10 shtëpitë misterioze të Shqipërisë

8 Tetor 2011, 10:27Politika TEMA
10 shtëpitë misterioze të Shqipërisë

TemA e nxehtë e së shtunës

Nga Bledi Mane

facebook.com/bledi.mane

 

Mblidheshin në shtëpinë e Myderriz Ismail Efendi Ndroqit dhe diskutonin për Tiranën e së nesërmes. Ishin të gjithë patriotë shqiptarë por me mentalitetin e plogësht otoman në mendje kishin filluar të vizatonin kryeqendrën e vendit tonë. Abdi Toptani, Myhtesim Këlliqi, Osman Myderrizi, Eshref Frashëri, Abdullah Mehmeti, Myhedin Llagami, Ali Bega e burra të tjerë filluan qysh në Tiranë përgatitjet e Kongresit të Lushnjes së 1920-ës ku një nga propozimet dhe vendimet historike ishte shpallja e vetë Tiranës kryeqytet i Shqipërisë.

91 vite rresht kjo Tiranë e lodhur dhe rilindur, e plakur dhe ngjyrosur, e re dhe e krimosur, ish komuniste dhe e droguar, e luksit dhe e pangopur, analfabete dhe dixhitale u bë strehë e miliona frymëve dhe qindra mijëra familjeve ndër dekada. Kemi përzgjedhur me kujdes sipas çdo dekade 10 nga familjet më me emër, shtëpitë e të cilëve gjithmonë janë mbuluar nga tisi i mistershëm i gojëdhënave apo të të vërtetave. 10 shtëpi të cilat brenda mureve të tyre mbrunin mendje, personalitete dhe ngjarje që konturuan më bukur profilin e një kryeqyteti, i cili kacafytet çdo sekondë mes Oksidentit dhe Orientit si për t’i treguar botës se finalizimi i enturazhit tonë janë dhe mbeten 12 yjet e verdhë mes flamurit blu të BE-së.

 

 

1-Frashërllinjtë (Mit’hat Frashëri)

Një shtëpi e bukur, e hijshme e pastër në rrugën që sot quhet “e Barrikadave” gjatë kohës së monarkisë kishte brenda saj librarinë dhe bibliotekën më interesante të kohës. Djali i rilindasit të shquar Abdyl Frashëri, Mit’hati pasi në vitin 1926 dha dorëheqjen nga detyra e ambasadorit në Greqi u kthye në Shqipëri dhe hapi librarinë me emrin “Lumo Skëndo”, e cila u kthye në qendrën më të rëndësishme kulturore ku të gjithë intelektualët dhe elita aty ushqeheshin me libra. Ishte njëkohësisht edhe baza ku debatohej dhe kuvendohej rreth nacionalizmit modern dhe vendi ku hodhi themelet organizata politike “Balli Kombëtar”. Përveç botimeve shqiptare që ishin të pakta, Mit’hati ishte i abonuar në agjencitë e mëdha botuese të Evropës prej nga vinin botime të të gjitha zhanreve, sidomos ato që lidheshin me Shqipërinë, me çështjen shqiptare, sepse ajo ishte akoma e pazgjidhur dhe e shtruar në tryezat e ndërkombëtarëve. Ndaj Frashëri vlerësonte botimet e Justin Godardit, Hebertit dhe Durhamit. Ende edhe sot në arkivën e Bibliotekës Kombëtare ruhet fondi i artë i 17 mijë librave, të cilat frashërlliu mendjendritur ia le testament shtetit shqiptar.

 

 

2-Markot (Petro Marko)

Ndryshe nga vila e bukur Lumo Skëndo, shkrimtari bregdetas Petro Marko u vendos me shtëpi nga regjimi komunist në një nga apartamentet tipike sovjetike në afërsi të bulevardit Zogu I përballë Ministrisë së Drejtësisë. Një nga familjet më kontraverse që ka parë Shqipëria dhe Tirana gjatë shekullit të kaluar, Markot ku bënin pjesë ish luftëtari i Spanjës Petro, gruaja e tij piktorja Safo, djali Jamarbër dhe vajza Aranita gjithmonë janë admiruar në heshtje nga qytetaria e vërtetë. Të persekutuar, të anatemuar, të vlerësuar, të dërmuar, të dënuar, të dehur, të spiunuar Markot kishin brenda mureve të shtëpisë së tyre çdo gjë. Art, letërsi, perversitet, opozitë, dekadencë. Ende pjesa e mbetur e familjes vazhdon të jetojë në të njëjtin apartament, por piktorja Safo lëngon mes varfërisë & vdekjes ndërsa e bija Aranita e mbetur pa shokët e saj më të mirë babain dhe të vëllain përmendet shpesh si vajza që i çndrydhi tiranaset e devijuara seksualisht.

 

 

 

3-Shehajt (Mehmet Shehu)

E vranë a vrau veten pak rëndësi ka për rubrikën tonë. Sot po u shkruajmë për vilën mitike të tij vendosur në hyrje të Bllokut ku deri në fillim të vitit 1981 aty brenda kishte një copëz Shqipërie tjetër. I ngrysur nëpër tribuna, i egër me kundërshtarët dhe armiqtë por tepër soft me fëmijët e tij, mallakastrioti bektashi Mehmet Shehu ndryshe nga çfarë predikonte jetonte mes dy realitetesh. Në Tiranën e varfër mbajnë mend se veçanërisht një prej djemve të tij Bashkimi ishte kthyer në njeriun ku mund të shikoje dhe nuhasje pak perëndim. Në veshje, në qethje, në arsimim, në mentalitet, në sjellje Shehu i ri kishte filluar të trondiste paksa bolshevizmin standard të lagjes ku jetonte. E kishte kthyer vilën e mistershme në oazin ku flitej kundër regjimit,lexohej kundër regjimit, argëtohej kundër regjimit dhe tallej regjimi të cilin i ati e kishte ndërtuar vetë derisa ia hëngri edhe kokën.

 

 

4-Zhejt (Petro Zheji)

Fis me emër këta zagoriotët Zheji, por emblema e tyre mbetet Petro. Rëndom e njohin si babai i opinionistit leshator Artur Zheji, por janë miliona vite drite larg njeri-tjetrit. Petro është pjesë e memories intelektuale të Tiranës me dy shekujsh. Ishte akademia mobile ku shkonin mësonin e rrëfeheshin jo vetëm mendjet e ndritura, por edhe sigurimsat e Tiranës, të cilët gjithmonë shtangeshin nga aureola mistike që mbronte Petron. Banesa e tij në afërsi të 21 Dhjetorit ishte shtëpia pa porta ku 24 orë kushdo ishte i mirëpritur të shkonte. Poeti lezhian, i ndjeri Ndoc Gjetja shkruan kështu:

“Petro Zheji është njeriu që kujtoj shpeshherë. Në kohën e monizmit kemi derdhur lumenj bisedash, pothuajse përditë e për gjithçka, që nga problemet e galaktikave e deri te kotherja e bukës. Për rreth dy vjet kam qenë magjepsur pas figurës së tij poliedrike dhe jetës boheme që bënte, pas fanepsjeve të tij profetike për gjuhën shqipe e, në përgjithësi, për gjithçka që e mundon njeriun përkundruall misterit të dijes e të padijes. Në bisedat tona asnjëherë s’ka munguar tema e antienverizmit. Ia kemi hapur zemrën njëri-tjetrit me sinqeritet fëmije dhe i kemi qëndruar njëri-tjetrit me një besnikëri që mua më duket e pakundshoqe. Po të kishin rënë fjalët tona në veshët e Sigurimit të Shtetit, mund të rraseshim në “shtëpitë pa qira” jo më pak se njëzet vjet secili…”.

 

 

5-Pashkot (Gramoz Pashko)

Vila e tyre është prishur tashmë. Në fakt nuk ishte pronë e Pashkove, por e konfiskuar nga regjimi komunist iu dha të atit Josif Pashko. Ndodhej në një xhep të gjelbëruar të rrugës së Elbasanit ndërtuar gjatë mbretërimit të Zogut. Vila e Gramozit siç njihej rëndom në Tiranë gjatë viteve ’80 u kthye në bazën e polemizmit dhe disidencës anti- regjim. Pihej verë e flitej për ekonomi tregu, diskutohej letërsia dhe arti dekadent, u jepeshin intervista “Zërit të Amerikës”, i numëroheshin ditët regjimit të kalbur dhe skicohej pluralizmi i brishtë shqiptar. Hynin e dilnin në atë shtëpi emrat e përkëdhelur të regjimit monist, të cilët po ia thurnin fundin. Mes Pashkos, bashkëshortes Mimozës, Genc Rulit, Berishës, Leka Meksit, Kadaresë… dëgjonte e hutuar edhe nusja tjetër e Pashkove Rajmonda Bulku, e cila në shushatje e sipër vetëm duartrokiste si e mpirë. Vila e Pashkove ka qenë strehëza e prokurorit gjakatar kryefamiljarit kolonjar Josif dhe njëkohësisht shtëpia ku lindi Partia Demokratike.

 

 

6-Gushot (Lasgush Poradeci)

Diku mes rrugicash pas Ministrisë së Shëndetësisë, atje ku rëndom gjeje nxënës nga gjithë Shqipëria që kishin ardhur në Tiranë të mësonin si gatuhej, pranë shkollës së kuzhinës qëndron shtëpia e lirikut më të madh shqiptar Llazar Gusho. Arkitekturë e fisshme,e errët brenda, por me dritën që buçiste sa herë fliste dhe shkruante Lasgushi. Pa kyç në derë edhe kjo shtëpi mirëpriste veçanërisht artistë dhe shkrimtarë të cilët si në strehëzën e hebreut të krishterë Shën Thoma shkonin rrëfeheshin jo vetëm për letërsi e art.

 

 

7-Theodhosët (Kiço Theodhosi)

Koço Theodhosi një prej ish eksponentëve të regjimit komunist kishte fatin të jetonte i privilegjuar mes parisë së Bllokut. I diplomuar në Liezh të Belgjikës dhe Lion të Francës, korçari Theodhosi përveç majtizmit të tij organik ende vazhdonte të ruante vlerat qytetare që kish hasur në Perëndim dhe si një nga udhëheqësit më liberalë ishte vënë shpesh nën lupën e komandantit. Shtëpia e Theodhosëve ashtu si e ajo e Mehmet Shehut rriste brenda saj një artist. Arbeni, djali i Kiços kishte një talent dhe pasion për pikturën. Ndryshe nga rryma e realizmit socialist në atelienë e Theodhosëve pikturohej jo me ngjyrat gri të frikshme të regjimit por me ngjyrat e një fantazie të shfrenuar. Shtëpia e tyre ishte në garë edhe me të tjerë liberalë si Ngjelët e Lubonjët, të cilët pa pyetur për rregullat strikte dhe burgosjet mbeten në kujtesën e disidencës modeste që prodhonte me gramaturë elita e Tiranës.

 

 

8-Kadarenjtë

Pallatit përballë mapos së vjetër dhe në krah të librari Florës i kishte spërkatur thimjam kubizmi arkitekti Maks Velo. Brenda tij strehoheshin emra të njohur. Një kat më lart banonte devolliu Dritëro Agolli ku hynte e dilte kuç e maç, ku shkruhej letërsi e folklor, ku pihej raki e shoqëruar me salcë kosi, ku i këndohej Partisë dhe shokut Enver. Një kat më poshtë, sikur të donin ta shkelnin me këmbë jetonte gjirokastriti Ismail Kadare. Me gruan, dy vajzat dhe të motrën beqare dera e asaj shtëpie nuk mbahej hapur për çdo njeri. Mistike dhe mitike, si një pallat ëndrrash a piramidë banesa e Kadarenjve ishte kthyer në një prehë të vështirë jo vetëm për ziliqarët mediokër por edhe të sigurimit të shtetit. Pas shfarosjes së Mehmet Shehut, shtëpia e Kadaresë, e cila kishte mysafir djalin Bashkim Shehu u bë jo vetëm më e ndrydhur, por edhe më e kujdesshme. Regjimi e donte dhe e urrente njëkohësisht. Ia lexonte mendjen dhe veprat mes miliona prizmash. E donte të vdekur dhe të gjallë atë Kadare. E përgjonte edhe kur flinte. I druhej tmerrësisht sepse e dinte që miqtë e paktë, të cilët ishin të mirëpritur në atë shtëpi, dukej sikur ia afronin vdekjen regjimit të një tjetër gjirokastriti.

 

9-Vrionët (Jusuf Vrioni)

Thuaj Jusuf Vrioni dhe paralelisht mendja të shkon te elita e pazëvendësueshme e inteligjencës me emra si Eqerem Çabej, Robert Shvarc, Aleks Buda. Trashëgimtarë të familjeve të kamura dhe arsimuara akademikë të tillë jetonin e punonin si në rrethim. Të vlerësuar e përndjekur nga regjimi shtëpitë e tyre ishin jo vetëm banesa ordinere ku hahej e flihej, por edhe fole ku debatohej e bëhej shkencë. Tregojnë se Vrionasve të “rrugës së Kavajës” ua nxinë jetën me spiunllëqe e burgosje, Çabejtë i kishin degdisur matanë Shkollës së Bashkuar mes një lagjeje ordinere për të jetuar, Shvarcët i gjurmonin 24 orë e megjithatë edhe kur drynin gojën mendjet e këtyre burrave lëshonin rezonanca inteligjence të cilat jo çdo kush i kapte e i përdorte.

 

 

10-Berishajt (Sali Berisha)

Nuk po flasim për kulla viçidolse a për frëngji. Jemi në lagjen me ngjyrë të Tiranës, jemi në Brrakë. Pas një rropatjeje të lodhshme mbushur me militantizëm dhe servilizëm, familja e kardiologut pa zemër Dr. Sali Berisha strehohet nga Partia e Punës në një apartament 2 dhoma e 1 kuzhinë në pjesën verilindore të kryeqytetit. Shtëpia e tij mbetet misterioze për dy arsye. Së pari aty ai mësoi e vazhdoi me poshtërsitë enveriste të pushtetit dhe së dyti vetëm para pak vitesh në atë apartament të braktisur tashmë, u bë takimi i njohur i Gërdecit mes Shkëlzen Berishës, njerëzve të tij, të ndjerit Kosta Trebicka, Mihal Delijorgji dhe amerikanit Efraim Diveroli. Media e Tiranës e ka etiketuar shpesh si takimin e vdekjes.

 

 

(c)campusALBANIA&TemA

52 komente në “10 shtëpitë misterioze të Shqipërisë”

  1. Emigranti says:

    Z.Bledi Mane eshte gazetar ndryshe nga te tjeret ne stil,kurajo,lirshmeri,variacion,fuqi te fjales dhe fjalise,art letrar,etj,etj,urimet me te mira,per flladin qe ju jep shqiptareve.Emigranti

    1. lila says:

      ka nje paralelizem ofendues per te gjithe Tiransit.
      kuptohet qellimi, por here tjeter mund ta perpunoje me me kujdes temen.

      1. Cakalli7 says:

        cte thote per tiransit o bylmez, nje katund qe u be me urdher nga lart kryeqytet qe bejleret e krimbur ne leke te shqiperise se mesme (qe u vdiq baba ne stamboll) te fitonin akoma me shume ne te vetmen “real setate scam” te te gjitha koherave ne kete cope toke qe sot quhet shqiperi.

        1. Aqifi says:

          I madh je cakall! Nuk i hiqet presje asaj qe ke shkruar…

          1. Danice says:

            At last! Someone who understands! Thanks for ptsiong!

  2. LEA22 says:

    Bledi te lumte ! dikur, mbase do flitet dhe per shtepine tende ?

  3. HELI says:

    ja ke fut kot plako
    vajte nga vajte e nxore koken tek saliu ahahhahaha

    1. arian says:

      po ky katunar po mos te shkruaj kunder sales nuk ja boton gazeta keto shtepite qe thote

  4. o Bledo.
    Po si ke harrue shtepine te Zogu i zi. Eshte shtepija e kurvave te kohes se Zogut qe i dha dhe emnin atij rajoni … d.m.th. “zogu i vogel ne erresire midis shaleve” qe natyrisht duket i zi.

    1. Marv says:

      With all these silly wetbseis, such a great page keeps my internet hope alive.

  5. Ilirian says:

    O Bledi ja ke fut prape naj vize…

    1. fule says:

      Kjo vize… kete e sillka ne vete. Kq qe jane keq dhe pa vize.
      Ti je me vize…?

  6. koli says:

    very refreshing, pregezime bledi e futi viza sa te kesh qejf nese ta jep truri per vize.

  7. Prap hartim. says:

    Prape hartim.

  8. hajriu says:

    …Prralla me perandor…

  9. harry says:

    stambolli digjet k…krihet

  10. teto ollga says:

    Do te mbetesh i madh per kurajon, shkrimet dhe mbylljet !

  11. suli says:

    Bledi.Qente le te lehin,ti je duke dhene nje ndihme te jashtezakonshme ne shqiperin e sotme te lyrosur aq keq ku ti BLED je nga te paktet gazetar qe pa frik po tregon realitetin e kesaj kohe te frikshme qe ka mberthyer vendin tone.Edhe nje here komplimente Bledi e keshtu vazhdoooooooooo.

  12. i drejti says:

    bledi!me duket se po shteron.me pashkait – kadaret – he ..he..he..asgje

  13. ervin says:

    Dobet dhe shterpe ky shkrim.

    1. Ton says:

      Shkruaj nje ti! Opo te gjithe gjykates. Te gjithe profesora asnje nxenes. Yyyyy o pirdhu!

    2. LexuesiTemes says:

      shkrimi eshte i thjeshte dhe i mire. Kjo eshte e vecanta e Bledi Manes. Per ta thjeshtezuar ty qe s’kupton; Edhe pikturat e Van Gogh jane te thjeshta, por jane kryevepra boterore..
      E di pse i lexoj dhe i vleresoj une shkrimet e Bledit;
      – e para; sepse jane ‘nje shenje’ e vertete ne historine e shqiperise. Ne po shkruajme pak histori dhe kur te shkruhet me vone, me siguri qe ajo do te manipulohet, -per arsyen e thjeshte se shumica ne shqiperi kane bere pislliqe dhe jane perzier me pislliqet e qeverise, keshtu qe i intereson ta shremberojne/fshehin historine. Artikujt e Bledi Mane i sherbejne historise.
      – e dyta; spse ata jane te thjeshte dhe shume kompakt, pa komente bajate, te kuptueshem dhe jo te keqinterpretueshem. E verteta eshte thene thjesht dhe qarte.
      Te lumte Bledi Mane!

    3. Jenibelle says:

      You have shed a ray of ssunhine into the forum. Thanks!

  14. ariu says:

    Po pse more Bledi te duken misterioze keto shtepi,thuajse cdo gje qe personazhet e tyre kane kombinuar jane ne drite te diellit, apo ne goje te te gjitheve ?…

  15. pse? says:

    flm bledi mane, shkruan per gjera qe i dinim dhe i kemi para syve cdo dite por kur botohen kane vlere me teper. e rendesishme eshte qe nuk ben publicistike tallavaje sic duan turmat. pak rendesi ka, mos u merzit se nje shoqja ime ne tirane thote se kur boton ti te lexojne shume . mos u merzit nga komentet, e rendesishme eshte qe mes shkrimeve te tua gjithesecili eshte i lire te shprehet hapur. suksese daku, nga s.a toronto. jam nje nga ata qe me ke sjelle ne kanada dhe falemindeit 100 here

  16. Ismail says:

    Te respektoj per çfaredo te shkruash. Nuk rri dot pa te thene qe ke nje informacion te padrejtuar dhe jo mjaftueshme ironik.
    Ne Tirane, familje te medha ka shume,dhe keto qe permndni shume mire mund te ishin te strehuara ne hijen e atyre qe ju nuk i keni permendur.
    Ju uroj sukses vazhdimisht.

  17. Altini says:

    Me disa perjashtime,shumica e ketyre shtepive gjoja misterioze,jane prone e pasanikeve qe regjimi komunist pa te drejte ia sekuestroi pronareve legjitime dhe disa te tjera jana ndertuar me djersen e gjakun e popullit shqiptar si e ashtuquajtura “shtepi e Shehajve” qe kurre nuk ka qene e Shehajve apo ajo e Pashkove qe ka qene prone legjitime e familjes Selfo nga Gjirokastra.Ky shkrim eshte pa brum dhe i ngjan shkrimeve politike te komunizmit ne esencen e te cileve eshte e pranishme GENJESHTRA.

  18. Kanina says:

    Z.Mane, te lexoj gjithmone, por nje korrigjim te vogel do te doja ta beja. Se pari, ata zoterinjte qe permend qe ne krye te shkrimit tend, Abdi Toptani me shoke, nuk ishin turkoshake (perjashto rastin nese i gjykojme me mentalitetin e sotem dhe me normat e OSBE) por patriote te ditur dhe largpames, se dyti ne ate rradhitjen e shtepive dhe konakeve qe permend ti ne shkrimin tend, me duhet te te them se ke lene pa permendur shume banesa dhe persona te nderuar dhe qe gjithashtu ky klasifikim mund te jete i pershtatshem per ate lloj publiku te ardhur nr kryeqytet shume shume vone, ndoshta edhe pas viteve 2000, ndersa ne te tjereve na e fyen inteligjencen. Keto ishin objeksionet e mija, qe i shkruajta sic i mendoj dhe pa paragjykim. Te falenderoj per mirekuptimin.

  19. sono battuto con olio e acetto says:

    Mane,
    Per ty qe ke ardh pa pashaportizim ne \Tirane te duken cudi shtepite….?:)
    “Ke nai vize fallco se ktu o leku….”…:)

  20. xha Kasua says:

    Ajo shtepia numer 5 eshte dhe me interesantja. Ndryshe mund ta quash edhe, shtepia e gagaceve dhe e kurvave.

  21. fqinja says:

    jam rritur afer ,fare fare prane aprt te petro markos. pershkrimi juaj eshte sh i sakte.nje dhome ishte plot me libra, tjetra ishte plot me piktura dhe bojra. te dy femijet super te talentuar>jamarber marko( i ndjeri) nje nga gjimnazistet me inteligjente te sami frasherit i heshtur, nje zeshkan tipik qe perhere ecte me duar gjysem ne xhepa dhe nga pas i shkonin 4 apo 5 djem si manare.gjate tere jetes kane bere veprime qe kerkush nuk i bente. arianita, qe thone eshte shendoshur ishte nje vajze qe s ekma parre kurre me fustan.edhe ajopikturonte si eema. kishin nje rrumuje corientuese ne shtepi po gjerat ecnin. shkrimtarine nderuar e mbaj mend perhere me floket me kacurreka, me jaken e kemishes mbi xhakete dh eme nje cilare anesh buzeve. Ne ish kefe Tiranen do e gjeje gjithmone te perhumbur ne mendime.me bente pershtypje pasi ne shtepi kishin edh enje mace e cila ju sorrollatej tere diten neper kembe ndersa ne komshinjte e shihnim duke u kacavjerrur neper dritare…me kane thene se jetojne dobet dhe sinqerisht ajo familje ka qene ne krye te artit shqiptar; ne krye te disidences ( sidomos nga MADU ,..keshtu e kishte nicknamen djali).Ishte familje me plot talente te cilat dikatura i dermoi dhe sot kerkush sju ka dhene doren.

  22. toronto says:

    Ke harruar shtepine e Partise o Blendi.

  23. BARO CORROGJAFI says:

    SIPAS ” ervinit” E NDONJE TJETRI, DO TE ISHTE SHKRIM ME I BUKUR DHE ME I FORTE NEQOFTE SE DO T’I KISHE THURUR HYMNE E LEVDATA TE MADHIT TE KOMBIT SHQIPTAR, QE TASHME K HYRE NE FAZEN E LEJTHITJEVE, S A L I
    B E R I S H E S. PRANDAJ JANE MJAFTUESHEM VLERAT E KETIJ SHKRIMI.HERE TJETER NE TEMEN E NXEHTE TE SE SHTUNES,Z. BLEDI NA SHKRUAJ VETEM PER KARDIOOGUN PA ZEMER ,QE I KA DHENE DHE PO I JEP TE TATEPJETN DEMOKRACISE SHQIPTARE,I EDUKUAR ME POSHTERSITE E DIKTATORIT HOXHA.

  24. Kodrasej says:

    Më pëlqeu “ëmbëlsira” që e kishte lënë për në fund.

    1. xhoni says:

      Ne te gjitha HALETE gjendet kjo “EMBELSIRE”!!!

  25. lila says:

    duket qe Bledi e ka kompeksin ndaj atyre atyre qe vetqeuhen VIP.
    nuk ke ci do ore blendi, dhe mos u jep kaq shume rendesi injoranteve.
    mos krahaso me Lasgushin madh me Pashkot sahanlepires se eshte turp.

  26. bledi says:

    eshte vertete e dhimshme te perzihesh krundet me figura te shquara.

    1. Nyvaeh says:

      Hot damn, looking pretty usufel buddy.

  27. Arjan Verzivolli says:

    Do te doja qe autori i ketij shkrimi te tregonte ne rradhe te pare prejardhjen e tij. Jam i sigurte qe vjen nga familje jo qytetare ne origjine, dhe eshte i kompleksuar nga qytetaria. Ka bere nje shkrim ku ne menyre te turpshem perpiqet te amplifikoje disa (jo te gjithe)nga ato figura te cilat vijne nga familje jo dinjitoze, jo qytetare dhe mbi te gjitha te lidhura me sistemin e kaluar. Eshte nje shkrim shume i turpshem.

    1. xhoni says:

      Edhe ti,o breshkaxhi anonim,qe do te matesh me shqiponjen!!!Mos te duket vetja se je qytetar???Tirana kryeqytet u be ne vitin 1920 dhe deri atehere ka qene nje FSHAT I MADH,aspak me i zhvilluar se fshatrat e sotme te MYZEQESE!!!Krahaso KTUTJEN me Tiranen e qerpicit te asaj kohe!!!Pas 44-tres,ju dha mundesia te gjithe shqiptareve,qe te shkollohen,se u mbush vendi me shkolla deri ne UNIVERSITET!!!Mos e ngaterro me te sotmen,qe jemi kthyer ne origjine,ku ANALFABETIZMI KA ZENE RRENJE,KU SHKOLLAT NE FSHATRA JANE MBYLLUR APO RRENUAR DHE FEMIJET DUHET TE BEJNE DHJETRA KM ruge e lumej,qe te vene atje!!Per t’u TALLUR me arsimimin e rinise,Berisha ka SAJUAR DHJETRA GJOJA “UNIVERSITEWTE” pe ca “pedagoge studente,buze qumesht,qe ua japin dipllomen si ta duan e kur ta duan!!!SHKRIMI ESHTE I SAKTE,NDERSA TURPIN HAJE TI ME BUKE,O KELYSH I SALES!!!

    2. Cakalli7 says:

      =qytetar eshte mos ki merak kur han-hamam-xhamia e shekullit XVIII u be kryeqytet mund ta quaje qytetar veten edhe nje qe ka lindur ne nje qyteze te jugut ku qyteti eshte banuar qe ne kohe te gurit. Harap po ti nga e ke orgjinen?

      1. Shqiptar says:

        Tirana ka qene gjithnje e banuar, qysh ne kohet e lashta. Po ne Shqiperi ka nje mentalitet te cuditshem qe s’di nga t’ia fillosh. Shkrimi i Bledit eshte shume i sakte dhe me teper ka formen e nje pershkrimi dhe renditjeje historike qe here pas here ia vlejne te kujtohen. E c’rendesi ka se nga eshte autori i ketij shkrimi? Nga Permeti ose jo, cdo fshat dhe qytet ne Shqiperi ka vecantine dhe historine e tij. Une jam, me aq sa di dhe zbuluar, me teper se 8 breza nga Tirana dhe jam krenar per kete qytet. po te benim te gjithe ADN-ne shekullore, se nga vijme, kushedi nga e kemi origjinen. Njerezit nder shekuj levizin, migrojne dhe askush nuk e di nga eshte vertet. Por, boll e bete Tiranen sikur s’ka histori. Lexoni pak me teper per te dhe do ta shikoni qe daton mijera vjete si qender banimi per vete terrenin dhe klimen e pershtatshme per banim. Tirana eshte vend historik dhe jam krenar qe jam nga ky qytet, qe sot fatkeqesisht po poshterohet nga migrimet ne mase si jugore ashtu edhe veriore te vendit. Nese nuk e keni idene, kur ka filluar te banohet ky terroritor per here te pare, lexoni link-un. http://en.wikipedia.org/wiki/Tirana

  28. Shqiptar says:

    Lapsus i shpejte gramatikor ne fjaline e fundit. Doja te thoja “territor”

  29. tradita says:

    Brovo Blendi ke vendos qe edhe pa ndihmen e mero bazes te dermosh Sali Berishen

  30. Blendi Mane repsekte por ne kete shkrim ja ke futur pak kot. Familja e mahe nuk varet nga nje individ. Suksese me shkrimet e tjera.

  31. MAJA says:

    Familja e Pashkove ? Familja e snobeve,trupeshk.Donin te dukeshin se ishin bosh. Me kujtohet euforia e ekonomistit te madh ne thojza, per cekun e bardhe! Vite te tera ne diktature , keta gjoja intelektuale, nuk kishin asgje te hajrit ne koke , per kete popull. Keta e dinin veten Zot, por ishin gjigande prej rere asgje me shume.Ekonomista lengu!Palé ajo komediania e madhe, cope mishi me dy sy blu.Tha nja dy fjale para turmes , por edhe ato i tha me sufler se nuk dinte te lidhte fjalite. Jane nje HIC,Hic dhe ASGJE ME TEPER!
    Ja ku jemi sot , na udheheqin keta snobe idiote qe nje grame pune s’dine me ba. Bledi , dokumentohu me mire para se te besh shou,mos ji snob dhe mos ki frike nga puna.Pa kompleks inferioriteti, gazetar i ri, po u dokumentove mire , do ta shohesh qe te gjithe ata qe gjoja bejne hije sot, jane tigra prej letre. Nuk arrihen majat e gazetarise me llogje rrugesh. Ti ke brume te mire , por pervish menget dhe ndiq Mero Bazen qe asnje llaf s’e thote kot.Jo sepse eshte vetem i mencur, por se edhe ul koken e punon , punon shume.Megjithate, te pergezoj per punen kerkimore qe ben, je i ri , nga ti pritet me shume, jo si gazetar bulevardi, por si investigator.

  32. william wallas says:

    po pse nuk doni ta kuptoni?? kush ja mohoi tirones familjet e, as injorancen nuk ja mohon njeri jo, rrini pa merak. keto familjet qe permend bledi, kane ndihmuar, yshtur, ngaterruar, dashuruar, flirtuar historine, politiken, artin, letersine, pikturen, ekonomine, shoqerine…ne nje x periudhe ne nje x kontekst ne nje x vlere. ca keni qe merreni me vizat e bledit, te shkruanim te gjithe me nga nje vize keshtu do ishim populli me seksi ne europe

  33. lani says:

    ok, dhe interesante! por, nuk besoj se Bledi Mane eshte racist kur thote”lagje me ngjyre” ose “Cabejt ne nje lagje ordinere”..Ato lagje Mr. Mane nuk i bene njerezit qe jetojne/jetonin atje, por Regjimi/regjimet qe ti e shan se nuk i don dot, i do se nuk i shan dot..Keshtu psh Komunizmi sidomos kishte nje praktike te tille qe ti e di: ne rrethin e pare te qendres banonte Sek.Partise, Kryetari Shefi i sigurimit, etj. Ne te dytin, vinin drejtues te tjere dhe nepunesa dhe, ne te treten punetoret shkrete qe mbanin me punen e tyre bythen e drejtuesve…dhe ata shahen apo perbuzen sot nga ty Mr. Mane.

    Edhe sot, lagjet ndahen sepse i ndan Ai,. ATA qe duan ti ndajne dhe investon Ai Lart atje ku do: infrastrukture shume me e mire, ndricim, dekorim me peme e lulishte. E, pra, vetevetiu “i sherbejne vetvetes”.Shiko psh Mr.Ed Rama: nuk kishte dite qe te mos rregullonte, riparonte psh trotuartet te Blloku, rreth Bllokut per Bllokun, rr.Kavajes, rr.te liqeni etj.dhe, automatikisht njerezit qe duan te jetojne me mire DO TE SHKOJNE DHE BLEJNE SHTEPI ATJE.Dhe, ne vende te tjera te Tiranes,mund te shikosh “Afrike te gjalle” Psh. Kinostudio eshte qytet me vete qe me 1950..afer Dajtit etj ejt. Por, sheshi atje, rruge dhe bulevardi (mos e pyet mes pallateve) jane si ne 1960…Atehere? Kete sqaro Mr.Mane, politikat e mbrapashta te shperndarjes se popullise dhe ndarjen prej TYRE te qytetare te dores se Pare, Dyte dhe Trete…sic thua ti ne artikull.

  34. Lavar says:

    I am totally wowed and preapred to take the next step now.

  35. Mattie says:

    The purchases I make are entirely based on these atircles.

  36. If you have reasonably good teeth with no special cleaning requirements and you don’t suffer from heavy plaque formation, the best electric toothbrush for you will probably be one with just a daily clean mode, a cleaning timer and battery charge indicator.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje