Trajneri i kombëtares pas Vitit të Ri

19 Nëntor 2011, 11:00Sport TEMA

Trajneri i ri i kombëtares shqiptare të futbollit pritet të emërohet në fillim të vitit 2012, kështu bëjnë të ditur për “Zërin” burime anonime brenda Federatës shqiptare të futbollit (FSHF). Arsyeja për një vendim të tillë është për faktin se kuqezinjtë nuk kanë asnjë ndeshje të caktuar për ta luajtur deri në fund të këtij viti.

“Për shkak se nuk kemi asnjë ndeshje deri në fund të këtij viti, çështja e trajnerit të kombëtares do të zgjidhet në fillim të vitit të ardhshëm. Deri atëherë do të kemi mjaft kohë për të hulumtuar të gjitha kandidaturat dhe për të bërë përzgjedhjen më të mirë të mundshme”, tha një zyrtar të FSHF-së në kushte anonimiteti.

Pas largimit të trajneri kroat Josip Kuzhe, kombëtarja shqiptare ka mbetur pa trajner, kurse në dy miqësoret e fundit, kundër Azerbejxhanit në Tiranë (0:1) dhe Maqedonisë në Prilep (0:0), atë e ka udhëhequr trajneri i U-17 të Shqipërisë dhe ndihmësi Kuzhesë, Xhemal Mustedanagiq.

Besnik Hasi, i cili ishte vlerësuar mundësia e parë për të marrë udhëheqjen e kuqezinjve ishte refuzuar të largohet nga klubi i tij, Anderlecht, kurse sipas medieve të Tiranës një refuzim ofertën se FSHF-së i ka bërë ditë më parë edhe trajneri gjerman, Lorenz Gunter Kostner.

Kombëtarja ka përfunduar e parafundit në grup eliminatoret për Euro 2012, ndërsa kualifikimet e botërorit, Brazili 2014 fillojnë në shtator të vitit të ardhshëm. Duke i shtuar kësaj edhe koha e largimit të disa veteranëve në kombëtare, tekniku i ri i kuqezinjve sigurisht se do të ketë shumë punë.

Në ndërkohë vazhdojnë sondazhet në internet lidhur me këtë çështje. Sipas një sondazhi që po vazhdon në internet nga faqja zyrtare e gazetës sportive, “Sport Ekspres” nga Tirana, shumica e të anketuarve janë që tekniku i ardhshëm i kombëtares së Shqipërisë në futboll të jetë shqiptar.

Kështu kanë votuar 61 % të sondazhit të zhvilluar në internet, derisa pjesa e mbetur apo më saktësisht 39 % janë për opsionin që drejtimi i kuqezinjve t’i besohet sërish një trajneri të huaj.

2 komente në “Trajneri i kombëtares pas Vitit të Ri”

  1. Shkupi says:

    Duka eshte i mencur,nuk nxiton,kam besim se do te beje hapin e duhur.

  2. burhan says:

    duka ia ka qi nanen shqiprise edhe kombetares shqiptare ai eshte shkaku kreyesor qe shqipria po i shikon ndeshjete e kampioateve botrore edhe evropianne permes televizoreve ai eshte nje bythqire i ndyre aspak rrespakt ndaj shikuesve shqiptar fuccckkk…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje