Altin Lala drejt amatorëve të Bayernit

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Altin Lala ka deklaruar gjithnjë se do ta linte Hanoverin vetëm nëse do t’i kishte mbërritur një ofertë nga Bayerni i Mynihut, klubi më i madh i Gjermanisë.

Dhe e ka mbajtur fjalën. Në fundin e karrierës së tij, me 35 vite mbi shpinë tashmë, ish-kapiteni i Shqipërisë kërkohet si një përforcim për skuadrën e dytë të klubit, që luan në ligën e tretë gjermane. Kalimi mund të bëhet që në muajin janar.

Transferimin e kërkon vetë trajneri i kësaj skuadre, Mehmet Scholl. “Po, është e vërtetë. Altini do të përfundojë karrierën te Bayerni i Munichut. Skuadra e dytë e klubit i ka ofruar një kontratë 18 mujore, për të cilën ai është shumë entuziast”, tha dje një familjar i afërt i futbollistit. Te Hannoveri, Lala ka luajtur për 13 vjet.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *