10 pasaportat e munguara shqiptare

4 Nëntor 2011, 22:14Politika TEMA

10 pasaportat e munguara shqiptare

 

TemA e nxehtë e së shtunës

Nga Bledi Mane

facebook.com/bledi.mane

 

Qarkullonte prej vitesh në mendjet dhe gojët e njerëzisë. Në fillim ia kishin autorësuar ekstravagantit dhe të papërsëritshmit Faik Konica kur u largua përfundimisht nga Shqipëria në Amerikë. Herën e dytë thoshin se kishte shkruar një libërth publicisti Ardian Klosi aty nga fillimi i ’90 kur u vendos në Gjermani. Zyrtarisht nuk kam parë asgjë të shkruar dhe të botuar, por vargjet për të cilat po u tregoj kanë mbetur në memorien kolektive të kësaj republike dhe sa herë mundohemi të justifikojmë abondonimin e atdheut e recitojmë me krenari e më pas bëhemi pishman si dreqi:

 

Shqipëri të kam dhjerë

s’më kuptove asnjëherë!

 

Shumë syresh e kanë recituar e kënduar në Kakavijë a Rinas, në portin e Durrësit a Qafthanë, në Kapshticë a Murriqan por… përkohësisht. Përkohësisht e kanë belbëzuar thjesht nga akumulimi i inateve të momentit. Më pas, janë bërë pishman e janë rikthyer në atdhe edhe për tu hapur bythësh edhe për të investuar. Duan s’duan ky vend ku u lindën e u rritën i thith si hinkë e padukshme e në ekstazë e sipër qajnë dhe lenë amanete: “duam të varrosemi në Shqipëri kur të vdesim”. Pavarësisht se kanë përfituar nënshtetësi të tjera nga vendet ku kanë emigruar, kokën duan ta përplasin në gurët e pagdhendur të kësaj xhungle mesdhetaro-ballkanase-evropiane me emrin Shqipëri. I bukur a i shëmtuar, me Ferrari a me stomakun bosh, pervers a konservator, sexy a anoreksik ky vend mbetet atdheu ku ne lindëm të gjithë dhe dashurinë e fshehur që e ndrydhim së brendshmi vjen një ditë dhe ua lemë si pa kuptuar trashëgimi trashëgimtarëve tanë.

 

1. Inva Mula/franceze

Sopranoja e famshme shqiptare, (bijë e një kosovari dhe ruseje) në fillim të viteve ’90 pasi u bë e njohur në skenat franceze, u vendos përfundimisht atje me familjen e saj të re. E kërkuar më pas në skena të tjera ndërkombëtare falë një menaxhimi perfekt u shënua në librin e lavdishëm të kantos klasike botërore. Për të lehtësuar më tepër udhëtimet dhe sistemet taksative mbi fitimet u detyrua të aplikojë për nënshtetësi franceze. Së bashku me ish burrin e saj, kompozitorin Piro Çako dhe djalin e tyre Anthony, kanë përfituar të dyja nënshtetësitë, por pavarësisht kësaj sopranoja Mula nuk e fsheh kurrë të qenurit shqiptare.

 

2.Vera Grabocka/amerikane

E imagjinoni dot të tmerrshmen divë të spektaklit dhe menaxhimit televiziv vetëm me një nënshtetësi? Në fakt si korçare ortodokse që është me origjinë, nuk bëri asgjë të gabuar. Thjesht respektoi paraardhësit e saj që e prekën eldoradon amerikane qysh në fillim të shekullit XVIII. Grabocka e famshme u largua nga Shqipëria gjatë 1997-ës e së bashku me bashkëshortin aktor Timo Flloko dhe me të vetmen vajzë Lindën përfituan rreth vitit 2003 nënshtetësinë amerikane. Regjisorja dhe burri i saj jetojnë momentalisht mes Shqipërisë e Amerikës ndërsa vajza e tyre përfundimisht ka zgjedhur të jetojë mes Amerikës dhe Izraelit.

 

3.Fidel Ylli/amerikane

Ju kujtohen kabllogramet e e Ambasadës Amerikane të Tiranës drejt Washington-it?

Diku në një prej tyre përmendet shkatërrimi që qeveria e Berishës u kishte bërë pronave të shtetasit amerikan Fidel Ylli dhe gjykatat shqiptare e kishin kompensuar më pas me jo më pak se 500.000 dollarë. Ish mundësi i njohur, tashmë deputet opozitar, skraparlliu Ylli ka vendosur familjen e tij në Shtetet e Bashkuara e më pas, pas marrjes së nënshtetësisë ka vendosur që aktivitetin e tij prej biznesmeni dhe politikani ta vazhdojë në Tiranë.

 

4.Ismail Kadare/franceze

Helena Kadare bashkëshortja e gjirokastritit të akullt, shkruan në librin e saj të ri “Kohë e pamjaftueshme”. “Ditën e dytë pasi mbërritëm në Paris atë tetor të 1990-ës dhe kërkuam azil politik proceduara e marrjes së dokumenteve ishte shumë e shpejtë”.

Pavarësisht lojës së dy nënshtetësive, legjenda e letërsisë Ismail Kadare kurdoherë prezantohet si shqiptar dhe madje me një krenari të spikatur vanitoze të merituar është kthyer pas Nënë Terezës dhe Skënderbeut në emblemën oksidentale kombëtare që Kosova dhe Shqipëria tashmë e kanë përvetësuar organikisht!

 

5.Bashkim Shehu/spanjolle

Çfarë do të bënit nëse pas një jete përrallore si djalë ish kryeministri mbushur me aventura dhe lux do tu shkatërrohej gjithçka brenda një nate? Babain do e shikonit të vdekur, nënën të përçunduar, vëllain të vetëvrarë, miqtë dhe shokët do tu braktisnin, dashuritë dhe pasionet do t’ua tjetërsonin. Internimi do të ishte vazhdimi i sagës suaj të fatkeqësive dhe kompensimeve të çmendurive të prindërve, ndërsa vetëm përmbysja e regjimit bolshevik do ua hiqte prangat e cungimit të lirisë.

Djali problematik i ish kryeministrit të hekurt Mehmet Shehu, Bashkimi nuk do të qëndronte gjatë në Shqipërinë, e cila kishte filluar të rilindte. Një nga zërat simpatikë të letërsisë moderne shqiptare, ai u vendos në Barcelonë të Spanjës dhe prej andej vazhdon të lëvrojë publicistikën dhe përkthimet e tij. Nënshtetas spanjoll dhe shqiptar, zgjodhi për të jetuar pikërisht në gadishullin Iberik, aty ku i ati me pasion luftonte si majtist idealist e më pas pa iu shmangur dot diktaturës bolshevike iku nga kjo botë sepse e kishte të pashmangshëm fundin.

 

6.Elsa Lila/italiane

Arkitektja romane, këngëtarja tiranase, e vetmja nga vendi i shqiponjave që ka prekur skenën e San Remo-s, Elsa Lila ka vite që ka përfituar si rrallë shqiptarë nënshtetësinë italiane. Mburret me origjinën dhe vendlindjen e saj e mundohet që sa herë ti jepet rasti ta përmendë me zë të lartë vendin nga vjen.

 

7.Valon Behrami/zvicerane

Ka lindur në Mitrovicë të Kosovës më 19 Prill 1985 e qysh në moshën 15 vjeçare është aktivizuar tërësisht me futboll. Në vitin 1990, kur ai ishte pesë vjeç, emigroi së bashku me familjen nga Kosova prej rrezikut të luftës e u vendos në Zvicër. Mesfushori i djathtë Behrami refuzoi të merrte nënshtetësinë shqiptare e duke u nisur nga interesat e tij afatgjata vendosi të jetë një shtetas zviceran. Momentalisht edhe lojtar i kombëtares së këtij vendi.

 

8.Hëna Këlcyra

Kjo është vajza e vetme e Ali Këlcyrës, deputetit të parlamentit të parë shqiptar, beut të majtë të Jugut, i cili u dënua nga Zogu, Italianët, gjermanët dhe Hoxha. Ajo ka lindur në Paris në vitin 1936 dhe ka ardhur fëmijë 4 vjeçe në Këlcyrë në vitin 1940. Është larguar përsëri nga Shqipëria në vitin 1944. Kur ka zbritur në Bari, UNHCR e ka pajisur me një letër që ishte emigrante politike. Hëna Këlcyra jetoi në Itali e më pas në Austri dhe nuk pranoi kurrë të merrte ndonjë shtetësi. Ajo udhëtoi për gati 63 vjet me “travel dokument” duke refuzuar shtetësinë austriake, e cila e detyronte të hiqte dorë nga shtetësia shqiptare. Vetëm kur u kthye në Shqipëri në vitin 2007, pasi u dekorua babai i saj, ai u shkruajti një letër autoriteteve austriake, ku tha se arsyet për të qenë azilante kanë rënë. Pas kësaj asaj iu bë nderi si qytetare e devotshme të mbajë dhe pasaportën shqiptare dhe atë austriake.

 

9.Elis Guri/bullgare

-“Iku se u hoq regjimi i vizave Schengen”!

Kështu përgjigjej ministri i sporteve Bumçi kur e pyesnin në komisionin parlamentar të edukimit rreth largimit të mundësit shkodran Elis Guri drejt Bullgarisë. Por fatkeqësisht Guri nuk është as i pari dhe as i fundit gur kilometrik në linearin e eksodeve të sportistëve shqiptarë.

E filloi peshëngritësi Piro Dhima dhe ikja e fundit është Elis Guri. Mundohen të justifikohen bukur për “tradhtitë” që i bëkërkan sportistët elitarë Shqipërisë, por nuk janë fajtorë këta të fundit. Nuk mundet të përfaqësojnë atdheun e tyre me burokratë e hajdutë të cilët u vjedhin jo vetëm lavdinë por edhe brekët e stërvitjes. E nuk i duan për relike jo, i vjedhin se e kanë në gen hajdutërinë këta monstra zyrtarë sportesh a politikanë. Ndaj me dhjetëra elisër largohen sepse nuk duan që të ardhmen t’ua vjedhin eunukët gjasme kuqezinj!

 

10.Aurela Isufi

Është grua e kryebashkiakut të Tiranës, e vetmja grua në botë që nuk voton dot për burrin e saj. Në vitin 2004, ajo ka dorëzuar shtetësinë shqiptare për të marrë atë holandeze, ndërkohë që burri i saj po bëhej gati të kthehej në Shqipëri. Tentoi ta maskonte disa herë këtë histori me gjoja ligje holandeze, por asgjë nuk është e vërtetë. Ligji holandez lejon dyshtetësinë, por zonja e parë e Tiranës e ka dorëzuar atë me dëshirë. Media përfoli si arsye faktin që nëna e saj është një njeri i familjes së Alimuçës së famshme të VEFA-s dhe ajo ka punuar aty si arkëtare. Siç dihet lekët e VEFA fluturuan s’dihet ku, por Aurela dhe i vëllai fluturuan në Hollandë dhe bënë aty shkolla të shtrenjta. Tani janë kthyer si pronarë holandezë të Tiranës.

 

(C)campusALBANIA/TemA:2011

21 komente në “10 pasaportat e munguara shqiptare”

  1. sali kakabuba says:

    zgjedhje e bukur dhe kutimplote! gjen nga te gjithe dhe per te gjithe!
    meqe ra fjala,pavaresisht se nuk ka lidhje me temen e mesiperme,dua te permend me dhjetera kryetar bashkish e komunash te ketij vendi,qe pasi vjedhin sa duan,te nesermen e dorezimit te mandatit gdhihen me shtepi e lokale ne Tirane apo ne qytete te ndryshme europiane!
    kjo do ishte nje teme shume e bukur dhe per te sqaru akoma me mire shkaterrimin qe po i behet ketij kombi.Do me pelqente te ishte z.Mane ai qe do te shkruante mbi kete problem.Ne rast se don ndihme me te dhena,mjaft te na e kerkoje!

  2. xhoni says:

    Kjo e fundit eshte NJE NGA PLEHRAT QE MUND SJELLE LUL BASHA NGA HOLANDA,ME QE BENE LIGJIN E RI!!!

  3. Landi says:

    mungojen dhe qindra pasaporta te shqiptarve qe u larguan dhe sot drejtojne firmat me me emer ne bote ..por nuk ndihen dhe as duan te degjojne per shqiperine ..jo se nuk e duan por ka 20 vjet qe ka rene ne dore te keq ..deri sa te futemn maloket ne politike kjo do ndodhi..sot ,erren me poltike dhe hajdute xhepash,matrapaze,mashtrues te cdo kategorije,kriminele..ish pederaste burgjesh,prostituta,spiune te sigurimit shqiptar eth eth

  4. Frank says:

    Bravo Mane ! Bukur e ke bere !

  5. SKENDER BEU I VJETER says:

    O BLENDI PER VERA GRABOCKEN GABON KUR E QUAN KORCARE ORTHODOKSE.AJO ESHTE MYSLIMANE NGA I ATI QE QUHEJ MYFTAR GRABOCKA DHE E KISHTE TE ATIN NE MYFTIEN E KORCES.I XHAXHAJ ZENEL.KU ESHTE ORTODOKSIA.

    1. E para hiqe kete emer o ti i ashtuquajtur “skenderbe” mos u perpiq ti mohosh edhe Gjergj Kastriotit origjinen fetare

  6. arsen says:

    Asnje nga keto 10 passaporta nuk kane bere gje ( per Shqiperine ) pervecse per veten e tyre.

  7. fredi says:

    Kur “janë bërë pishman e janë rikthyer në atdhe edhe për tu hapur bythësh edhe për të investuar” ke harruar te thuash se shumica e tyre per te perfituar pasaporten e huaj kane sajuar lloj lloj gjerash lloj lloj persekutimi e perndjekje ne atdheun e tyre sa qe shumatorja e ketyre lloj rasteve ne periudhat 1991 -1997-2005 kane krijuar ikonen me te shemtuar, ne bote ,per racen tone.

  8. dn says:

    edhe une si zoja kelcyra jam prej se kam lindur(tash mbi 50 vjete) me nje “travel document” te unhcr-se,po me shtetesi shqiptare!kur kerkova paashaportin ne shqiperi ,mbasi ne shqiperi rra diktatura,sali Berisha e refuzoj kerkesen time!

    edhe une vazhdoj me vertetu keshtu ,me “travel documentin” time se ne shqiperi vazhdon diktatura !

  9. Ndershmeria says:

    Kuitojme Konicen edhe me sentencen:”Edhe mut do shes dhe me shqiptaret mos kem pune.”
    Kjo po ndoth sot me allbanistanin dhe tiranistanin,faktet jane shume,kulmi eshte ajduti Meta edhe pse me presh ne dore,perseri hiqet i ndershem,sepse e mbron kolegu.
    Mblidheni mendjen top ju qelbopolitikanet: S’KA SHQIPERI PA DREJTESI.

    Ndershmeria.

  10. Tekst says:

    Ia ke futur kot këtu… Korçarët nuk kanë shkuar ne Amerikë ne shekullin e 18-të… apo XVIII (në numra romakë), siç thua ti z. Mane në rastin e z. Grabocka. Ishin hollandezë e angleze ata që bujtën e kolonizuan tokat që më pas do të njiheshin si 13 kolonitë e New England-it… Lexo histori me shumë djalo-o…

  11. ROBERT PRIFTI says:

    Zoti MANE ju vleresoj dhe per mua jeni ne piedestal per guximin dhe humorin sarkastik sidomos ne adrese te politikes,por ne shkrimin e sotem nuk jam dakort me ju ne disa pika.E para kur ju thoni:jane kethyer e hapur bythesh duke investuar ne atdhe!!! Pyes: sa shqiptaro-amerikane (emigrante te ikur para lufte o gjate luftes dyte bot.) u kethyen dhe u hapen bythesh ne Shqiperi duke investuar parate e fituara mr djerse? (perveç nje Ekrem Bardhit qe hapi nje resto. te vogel) asnje!!!Po jane kethyer ata qe nuk paten fat te “integrohen” ne jeten e emigrimit ne perendim se kush arriti te integrohet as qe i shkon mendja te kethej dhe te hidhte leket e mundit dhe djerses ne investime te rrezikshme ne nje shtetin mafioz si Shqiperia,perveçse ata e theksoj “ata” qe ben para me afera te dyshimta,ata po erdhen per te pastruar parate.E dyta nga ata dhjete qe ju permendet me siper per mendimin tim vetem nje ISMAIL KADARE ja vlen te permendet dhe qe ben perjashtim (eshte turp qe Ismaili rreshtohet me do Elsra,Fidelra,Valonra etc)nga grupi i “dhjetareve” qe ju “çmoni” ndoshta jo pa ironizimin tuaj te sotçem tejet te “sofistikuar” duke vene ne liste dhe nje Aurela Isufi si “dhjet-are” elite ne pasaportat e munguara kombit tone .Me ju zoti MANE duhet pasur gjithmone kujdes per te kuptuar kur shkruani seriozisht.

  12. Alban Korabi says:

    Mane po te adhuroj gjithnje e me shume per penden tende te shkelqyer.Je ylli i ri ne qiellin e vrejtur dhe te dhjere te intelektualizmes shqiptare.Vazhdo te shkruash keshtu lirshem pa pordhe e pafrenime te asnje lloji.Ketu qendron bukuria e jote e te shkruarit o ylli i ri permetar i pendes shqipe.Hajt tung.

  13. Beni says:

    Ju faleminderit shume per mendimet e sakta qe jepni. Pershendetje per te gjithe.

  14. artan78 says:

    Shkrimi eshte i goditur.E keqja eshte se qeveritaret,mjeket,pedagoget…femijet e tyre i kane jashte dhe ketu qeverisin,sherojne,mesojne…pjesen tjeter.A ka ardhur koha qe ne keto poste te mos lejohen keta pseudo shqiptar qe Shqiperine e shohin si lope rrace vetem per perfitime.

  15. Eduard says:

    Shprehja e sakte e Konices eshte: “Shqiperi te kam dhjere, s’te kuptova asnjehere” dhe eshte thene ne nje moment kur shqiptaret ne mase ndryshonin qendrim 360 grade ne nje kohe relativisht shume te shkurter (njerez te palexueshem dhe jo te qendrueshem deri ne eksterm). Fatkeqesisht, ne si komb jemi te tille edhe sot e kesaj dite…..

  16. FILIP says:

    Jam dakord me Eduardin.Shqipetaret jane “bythe fiashko”,t’a dredhin aty per aty,paçka se ka ende shume besnike e korekte ne mardhenie pune,shoqerie,politike etj

  17. Filip says:

    ç’ talent! Une e kuptoj se nga i ka ardhur ai frymezimbanal”shqiperi te kam dhjere…” ,Eshte mekat te ngaterrosh Shqiperine me individet e keqij te politikes shqipetare.Pse jane ata te tille nuk eshte as deshira dhe as faji i Shqiperise

  18. demokrati says:

    Elsa Lila eshte e dyta shqiptare qe ngjitet ne skenen e San Remos. E para eshte magjikja Ana Hoxha ( Oxa).

  19. E para hiqe kete emer ti i ashtuquajtur “skender beu i vjeter” mos u perpiq tja mohosh edhe GJERGJ KASTRIOTIT origjinen fetare

  20. Dhimiter says:

    As nji pashapote muke I mungon shqiperise,vetem I mungojne patriote qe ta duan vendin e tyre.Por te pakten nuke kane folur keq per shqiperine sic ka folur Piro Dhima ne Greqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje