5 studiot x 5 avokatë, pa llogaritur Njërën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

TemA e nxehtë e së shtunës

Nga Bledi Mane

facebook.com/bledi.mane

 

Regjisori Taylor Hackford duket se ka bërë zgjedhjet e duhura jo vetëm artistike, por edhe historike. Interpretimi i aktorëve hollivudianë Al Pacino, Keanu Reeves dhe Charlize Theron në filmin “Avokati i djallit” dhe fabula intriguese e vetë filmit janë bërë tashmë etaloni i sjelljes dhe të bërit avokati kudo në botë. Bukuria që vret së jashtmi dhe therja e organizmit të njerëzve që supozohet se na mbrojnë në atë film duket sikur herë-herë sjell skena nga Florida a Parisi, nga Tirana a Tokio. Drejtësia vërtitet rreth së njëjtit bosht e ku me më shumë takt e ku harbutçe fare prokurorë, gjykatës e avokatë japin e marrin duke mësuar nga njëri-tjetri pa njohur kufij. Avokatia e shndërruar në biznes të trashëguar dhe njëkohësisht art në të mbrojtur mbetet një nga industritë më joshëse të mendjeve të zgjuara e të thekura.

Në Shqipëri ku prodhohen çdo vit rreth 3469 juristë duket se zanati më i lehtë dhe bazik mbetet avokatia. Të gjithë pa përjashtim pas përfundimit të studimeve universitare u lëshohen studiove ligjore e pas një viti pune testohen nga Dhoma Kombëtare e licencohen për të ushtruar zanatin e avokatit. Pavarësisht se gjykatat penale a civile shqyrtojnë çdo ditë qindra e qindra çështje të ndryshme ende cilësia e skuadrave të mbrojtjes, avokatëve,mbetet për tu parë. Në publik avokati njihet jo si mbrojtës i palëve ndërgjyqëse, por thjesht si sekseri i (e) shkathët i (e) cili(a) falë njohjeve të vjetra a të reja me prokurorë a gjyqtarë mundet që mbi bazën e parave që ofrohen të bëjë edhe mrekullira. Shqipëria mbetet një nga tranzicionet me sistemin më të kalbur dhe më të korruptuar të drejtësisë por falë kësaj stine të rënduar janë establishuar edhe studiot e para ligjore a individë të veçantë të cilët pasi të pasurohen rëndshëm do të fillojnë kthesën e madhe historike për të cilën ky vend ka nevojë emergjente.

Pas gati katër muajsh skuadra e klubit social campusALBANIA pati kontakte, takime, konsultime me ente publike&private dhe individë të ndryshëm që kontribuojnë në sektorin e avokatisë dhe sot po listojmë 10 nga emrat dhe studiot më prominente të avokatëve më të suksesshëm të vendit. Shpresojmë që rubrika e kësaj të shtune do u ndihmonte disi në përzgjedhjen që do ti bëni avokatit tuaj të ardhshëm. Si përfundim më pëlqen tu rekomandoj edhe këtë proverb anglez: “Prezervativi, avokati dhe karta e kreditit janë jetike kudo që të shkelni”!

 

 

1.   Boga Law

Studioja ligjore Boga Law është themeluar qysh në vitin 1994 nga juristi Genc Boga. Për gati 17 vite është kthyer në lider i sektorit të shërbimeve ligjore, veçanërisht e profilizuar dukshëm në çështje civile dhe ato të taksave. Partnere lokale e organizmave dhe korporatave ndërkombëtare si Banka Botërore dhe KPMG. Studio Boga mbetet më autoritarja në vend me zyra/filiale tashmë jo vetëm në Tiranë, por edhe në Prishtinë.

 

2.   Studioja Pustina& Tashko

Dy të rinj entuziastë të mirëshkolluar, Floran Pustina dhe Flonia Tashko janë në tregun e avokatisë shqiptare prej vitit 2002. Fillimisht kanë qenë partnerë në studion Zaka, por më pas kanë themeluar së bashku studion Pustina& Tashko. Flonia Tashko është shkolluar në Zvicër dhe është nga njohëset më të mira të  ligjit për korporatat ndërkombëtare në Shqipëri, e cila përbën dhe shumicën e klientëve të tyre.

 

3.   Studio Zaka&Kosta

Përbëhet nga dy juristë të njohur me karrierë të plotë në sistemin gjyqësor në Shqipëri, Tefta Zaka dhe Vangjel Kosta. Me një përvojë të fortë në sistemin e drejtësisë e më pas në avokati, ata janë sot një nga studiot e rëndësishme të konsulencës së biznesit dhe çështjeve civile në Shqipëri.

 

4.   “Kalo & associates”

Është ndër studiot e para në Shqipëri, e themeluar qysh në vitin 1994. Është e fokusuar tek ligji tregtar dhe konsulenca e biznesit. Është partner me studio të rëndësishme ndërkombëtare dhe ka të shtrirë aktivitetin e saj dhe në Kosovë.

 

5.   Studio Haxhia & Hajdari

Studio e avokatisë është krijuar në tetor të vitit 1992 nga partneri saj Prof. As. Dr. Maksim R. Haxhia, jurist, me një karriere të kompletuar në struktura të rëndësishme të gjyqësorit dhe ekzekutivit. U bë i njohur kur Berisha e shkarkoi nga kryeprokuror në vitin 1992, dhe pastaj si avokat i grupeve më të rrezikshme kriminale në vend, kur shumë pak vetë guxonin t’i merrnin përsipër. Njësoj si sot që njihet më së shumti si avokat i Rezart Taçit.

Ofron shërbime ligjore, përfaqësim në juridiksione kombëtare dhe ndërkombëtare të të gjitha niveleve, konsulencë fiskale dhe financiare, nëpërmjet një përkushtimi maksimal dhe profesional.

 

 

 

Avokatë të njohur

 

-Agim Çekrezi

Ish prokurori Çekrezi ka rreth 7 vjet që i është përkushtuar avokatisë. I profilizuar më tepër në çështje penale, por pa lenë pas dore as ato civile, mban një profil të ulët, i cili e ndihmon për t’u shkuar deri në fund çështjeve të ndryshme që merr përsipër. Studioja e tij modeste në afërsi të rrugës së Elbasanit është gjithmonë e mbushur me klientë falë korrektësisë dhe pragmatizmit profesional të zotit Çekrezi.

 

-Genc Gjokutaj

E etiketojnë shpesh herë si një prej ish prokurorëve të hekurt të Tiranës. Madje përmendet edhe pretenca që i dha dikur ish kryeministrit Fatos Nano, i cili humbi lirinë e tij për shkak të aferave korruptive të 1991-shit. Momentalisht zoti Gjokutaj thuhet pa mëdyshje nga kolegët e tij se mbahet si penalisti më i mirë dhe mbron peshq të mëdhenj jo vetëm të politikës, por edhe biznesit. Njihet si avokat i Fazlliçit, Lul Bashes, Argitës. Ku ka më vështirë se kaq!

 

-Eno Bushi

Zoti Bushi, pjesë e studios Ligjore “Braka”, www.studiobraka.com dikur një nga avokatët aktivë të shoqërisë civile, ndërsa sot më racionali avokat jo vetëm i opozitës, por edhe i medias. Racional dhe tepër populist në profesionin e tij, pavarësisht betejave të fituara ligjore nuk ka kërkuar kurrë të katapultohet deputet si rasti i “Alibeaj” me shokë.

 

-Vladimir Meçe

Ish këshilltari ligjor i një prej prej presidentëve të tranzicionit, jurist me përvojë katër dekadëshe, zoti Meçe mbetet një prej emrave më të respektuar të avokatisë jo vetëm në Tiranë. Me çështje mjaft delikate që merr përsipër për të përfaqësuar apo mbrojtur, ka një përqindje të lartë suksesi dhe elokuenca e tij së bashku me një profesionalizëm shembullor mbetet një nga shinat model ku avokatia shqiptare ecën plot siguri.

 

-Plarent Ndreca

Studio ligjore T&N (Telharaj & Ndreca) është një bashkëpunim i dy themeluesve të saj Av. Edlira Telharaj dhe Av. Plarent Ndreca. Një studio relativisht e re dhe modeste, por e vlerësuar më së shumti nga klientë, bashkëpunëtorë dhe kolegë të tjerë juristë për saktësi në analizimin, trajtimin dhe menaxhimin e situatave dhe problemeve të marra në ngarkim për tu zgjidhur,

efikasitetin në gjetjen e zgjidhjeve në interesin më të lartë të klientëve, disponueshmëri për takime dhe konsulencë të vazhdueshme në përgjigje të nevojave të klientëve.

 

 

Jashtë klasifikimit

 

100 studio ligjore x 100 avokatë

-Malltezi&co

Dikur ishte studio ligjore, më pas person fizik, tani e papunë. Por ajo është sa 100 studio dhe 100 avokatë shqiptarë. Nëse ke ndonjë problem me shtetin, paguaj dhe zgjidhet duke dërguar një çupëlinë në gjykatë duke thënë ke të fala nga “Ajo”. Nëse ke një problem me taksat, paguaj aty dhe dërgo një çupëlinë që i thotë tatimorit kam paguar ATJE. Nëse ke vrarë njeri, apo 26 vetë, nëse ke vjedhur 220 milionë euro apo më shumë, nëse ke vrarë katër vet në bulevard apo diçka tjetër, bëja me sy gjyqtarit dhe i thuaj jam klient i ASAJ. Po e nxjerrim mënjanë pasi tani nuk ka më as fytyrë, as emër, as shifra sa merr. Kemi në dorë dhe tarifat e saj. Një orë konsulence e ka 200 euro, ndërsa kur e bëni me ndihmësen e saj 140 euro. Nëse keni një projekt deri në  1 miliard euro dhe duhet ta firmosë kryeministri, duhet t’i lini 3 për qind pagesë suksesi asaj, d.m.th 30 milionë euro dhe kryeministri e firmos dhe sikur të jetë i sëmurë në shtrat, siç i ndodh shpesh kohët e fundit. E kemi përjashtuar nga klasifikimi se nuk është në garë. Është në pushtet.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

16 komente në “5 studiot x 5 avokatë, pa llogaritur Njërën”

  1. Vlora says:

    duhet te rreshtoje dhe avokati Saimir Visha penalist dhe shum i zoti,,, pothuajse te gjitha ceshtjet te fituara……………

  2. Avokati i djallit. says:

    Ja ke fut komplet p…. kesaj radhe o Mane. Sekseret me te medhenj i ke te emrat qe ke permendur.

  3. Bato says:

    Bled, ata mun te jene zyra apo avokate shume te zote profesionalisht, por keshtu sic eshte katandisur sistemi jone i drejtesise, ata nuk jane vecse seksere.

  4. albaniac says:

    Mane ke filluar te besh Publicitet mor permetar….kush nga keta te ka dhene me shume leke qe ti rreshtosh ketu per ti lexuar
    dhe sa per dijeni 99% e ketyre qe po i ben reklame qe te gjithe jane te “felliquruar” me malokun dhe fute mire ne koke more permetar gazmor mileti ne albanistan nuk ka leke ti perballoje tarifat e ketyre mamutheve dhe ti vete nqs do ti teket hundleshit te rajonit te policise te te beje nje xhiro te vogel makine nuk ke as morra qe ti paguash keta avoketer
    Mane leri reklamat se nuk ka shume lek ketu plus it takes an arm and a leg to get the money…
    Degjova qe eshte liruar linja e hollandes dhe nuk kontrollojne ne tranzit….

    1. pse? says:

      si nuk doli nje burre ti shkruante me emer ketij bled mane trafikantit por te gjithe bejne si filozof anonim. lexoni me kujdes para se te komentoni. nuk eshte reklame ai ua thote qe ne fillim qe jane seksere. ky bledi mane ka qene ne burg 4 herte dhe asnje nga avokatet e tij qe e ndihmuan nuk e ka shkruajtur ketu.leri pallavrat o popollus se nuk late gje pakomentuar. edhe ketu ne amerike e bejne cdo vit kete liste avokatesh

      1. Avokati i djallit says:

        I dashur joanonim me nickname “pse”! Mesa duket i vetmi qe paske lexuar sic duhet artikullin je ti. Mane e thote qarte se po ben nje liste te avokateve ku duhet te drejtohesh dhe jo te seksereve, se ndryshe Mania do perfundonte me min 10 padi civile per shpifje. Sic ka thene dhe nje komentues me larte artikulli eshte thjeshte nje publicitet i shpifur per te cilin uroj qe Mane te kete fituar aq leke sa per te paguar abonene e autobusit.

  5. arsen says:

    artikull i dobet, publicitet OKULT i mafies me te ndyre shqiptare

  6. beso says:

    Bledi,duhet te fusje ne liste dhe John Grisham,avokatin e letrave qe u ka nxjerre bojen avoketerve.Tre deget me te kerkuara ne univeristet jane Jurisprudence,Mjekesi dhe Ekonomi;tamam tre profesionet me te korruptuara.

  7. Abazi says:

    Artikull interesant por i paplote!

    Atyre qe do te te akuzojne per publicitet mund t’i pergjigjesh se dhe klasifikuesit nderkombetare pak a shume te njejten situate paraqesin (google:”Chambers and Partners”, te cilet me qe ra fjala duhet t’i kishe permendur).

    Megjithate duhej te shkruaje te pakten nje fjali edhe per Tonnucin dhe Wolftheiss.

    Per sa i perket formes: ke harruar nja dy apostrofe aty ketu (“cilësia e skuadrave të mbrojtjes, avokatëve, mbetet për T’U parë”) dhe nr. 2 ne mos gaboj quhet TashkoPustina jo e kunderta…

  8. Thellohuni. says:

    Eshte shume e qarte. Reklame apo jo reklame, gjithshka eshte shkruar ne funksion te studios Malltezi &Co. Mos u merrni me te tjerat. Pergezime Bledi.

  9. qytetari says:

    Z. bledi si ka mundesi pas asaj analize te hollesishme per avokatet,ju na dilni njekohesisht i zgjuar dhe i trashe,per mua nuk ka shpjegim,realiteti shqipetar eshte 100% etnik

  10. Iliriani says:

    Bled e ke nga eksperienca sa t kane marre Ty per te t nxjerre nga burgu…

  11. Sokoli says:

    Shpresoj te pakten qe ndonjeri nga ju qe komentoni me kaq siguri per studiot ne fjale, te keni patur ndonje eksperience me to ne te cilen te bazoni konkluzionet tuaja.

  12. Daku says:

    Qellove si kalama o Manee

  13. halit dushi says:

    z Autor ne shkrimin tuaj mungon elementi baze i profesionalizmit te shkrimit gazetaresk, citimi i burimit te informacionit apo besueshmeria e atij qe shkruan apo vlereson. Ne cilat kritere ju zoteri mbeshteteni per te kryer nje vleresim aq me teper qe ne kete shkrim eshte evidente qe nuk mund te jete vleresimi juaj profesional (qe nuk mund ta keni) apo i nje klienti duke u nisur nga fakti se nuk mund te keni qene klient i te gjithe ketyre zyrave apo av.

    si perhere zelli prish qellimin apo reputacionin e atij qe shkruan apo publikon, dhe nuk mbaron ketu pasi mashtrimi ne publikim (publicita ingannevole) nuk ka asgje me shume se ky artikull.
    Mjere kush ju lexon e mjere kush ndjek vleresimin tuaj.
    Deshira per te goditur politikisht (qe fatmiresisht nuk i prek te gjithe) erreson cdo arsye dhe ben qe te harroni qe ju lexon edhe nje person i cili vertet mendon se mund te besoj shkrimin tuaj kur te zgjedhe avokatin e tij. Lum si ata

  14. Interesujace informacje sa na tej stornie, wszystkiego naj…
    —- Super Tanio Wyposażenie Siłowni http://www.sprzetkulturystyczny.waw.pl

Lini një Përgjigje te pse? Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *