10 VDEKJET kanceroze & misterioze të PD-së

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

TemA e nxehtë e së shtunës

Kurdoherë dhe në çdo rrethanë vdekja është e rëndë. Le pas hijen e kujtimeve dhe lëndon shpirtin. Nuk ke mundësi ta prekësh më, ti ndjesh frymën njeriun tënd të dashur ndërsa ngushëllimi i vetëm mbeten miqtë dhe të afërmit të cilët për një fare kohe janë me ty. Sapo largohen, dhimbja të kaplon dyfish. Fashitja e vdekjes të bren dalëngadalë derisa thahen sytë e lotosur, por nëse njeriu yt që u largua nga kjo jetë është paksa i njohur dhe publik, atëherë duket sikur përjetimet e dhimbjes shpërndahen mes të tjerëve.

Ndryshe nga Partia Socialiste e opozitës, e cila megjithëse trashëgoi mëkatet e vjetra të PPSH-së dhe ka qeverisur 8 vjet në demokraci, ka hasur në më pak drama brenda shtëpisë me bijtë e saj. Në memorien e elektoratit kujtohet vetëm vdekja natyrale e atentatorit hasian Gafur Mazreku, i cili ngriti pushkë kundër Azem Hajdarit në parlament dhe vrasja misterioze e deputetit fierak Fatmir Xhindi, e cila është ende e pazbardhur.

Në oborrin dhe brenda shtëpisë së demokratëve këto dy dekadat e fundit është bërë kërdia në lindje, martesa, krushqira, vdekje…

Megjithëse parti e re pa hijen e së kaluarës komuniste, demokratët e Berishës regjistrojnë në ditarin e vakive të tyre mjaft emra dhe personalitete që e filluan me yrysh karrierën në politikë, por ikën nga kjo botë në mënyra të çuditshme dhe askush nuk kujtohet më për ta.

Pse kaq shumë të targetuar nga mortja këta demokratët ndërsa socialistët duken më komodë e më jetëgjatë? Ndoshta ngaqë PD ka 11 vjet që qeveris dhe vuajtjet për këtë popull e kanë bërë të drobitet e sëmuret. Megjithatë urojmë që Kryetarin ta kenë mirë me shëndet sepse për të tjerët… ec se folim, rregullohemi!

Me sugjerimin e lexuesit të gazetës sonë Banush Ahmeti, në rubrikën (argëtuese!) e së shtunës po kthejmë në retrospektivë disa nga vdekjet kanceroze e misterioze të kampit blu. Duke u kërkuar ndjesë familjarëve dhe të afërmve të të ndjerëve lusim Zotin t’i ketë çuar qetësisht në parajsë (nëse nuk kanë mëkatuar jashtë limiteve natyrisht).

 

1-Arben Broci

Studenti shkodran, një nga themeluesit e lëvizjes antikomuniste u largua shumë herët nga kjo botë. Me ëndrrat e një të riu për një Shqipëri liberale evropiane, studenti 21 vjeçar u vra në mënyrë misterioze në qytetin e Shkodrës më 2 prill 1991 së bashku me Bujar Bishanakun, Besnik Cekan dhe Nazmi Kryeziun gjatë një proteste masive në qytetin më të madh verior të vendit. Shumë enigma janë ngritur mbi këtë tragjedi duke fantazuar me eliminimet e kundërshtarëve brenda PD-së, por deri tani nuk është zbuluar vrasësi dhe gjithçka ka mbetur në arkivat e legjendave folklorike të kohës.

 

2-Ali Spahia

Një tjetër shkodran, mjeku dhe politikani Ali Spahia vdiq në Pavia të Italisë gjatë vitit 2000 nga një sëmundje e rëndë. Lindi ne Shkodër me 23 Janar 1935. Me fillimin e levizjeve demokratike u be anetar i Partise Demokratike te Shqiperise dhe u zgjodh anetar i kryesise se PD ne Shkoder. Ne zgjedhjet e para demokratike ne mars te vitit 1991 u zgjodh deputet ne radhet e PD ne qytetin e Shkodres. Ne zgjedhjet e reja te 22 Marsit 1992 u rizgjodh deputet ne Shkoder e deri ne vitin 1997 me Berishen president mbuloi funksionin e nenkryetarit te PD dhe kryetarit te grupit parlamentar te PD. Ishte edhe anetar i komisionit te jashtem parlamentar te Shqiperise. Gjate kesaj periudhe shërbeu si kryetar i delegacionit shqiptar ne Keshillin e Europes ne Strasburg. Pas ardhjes në pushtet të PS-së, u zgjodh anetar i Keshillit Kombetar te PD dhe kryetar i Departamentit te te Drejtave te Njeriut të kësaj partie.

 

3-Pjetër Arbnori

Emblema më e spikatur antikomuniste, një nga politikanët më aktivë të së djathtës, më racionali dhe më pragmatisti.

Pjeter Arbnori lindi me 18 janar 1935 ne Durres.

Ne vitin 1961 u denua me vdekje, per perpjekjen e themelimit te nje grupi Socialdemokrat. Denimi u shnderrua me vone ne burgim te gjate. Arbnori i kaloi 28 vjet ne burgun e Burrelit. Aty ne kushtet me te veshtira shkroi nje pjese te madhe te vepres letrare te tij.

Ne gusht te vitit 1989 u lirua nga burgu. Ne janar te 1990 mori pjese ne Shkoder ne demonstratat kunder pushtetit komunist. Po ne te njejtin vit ishte bashke-themelues i Partise Demokratike. Prej vitit 1991 deri me 2001 i takonte parlamentit shqiptar, te cilin edhe udhehoqi prej vitit 1992 deri me vitin 1997.

Para dhe pas fitores së vitit 2005 në mënyrë poshtëruese dhe arrogante, ikona dhe përfaqësuesi i të persekuturave politikë shqipëtarë u abandonua nga partia dhe drejtuesit e saj duke e shtyrë drejt harresës dhe vdekjes së pashmangshme. Mbylli sytë i brengosur dhe në vetmi më 8 korrik 2006 në një spital provincial napolitan në Itali. Ai ishte i martuar dhe kishte 2 femijë.

 

4-Bashkim Gazidede

Mbani frymën. Në legjendat urbane të këtij vendi, emri i të lartpërmendurit përgojohet shpesh si mëkatari më i madh pas Berishës dhe Bashës. Njëri prej personazheve më të komplikuar të periudhës pluraliste, shefi i parë i shërbimit informativ të kohës demokratike, krahu i djathtë i Presidentit të djeshëm dhe Kryeministrit të sotshëm, i detyruar të jetojë në ekzil për shumë vite, 56-vjeçari Gazidede nuk e jetoi jetën si një matematikan. Bashkim Gazidede ishte shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar në një kohë mjaft të trazuar për Shqipërinë. Ai ishte një nga protagonistët e “luftës jo-civile” që përfshiu Shqipërinë në vitin ’97, i quajtur si arkitekti i trazirave dhe katalizatori i dhunës zyrtare policore mbi opozitën dhe njerëzit e thjeshtë gjatë protestave anti-Berisha ’96-’97. Vdekja e tij shtoi më tepër dozën e pluhurit mbi ngjarjet e këtyre viteve, po kështu mbi rolin e Presidentit të atëhershëm Berisha në dhunën shtetërore. Por përpos kësaj, Gazidede mori me vete mjaft të vërteta. Matematikani 56-vjeçar mori me vete edhe përgjigjet e pyetjeve të tjera: Pse Presidenti Sali Berisha nuk i mbështeste, madje i luftonte tentativat e grupeve kosovare për t’u armatosur dhe për të nisur një lëvizje çlirimtare në Kosovë? Cili është roli i Berishës në përplasjet mes liderëve të LDK-së, ç’di ai për qindra milionë dojç-marka që diaspora kosovare dhuroi për luftën? Torturimin kanibalesk dhe zhdukjen misterioze të aktivistit nacionalist Remzi Hoxha. Bashkim Gazidede mori me vete të vërtetën mbi dhënien e nënshtetësisë shqiptare nga Berisha, mjaft terroristëve nga vendet arabe që vizituan Shqipërinë në mesin e viteve ’90 dhe e bënë atë oazin financiar të grupeve terroriste islamike. Muslimani dibran Gazidede mendohet se vdiq i brengosur nga mëkatet dhe shpërdorimi që i bëri Berisha për gati 15 vite rresht.

 

5-Safet Zhulali

Ish ministri i parë i Mbrojtjes së Shqipërisë post komuniste, mësuesi i matematikës gjirokastriti Zhulali kishte krijuar brenda PD-së dhe politikës shqiptare në përgjithësi profilin e një intelektuali me personalitet. Nga të paktët njerëz që nuk iu përul asnjëherë shantazheve dhe presioneve të Berishës, të cilin e braktisi gjatë pranverës anarkike të 1997-ës. U akuzua shpesh edhe nga ndërkombëtarët për tregtimin e armëve, veçanërisht me vende afrikane në konflikt. Pas 1997 u rikthye sërish në vend dhe nuk u përzie më me politikë, por u rropat me hetime, arrestime dhe gjyqe që e akuzonin për shkërmoqjen e ushtrisë shqiptare. Vdiq edhe ky i frustruar nga përgjegjësia që ndjente para opinionit publik. Fatmirësisht tradhtitë e tij ndaj PD u harruan tani që një nga vajzat e të ndjerit u martua me Aldo Bumçin, i cili si çdo ‘zagar sulmues” e ka me shumicë besnikërinë ndaj Berishës.

 

6-Ferit Hoti

Mjeku tjetër shkodran Ferid R. Hoti lindi më 1943. Vdiq papritur në moshën 64 vjeçare nga një sëmundje e rëndë në tetor 2007.

Për një periudhë prej 4 vitesh, ai shërbeu si ambasador i Shqipërisë në Malajzi, Indonezi, Brunei, Tailandë dhe Vietnam.

Flitet se Hoti, shoku i periudhës studentore me Berishën u përdor nga ky i fundit si një eminent i lidhjeve underground me orientin dhe veçanërisht botës arabe.

Jo shumë i ekspozuar në PD, por një besnik i palëkundur i Atij (jo i Allahut, i Berishës).

 

7-Azem Hajdari

Themeluesi, kryetari i parë i PD-së, politikani kontravers, djathtisti ekstremist dhe kundërshtari më i frikshëm jo vetëm i opozitës por edhe i vetë tropojanit Berisha. Dukej se eliminimi fizik i tij u bë i pashmangshëm duke u finalizuar pas disa atentatesh në shtator të 1998. Vdekja e tij për pak sa nuk u kthye në një grusht shteti të mirëfilltë, por falë ndërhyrjes ndërkombëtare në kohë, Shqipëria iu kthye normalitetit. PD-ja i ngriti një lapidar të shëmtuar në oborrin e saj duke e vrarë dyfish dhe zyrtarët e saj kujtohen vetëm njëherë në vit pavarësisht Hajdari mbetet heroi i vërtetë i pluralizmës. Mendohet se vajza e tij Rudina Hajdari do të jetë pasardhësja e denjë për ta zëvendësuar në politikë, por impakti i fuqishëm që mund të çlirojë ajo në elektorat dhe parti e trembin shumë kryeministrin aktual.

 

8-Gramoz Pashko

Mbetet statura e liberalit shqiptar, ekonomistit dhe politikanit qytetar, akademikut konsekuent. Vdekja tragjike e profesor Pashkos la me të vërtetë një boshllëk të parikuperueshëm në klubin elitar të Tiranës. Mik dhe kundërshtar i hershëm i Berishës, zoti Pashko megjithëse vinte nga një familje e kastës bolshevike mundi t’ia thyejë hundët regjimit të arnuar monist dhe priu me elokuencë dhe finesë të paparë Shqipërinë drejt ndryshimesh radikale tepër të buta. Konfident dhe vanitoz për kapacitetet e tij intelektuale, i ndjeri Pashko diti t’i mbijetojë çdo qeverisjeje në këtë vend. Vdiq në një aksident ajror bashkë me të tjerë dhe djalin e tij të vetëm Rubin Pashko dhe sot e kësaj dite ende nuk ka një varr. Ky vend siç duket nuk i përshtatej dot një njeriu kaq ndryshe nga të tjerët.

 

9-Besnik Jaçelli

Anonim deri në momentin e fundit. Hyri në politikë pa bujë dhe u largua nga jeta po pa bujë. U zgjodh deputet i Pogradecit pas 7 vjet pune si kryetar komune i Starovës. Vdekja aksidentale e tij duket se theu moralin fallco të partisë blu, pasi sipas policisë i ndjeri ishte i dehur, ngiste automjetin me 170 km/orë dhe ndodhej në automjet me një ish shoqen e tij të vjetër të fakultetit.

 

10-Gëzim Dibra

vdekja më e fundit e kampit blu është ajo e biznesmenit dhe deputetit të Shkodrës Gëzim Dibra. U nda nga jeta në muajin gusht të këtij viti dhe njihej si klan i kryeparlamentares katolike Jozefina Topalli. Vuante nga një sëmundje e rëndë së cilës nuk mundi t’i bëjë dot ballë edhe pas kurimeve të shumta.

 

(c)campusALBANIA&TemA/2011

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

48 komente në “10 VDEKJET kanceroze & misterioze të PD-së”

  1. tg usa says:

    nuk behet stan me cakej, sepse i hane koken njeri tjetrit

    1. Vlora says:

      edhe pse me vdejken nuk duhet bere humor…..por, kane shkuar me oare per ti pregatitur ambjentin kryetarit te madh…..
      po e presin me goje hapur kush e kush ta shqyeje me pare……
      gjith ato viktima qe ka krijuar saliu nuk i tret dheu deri sa te veje e drejta ne vend.

      1. raimondi says:

        Nga te gjithe keta qe kane nderruar jete vetem Gramoz Pashko ishte nje fytyre e Poshter dhe ANTISHQIPTAR I BETUAR

        ———— Ai bastard doli edhe ne njue seance degjimi ne Kongresin Amerikna ne krah te kryetarit te diaspores greke Nicolas Geixh duke deshmuar kunder SHQIPERISE …

        ———-Ky krimb i ndyre i quajtur Gramoz Pashko do mbahet mend si shkaterruesi i ekonomise shqiptare –Ishte ky bastard qe ndoqi politiken e Tokes se Djegur ne Shqiperi, duke e cuar cdo gje ne zero , dhe Sala si idiot i vente pas

        —Nen inspirimin e ketij Akrepi , qe ishte sherbetor i felliqur i qarqeve me te egra antishqiptare ne Greqi , u shkaterua industria, bujqesia, arsimi,kutlura dhe cdo gje ne keto 20 vjet

        —-Dhe zoti sic duket existoka, se ja mori shpiritn ketij qeni grek ne menyren me te percudnuar ,
        duke mos i lene as nam e nishan ——-

        Ky bastard i ndyre nuk e meritonte te prehej ne token e Nenes Shqiperi ,se ky ishte nje kelysh i grekut qe mundohej me vepren e tij te piste antishqiptare te kafshonte nga trupi i Shqiperise

        Ai popull qe ka respekt per tradhetaret e tij, ai nuk ka respekt per veten e tij –Ndaj –

        Por populli nuk ka respekt per ate krimb, me perjashtim keta pordhacet e Tiranes qe vuajne nga sindroma e mungeses se respektit per idnetietin e tyre

        Edhe ne votimet qe u bene , ne fshatin e tij ne Vodise –fshataret fisnike te atij fshati nuk i dhane me shume se 6 vota –E mbuluan me turp per se gjalli ate gjarper qe Saliu e rehabilitoi per interesat e tij te ngushta

        Mallkuar qofte ai qen , Gramoz Pashko dhe te gjithe ata qe jane si ai …..

        1. Berati says:

          bravo raimond ,pak shqiptare e dine qe pashko ka qene nje antishqiptare i terbuar.shoqata cameria e njeh me mire duke filluar nga familja e tij.

        2. shqiptari says:

          shume e vertete, ky ishte ai qe doli para shqiptareve duke u thene “shkaterroni gjithcka se kemi çekun e bardhe nga amerika”

    2. sali kakabuba says:

      nerim per heronjte e pavdekshem ,azemi eshte i paharrueshem,por na e vrane kamunistat!
      pale ku do tkishim arrit teshte,pah sa larg

      1. Tironsi says:

        KOECIDENCE:

        4 te vrare ne demostraten 2 Prill ne Shkodres / 4 te vrare ne 21 Janar ne bulevard ne Tirane.

        Ngjashem ka vdekur dhe Ibrahim Rugova, -nga Kanceri. Thuhet qe pasi Kosova e fitoi pavaresine, ai nuk i duhej me askujt!

        Normalisht ka kohe qe egzistojne shume mundesi te realizueshme qe njerzit te vdesin nga Kanceri. Kjo eshte menyre me e bute dhe jo urgjente.

        Menyra urgjente jane si ajo e Xhindit, apo telekomnde ne ashensor, apo ne makine si ne Vlore. Keto jane metoda Akute, heqje qafe te shpejta!

    3. Arberia says:

      Pa pritur do vdese edhe ky burri i shtetit qe na drejton ne.

  2. paskuqani says:

    KTA qe keni permen,idshalla prehen ne paqe,por me te thon te drejtensikur niemi me mir kshu vetem pa ktaqe keni shkrujt,ishalla i niekin nga mrapa ene SALIU? GENCI, me kompani si me thon u paksofshin kjo seri njerzish per te miren epopullit e kombit SHQIPTAR.

  3. tiku says:

    Keni harruar pa shkruar vdekjen e Lublin Diles, deputetit nga Elbasani.Ai vdiq nga semundja e kancerit ne nje spital te Amerikes.Me pare kishte sherbyer edhe ne OKB.

  4. Robert says:

    Cfare duhet thene e shkruar per ata qe jane gjalle (akoma…), por politikisht te vdekur, te menjanuar e te harruar?

  5. epiroti says:

    pune tropojanesh …..

  6. paskuqani says:

    TE pa harruar qofshin ata kater viktimat e 21 janarit,dhe te gjith ata qe vdiqen ne 97,qe i vrau,ZHulali me kazideden.

    1. toni.l. says:

      JAM I NJè MENDIMI.RESPEKT.

  7. albi says:

    eshte edhe vrasja e ish drejtorit te burgjeve te fusha e aviacionit

  8. eli-Tiv says:

    ….besoj kete fund do te kete edhe basha…

  9. h says:

    vdekjet misterioze do vazhdojne ne kampin blu akoma deri tek i fundit se mashtruan nje komb te tere ,por shumica do te vdesin neper burgje ,p.sh zavalli Sale do te vdesi ne burG.

  10. kasapi me bastun! says:

    e ke fillue gabim ket shkrim o shkruejtes ,se jo gjithmon vdekja asht e rande dhe … ashtu sic thue zotrote.
    P.sh. kur t’vdes (ngordh) Sala do plasi daullja e ciftelia prej lumnijet dhe gjindja do knoj e kcej prej gzimit…

  11. edisonn says:

    Jam kurjoz ,se kur do ta shqyej kafsha me dhembete tij plot gjak ,ate Bythngjiturin basha ,te cilin e ka bythen me te preferuar duke e mbajt ne mej te hellit !

  12. alban says:

    ‘ndryshime radikale teper te buta’ ????????

  13. Ujku FIER says:

    Kam 1 shkolle te mire shume,
    nxenesit ne mesim flejne gjume.
    Eshte mbush klasa gjithe fara,
    fluturojne cantat nga dritarja.

    Ben pastruesja si drejtor,
    sillet jashte me fshese ne dore.
    Korridori esht arene,
    2 gjera bashke aty si lene.

    Gjithcka ndodh ne shkollen time,
    vrap perjashta e larg nga mesimet.
    Kur mungesat behen ne muaj,
    bejn sikur s’te njohin, si te huaj.

    Jan bere ca si Tomi Xherri,
    mendojne vetem per pune sherri.
    kercet banka andej nga fundi,
    thua ti se boten tundi . .

  14. gjysho dominoja says:

    Kujtim i paharruar per ata, perjashtuar Gazideden, dhe ne koke te Saliut, Bashes, Jozefines, Olldashit, Ristanit. LLafi ne vesh te Zotit.

  15. lili says:

    helmi kancerogen eshte siguruar nga serbia ne Rusi!

  16. busho313 says:

    po Petrit Kalakulla, pse nuk permendet?…

  17. baro çorrogjafi says:

    NJEREZIT E SHQUAR,NUK ECIN DOT,BEHEN FERRA PER TE TJERET DHE FERRAT DUHEN PRERE. DUKET PERVOJA E 2 PRILLIT NE SHKODER ,BERI QE EDHE BERISHA NE 21 JANAR TE DEKLAROJE SHPEJT E SHPEJT NE KONFERENCEN E PARE PER SHTYP,PAS VRASJES SE KATER DEMONSTRUESVE ,SE ATA ” JANE VRARE NGA AFER ” .MOS EDHE I NDJERI ARBEN BROCI E TRE TE TJERET U VRANE NGA AFER !?NGA KUSH ? ATE E DI VETEM BERISHA. EDHE TE TJERET,SI DEMOKRATE TE VERTETE, U LARGUAN NGA KJO JETE, ME DESHIREN E KRYETARIT BERISHA. EDHE DIKTATORI HOXHA ,KESHTU VEPRONTE PER TE LARGAUAR KOMUNISTET ME TE VENDOSUR.MOS KJO METODE ESHTE NJE KOINCIDENCE E RE PER TE QENE GJITHNJE I PARE (!!!)

  18. julius says:

    i don’t give a shit for them!

  19. nje lab nga durresi says:

    Nderim per z.Broci,Arbnori dhe Zhulali,ndersa te tjeret kane qene ndyresira.

  20. AGIMI says:

    Po nga ajo semundje ka vdekur me 2002 edhe Petrit Kalakula, nje nga kundershtaret me te hershem te Berishes.
    Ndersa ka edhe disa te vdekur te tjere, ne “aksidente”, si Kosta Trebicka, Dritan Hoxha, etj.
    PD, ESHTE DREJTUAR NGA DOKTOR VDEKJA.

  21. kali kuq e ka nji huq says:

    Gramoz Pashko do ngelet pergjithmone si,ideatori-kalkulatori-initiatori-shkrepse ndezesi i benzines qe dogji Shqiperine keto 20 vjet.
    Pashko ishte shume here me i rrezikshem dhe me i pameshire sesa HAJDARI,BERISHA dhe NANO.
    Figure e zeze…..

  22. Arian says:

    Une bej cudi si keni harruar ate kryesorin Berishen,ai ka kohe qe ka vdekur,te berisha ka rene ajo me e keqja,jo vetem ai po atij i ka vdekur gjithe familja,nga djali e deri te dhendrri.

  23. Aliko says:

    lajne hesapet maloket me njeri tjetrin

  24. FAKT says:

    Enver Hoxha eliminoi me pak shoke te ngushte se kaq, madje ne dyfishin e viteve…

  25. Vasel Malaj says:

    BERISHA VRASES dhe KRIMINEL!!!!!!!

  26. i drejti says:

    shkrim retrospektiv – bravo -.djemte e shkores u vrane nga klani – arbenori -.per te thene qe i vrane komunistat.vdiq – mire do qe te kishte ndekur me shpejte spahia.arbenori – asnji efekt si kish bere burgu e pafalshme zgjedja e berishes – president ne shtetrrethim -vdiq si qen .e meritonte.- gazidede – nuk kam njohur njeri me shpirt lig.me shume duhet te vuante.-zhulali – me i ekuilibruar -mbase nuk e ka njohur por ka nji dhender me te vertet zagar -po pse moj cupa e zhulalit me mir pa te sa me te.hajdari – me gomari qe ka patur pylli me derra(pd)vrasesi itij eshte berisha – per turp ta kete e shoqja – qe ne raste pervjetoresh -vrasesi i mban femijet ne preher -eshte dhe gjyqtare pa le.pashko nji vdekje tejet te meritushme vlera me e madhe qendron se nuk ila pasardhes shqiperis.hoti – jaceli dibra – i pari qen besnik i berishes -i dyti -i kenaqur me shoqen dmth – i sajdisur -i treti dhimbjen me te madhe nga gruaja e femijet e ka ndjer xhozi.ps -nuk eshte mir te flasesh per te vdekurit -keshtu -por eshte nji urrejtje e brendeshme per vuajtjet e shqiptarve – deri ne 90 keta paten gjera shume ne dore per te bere per mire por keto mostra ja shtuan me shume hallet shqiptarve.vdekje antishqiptareve

  27. orli says:

    Safet Zhulali!pati deklaruar se:”97 eshte nje dosje e zeze qe nuk do hapet kurreeee”!!!
    Azem Hajdari se bashku me Sali Berishen,takimet me Xhelil Gjonin e Spiro Deden i benin tek vila e enverit!Azemi fillimet e para si”politikan”i ka patur ne kotecet e pulave,pastaj ne zyrat e deges se brendeshme per ti kompletuar tek zyrat e rakipit(balles)e ramiz alise me ndermjetesimin e vellait Rasimit(instruktor prane komitetit te ppsh b.curri)..mendoj qe te dhenat kanenevoje per kompletim.

  28. arbeni nga tepelena says:

    ju te gazetes tema qe kuptohet dini me shum se ne qe japim komente mund te na thoni azemi u vra si politikan apo per ndonje biznes .

  29. ehu says:

    Nuk më pëlqen,,,një nga të paktët shkrime të bledit që nuk e lexova deri në fund

  30. Epirioti says:

    Njerez mos harroni se pas Vdekjes eshte RILINDJA, kete Filozofi se kupton Sal Berishen dhe UDB e tij qe e perkrah, pastaj me mir keshtu se edhe ata qe kan nderru jete, kane qene thjesht disa ANARKISTA SERVILE pa Idera dhe Asgje me shume. Tung te gjithve

  31. VLADIMIR MEZINI says:

    jam i sigurt qe kete here e ka rra llen kryetari i pd

  32. Endi says:

    Nje fund te tille do e kete edhe bashkepuntori i sigurimit te shtetit Artan LLACIFACI I Bankes se Credinsit sebashku me kollovarine tij Genci Gay i Sicredit spiun i sigurimit familjarisht. E dini si mburret ky llacifaci: Tirane – Mali i Robit e bej sa zgjat nje kenge e Ciljetes.

  33. Çeço says:

    Shendosh gjaja e gjallë,se,
    PD-istat shkojnë e vijnë…

  34. Pena says:

    Rajmondi ! Jam teresisht i nje mendimi me ty.Je shume i sakte ne ato qe thua per G.Pashkon.Nje kopje e shemtuar e tij eshte ende gjalle:G.Pollo.

  35. toke nasari says:

    I shalla te rojne MINJTE e PD bumci,halimi,kosovrasti,alibeaj,zhei,rusmajli, pernaska,bulku,paloka,strazimiri,h .cili, poni,pederasti bogdani,dhe kok shpulla ose ftyre kepuca padhozi dhe aranja nera topalli.

  36. TIRONA says:

    Kush e shkaktoi prishjen e avionit qe do te dergonte Presidentin Topi ne Turqi ?????? Paska per te pasur jete te gjate si Presidenti Topi ashtu edhe pasagjeret e tjere qe do te udhetonin me ate avion.

  37. shkodrani says:

    Eshte per te ardhur keq per ato qe vdiqen por, me keq eshte per ato qe jane gjalle e i shkojne PDse si zagar mbrapa.

  38. Gjergji Simaku says:

    Kur flisni per Gramoz Pashkon, harroni te jatin gje gjyshin e tij. I jati, Josif Pashko, eshte i njohur per bemat e tij si prokuror i pergjithshem, ndersa gjyshi, prifti i Vodices, ka shitur kishen autoqefale shqiptare tek kisha greke.

  39. klea says:

    uroj qe i 11-ti te jete bac berisha shpellari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *