10 arsyet klasike pse krahinizmi dhe racizmi janë demode në këtë vend

29 Tetor 2011, 10:10Politika TEMA

Tema e nxehtë e së shtunës

Nga Bledi Mane

facebook.com/bledi.mane

 

Imagjinoni sikur krerët e futbollit të klubit romanez Lazio janë duke biseduar për merkaton e futbollistëve. Në debat e sipër lakohet emri i futbollostit kosovar të Galatasaray Lorik Cana dhe shuma e parave që kërkon për ta shitur klubi turk.

Presidenti lacian Claudio Lotito vendos që ta blejnë kosovarin ndërsa drejtori teknik shqiptari Igli Tare refuzon.

Arsyeja: Lorik Cana është kosovar! Tare është lindur e rritur në Tiranë por tepelenas me origjinë.

-Pse? pyet Lotito.

Tare përgjigjet:- Në Shqipëri nuk i duan kosovarët!!!

 

Në fakt në Shqipëri nuk i duan dhe etiketojnë edhe çamët, romët, jevgjit,arumunët, skraparllinjtë, malokët, lebërit,ortodoksët, dibranët dhe kavajasit, tiranasit dhe elbasanasit. Nuk ka krahinë a individ pa i ngjitur një damkë…po kë duan shqiptarët, në fakt kush jemi dhe pse ky lloj patetizmi histerik ndaj njëri-tjetrit?

Përgjigjia është e saktë dhe konçize:

Jemi një vend me mal dhe det, me lumenj dhe liqene, me lisa dhe trëndafila, me egërsi bjeshkësh dhe butësi pjeshkësh, me ujqër të frikshëm dhe qingja manarë, me suferinë malsie dhe jod jonian. Natyra ka stimuluar relievin në këtë mënyrë për ta dashur më shumë veten. Njerëzia si pasqyrë e natyrës dhe si pjesë e saj në dukje nuk ka harmoni mes veti por nga brenda vlojnë. Ditën vrasim e presim por natën prekemi e puthemi si të marrosur. Nuk duam të nxjerrim në pazar ç’ka ndjejmë organikisht por ama kur lindim, martohemi e vdesim mblidhemi me kuç e maç për të gëzuar e vajtuar së bashku. Erdhën e shkuan në dhe nga ky vend romakë e sllavë, grekë e italianë, austrohungarezë e osmanllinj, na tradhëtuan paksa racën stërgjyshet tona por gjuhën dhe traditat i ruajtëm. Të shkurtër a të gjatë, të bukur a të shëmtuar, natyralë a synetë, biseksualë apo aseksualë, me apo pa para, leshatorë a qose, pronarë a lypësa kjo racë (pra imja dhe juaja) ka një vitalitet dhe energji që e shpalos vonë por ama…duhet të bëjë kujdes çdo kush.

Pavarësisht se historikisht kanë dashur të na ndajnë e armiqësojnë jug e veri por deri tani kemi mbijetuar fuqishëm. Serbë e grekë, Jozefinër dhe Berishër, zogistë dhe enveristë janë tashmë si stenda muzeumi ku shikojmë përpjekjet e dështuara të përçarjes. Vermoshi, Frashëri, Valbona, Himara, Voskopoja, Shkodra, Berati mbeten aty ku janë. Me pakicë por kjo Shqipëri ka lindur historikisht mendje të bukura dhe shpirtfisnikër të cilët nëse janë të vdekur a të gjallë porosinë e të madhit Zot e bënë relaitet:

“Se kombet shuhen përmbi dhe por Shqipëria do të rrojë!”

Thjesht ky klasifikim është ideja dhe vullneti im. Mirëpres çdo sygjerim dhe koment. Por faktet, ngjarjet dhe individët që u kam sugjeruar për këtë fundjavë janë kokëforta. Këtu poshtë do të gjeni veçse idilin e bashkimit, ndarja më duket bajate. Vemi nga vemi por përsëri nuk i ndahemi dot njëri-tjetrit. Sepse duhemi marrëzisht ndaj duhemi. Dashurinë jug-veri e kemi të pa legalizuar por nejse funksionon. Të fala Shaban Memisë ? !

 

1./ ILIRIA versus EPIR

Iliria dhe Epiri, toka klasike dhe vatra e një populli tepër të lashtë. Që në muzgun e kohërave, në gadishullin ballkanik endeshin pellazgët të mbuluar me një vel misteri. Mitologjia thotë se ata ishin “njerëzit e parë”. Bile helenët, të cilët në mënyrë të padiskutueshme i konsideronin pellazgët më të vjetër se veten, për ta përdornin një epitet të pashlyeshëm “proselinoi” (parahansor), pra më të vjetër se vet Hëna. Kjo figurë e skajshme është tepër unifikuese dhe elokuente për lashtësinë e popullit tonë sesa pëçarëse. Fijet e misterit pellazg ndërthurren në kohëra,gjersa në histori përmenden ilirët. Si një popull kryesor,si një “Hauptvolk”- siç e pat quajtur një nga themeluesit e ilirologjisë L.G.Thunman,ilirët morën pjesë në proceset themelore shoqërore e kulturore,në ngjarjet kryesore politike që përshkruan botën antike të Mesdheut.

Qytetërimi ilir do të mbushte shtratin e historisë së ardhme. Kontrasti me Romën do t’i evidentonte ilirët si popull tribunal të lirisë. Për të nënshtruar trojet ilire Romës iu desh të harxhonte gati gjysmën e kohës me anë të së cilës krijoi tërë perandorinë e saj të përbotëshme.

 

2./ SKENDERBEU versus ALI PASHE TEPELENA

Duket sikur kopjoj gjysh Sabriun, Sabri Godon me romanet e tij. Por në fakt dy personalitetet legjendare të dy skajeve gjeografikë të Shqipërisë pavarësisht se i shërbyen dhe më pas ndikuan në shkatërrimin e perandorisë osmane janë pjesë e historisë sonë të patjetërsueshme.

Adhurimi për Skënderbeun dhe Ali Pashën ishte e është i përbashkët për shqiptarët e çdo kohe,treve e të cilitdo besimi, rridhte e rrjedh nga një vlerësim laik i këtyre dishepujve që në veprimtarinë e tyre gjithashtu ishin frymëzuar nga qëllime qartësisht patriotike e mëvetësie.

 

3./ KRISTIANIZEM versus MUSLIMANIZEM

Në Shqipëri dëgjojmë shpesh përqindje besimesh, ose më saktë përqindjet që zënë fetë, pasi jo gjithmonë mund të vihet shenja e barazisë mes besimit dhe fesë. Por, Shqipëria në fakt është një vend ku besimi dhe feja zënë shumë pak vend. Bazuar në anketën më të fundit organizuar nga prestigjozja Gallup Europe në pyetjen se “a ka ndikim feja në jetën tuaj të përditshme?“ rreth 90% e shqiptarëve të anketuar janë përgjigjur negativisht. “Feja nuk ka rëndësi“ dhe se “kombi është mbi të gjitha“ përgjigjet çdo kush në vend. Me përjashtime të vogla në rrethin e Shkodrës kudo festohet e respektohet nëse ka pashkë, bajram,ashure a krishtlindje!

 

4./ ISMAIL QEMALI versus ISA BOLETINI

Në plan të parë duket sikur ke të bësh me shefin e zgjuar me pushtet e para dhe në krahun tjetër bodyguard-i me muskuj, pistoleta dhe mendjen fyell. Në fakt çfarë e lidhte diplomatin plak vlonjat me trimin e Kosovës. Gjuha, besimi fetar dhe kombi. Plakut i duhej trimëria dhe trimit zgjuarsia dhelpërake labe.

Në ditët e pavarësisë, në krye të përfaqësuesve të Kosovës, u ndodh pak me vonesë përkrah Ismail Qemalit në Vlorë dhe mori pjesë aktive në organizimin e forcave të armatosura për mbrojtjen e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës. Më 1913, si anëtar i delegacionit shqiptar, së bashku me Ismail Qemali shkoi në Londër, ku protestoi me forcë kundër vendimit të Fuqive të Mëdha për copëtimin e Shqipërisë. Më vonë Isa Boletini kaloi përsëri në Kosovë, ku organizoi qëndresën popullore kundër pushtuesve të rinj serbo-malazezë. “Unë jam mirë kur asht mirë Shqipnia”-thoshte Isa Boletini duke mos krahinizuar e ndarë asnjë cep.

 

5./ AHMET ZOGU versus ENVER HOXHA

Një nga veriu e tjetri nga jugu. Një e duan, tjetrin e mallkojnë dhe anasjelltas. Unë po mbyll gojën. Po u rradhis opinionin e të nderuarit Arben Puto. Lexoni çfarë thotë profesori gjirokastrit:

“Shpresoj të shpjegoj që ngritja e kultit të këtyre personazheve që kanë dominuar skenën politike shqiptare, bëhet përmes një ideologjie të caktuar – kjo është më e qartë në rastin e Enver Hoxhës – dhe nëpërmjet një procesi politik të caktuar. Me këtë dua të them që kultet e individit të këtyre dy personazheve mbartin karakteristikat e periudhës historike në të cilën ata kanë jetuar.Kulti i Zogut ka veçori të tjera nga kulti i Enver Hoxhës i cili ka pasur në dispozicion një kohë më të gjatë për ta konsoliduar kultin e tij; Hoxha ka pasur edhe avantazhin që mbrapa tij kishte një parti dhe struktura partiake që ishin të gjithëpranishme në territorin e vendit. Ai ka patur modele ideologjike të cilave u referohej. Zogu nuk i ka pasur këto modele, por është paraqitur më tepër si një burrë shteti, që hodhi themelet e shtetit shqiptar.

Në rastin tonë, kultet e Zogut dhe të Hoxhës i shoh në një proces të lindjes së kombit shqiptar dhe të konsolidimit të tij të mëtejshëm, domethënë në një proces të nacionalizimit të shoqërisë shqiptare. Janë pikërisht këto momentet kur kjo shoqëri fillon dhe kthehet në një komunitet të homogjenizuar, dhe gjithmonë ka nevojë për një lider i cili ta mbajë të lidhur këtë komunitet.Kjo shihet qartë te mënyra se si ngrihet kulti i Zogut. Në tekstin biografik të Kristo Dakos, Ahmet Zogun paraqitet si një njeri që nga një grumbull fisesh krijon një komb dhe pastaj krijon një shtet. Po e tillë paraqitet panorama e komunizmit, ku Enver Hoxha trajtohet edhe ai si shtetar i cili në periudhat e fundit të jetës paraqitet edhe si mendimtar. Hoxha fillon e shkruan për tema si imperializmi dhe revolucioni, superfuqitë.

Pra mendon se ka një dimension intelektual të spikatur. Një gjë tjetër që është te Enver Hoxha dhe mungon te Zogu, është dimensioni i tij ndërkombëtar. Ai paraqitet si lideri botëror i lëvizjes marksiste-leniniste, një lider i një lëvizjeje ideologjike që kapërcen kufijtë e Shqipërisë. Pas izolimit të plotë, pas prishjes me Kinën, Shqipëria bëhet një qendër e partive marksiste-leniniste, në qoftë se i mbani mend, të cilat shikonin te Shqipëria frymëzimin e vërtetë për komunizmin e pastër.

 

6./ GJERGJ FISHTA versus ISMAIL KADARE

Janë të bukur e të magjishëm që të dy. Nuk janë takuar kurrë fizikisht dhe pavarësisht se kritikë amatorë a cinikë fatkeq kërkojnë ti përplasin këta titanë, dështojnë përherë. I pari përfaqëson Rilindjen fantastike të këtij kombi, i dyti mbajti gjallë themelet e ngjizura të letërsisë sonë dhe ua lartësoi murret e na e ndërtoi kështjellën e përjetshme. Në një republikë ku kultura është prodhuar nga korifenj të magjishëm si Fishta e Kadare e ku menaxhimi bëhet nga Aldo Bumçi po u risjell çfarë shkruan i ndjeri At Zef Pllumit, trashëgimtari i fundit i brezit te Franceskaneve te medhenj.

“Historia jone eshte nje histori llogoret. Sot me i madhi luftetar ne mbrojtje te kultures, identitetit dhe integrimit evropian te shqiptareve eshte Ismail Kadareja e une gjindem krah per krah tij ne ate llogore”

 

 7./ AZEM HAJDARI versus EDI RAMA

Të ishte gjallë tropojani simbol i pluralizmit edhe PD do të ishte më e bukur, edhe parlamenti më kuvendor, edhe demokracia më funksionale,edhe Shkumbini nuk do të ekzistonte në kokat tona. Edhe kur e vranë pavarësisht se e vranë malësorët e tij nderin më të madh ia bëri jugu. E prisnin si hero dhe e lartësuan si hero.

Ndrushe nga paraardhësi kryetar i PS-së Fatos Nano i cili ndrydhi e poshtëroi Shkodër e malësi, opozitari aktual Edi Rama e ngjyrosi edhe hartën e veriuit me rozë. Më shumë prurje të reja në parti, më shumë elektorat, më shumë deputet…më shumë shpresë. Tiranën e bëri vend ku jetojmë të gjithë pavarësisht se dasmat i tërbojmë me çifteli, klarinetë a isopolifoni!

 

8./ TOP CHANNEL versus KLAN TV

Sepse Dritan Hoxha që vdiq la një perandori mediatike influencuese ndaj media shqiptare sot po shpërthen. I ndajmë pa teklif çdo gjë me thikë dhe pa përgjegjësi kur themi se Topi ecën majtas dhe Klani djathtas. I ngjyrosur me blu të tepëruar Klani nuk mundet të fshijë nga memoria e arkivës së tij kur boss-in verior Aleksandër Frangaj e burgoste për fjalën e lirë një tjetër verior president republike. Te Topi flitet e këndohet në çdo dialekt po kështu edhe te Klani me maratona fantastike këngësh. Agroni që llakoste imitimet e Berishës ka shkuar vërtetë mediatikisht djathtas por kjo nuk i shërben përçarjes dhe mbylljes së gojës. Thjesht çështje biznesi, paraja në mes

 

9./ IRFAN MUSABELLIU versus ENTON PALUSHI

I pari është një skraparllio-përmetar milioner, botuesi më i madh në vend. Menaxhon televizion,radio,gazeta,website,revista dhe i është larguar disi pavarësisë së lajmit e medias. Ka tre muaj që është në llogoren përkrah kryebashkiakut të vjedhur të Tiranës. Bën edhe zëdhënësin e qeverLSI-së, por paksa i kamufluar.

Enton Palushi është kryeredaktor i gazetës opozitare më me influencë dhe më të klikuar në internet. Ish lektori i gazetarisë, kuksian me origjinë së bashku me botuesin Mero Baze bëjnë punë më produktive sesa 4o deputetë dhe parti opozitare. Kemi një botues jugu që i shërben tropojanit kryeministër dhe një kryeredaktor verior që “po ia nxin jetën” të njëjtit kryeministër. Ka më bukur? Media dhe informimi nuk njohin kufi!!!

 

10./IGLI TARE versus LORIK CANA

Mos u trembni nga çfarë lexuat në fillim. Janë të dy pjesë e historisë së futbollit shqiptar. Të gjatë, të pasur,të famshëm dhe me influencë të mjaftueshmë për të treguar se mes Kosove e Shqipërie, mes Jugut a Veriut, nga Alpet e deri poshtë në bregdet ky vend prodhon dashuri e repekt. Ndaj kur të dëgjoni përsëri idiotizmat përçarëse që nxjerr Jozefina nga goja ose kur Berisha flet me gjuhë kanuni edhe në mes të Evropë,s merrni pultin e televizorit dhe shikoni më mirë porno te X channel. Masturboni për qejf Duirrës-Prishtinë-Durrës me zërin e tyre në sfond dhe keni për tu relaksuar si me 5 yje!!!

 

(c)campusALBANIA&TemA/2011

40 komente në “10 arsyet klasike pse krahinizmi dhe racizmi janë demode në këtë vend”

  1. Landi- Sverige says:

    Kush ka sy te celur, goje te embel dhe zemer te bardhe flet per dashurne dhe bashkimin. Kush ka sy te zgurdulluar, goje te shqyer dhe zemer bishe (si Salianet) do te jene gjithmone per urrejtjen, percarrjen dhe erresiren.

    1. Vlora says:

      keto shkrimet e tua o bledi vertet te japin nje kenaqsi te madhe…..
      je shum i sakte ne te gjitha shkrimet e tua………..
      ——-te pergezoj
      dhe sinqerisht i pres dhe i lexoje me deshire te gjitha.
      ke gjetur gazeten e duhur per ti botuar

  2. Ekstremisti Majte says:

    Edi Rama eshte Mirditor mer plak ndersa Tani i Top Channelit nga Kukesi…

    Dhe sa per dijeni,Azem Hajdari ka qene terrorist shkuar terroristi…

    1. DJ Achmed i kil you says:

      ca flet mer daje,,,,,je ne vete apo jo,,,,Edi Rama mirditor dhe Azemi terrorist????????

    2. ai Burri says:

      Po Tani nga doli nga Kukesi??? Cun Laprake le e rrit, ahhh thuaj pse i lexojme keto komentet poshte. Duhet te kete Kriter Pranimi ketu…

    3. ai Burri says:

      Tani, le e rrit ne Laprake or ti majk…

  3. Glauku says:

    E thènè shkurt me pak fjalè, ky shkrim i ngjanè njè ‘çorbe’si ato tè Dr. Ficsher i Ginevr-ès. Kjo pèr faktin se ‘simpatiku’ MONE’ka njè dèshirè tè flaktè pèr tè shkruar. I hedh nè tè bardhè tè zezat pèr tè na bèrè qè tè kalojmè kohèn, nuk e ka keq se njerèzit sot janè pa punè dhe me pak shpresè. Argètohu Bledi ! Mè mirè tè shkruash dhe kèshtu se sa njè hiç.

  4. elio says:

    Ca thote ky toci… se me duket se qenka artikull delirant… Ooo Maneee
    nga flet o lumooo… Ne ketej jemi Epirote…e me Iliret …pak kemi te bejme e me arberit …me pak akoma…jemi keta qe jeni se kemi ruajtur identitetin tone si Toske…e jo kot me kot…Nga ne kane ardhur e ikur plot por ne ata qe ishim kemi mbetur.. rreze malit te Cikes…e stergjyshet mo na i prek ti pis…as edhe me llafe…Jemi shqipetare (jo arber) e duam te jetojme bashke e ne paqe por ne baza te perbashketa e pa na hypur njeri ne qafe…kaq per sot..dallkauk..

    1. Ester says:

      Ti qenke shume i zgjuar, dhe e paske kuptuar me plot kuptimin e fjales kete shkrim. Do na kishe kursyer 3 min kohe po te mos kishe bere komentin. 1 qe te lexuam dhe 1 qe te kthyem pergj.

  5. rrufeja says:

    – Bledi. falemnderit qe edhe njehere i servire para syve te shqiptareve te gjitha kundershtite dhe fijet qe na bashkojne. Te shpresojme se do ja dalish qe sadopak t’ua hapish syte atyre qe nuk shohin, (kemi te tille edhe ne kete forum qe i urrejne shqiptaret me shume edhe se sllavet me te cilet fatkeqesisht po bashkjetoj )dhe njehere e mire ti kanalizojme energjite drejt ceshtjeve me konkrete e jo te llafosim se kush nga eshte, c’fe ka dhe ne c’dialekt flet….

  6. george kostantini says:

    Long life Bledi Mane! Edhe femijet e mij (te lindur ne Kanada)pelqyen kete shkrim. Me shume nga cdo gje ne shkrimin tuaj ka logjike, patriotizem, njohje historike dhe ciltersi, qe u mungon disa lexuesve ketu…
    Le te shikojme ato ceshtje qe i sherbejne te ardhmes, femijeve tane, e jo idiocirat … sic bejne disa shkrues….
    Respekt Bledi!

    1. Mark Marku says:

      Ortaj george kostandini! ortaj je nga (Kameza-Shpellare) ahhhhhhh femijet te lindur ne Kanada, Te lutem nashpegoni femive ti ja-perkethen me djalektin shpellar apo me djalektin e Sales..

      1. berreta kuqe says:

        o marko dukesh ne formen e pergjigjeve
        qe je INJORANT,qa te duket vetja mor krymsh

  7. hajriu says:

    Nuk e di nese eshte e vertete kjo qe thote ky Mane per Iglin . Une e kam simpatizuar Iglin si futbollist ,ndoshta edhe per faktin qe jam fifoz i Lacios por nese kjo eshte e vertete , kjo me ndjell nje neveri dhe perbuzje per te. Ky thote Shqiptaret nuk i duan Kosovaret????????
    Une personalisht i dua Kosovaret dhe per mua ata jane ajka e nacionalizmit Shqiptar .Une i dua te gjithe Shqiptaret nga jugu ne veri. Atehere kush ja jep te drejten ketij te perfaqesoj mendimin tim? Turp o Igli

    1. Tironsi says:

      .. Shoku, mos u merakos..! Bledi Mane thote: IMAGJINONI SIKUR…
      pra shembulli eshte imagjinar..! Eshte nje pikenisje e shkrimit, per te bere me konkrete temen qe ka shtjelluar!!

      Hahahaaaaaa, rri rehat Hajriu, dhe shijoje shkrimin se eshte i shijshem dhe i kendshem,..- sepse eshte i vertete.

    2. Sali=Geddaf says:

      Lexoje mor budalla te gjithe shkrimin se nuk e ka then Igli Tare ate gje, perkundrazi Tare ka qen qe e mori Lorikun tek Lazio, Mane e ka then “Imagjinoni sikur” eshte nje supozim i Manes o hajri

    3. EDI DETROIT says:

      Hajri,mos u nxito.Blendi thote sikur,pra jo se ka ndodhur ashtu.Ishte iniciativa e Tares ajo qe solli Canen te Lacio,dhe kembngulja e tij.Te dy ata jane miq,dhe te dy shume patriot.Ky eshte nje nga artikujt e rralle te Bledit qe me ka pelqyer.Urime.

    4. plaku says:

      hajriu,
      Nuk heq as edhe nje presje nga shkrimi yt sa patriotik ashtu edhe human. Une nuk e njof Iglin por njof pak te jatin te cilin si te thuash e kam komshi. I jati eshte Isa Tare kampjoni i Shqiperise per vite me radhe ne hedhje disku. Ka mbetur sic ka qene shume i thjeshte dhe i sjellshem. Ashtu si edhe ti une nuk kuptoj faktin se pse Igli flet ne emer te gjithe shqiptareve te Shqiperise. M.gj. kete kosovareve ju nxi bytha ne se Igli nuk i do kosovret.Jam shume dakord me sa shkruan ti :
      “Une personalisht i dua Kosovaret dhe per mua ata jane ajka e nacionalizmit Shqiptar .Une i dua te gjithe Shqiptaret nga jugu ne veri. Atehere kush ja jep te drejten ketij te perfaqesoj mendimin tim? Turp o Igli”
      Pershendetje dhe nje fundjave te mbare vella.

    5. hajriu says:

      Nuk e kisha lexuar me vemendje fillimin …… PARDON te gjitheve

  8. Albann says:

    Kush tha qe shqiptaret s duan kosovaret, jugu s do veriun apo anasjelltas.Percarjen e sjell ai qe qeveris vendin.Po te akuzosh per “haxhiqamile” kuptohet qe ndan veriun me jugun…Berisha e sheh qe veriut po i hapen syte dhe se mbeshtet me verberisht si dikur.Per kete arsye shton dozen e percarjes,duke krijuar pershtypjen se urrejme njeri tjetrin.
    Berisha mbijeton duke shfrutezuar natyren emocionale te shqipetareve.Ai shtyp butonin e percarjes sa here sheh qe po humb mbeshtetjen;Per fat te keq ky buton ka fuksionuar gjithmone.
    Theksimi i asaj qe na bashkon eshte prgjigjia me e mire qe mund ti jepet ne kete rast.

  9. Tironsi says:

    O Bledoooo je Njesh!!!

    A do nje ‘feedback’ real dhe pa rrena?

    Te gjithe Tironsit, apo njerez te tjere jo Tirons, po qe kane bo gjimnaz dhe jane me kembe ne toke, qe duan zhvillim normal dhe jo dallkauke… JANE DAKORT ME TY. Te gjithe qe une kam folur rreth shkrimeve te tua, dhe mendimeve qe shkruan, JANE DAKORT me ato.

    Behet fjale per te pakten disa dhjetra vete…, dhe ca ne shqiperi e ca jashte Shqiperie.

    Jepi shkruaj pa ndaluar. Ke tipin tend, ke stilin tend, prandaj ke vendin tend ne shkrimet shqiptare, dhe gjurmen e shkruar Shqiptare.

    Bled, Vazhdo dhe mos ndalo, se pastaj do lesh vend bosh !!!

  10. shqiperia says:

    eshte me se e qarte qe propaganda mediatike po na pergatit ndoshta per nje bashkim te shpejte te kosoves me shqiperine si patriot qe jam dhe per hir te se vertetes keshtu duhet te ndodhe. por me cfare cmimi do e paguajm kete bashkim? me humbjen e ujerave territoriale ne juge, me zona te tera bregdetare te shitura mafias serbe dhe ruse, me kthimin e vendit ne nje kosh plehrash?

    Dihet se pasurite nentokesore te kosoves te pasura me krom dhe sidomos me flori jane vleresuar ne rreth 300 bilion dollare dhe qeveria hajdute e saliut do lepije nje kocke te majme nga kjo pasuri, jo populli!
    tjetra …

    edhe njehere, me cfare cmimi do e paguajme kete bashkim?

  11. Tirona says:

    Per Ahmet Zogun ja ke fut kot.

  12. TEFTA ALIKAJ says:

    JE NJE LETRAR I VERTETE DHE NGA TE GJITHE TE MENCURIT KE RESPEKT

  13. mustafa says:

    o bledo, ca ke thithur sot ne mengjes ore? po vihet bythelepirsi kadare ne nje kandar me fishten??!!
    fishta, noli, migjeni, lasgushi, … jane tjeter “ndermarrje”, s’ke pune ti futesh ne nje thes me servila oborresh te pushtetit te rradhes.

  14. sandokani says:

    O drejtor i gazetes, po paguajeni me rroke fikse Bledin, mos e beni te shkruaje kaq shume, se pastaj nis me budallalleqe pa lidhje si ky artikull… haj njatjeta

  15. davidi says:

    nuk eshte bled mane ky qe shkruan, por ed rama. duhet te jene arna filozofike qe ky i fundit nuk i ka futur ne librin kurban. artikulli duket si kostumi i arlekinint.
    i referohet pijanecit godo qe pikerisht sepse nuk mund te mbarte esell ne ndergjegje falsitetet e shkruara ne libra letrare te cilet duken me shume si pamflete, ka ndenjur gjithe kohes xurxull aq sa i kane dale syte si kokrra qepe.
    do ishte me bukur sikur te ishte gjalle azem hajdari?!?!?!?! po te ishte gjalle do te thote qe do te ishte pro berishes dhe si i tille sot pd do kishte jo nje por dy koka egersirash si cerberi i ferrit mitologjik

  16. luis says:

    Vertet shkrim fantastik.Dua te them se Blendi Mane eshte i jashtezakonshem ashtu siq jane te gjithe gazetaret e kesaj gazete,por me nje stil te vecante qe e bejne te dallueshem nga te tjeret.
    Ky eshte ne gjendje te nxjerre gjerat me negative qe ekzistojne ne shoqerine tone dhe te bindin plotesisht ne ato qe thote,po perseri eshte ne gjendje te nxjerre anet me pozitive te shoqerise tone dhe prape te bind,pra domethene edhe lexuesi duhet te jete i vemendshem para se te komentoj sepse bie ne nje gabim ndaj nje autori qe mesa shihet eshte shume i zgjuar dhe shume dimensional.
    Ky shkrimi i sotshem me befasoj per arsyen e thjeshte sepse pavaresisht negativizmit te shoqerise tone ky nxori ne pah ato vlera qe ne duam edhe ti besojme se kane ekzistuar ashtu dhe ekzistojne edhe sot gje e cila besoj per cilindo e ben te ndjehet mire sepse ceshte e verteta ne e duam aq shume njeri tjetrin saqe kalojme ne urrejtje sepse nuk mund ta imagjinojme ekzistencen pa shoqerine shqiptare.Dhe ky eshte fakt.
    Kam shume vite ne emigracion dhe neper vende te ndryshme te botes dhe shqiptaret perseri pavaresisht intgrimit qe mundohen ti pershtaten shoqerive ku jetojne dhe kete e bejne mire ne marredheniet me shtetin por kur vjen puna ne marredheniet familjare gjejne vetem njeri tjetrin.

  17. LARRY says:

    O Bled. Ku fle sekreti qe njeriu i lexon me kenaqeasi idiotizmat e tua?Dhe nukjane per tushare, me beso. Suksese.

  18. Luan Kolonja says:

    Pa dyshim nje Shkrim i shkelqyer ne te gjitha planet.
    Ku shpirti artistik, filozofik dhe patriotik i autorit harmonizohen ne menyre perfekte duke na dhene kenaqesi te madhe estetike dhe shpirterore.
    Ndonje kritike mediokre per krahasime dhe vleresime ilustruese te sjellura ne shkrim, nuk mund te erresojne aspak mesazhet e medha se na percjell Z.Bane te gjithe shqiptareve brenda e jashte kufijve, brend a e jashte vendit.
    Me sa duket, te gjithe kemi nevoje qe te qartesohemi dhe te clirohemi emocionalisht e shpirterisht lidhur me koncepted madhore sic jane kombi, origjina, trashegimia kulturore e shtetformuese, mbijetesa, civilizimi, toleranca, besimi fetar, harmonia sociale etj.
    Te gjitha keto, jane shprehur ne menyre perfekte nga Z.Mane.
    Une mund ta konsideroja shkrimin si nje panflet atdhetar i cili duhet te lexohet e botohet ne te gjitha shkollat e vendit.
    I kerkoj te falur autorit per ndonje kritike me sens disi cinik te bere nga une ne disa shkrime te tije te mepareshme.

  19. memecit na i erdhi goja says:

    bledi,

    nje nga shkrimet e tua me te mprehta dhe te sofistikuara! bravo! pergjigjesh si rrufe.

    shpresoj qe atdhetaret tane shqipetare te ndalojne per nje sekonde dhe t’a lexojne dy here fjaline,

    “…merrni pultin e tel. dhe shikoni porno ne x chanel. masturboni pe rqejf durres-prishtine durres me zerin e tyre ne sfond dhe keni per tu relaksuar si ne nje hotel me 5 yje!!!”

    kush ka ment le te kuptoje se shqiptaret po zhvaten nga trojet e ture ndersa ata rrine dhe e mbajn….

    dhe nje mengjes do zgjohen te shikojne se kufijte e shqiperise jane veten deri ne durres.

  20. nino malli says:

    Nje violine virtuoze qe ka shperndar tingujt e bashkimit te nje kombi. Keshtu ka qene… Autori e sjell bukur kete detaj.

  21. mirdita says:

    ky gjoja realist , kritik , vezhgus , zbulues e ku di un me kete shkrim nuk ben gje tjeter veq parapregadit provokon nxit zona krahina te ndryshme te urrejn njeri tjetrin , 0 me gjufke per mua, kur futet tifozria dhe urrejtja politike ne mes gjykimi eshte gjithmone i njeanshem , historin e bejn istorianet , politiken politikanet , kurse lopet i ruan qobanet .

  22. shqiperia says:

    mirdita- gjozefina, shporru nga ky forum dhe shko te mesosh te shkruash.

  23. Bamiri says:

    Bledi,
    Durres-Prishtine-Durres e bene Berisha, Lul Basha dhe Topalli. E bene si e bene, ama e bene.

  24. beso says:

    une jam nga jugu,por edhe pse jam ushtruar me gegerisht,nuk e barazoj Fishten me Poradecin,Fishta eshte nje Cajup qe shkruan me dhjete faqe ate qe Cajupi e hidhte ne vetem nje faqe.Migjeni po,eshte i pakrahasueshem,duke pasur parasysh dhe moshen shume te re.Tani qe u gjeten 10 arsyet e ketyre dueleve,tani te firmosim virtualisht peticionin per ndalimin e importit te plehrave.Ka 10 arsye per ta bere kete?Bledi,ferkimet krahinore kane qene e do te jene;jane”folklor” irracional ne gjithe boten.Nje italian i veriut i thote”terron”atij te jugut,po edhe brenda nje fshati lagjet bejne diferenca te tilla qesharake midis njera-tjetres.Po sikur njera lagje te kete nje bjonde te bukur,automatikisht te gjitha brunet qe e kan shtepine andej e quajne veten nga lagjja e bjondeve…Suksese dhe njehere!

  25. Bardhi says:

    Ndarjet nder shqiptar tani po thellohen,jo pse ato jane te tilla por pse ashtu po e don greku e serbi.nuk jane rastesi tendencat e sulmit mbi gjuhen standarde shqipe,nuk eshte rastesi grqizimi i jugut te Shqiperise,nuk eshte rastesi te thuhet ne shume mese qelbesirat qame dhe qelbesirat kosovare.Nuk sulmohet Sali berisha vetem pse s’bene pushtet te mire dhepasuri prrallore,por pse nuk eshte serbofil dhe ka nje taban kombtar shqiptar te fort,do thonit ju malok…

  26. maloku says:

    Mos harroni mor njerez se i pari dhe i fundit qe po nxit dhe percan jugun dhe veriun eshte Fashisti BERISH. Mos harroni ato skena qe pame ne vitin 1997 kur Berisha pruri gjithe veriun per te shtypur jugun. Mos harroni ato skena kur Vlonjatet i zune te gjalle si miu dhe ata qe qanin si femije te pafajshem. Lexova nje shkrim diku perpara dhe thoshte se ai sa here qe e ka punen keq fillon dhe nxit urrejtje mes shqiptaresh. Me kujtohet ky vite se u hap fjala ne Berat se Berisha do binte verioret per te shtypur Beratin por me cuditi nje fakt qe te gjithe kreminelet dhe gjithe njerezit e thjeshte u bene nje trupe per ti pritur me arme. Dhe te gjithe kete urretje e krijoj dhe e dirigjoj Berisha dhe Azemi qe prune verioret qe te ruanin vilen e Protoduarve ne uren vajgurore dhe i perdoren mish per top. Mos harro kaq shpejt o POPULL

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje