E ke fjaen per mitropolitin e Atikes qe eshte filmuar duke bere seks me nje prej prifterinjve te tij. Apo e ke fjalen per manastiret e Greqise ku prifterinjte thirren me njeri-tjetrin me emra femrash.Ne cilen burdello e kalon naten ti,se diten e dijme prej kohesh ku e kalon?

      1. tourkofagos says:

        re tourko i vertete,mitropoliti i Athines,IERONIMOS eshte me origjine arvaniti dhe eshte nje mbeshtetes i faktorit shqiptar,madje ai ushqen me fondet e kishes perdite,mbi 2000 te pastrehe ,vec grekeve midise tyre refugjate arabe,shqiptare etj,,,,Por adn jote turkoshake,mbeturine turke ne Shqiperi ti ka vulosur te dy syte e nuk shikone perreth,vec zemres qe e ke pas turke qe ne barkun e nenes,,,,,,!!

    3. jimy says:

      Bledi je djali per koke pore jo per kokaine se e dine mire se cfare te bene .Edhe ata qe e tregtojne do ta kuptojne kure tjuaperdorin femijet e tyre se sa e kane vleren .ZOTI JU LARGOFTE nga DROGA .ME rrespekte nga ZEJLANDA E RE

    4. ardi says:

      Sa debil qe je, po ne Greqi te gjithe jane te droguar, ne te pakten e nisem ne vitet 90’te, ndersa kur shkuam atje i gjetem te droguar krejt…ik ore pirdhu se na cave noren.

  2. Xha Sulo says:

    BERATI – nuk thuhet “qyteti i nje mije e nje dritareve” por “qyteti i nje-mbi-nje-dritareve”. Dmth dritaret qendrojne njera mbi tjetren ne fqen e kalase.

  3. polici i saliut says:

    medemek dritaret qendrojn njera mbi tjetren si ato kurvat e Berluskonit ne rradhe mbrapa deres…

  4. kola says:

    paska shpetuar veriu , atyre u dashka me u qu pak kan nevoj per te .

    1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      Un personalisht kam mbetur shum i habitur qe gazeta Tema i ka lejuar botimin e nje shkrimi te tille Bledi Manes.Nuk e di sa vjec eshte ky Zoti Mane dhe cfare shkollimi ka???Varferia po na shkaterron si komb dhe ky brez i ri qe endet rrugve pa shprese per te ardhmen,ka gjetur prehje tek hashishi dhe lloje te ndryshme drogrash.Ky problem social qe kane sot mijra familje shqiptare qe perballohen me varferine dhe me femijet e droguar eshte teper i veshtir.Dhuna ne familje,vrasjet,aksidentet automobilistike nen efektet e droges,perdhunimet jane vetem disa nga pasojat teper tragjike qe ka sot Shqiperia.Kur e mbaron se lexuari kete shkrim,dhe pasi u hedh nje sy komentuesve te behet e qarte se ky problem nuk merret seriozisht as nga Bledi Manja as nga shoqeria shqiptare ne pergjithsi.Eshte shum e dhimbshme.Nuk jam shum i sigurte ne se do ta botoje gazeta Tema kete komentin tim,por dua ta theksoj.Perdorimi i Drograve nuk te ben me trim ose burre,por te DEGJENERON ne nje qenie pa VLERE.Te demton shendetin dhe te shkaterron FAMILJEN.Bledi ka harruar te thote dhe perdorimin e drograve qe behet nga politikane te ndryshem shqiptare.Ketu ne Gjermani me 80 milion banore luftohet qe njerzit te ndergjegjesohen per cdo gje qe te ben te lidhur dhe te varur,duke filluar nga lojrat e fatit,llotarite dhe alkoli.Ne po shkaterrohemi si komb dhe nuk eshte cudi qe perse po perhapet me shumice feja islame nder shqiptaret.Sepse prinderit mendojne se keshtu do evitojne kontaktet qe femijet e tyre te kene me nje shoqerie qe e shikon si dicka moderne dhe te kohes perdorimin e lendeve narkotike.Bledi provokon,por ne kete rast te duket se me shume po i ben REKLAM se ku mundesh me gjet drogerat e ndryshme,sesa i meshon kesaj teme teper serioze.Jam i zhgenjyer nga nje artikull i tille.Mendoni sa familje shqiptare vuajne nga TERRORI i femijve te DROGUAR. Do i keshilloja Zotit Mane te shkruante nje artikull qe te na informoje se ne cilat qytete te Shqiperise ka vrasje,aksidente dhe vdekje nen efektin e lendeve NARKOTIKE.Bledi Mane i lejon vetes Luksin e madhe qe per gjera shum Delikate ti paraqesi si dicka normale.Duhet me shume sensibilitet per kete TRAGJEDI kombetare.Qeveria Berisha ka me shume interes tek nje Rini e cthurur dhe e Corjentuar,sepse keshtu i ka duart e lira per te vjedhur dhe mashtruar nje popull te droguar.

  5. toni.l. says:

    SI KA MUNDèSI ASNJè QYTET VERIORè , ME SIGURI I PèLQEJNè ARMèT. MEGJITHATè DURRSAKèT MBETèN KULTURA E SHQIPèRISè EDHE PSE JEMI TREFISHUAR SI QYTET…

    1. Pelasgian says:

      ne Veri ke Lacin , jam vet nga ky qytet dhe e di shum mire se si eshte gjendja ktu .
      Ktu hashashi po del jasht perdorimit , vetem te bardh preferojn tani .
      Babain e kam nga Laci ndersa nenen nga Berati . Bledi ma paske fut bukur ?

  6. pesimisti says:

    Nuk eshte qyteti i nje mije e nje dritareve po i nje mbi nje dritareve. Kete as ambasadori i shqiperise ne amerike nuk e dinte megjithese eshte nga berati vete.

  7. Grekofagos says:

    si ke harruar MEMALIAJN??????
    Smogu i hashahit ne qytet venitet vetëm në mëngjes

  8. Noni says:

    Veriun e mban me leke sali trapi,keshtu qe skane nevoje ata….
    Kurse shumica e qyteteve qe ka permend autori jane qytete te ps,dhe pd i ka bllokuar te gjitha aktivitetet dhe bizneset,detyrimisht njerezve u ka vajtur atje ku smban me…poshte sali trapi…

  9. nastradini says:

    Bukur e ke shkruar more djale. KOPSHTIN e lLULEZUAR te Sali Berishes. Po shikoni o milet pamjen realiste te BUMIT ekonomik te Saliut dhe PD-se se tij. Ja nje tabllo ashiqare e PARAJSES se mafies ne pushtet. Ja edhe nje deshmi se ku po e con vendin banda komuniste e Partise se Punes. Qe mund te mburret me te vetmin prodhim albanez.

  10. Beratasi says:

    Ore Bledi po si nuk edike ti se Berati eshte qyteti i “Nje mbi nje dritareve” dhe jo i njemije dritareve. A i ke numuruar ti ndonjehere dritaret e tij? Kur t’i numerosh na bej ndonje artikull! Hiqesh edhe si i ditur, pale!

  11. Beratasi says:

    Ore Bledi po si nuk e ditke ti se Berati eshte qyteti i “Nje mbi nje dritareve” dhe jo i njemije dritareve. A i ke numuruar ti ndonjehere dritaret e tij? Kur t’i numerosh na bej ndonje artikull! Hiqesh edhe si i ditur, pale!

    1. mira says:

      Sa i squt je o berats ja kape Bledit….llafin re.Z.Mane je i madh

  12. prape hartim says:

    prape hartim. mos shkruaj i detyruar.

  13. beso says:

    po Kabulin,pse s’e ke vene?Po kemi 10 qytete te droguara ne paskemi marre fund?!
    Bledi,miqesisht,mendoj qe mundej nje reportazh(ti je i talentuar per reportazhe)ne iks qytet per te goditur fenomenin,dhe do ndihmonte vertet shume.Keshtu duket nje konkurs bukurie,por me bukurira qe vrasin.Suksese megjithate,te mos dekurajohesh!

  14. Sal Bythqisha says:

    po ke harrue Shkoderlocen mer Bled!
    A pijn t’bardh shkodront , s’pijn as amerikont aq!!!
    se “populli shkodran ja ka kalue edhe atij amerikan!” thot nje fjal e urte e re…

    1. maksut says:

      me kene shkodran
      te tana i ban
      edhe mutin e han!

  15. akil says:

    hajde prefektur elbasani,hajde gramshi i pari elbasani i treti ne kishim pershtypjen se fieri ishte i pari apo tirana po i paska lene mbrapa prefektura.

  16. beni says:

    gjynah qe u katandisem keshtu!

  17. adi says:

    ke lene pa permend korcen… ai eshte kryeqyteti i perdorimit te droges ne shqiperi

  18. valbona says:

    me kete artikull eshte per te ardhe keq ,mjere rinia jone ku do perfundoj,mjere kujt i bie ne dere te kesh nje te aferm dhe te drogohet,kjo behet me qellim qe sala me zagaret e tij ta zaptoj kete vend per gjithmon,te lutem BLEDI beje nje artikull tjeter ku te behet thirje per largimin e rinise nga kjo rruge,gazeta tema eshte me lexuara nga te gjitha gazetat e tjera kam nje syqerim hapni nje faqe per te reklamuar te keqijat e kesai rruge.

  19. Silencio says:

    Ky artikullshkrues duhet te “freskoje trurin ” para se te zere emrin e Patosit ne goje. Familjaret e Patosit kuren e kures nuk do tia lejonin femijve te tyre te katandiseshin ne perdorim te pluhurit te bardhe. Mos ndoshta I ka fut Sala emrat e ketyre qyteteve ku politikisht sundon PS?.

  20. dea says:

    Keto artikuj qe ti ben jane per te qare hallin ,me mire merru me dicak tjeter te hajrit se na shkrive fare…………..

  21. AK says:

    Aq kot ja ke fut me kete artikull sa sbehet. I ke marre gjerat shabllon shoku me te degjuar dhe i ke hedhur ketu. E para lumi ne Elbasan nuk quhet Erzen por shkumbin. Listen e drejton Tirana e me pas Durresi ca Grmashi thua.0 gramshi 1 lagje e Tiranes eshte. Nejse po hallall temes qe ti publikon keto gjera

  22. Jimmy says:

    O Bledi ja ke fut kot per Beratin, nuk eshte e vertet sepse iku koha e Agron Musarajt(Krimineli i Beratit dhe Pergjegjsi kryesor i priszhjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje