Flamuri përzgjedh kandidaturat për Akademinë e Shkencave

4 Nëntor 2011, 22:08Antena TEMA
Flamuri përzgjedh kandidaturat për Akademinë e Shkencave

Flamuri ka nisur punën për të përzgjedhur kandidatët për në Akademinë e Shkencave. Çdo ditë ulet në klubin para PD-së dhe pret akademikë. Shumica duan të bëhen kryetar, por ka dhe të tillë që duan vetëm anëtar.

I pari që vjen çdo ditë në klub është Gudari. Ky është kryetari  i Akademisë. Flamuri i qëndroi rëndë pasi kishte marrë udhëzim nga ai Burri ta lëvizte.

-Unë jam shkencëtar, i tha Gudari, mua s’më lëviz dot njeri, unë kam dhjetë libra shkencorë, ata të tjerët s’kanë lexuar dhjetë libra.

-Ku i ke librat, pa m’i sill pak, i tha Flamuri!

Gudari bëri një telefon dhe një makinë mbërriti para klubit pas 5 minutash.

-Urdhëro, i tha Gudari. I vuri para dhjetë dispensa.

-Çfarë janë këto, e pyeti Flamuri, i cili kishte idenë që do ishin libra informatike dhe nuk merrte vesh.

-Janë libra për peshëngritjen i tha. I kam analizuar në imtësi gjithë metodat e peshëngritjes, lexoji. Kush ka bythë të bëjë libra të tillë?

-Mirë, i tha Flamuri, do ta shikojmë punën tënde, ik tani. Radha vazhdoi.

Hyri i dyti. I nxori një copë letër. Porosi nga Fahro. ‘Flamur, zotëria është një intelektual i mirëfilltë. Është një nga inxhinierët më të shquar të ndërtimit në vend, ai që do bëjë pallatin tek Lulishtja në bulevard, para pallatit të Lad Kostës, që folëm atë ditë mos marrim nga një hyrje dhe t’i japim një dorë ta bëjë. Do të bëhet kryetar akademie, se ashtu s’ia pengojnë dot pallatin. Ma bë këtë nder, e ke gati apartamentin… Fahro.’

-Ore, e ke mik Fahron ti, e pyeti ndërtuesin.

-Mik e kam, tha ndërtuesi hijerëndë si intelektual.

-Po ai sikur ka mik dhe Kadarenë, ai Kadareja ka shtëpinë tek ai pallati tjetër, si do t’i zini pamjen?

-S’kemi gjë me Kadarenë, i kam thanë Fahriut po të dojë dhe ai le të marrë apartament tek pallati jonë.

-Ndonjë libër shkencor, apo punim tjetër, ke, i tha Flamuri.

-Kam shumë projekte, por pres të miratohen dhe tua jap një kopje, i tha. I ka Lul Basha në zyrë tani.

-Në rregull, ik, i tha Flamuri. Tjetri…

Hyri një grua.

-Unë jam Nora, tha. Jam me LSI. Mendoj se duhet kriteri i barazisë gjinore në Akademi dhe duhet të ketë të paktën 30 përqind gra. Derisa thonë që tridhjetë për qind e Akademisë janë budallenj, pse të mos jenë gra, ça të keqe ka….

Flamuri ngriti kokën i çuditur. -Qenka e zgjuar, tha me vete.

-Ke ndonjë punim shkencor, i tha Flamuri.

-Kam këto CD, i tha dhe nxori nja 40 copë. Kam marrë pjesë rregullisht në çdo program televiziv nga këto të mëngjeseve dhe mbasditeve. Kam dhe të tjera në shtëpi.

Flamuri tundi kokën.

-Dakord, i tha, tjetri….

Tek dera dëgjohej zhurmë… Zgjat kokën dhe ç’të shikojë. Dervishja Eleonorë, Sazani dhe Ngjeqari po ziheshin kush të hynte. Tutje jashtë radhe në pamundësi për tu afruar dukeshin flokët e thinjur të Neritan Cekës.

-Hë, e pashë dhe këtë njeri një herë në radhë, tha Flamuri, pa në djall të vejë.

-Zoti Ceka, tha, ju do aplikoni për kryetar?

-Thashë të aplikoja, tha Neritani, por kam problem se më kanë thënë po ke libra shkencorë skualifikohesh dhe do mendohem një herë.

-Mendohu sa të duash, tha Flamuri me vete, këtu ke për të ardhur dhe bërtiti prapë.

-Radha….

 

5 komente në “Flamuri përzgjedh kandidaturat për Akademinë e Shkencave”

  1. albani says:

    Per te ardhur keq! Koken me te “madhe” shkencore qe ka vendi yne ne fusdhen e arkeologjise, qe ne kete rast eshte Z. Ceka, u dogj, u dogj kot. Si i thone fjales: Vajti per lesh dhe u kthye i qethur. Z. Ceka, qe ta dini, dhe doreheqjen si kryetar i partise se aleances demokratike, qe t’i zinte vendin Z. Myzafer Korkuti, meqenese ky mbushte 75 vjec, kohe per te dale ne pension. Por Z. Gudar, qe nuk eshte vetemn mundes por edhe informaticien, duke kuptuar lojen e Berishes dhe te Z. Ceka, i zgjati Z. Korkuti moshen per te dale ne pension, keshtu qe Z. Ceka mberi me gisht ne goje (ne bythe me mire). Megjithate, ai nuk duhet te merzitet se eshte keshilltar i kryeministrit te Shqiperise, lartmedherise se tij Sali Berisha!

    1. cfurku says:

      PO MORE DJALE PO, POR MOS HARRO SE KY MYZAFERI ESHTE ME AFER BERISHES SE NERITANI.DJALI I MYZOS ESHTE DHENDERI I LIRISE SE SALIUT, ESHTE BURI I ELVANA HANES. PSE MO, PER ARKEOLOG ESHTE MYZUA NE AKADEMINE E SHKENCAVE TE NGRITJES SE PESHAVE DHE PLEQVE TE RJEDHUR E SPIUNE? ESHTE KRUSHKU MORE KRUSHKU I SALI RUMPALLES.

  2. misionari says:

    Akademia e Shkencave ka vdekur.

  3. xhuliano says:

    MES ANTAREVE TE AKADEMISE SE SHKENCAVE JANE:
    1-NJE NGRITES PESHASH, MBASE EDHE MUNDES
    2-NJE SHKATERUES I INSTITUCIONEVE SHKENCORE ME EMRIN SALVATORE B….
    3-NJE DENONCUES I KOLEGEVE NE GJYQET POLITIKE TE KOHES SE DULLES
    4-NJE FIZIKANTE E DENONCUAR PER MITMARRJE
    5-NJE KRUSHK I LIRI B…ERISHES
    6-NJE POET, SOT DEMOKRAT, DJE KOMUNIST I OREVE TE PARA
    7-NJE VARG SERVILASH ME ORIGJINE NGA FSHATI SI JORGAQI, ILIRIANI,KAPLLANI DHE ZORAXHINJ TE TJERE SI KETA QE SKANE ASNJE LIDHJE ME SHKENCEN.

    AKADEMIA HONORIFIKE E SHKENCAVE ESHTE KTHYER NE AKADEMI TE HORRAVE.

  4. Bora Akademi says:

    Shume e bukur dhe e trishtueshme.Komentet yll me vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje