10 MUNGESAT e mëdha të Tiranës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Bledi Mane

TemA e nxehtë e së shtunës

facebook.com/bledi.mane

 

Na mbytët ju provincialët, e keni bo Tironën si katund!

Kjo shprehje e famshme feston këtë vit 20 vjetorin e saj. Qyshkur sistemi politik ndryshoi,filloi edhe dyndja e parë drejt kryeqendrës së vendit. Nuk kishte më nevojë për leje pasaportizimesh apo letra komitetesh kështuqë gjithkush gëzoi të drejtën t’i vërsulej Perëndimit a Tiranës.

Me kuç e me maç, me apo pa para,me apo pa shtëpi,të persekutuar a të privilegjuar,beqarë a familjarë filluan të realizonin ëndrrën e tyre të vjetër… Tirana për (ne) ta tani ishte e prekshme.

Në fakt gjetë(m)n një Kryeqytet të pastër, të gjelbëruar e të sistemuar. Qytet miqësor që u bëri strehë edhe malësorëve edhe jugorëve,hapi dyer e dritare për këdo.

Por ashtu si me dyndjet italiane drejt Amerikës dhe të shqiptarëve drejt Italisë,nuk mbeti pronë pa u zaptuar e lulishte pa u prishur ndërsa ata, tironcit e vërtetë në heshtje kapërdinin brengën. Qyteti po transformohej me shpejtësi skëterrë drejt një oazi gjigand oriental sharlatan dhe politikat qeverisëse të djathta e të majta së bashku me harbutërinë e mjaft të ardhurve e tjetërsuan pashmangërisht.

Tirana po orvatej drejt së panjohurës dhe së bashku me petkun e një metropoli të vogël të rregulluar bolshevikisht po humbnin edhe traditat e establishuara nga vetë komuniteti prej 200 mijë banorësh në prag të kapërcyellit të fillimviteve ’90.

Nostalgjikët e kryeqytetit sot ndoshta do të më japin paksa të drejtë. Ne të klubit social campusALBANIA kemi renditur disa prej personazheve apo traditave më ekstravagante të 20 viteve më parë të cilat i mungojnë kryeqytetit.

-Si,mendoni se do t’ua kthejë këto tradita Lul Basha sërish?

-Më falni por pa ofenduar askënd, thjesht shkoni pinë birrë e hani qofte aty tek kioskat e kunatit ku dhunohen edhe parlamentarë e qytetarë e mos pretendoni që kryeqyteti juaj,imi,yni do tu rikthehet ditëve të tij të lavdishme. Megjithatë po u kujtoj se ky vit që po lemë pas la gjurmë të pashlyeshme në historitë komunare të 2 prej qyteteve më ekstravagante të planetit. Talibanët vranë Ghulam Haider Hamidin kryebashkiakun e Kandaharit në Afganistan, ndërsa talibani ynë Xhelul Basha vrau katër qytetarë të pafajshëm në mes të qytetit që sot drejton. Më falni që ua prisha humorin e kësaj fundjave. Lexim të mbarë të listimit të sotëm e ju lutem mos më gjykoni për çka po shkruaj sot. Edhe unë provincial jam por i mbetem mirënjohës Tiranës e Londrës, dy metropoleve ku jetova shumë kohë, mirënjohës se mësova dhe i mësova, mirënjohës se morra dhe u dhashë respekt e dashuri…

 

1. Ivi i famshëm i 21

Edhe Margaret Thatcher ishe një Punk. Në rininë e vet ish kryeministrja e hekurt britanike u bë pjesë e lëvizjes dhe muzikës Punk e zhvilluar midis viteve 1974 dhe 1976 në Amerikë, Angli dhe Australi. Me rrënjët nga garage rock-u dhe nga llojet që tani njihen si proto-punk, grupet e punk-ut iu shmangën perceptimit të teprimeve të rrymave popullore të rock-ut të viteve `70. Njëkohësisht kjo lloj rryme ishte simbolizëm i anarkizmit të kohës dhe një lloj revolte ndaj politikave të egra që cytnin luftë e urrejtje jo vetëm mes lindje-perëndimit. Duam s’duam por edhe Tirana e fundviteve ’80 pak me vonesë por kishte një nga përfaqësuesit më ekstravagantë të Punk-izmit mu në zemër të një komunizmi të egër. Ivi i famshëm i 21 Dhjetorit,djaloshi që dukej si alien i zbritur nga ndonjë planet i harbuar sfidonte me veshjen dhe sjelljet e tij jo vetëm regjimin por edhe mentalitetin e prodhuar nga fabrikat otomane-bolshevike. Unik në llojin e vet,diti të sfidonte përbuzjet mallkuese masive të kohës dhe dhunën kafshërore të sigurimit e policisë së kohës. E etiketonin të sëmurë mendor e duke mos ia pasur haberin as punkizmit e as çfarë kjo rrymë dhe individ donte të përcillte, dhuna kafshërore që ushtrohej mbi të po fillonin ta tjetërsonin edhe si qenie humane. Fatmirësisht 2 korriku i ambasadave e ndihmoi të largohej jashtë dhe pasi vendi u hap e po shikonte me mendje e sy më të mëdhenj, njerëzia filloi ti jepte të drejtë djaloshit i cili veçse zbukuronte qytetin e dremitur të kohës. Tiranës me xhinse të ngushta e me minifunde me xixa i mungon dyfish djaloshi Iv. Ka rreth 5 vjet që ka vdekur por në memorien e qytetit ende nuk ka lindur askush që ta zëvendësojë.

 

2.Xhiro e madhe

Bulevardi unik i Tiranës nuk shërbente vetëm për parada minatorësh dhe tankesh. Mendohet se u projektua nga arkitekti italian De Faust gjatë 1930-tave dhe si arterie kryesore e kryeqytetit ashtu si pa kuptuar u kthye gjatë viteve 1970-1998 në pasarelën ku parakalonte për tu shlodhur, për tu parë e për t(ë)u gjuajtur një popullsi e tërë.

Xhirroja e madhe e Tiranës mbetet argëtimi më i madh masiv i mbrëmjeve të një kryeqyteti. Aty shpalosej bluza, pantalloni, fustani, këpucët, e dashura, e fejuara, vjehrra, nusja, burri, biçikleta, cigarja, motori…ishte një Fashion TV ku gjithkush që nga djemtë e Mehmet Shehut e deri te Parashqevi Simaku e kishin organikisht të detyruar të parakalonin.

 

3.Gramoz Pashko

Kryeqyteti megjithëse tkurrej frikshëm drejt një izolimi bastard, ende mbante disa dritare-frëngji nga ku hynte aroma dhe puhiza oksidentale. Pavarësisht mendjeve të mykura të bllokmenëve model palimisk a lenkaçuk, po nga brenda atij Blloku, plangprishësit e tij,”pasardhësit bukëshkalë” shërbenin si ciceronë ilegalë nga të cilët mësonim se liria jonë cungohej pa të drejtë.

Bankieri Gim Andoni tregon plot nostalgji sesi kur ishte student i ekonomikut i bënin përshtypje disa revista në gjuhën angleze që akademiku Gramoz Pashko mbante gjithnjë me vete në fakultet. Kurioziteti e kish shtyrë këtë student dhe pasi kish pyetur pedagogun,për herë të parë prekte dhe lexonte revistën prestigjioze “The economist”. Ishte mesi i viteve ’80 dhe në Tiranën e radhëve të gjata për vajguri e qumësht, Pashko lexonte legjendaren britanike dhe filozofonte për profitet e ekonomisë së tregut.

Miqtë e tjerë të Gramozit e kujtojnë ende si një nga liberalët më të spikatur që ka pasur Tirana dhe pavarësisht boshllëkut që la pas vdekja aksidentale tragjike e tij duket sikur çdo ditë gjurmët që la profesor Pashko preken nga kushdo.

 

4.Kafe Flora

Në të djathtë të rrugës së Durrësit e në të majtë të Mine Pezës. Poshtë pallatit gjshtëkatësh ku Vaçe Zela, Dhimitër Xhuvani kanë banuar e banojnë, aty mes atij trekëndëshi që krijon ky udhëkryq ka qenë e famshmja dhe e papërsëritshmja Kafe Pastiçeri FLORA. Ismail Kadare e përmend shpesh në libra,edhe përkthyesi legjendar Robert Shvarc e kishte strehëzën e tij. Artistë të tjerë paksa rebelë të kohës nuk preferonin kafenenë mejhane të Lidhjes së Shkrimtarëve por Florën. Çifte të rinjsh a studentë “dekadentë” të ardhur nga jashtë e frekuentonin vazhdimisht. Ishte një nga pikëtakimet dhe vendet ku debatohej intelektualisht bukur. Ndryshe nga baret e hoteleve Dajti a Tirana, tek Flora kishte privilegjin të ulej gjithkush. Paksa më e shtrenjtë se kafenetë e tjera të kryeqytetit njëkohësisht edhe vendi ku provokohej dhe spiunohej profesionisht nga eksponentë të regjur e fillestarë të regjimit. Pas 1990-ës, privatizimi emergjent e parcelizoi dhe ia humbi lavdinë e dikurshme. 2 tentativa të ndryshme dështuan për t’ia rikthyer lavdinë e dikurshme. Sot është e zaptuar nga agjenci udhëtimesh.

 

5.Teodor Keko

Rebeli, paqësori, pijetari, energjiku, ekstravaganti, shkrimtari, gazetari, politikani, këshilltari, pinjolli i kineastëve… një nga mendjet e bukura të Tiranës së kuqe&Tiranës blu nuk jeton më. Te kafe Europa poshtë 9 katësheve ende shihet silueta e tij si mjegull e ylbertë. Para se të vdiste shkruante poezinë e fundit…

 

Kur e di se do të vdesësh

pemët kanë më shumë lule

dhe me shumë yje qielli ka

më të mirë dhe më të çuditshëm

janë njerëzit

që nuk e kuptojnë se hija e trupit të

tyre është vetë vdekja.

Kur e di se do të vdesësh

toka është pjellore, si grua,

dhe qielli ta shuan përjetësisht

etjen me shirat e tij

dhe avionët nuk fluturojnë për t’u

rrëzuar,

dhe njerëzit nuk lindin për t’u

bërë nesër të liq.

Më mirë ta dish se do të vdesësh!

Lulet lule do të jenë

dhe nuk do të

kundërmojnë me trishtim

dhe njerëzit do të kthehen më shpesh te

distributori i harruar

të furnizohen falas me besim…

 

26.5.2002

 

6.Tifozllëku mes klubeve kryeqytetase

Argëtim i cunguar dhe i racionuar. I shtrenjtë për shumë njerëz teatri,cirku,estrada por pavarësisht financave të xhepave të tyre për tifozllëk futbolli askush nuk pyeste. Klubet legjendare të Tiranës janë etiketuar qysh herët si të ushtrisë popullore “Partizani”, policia me blutë e “Dinamos” dhe autoktonët e paprivilegjuar me “17 Nëntorin-Tironën”. Veçanërisht ndeshjet derby mes tyre kanë qenë për dekada me rradhë kulmi i përballjes së tifozërisë ultrase. Bileta që shiteshin super të shtrenjta, emocione të justifikuara bukur, organizime të përsosura ,stadiume plot dhe ditë e hënë e brengosur ose relaksuese. Tifozëria e Tiranës ndryshe nga tifozëria unike e Shkodrës, Vlorës, Durrësit…jo vetëm që ishte diverse por ishte e vetërregulluar në mënyrë të përsosur pavarësisht handikapeve të kohës.

Luksi, paraja, teknologjia, shitblerjet e sotme e kanë zbehur këtë traditë të kultivuar të kryeqytetit e cila do të mbetet e nëpërkëmbur derisa aldobumçët e politikës do duan ta bëjnë synet futbollin sa herë vjedhin edhe pushtetin.

 

7.Arben Minga

Një nga gazetarët e paktë të mirëfilltë sportivë që ka vendi, Bledar Kuka shkruan për mitikun e futbollit Ben Minga: “Tani, Tirana ka një legjendë më pak dhe po ashtu futbolli shqiptar ka humbur një nga lojtarët e tij më të spikatur. Beni jetoi pak, vetëm 48 vjet (1959-2007), por tifozët bardheblu (në vecanti) kanë përjetuar kënaqësi të mëdha prej lojës së tij ku, në repartin e sulmit, kishte formuar binomin e paharrueshëm me Agustin Kolën. Minga i përket njërit prej brezave të artë të futbollit të Tiranës, atij të viteve 80-të, ndonëse ai e vazhdoi karrierën edhe në vitet 90-të. Me ardhjen e tij, të Kolës, Mucës, Hodjes, Litit etj. dhe me praninë e Sulejman Memës, Millan Bacit apo Bedri Omurit, 17 Nëntori i asaj kohe njohu suksese të mëdha, me titujt kampionë më 1982, 1985, 1988 e 1989 dhe me kupat e Shqipërisë më 1983, 1984 dhe 1986. Gjithashtu, Tirana u bë i vetmi ekip shqiptar që arriti të kalonte disa herë turin e parë të kupave të Europës, si më 1982 ndaj Linfield-it irlandezoverior, 1986 ndaj Dinamos së Bukureshtit, 1988 ndaj Hamrun Spartansit maltez dhe 1989 ndaj Sliema Ãnderers-it po malteze. Minga luajti në plot 18 ndeshje dhe shënoi 3 gola, nga të cilat 2 në Kupën e Kampionëve dhe një në Kupën e Kupave. Karriera e tij në kombëtare ishte, gjithashtu, shumë e gjatë, për kohën në të cilën ai luajti. Me 28 ndeshjet e zhvilluara për kuqezinjtë (2 gola të shënuar), Minga ishte për disa kohë rekordmeni i takimeve”

 

8.Bastet ilegale

Heshtur, tinëz, pa njoftime publike, me pak para në xhepa dhe parashikime në kokë sheshi para 15 Katëshit dhe rreth Pallatit të Kulturës mblidhte “profesorët e regjur të basteve”. Ilegale dhe të ndaluara me ligj, lojërat e fatit,bastet dhe kumari përbënin shkelje të rëndë jo vetëm të legjislacionit penal, por edhe të etikës dhe frymës komuniste të atdheut tonë të lodhur. Por kurrsesi pavarësisht dënimeve me burg të shumë eksponentëve dëshira për baste sportive nuk u zbeh asnjëherë. Përgjithësisht luheshin ndeshjet e kampionatit italian dhe ato të kampionatit tonë e veç bastexhinjve të thekur të Tironës nuk u mungonin as ujqërit shkodranë, korçarë, durrsakë, fierakë e vlonjatë.

Tradita u ruajt deri në vigjilje të shekullit XXI e më pas rregullimi i legjislacionit dhe kompanitë e basteve sistemuan ilegalitetin e këtij biznesi i cili llogaritet se qarkullon çdo ditë mesatarisht 3.4 miliardë lekë.

 

9.Azem Hajdari

Mos u ankoni. E di që do të reagoni menjëherë sa të lexoni emrin e tropojanit Azem, por lexoni deri në fund.

I ndjeri Hajdari jetoi rreth 18 vjet në Tiranë, por i mungon këtij qyteti rebelizmi dhe guximi i tij. Shkoni në qytetin Studenti dhe shikoni si janë tulatur gjindja. Lërini pa ujë, drita, ushqim, ngrohje dhe maezallah se ndonjë nga 12 mijë banorët e tij do të ndjehet. Hiquani facebook-un, makiatot, cigaret e hapura dhe do e shikoni sa do të mërziten. Merrni një përfaqësi studentësh të takojnë president a kryeministër dhe dëgjojini me kujdes nëse do ta ketë kush guximin tu kërkojë llogari pse Atdheu i tyre ka tashmë pasaporta pa viza dhe stomak pa ushqim të nevojshëm. Shikoni partinë qeverisëse nëse funksionon si organizëm politik normal dhe a ka brenda saj mendim ndryshe?

Ndaj duke lexuar çka shkruajta më sipër i jap të drejtë vetes sepse Tiranës i mungon opozitarizmi, statura dhe personaliteti i Azem Hajdarit e nëse do të ishte gjallë nuk do të kishte koalicion as me Lirin e as partia nuk do të zaptohej nga Majlindi, Mesili, Albani, Rajmondi, Jozefini dhe Lulëzimja…

 

10.Edi Rama dhe administrata bashkiake 2001-2011

“Tirana kishte një reformator trendi si Kryebashkiak, Edi Ramën, i cili riformatoi një administratë bashkiake tepër korrekte dhe ambicioze. Ai mbetet një figurë autoritare me substanca komanduese i cili nëse fiton vendin e Kryeministrit do ta çojë Shqipërinë në radarin e Europës. Para shtatë vitesh, ai u votua si Kryebashkiak i Botës 2004 nga një skemë e të mirave të agjencive të Kombeve të Bashkuara të impresionuara nga zhvillimi i shtrirë urban që përfshinte dekorimin e fasadave të apartamenteve me ngjyrat e Aleksandër Kalder. Rama një artist i arrirë që kaloi disa vite në Paris, afroi ngjyrimet e Tiranës me stilin e JKF: jo përse po, përse jo? Duke pikturuar pika vese dhe shigjeta jeshile në suvatimet e lodhura nuk ishte e lehtë, ai e dinte, por qyteti e meritonte një shtysë morale. Ai instiktivisht kishte të drejtë. Projekti ishte sukses. Edhe pse konkurset e Kombeve të Bashkuara janë një kafe shoqëri më vete, Rama dhe jo kryebashkiaku i Meksikës e fitoi çmimin: Edi Rama Kryebashkiaku i vendosur i Tiranës moçal, Klark Kent i Shqipërisë.

Para Ramës Tirana kishte pak vetura, shumë rrugë të paasfaltuara dhe më pak se 100 drita rruge. I zgjedhur në vitin 2000, ai importoi produktet Italiane dhe zotësinë Franceze për të zbukuruar bulevardet që tani ndriçojnë. Ai krijoi një zonë mode me asfalt dhe xham (qendra e saj quhet Blloku) pranë vilës së dikurshme të diktatorit Enver Hoxha, pluktoratit disiplinist i cili për katër dekada e izoloi vetveten nga kryeqyteti i tij dhe vendin e tij e izoloi nga bota. Parqet zëvendësuan barrakat. Klubet dhe kazinotë u hapën. Gjatë fundjavave, klubet e natës së Bllokut kanë banda që luajnë versionet e Lu Rid “Walk on the Wild Side” e marrin duartrokitje. Njerëzit zbaviten.I adhuruar apo i urryer Rama është i zjarrtë. Ai e ngriti Tiranën e lodhur duke e marrë dhe shpënë në një shekull të ri. Vetëm Ahmet Bei Zogu, Mbreti Zog i Shqipërisë u përqendrua kaq vendosmërisht tek nevojat themelore të Tiranës, duke shfuqizuar perçet dhe robërinë në vitet 1920. Zogu u largua nga Fashistët e Musolinit në 1939 dhe kolonistët nxorrën pak objekte të kushtueshme të stilit europian para se të zhdukeshin në një luftë që me shumë mundësi nuk do ta fitonin. Miqtë e ngjasojnë Ramën me Piterin e Madh, carin e mërkurtë të shekullit 18 sipërmarrja vizionare e të cilit dhe moto “bëni si them unë” e bënë një shfaqe të njohur në televizion para se një i tillë të ekzistonte.” Këto që sapo i lexuat nuk i kam shkruar as unë, as Blerina Gjoka, as Enton Palushi, as Bled Lumani, as Mero Baze. I ka shkruar publicisti dhe botuesi i revistes” The american” Christopher P. Winner.

 

(c)campusALBANI&TemA/2011

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

33 komente në “10 MUNGESAT e mëdha të Tiranës”

  1. alban says:

    Z. Mane!Keni shume te drejte per te gjitha keto qe thoni. Por a e dini se cfare do te ndodhe mbas ketij shkrimi? Jo!? Tani, kryeministri ı nje pjese te vogel te shqiptareve dhe Lul Basha Hajduti, do te hedhin ne ere te gjitha keto qe thoni ju per Edi Ramen: per ndricimet, per rruget, e te gjitha ato qe permendni ne ertikullin tuaj. Se vetem kete dine te bejne keta, te shkaterrojne gjerat e mira (sepse jane ndertuar nga te tjeret dhe jo nga ata). Me duket se ka edhe diçka tjeter qe ata dine te bejne: te vrasin shqiptaret e ndershem, te vjedhin pasurite e shqiptareve dhe te kombit dhe t’i privatizojne.

    1. raimondi says:

      Nga te gjithe keta qe jane permendur ketu , i vetmi qe me mungesen e tij i prish pune
      popullit shqiptar eshte Azem Hajdari

      ———Sepse Azemi ishte misherim i gjalle i thenies monumentale te Oscar Wilde qe :

      :”….Vetem nepermjet Protestes dhe rebelimit cahet ruga drejt progresit ….”

      — Nersa ata qe kane ardhur ne Tirane pas viteve 90-te , i kane bere nder Tiranes .
      Pasi tiransit, megjithese Enveri i coi ne shkolla dhe uuniversitete, ngelen ne mentalitet
      si nje gelbaze turku ne mes te Shqiperise,

      Ardhja e ketyre malesoreve pas 90-te ,ishte si nje fllad pranveror
      mbi keneten mocalore te shpirtit te Tiransaxhiut, i cili mbytej nen avujt e alkolit
      dhe nen tingujt e kengeve mallengjyese qe te kepusnin shpirtin me fjalet :….dy leke ,dy leke o usta Murat dhe 4 qofte bejne 7 leke o usta Murat ..loooooooooool

      Dicka do shtoja per profesor Pashkon-
      –Pashko ishte pa asnje dyshim profesor i shkaterrimit ,tip Neron-Proefesor ,si dhe ishte shume Antishqiptar

      Cudi. Si ka mundesi qe ai lexonte The ECONOMIST dhe ketej ecte me teorine e shkaterrimit nemase te cdo gjeje ,per ta kthyer Shqiperine ne nivelin zero

      Megjithse eshte i justifikuar pasi ai zbatonte porosite e diaspores greke qe eshte nje diaspore jashtezakonisht armiqesore kunder Shqiperise

      Por te pakten te thuhet se Pashko ndiqte jo terapine shock , por terapine Hitleriane te “Tokes se djegur ” ,sepse kjo ishte ne favor te interesave greke ne Shqiperi

      1. raimondi says:

        Nje kuriozitet ketu per Pashkon

        –Kur mori pjese ne zgjedhjet e fundit dhe kandidoi ne Kolonje , ne fshatin e tij
        te origjines, ne Vodice ,
        fshataret fisnike dhe patriote te atij fshati i dhane vetem 6 VOTA

        -Edhe dicka tjeter : Pashko ,ky krimb grek , ne vitet 1992 -1993 i hakerrohej Shfqet Pecit me fjalet : ku i ke cuar parate qe i ke vjedhur shqiptareve……

        ……..dhe Komandanti yne Lab ja ktheu : …I kam harxhuar per te drejtuar buzen tende te shtrember ….

        –Nje ndyresisre si Pashko qe vinte ne USA dhe fliste kunder Shqiperise
        perkrhah Lobit me kriminal Antishqiptar, lobit grek, akuzonte Komandantin Shefqet Peci qe ishte njeriu
        me Heroik dhe me patriot qe ka lindur toka shqiptare

  2. fule says:

    Me nenten dhe dhjeten e ke qare. Te lumte.

    1. Vlora says:

      pjesen e fundit te nentes dhe ……te dhjeten komplet e ka qare………dhe e ka mbyllur bukur me lulzimen.

      bravo bledi.

  3. Sivi says:

    Duhet te jesh me i pranishem me keto shkrime si rebel qe je .

  4. qytetar says:

    ça ke me provincialët, ta kona ba Tironën si lasvegaasi!
    lops çi ko hyp skanerbegu i kona vu pampers e i kona çit bar boll,
    para do ditsh i kona vu ene ni mullar me bar, e do poça me gran edhe natën.
    manej ça po ju duhet ju sheshi,a keni than vet se asht pron e PE-DES,
    kur t’ja fusni PE-DES manej bani ç’doni, hajt.

  5. qytetar says:

    ça ke me provincialët, ta kona ba Tironën si lasvegaasi!
    lops çi ko hyp skanerbegu i kona vu pampers e i kona çit bar boll,
    para do ditsh i kona vu ene ni mullar me bar, e do poça me gran edhe natën.
    manej ça po ju duhet ju sheshi,a keni than vet se asht pron e PE-DES,
    kur t’ja fusni PE-DES manej bani ç’doni, hajt.
    10.12.2011

    1. WI says:

      Nuk eshte lope eshte kale o rob zoti.

  6. gentian says:

    cdo artikull ne kete gazete e lidhin sikur te behej edi rama kryeminister,Z.mare edi yt i dashur i kishte te gjitha mundesite ta ndertonte tiranen e jo ta shkaterronte nji qytet te tere ne beton e hekur,me te vertet ish krye bashkiaki yt i dashur shkaterroj disa baraka neper tirane por jo per ti hapur frymen qytetit por per ti hapur rruge ndertimeve vend e pa vend e te njejtit persona,prandaj ne qoftese te vjen keq per tiranen qe eshte kantandisur ne kete menyre duhet te lypesh llogari tek (profeti) yt….

    1. Epirioti II says:

      Gentian, Modeli Rama shpetoi Tiranen nga degradimi final dhe po mos te ishte sabotuar me cdo menyre nga qeverite 2003-2011 do kishe nje Tirane tjeter. Sa per informacion ne vendet qe u pastruan nga kioskat (me disa perjashtime te ralla edhe ato shumicat me leje te Brojkes si Rogneri, Kullat e Bulevardit, pallatet tek Blloku) nuk u ndertua. Por njerezit harrojne shpejt. Truceket kemi qene perjetesisht ne Shqiptaret.

      Faji i madh qe beri Rama eshte qe kur e penguan te merrte ne mbrojtje Tiranen dhe rrethinat ne 2002 (pengesa filloi me ndalimin e prishjes se kulles El-Sajed tek Komuna e Parisit dhe pastaj u be mullar), duhet te kishte dhene doreheqjen dhe te krijonte levizje politike te re.

      Gentian, nqs e verteta te ndihmon te rritesh, atehere po te jap nje detyre shtepie qe do filloje tua jap te gjitheve qe kane filluar te harrojne (normalisht kete detyre duhet ta bejne gazetaret, por gazetaria Shqiptare eshte e tredhur e gjitha).

      1. Kush i beri (dmth dhe lejen e kujt) te gjitha ndertimet tek Blloku dhe rrethinat e tij, perfshi dhe kullen tek Presidenca ?
      2. Kush i ndertoi kullat binjake ne bulevard dhe ate pas tyre ?
      3. Kush i beri ndertimet ne rrugen Xhorxh Bush ?
      4. Kush e filloi me kullen monstrouze (pallati F. Nanos) tek Shallvaret e me vone kush i degradoi vete pallatet e Shallvareve ?
      5. Kush i beri ndertimet skandaloze mbrapa 9-katesheve te rruga Barrikadave.
      6. Kush e ndertoi geton tek “Komuna Parisit” (perjashto komplekset moderne Kristal, AK).
      7. Po pallatet tek stacioni i trenit ?
      8. Po pallatet brenda Parkut te Madh (mbi stadiumin “Qemal Stafa) ?
      9. Po ne rrugen Don Bosko (perjashto kompleksin modern te Dulakut) ?
      10. Po komplekset kafsherore tek lulishtet majtas dhe djathtas Ekspozites “Shqiperia Sot” (nje nga krimet me te medhaja qe i eshte bere Tiranes).
      11. Po pallatet rrotull stadumit “Dinamo” ?
      12. Po rrugen nga Garda tek Petro Nini kush e prishi (sot do ishte nje arteria fantastike per trafikun qe do vije nga unaza e re) ?
      13. Po ndertimet ne jug te Liqenit te Tiranes ?
      14. Po ndertimet rreze Dajtit ?
      15. Perse njeri krah i unazes se madhe eshte nje perbindesh me ndertime, kurse krahu tjeter ka vetem ndertime 3-kateshe kryesisht pa leje.
      16. Sa eshte numri i ndertimeve pa leje qe ka legalizuar Shaban Memia ne Tirane ?
      17. Pse pjesa me e madhe e pallateve te ndertuara me lejen e Rames nuk hipotekoheshin ? Apo edhe kur ndertimi devijon rende nga leje fajin e ka ai qe jep lejen ?
      18. Desh harrova. Po pallatet tek “Ambasada Kroate” ?

      Nese i bene gjithe keto detyra, pasi te jesh super-habitur edhe vete sa shume i keqinformuar je, ndaji edhe me ne gjynofqaret e tjere rezultatin.

  7. qytetar says:

    Ke bërë përparime
    Kur zbriti yt atë
    Me valiçe druri
    Nuk bëri përpara
    Se kërciste huri
    Ishte kohë tjetër
    Kishte diktaturë
    Por besnik qëndrojë
    Dhe ty ti krijojë
    Të marësh ç’të duash
    Nga të gjith të mirat
    Thosh i kam berë unë
    Kur zbrita nga mali
    Prandaj ti veç ha
    Në ke oreks kali
    Zbritën nga fshati
    Të zgjedhur si unë
    Kështu i desh partia
    Të mos kishin gjumë
    Tani tërë fshati zbriti
    Kapur dorë për dore
    Zbriti i mbledhur
    Por si në taborre
    Pa morën e sollën
    Far e fisin mbarë
    Eshtë mbush tirana
    Veç me katundarë
    Të rinj e të vjetër
    Po e rrjepin fare
    Ca vesh me citjane
    Ca vesh me kollare
    Na rropën të parët
    Dhe na persekutuan
    Të dytët buken
    Po na marin shtruar
    Por prunë dhe të mira
    Falas për qytetin
    Do gjysm të çveshur
    Dhe lakuriq fare
    Dhe i themë djalit
    Ngele pa martuar
    Më thotë sa’të kem falas
    S’kam për tu fejuar
    Ka ndodhur vërtetë
    Erdhi edhe koha
    Zorr që të dëgjosh
    Tironc prej vërteti
    Se cdo katunar
    Thot jam nga qyteti
    Mblidhen tok sëbashu
    Dhe fshatr të tiranës
    I kan çu tironcit
    Mu në maj thanës
    10.12.2010

  8. Argita_B says:

    Christopher P. Winner ka patur per qellim te ekspozoje nje protret simpatik te Rames e rjedhimisht ka folur vetem per meritat e tij.
    Problemi eshte se Christopher P. Winner eshte poetik e jo pragmatik, pasi realiteti eshte me shume me teper nuanca se sa pershkruhet nga ai.
    Ai “harron” te thote se Rama eshte babai i betonizimit te Tiranes, koncentrimit te popullsise ne nje qender te vetme, dhenjes se lejeve pa asnje studim paraprak urbanistik.
    Eshte e vertete qe Tirana ne kohen e Albert Brojkes u shnderrua ne nje kryeqytet afrikan me kioska teneqe qe pushtuan qendren e sheshet, po ishin kioska e prisheshin, betoni i sotem u derdh per te qene i perjeteshem ne peizazhin e Tiranes.
    Gjate kohes se Rames harrojme te themi se kush kishte nje toke ne Tirane e bente pallat!!!
    Nuk ka me asnje shesh ku femijet te argetohen ne lagjen e tyre…Tirana eshte i vetmi kryeqytet evropian ku mbi 95% e rrugeve kane me pak se 10 vjet qe jane shtruar dhe nuk ka ne asnje prej rrugeve te shtruara nje piste te vetme per biçkleta!!

    Pra portreti i Rames i ekspozuar nga Christopher P. Winner dhe sjelle ketu me komplicitetin e Blendi Manes eshte shume larg portretin real te tij.
    Ps. Keto qe them nuk kane per qellim te mohojne punen kolosale ne riformimin e Tiranes, por kjo mund nuk mund te justifikoje kurresesi gabimet e renda dhe mungesen e vizionit mbi zhvillimin urban.

  9. agbi says:

    “Nostalgjiket e kryeqytetit ndoshta sot do te me japin paksa te drejt.” Edhe une jame nje nder nostalgjiket e qytetit tim Bledi , dhe te jap me gjithe zemer te drejt . Dhe, qe te shprehesh e te mundohesh te shkruash per Tironen , per jeten, per vendet e ndryshme , per ngjarjet e perjetuara, per shoqnin , shkollen , punen, ndoshta do te duheshin faqe te tera e njecik dell shkrimtari . Faleminderit Bledi per ato caste qe sjell ketu , packa se jane jashtzakonisht pak ne krahasim me ato qe kemi kaluar rrugve e lagjeve te Tirones sone.

  10. Xhejson says:

    Per ne qe nuk kemi lindur ne Tirane, na tregoni me shume kush eshte Ivi? Mu duk interesant.

    1. Argita_B says:

      Ivi ishte “scorpions” ish dashnori i goces se konsullit bullgar qe bridhte bulevardit, rruges se Kavajes i veshur me xhup me priçina, me shall, floket e ruajtura anash dhe si punk siper, do ishte 44 vjeç sot po te jetonte… Bente pjese ne peizazhin e Tiranes ashtu si dhe Gezim kulufi lol

  11. jeta says:

    edhe une jam lindur e jam ritur ne tirane dhe me pelqeu gjithshshka nga 10 pikat…..por po te shohesh ne krye te administrates , ne krye te bizneseve ne gjykate e kudo sheh njerez te ardhur vitet e fundit ne tirane, kur tiranesit jane lene ne cep , si nga partit ashtu dhe nga biznesi…..jo se ne nuk dime por nuk kemi perkrahje, dhe te ardhurit jane teper luftarak e nuk kane kufi ne sjelljet e tyre!!!… pasticeri flora – me ka mbetur ne mendje se mbas xhiros se madhe uleshim tek kafja te mernim embelsira, uuuuuuuuu cna kujtuat shume histori nga me te bukurat!!!!!!!!! f.l.m. qe na kujtuat ne te tiranes se te quajturit tironas…..

  12. pse? says:

    ah more bledi mane, more bledi mane, vajte nga vajte dhe dole ke monarkia! te paska kafshuar dhe ty akrepi. mos ishe edhe ti tek ballo e “bamiresise” se lirise dhe u dorovite?

    duket sikur je me edin por -in a very subtle way- ndricon monarkine.

    bledi ti thua se ke jetuat ne londer dhe mesove prej saj po ke harruar te mesosh gjen me themelore nga londra monarkia atje nuk e braktisi popullin dhe t’i merrte floririn ne luften e dyte boterore edhe kur parlamenti e luti mbretin per hir te anglise te ikte bashke me familjen dhe te strehoej ne kanada(pjese e mbreterise). mbreti i kerkoi mbretereshes qe bashke me dy vajzat(njera prej tyre eshte sot mbretereshe) te largohej per ne kanada dhe ajo iu pergjigj se nuk braktiste kombin dhe mbretin ne momentet kur ata kishin me shume nevoje per te.
    pas bombardimeve nga gjermanet mbreteresha e vogel me nje zemer te madhe bashke me mbretin dolen rrugeve dhe lagjeve te varfra te londres t’i jepnin zemer dhe ndihme popullit te vet…

    ndersa i vet shpalluri “mbret” ne shqiperi dhe mbreteresha e bukur ( qe nuk e di se kujt i hyn ne pune bukuria e saj) cfare ben? moren valixhet… dhe besoj se cdo shqiptar e di si vijon e verteta!

    p.s punk nuk ishin anarkiste ne te kundert ishin radikaliste qe jane ai grup i shoqerise qe duan ligje por ligje pozitive… dhe progresiste per popullin…

  13. T.Kosta says:

    C’do gje ka nje fillim,lulezim dhe mbarim.C’lexuam ishin ne diktature.Tani po jetojme mbarimin e saliut.Me keq mund te beje me mire kure.
    Mbi mundesite e tij askush nuk ngrihet dot.
    Saliu ka deklaruar do sundoj 25,30,…. vjet. Ne France tha do sundoj sa te me votojne,e ka ndyshuar fjaline e sundimit.
    Realisht sa te me votojne do tethote: sa te gjej gomere ne votime aq do sundoj.

  14. tomori beratit says:

    BRAVO BLED.ME vjen keq qe nuk vure edhe Shaban mimin per kete Gentin parafolesin se per te e meriton dhe shaba.SA per tiranasit o Bled jan popull koti.Po ti vesh re figura me e njohur tiranase eshte XHEMAL TAFAJ nje ish minister qe se nxirte qimen nga qulli.Edhe sot tiranaaaaasit vajtojn per ish kryebashkiaket qe vetem vodhen e shkateruan Tiranen sal kelmendin e albert brojken qe siç shkruante nje revist austriake e kohes e kishin kthyer kryeqytetin ne SHURTOREN me te madhe te EUROPES.Eshte ky popull(tiranasit) qe shqyen by… per Lulezimen e Bashes dhe ta gezojn e ta mbajne me gjith -Kunatin e shokut XHemal-THote nje proverb qe kam degjuar per tiranasit.TIRANAS O BUDALLA—TIRANAS O TEVEQEL–NE PAZAR E BLEVE KAL—NE SHTEPI TE DOLI PEL–.

  15. Dea says:

    Ne linja gjenerale shkrimi eshte i drejte…te pakten ne ate pjese kur flet per nostalgjine e asaj qe ishte Tirana e qe fatkeqesisht nuk do mund te jete me kurre.E dua kete qytet jo vetem sepse ne te kam lindur,ashtu si prinderit dhe gjysherit e mij…e dua per ate qe perfaqson.Tirana eshte djep i antikonformizmit,i paradokseve te medha por edhe i nje krenarie te vecante qe te jep te qenurit tirans.Nuk mbeshtes ne shkrim ate pjese qe flet per drejtimin dhe menaxhimin e pushtetit lokal.Eshte e vertete qe Tirana perpara se te vinte Edi Rama ishte nje kopje e shemtuar e asaj qe kishte qene ne te shkuaren e saj.Ai erdhi dhe shume nga ne thane:Ja me ne fund nje djale tirans qe e do kete qytet dhe do punoj shume per te.Ja me ne fund nje me prirje artistike dhe per me teper me fryme perendimore.Per hir te se vertetes mandatin e pare ai e respektoi paktin me qytetaret dhe Tirana nisi te rilindi pak e nga pak…pastaj mandatin e dyte ky plan i perbashket per nje Tirane te re mbeti ne mes.Ndoshta brenda nesh ekzistojne disa personalitete…Mandatin e pare per Ramen mbizoteroi ai i artistit.Me pas mori revanshin ai i pangopuri per para e pushtet.Risistemimi i Lanes,i ministrive u zevendesua nga pallatet qe mbinin nga cdo pa asnje kriteter estetik dhe ligjor.Artisti u josh nga paraja dhe nga vena artistike i mbeti pak gje.Te njejtet ndertues prane bashkise betonizuan kete qytet dhe bashke me te endrrat tona,sepse nga ky betonizim masiv nuk ka me kthim pas e asnje mundesi korrigjimi.Me pas kur ne planet e Rames u shfaq lidershipi i partise ai e ndrroi me kenaqsi me ate te Tiranes dhe e abandonoi plotesisht planin fillestar.Transparenca per fondet bashkiake,te cilat vetem nga donacionet kapin vlerat e disa miliona eurove ne vit,ishte inekzistente.Lana mbeti e bukur…vetem ajo per te kujtuar planin qe Rama nisi dikur dhe shpejt e harroi.Parqet e dikurshem u rrethuan nga pallate te shemtuar pa asnje te perbashket…Tani ka pallate 20 katesh te ngjyrave te ndryshme qe kane rrethuar shtepite e vjetra,pallate 5 katesh po ne te njejtin territor…Ne cdo vend te Europes pallatet shume katesh ndertohen ne periferi e ata me pak kate ne qender,por ketu ndodhi e kunderta.Ndoshta sepse ne qender kerkesa eshte me e larte dhe bakshishet perkates gjithashtu.Pallatet e vjeter u mbuluan me ngjyra dhe simbole qe gati gati prekin qesharaken…Gjate festave na u ripropozuan te 2-3 zbukurime qe i koha i nxorri boje dhe forma anonte me shume drejt deformimit,vetem ne 2 rruget kryesore.Dekor i shemtuar prej bote te trete.Qente qarkullonin lirshem rrugeve me tufa dhe makinat harruan te kalonin c’do dite ashtu si kalonin ne fillim.Rruget hapeshin sistematikisht dhe liheshin ashtu te shperbera per muaj te tere,me pas arnoheshin serisht per tu hapur ne nje kohe tjeter…Kjo eshte fytyra e Tiranes se sotme,kjo eshte trashigimia e zotit Rama ketij djali tirans qe ne vend ta respektonte e perdhosi ate ne cdo menyre te mundshme.Nga lavdia e mandatit te tij te pare mbetet fare pak tashme.Dicka eshte e sigurte.Kur femijet tane te na pyesin se kush ishte Rama do i tregojme Lanen por edhe pallatet me te cilet do ti duhet edhe atyre fatkeqesisht te bashkjetojne.Midis nje shtrati lumi te risistemuar dhe pallateve te cilet do ti privojne nga dielli,parqet e panorama eshte e sigurte qe ata do te zgjedhin ta kujtojne zotin Rama djale Tirane per kete te dyten.

  16. Tironci Lugano says:

    Blendi me siguri ke ardhur vone ne Tirone dhe ndonje gje e ke me te kallzuar.Ivi ishte cun i rruges Durrait e skish lidhje me 21-shin

  17. ina says:

    jam nga tirana. e njoh dhe dua sh qytetin tim. du ate bej nje saktesim: vace zela nuk ka jetuar tek kafe flora por tek pallati me kollona prane kinema partizanit. tjeter; ben minga vertet i mungon tiranes dhe do i mungoje perhere po une qe ekam jetuar tifozllekune futbollit te asaj kohe dua tju kujtoj se tiranes i mungon nje ish sportist i madh, nje talent i skuadres se tiranes nje ish paolo rossi qe quhet Tit Dibra.sportisti qe shkelqeu ato vite, u largua ne emigrim ne spanje ku punon si mjek i nderuar,. ka qene nje futbollist i talentuar , sh elegant dhe sh dinjitoz dhe modest nete te njejten kohe. me ka marre malli te shihja edhe nje here ndeshjete tij ku ai vec shenonte gol.

  18. tori says:

    tiranes i mungojne edhe shetitjet e dites djele te femijeve per te k kopshti zoologjik…..mos e harroni cdo cdo te djele keshtu behej..

  19. tironc says:

    tiranes i mungon grupi fantastik i tifozave qe dinin ne kembe nga stadiumi deri tek treni duke bertitur. o zot sa rehat qe ishim pa asnje hall te ketyre viteve:pronat, ilir meta, emigracioni, polarizimi, argita, sallatanetet bosh, injorantet me pare etj etj

    1. Tironci Lugano says:

      tironc
      Pas asaj te gerthitures qe ti beje kishte rrezik te perfundoje poshte fidanishtes se afer e kishe.Kjo ishte ai rehati qe ti kujton me kaq nostalgji

  20. ina jorgo says:

    tiranes i mungojne vajzat e bukura me bicikleta,vajzat misse pa tualete por aq te bukura;
    i mungon treni qe kthehej cdo fundjave nga durresi me rinine plot lezet
    autobuzet e bukur ngjyre vishnje viberti
    xhiroja e ciftit kadare nga 15 kateshi tek hotel arberia e khim
    shkrimtari i shquar petro marko tek kafe tirana
    mapo e madhe prane librari flores
    rruga e durresit plot zhurmee qe sot ka rene shurdh;
    gjimnazizstet fantastike te gjithe gjimnazeve te tiranes
    provat e parakalimit te 1 majit
    mbremjet fantastike te vitit te ri ne hotelet e sapohapura(15 katesh ,arberia)
    kinemate fantastike 17 nentori; partizani;republika agimi pse jo dhe ali demi
    tiranes tone te dashur i mungon sot totalisht klassi qe keta qe erdhen kurre sdo mund ta kuptojne pasi klasin e ketij qyteti e krijuan plot kujdes ata, intelektualet e vertete qe skishin para ne xhepa po kishin biblotekta plot libra
    festat e improvizuara kur binte debore
    eskursionet ne malin e dajtit
    fotografite ne lulishten e skenderbeut
    etj etj et plot gjera aq me shije dh ete bukura qe ne, tiransit qe e jetuam rinine eviteve 80′ patem fatin e madh ti prekim, shijojme ete na krijone pjesen tone shpirterore.

    1. raimondi says:

      Keto gjera te bukura te Tiranes qe permend ti ,i kishin pak a shume te gjithe qytet e Shqiperise

      —Por keto gjera te bukura nuk existojne me sot ne Tiranwe jo sepse erdhen keta banore te rinj aty….

      –por sepse nuk eshte me Ai, qe e krijoi kete lloj jete te tille qe me gjithe veshtiresite
      e medha te atij sistemi i jepte jetes sone nje Kuptim me te vertet plot shije dhe embelsi-

      -I jepte jetes sone kenaqsine e te jetuarit ne Shqiperi

      …Ai ka ikur ,….Ai nuk eshte me—-

      ………..dhe ja erdhet ju ne 1992 .Ju bashke me mua qe flisnit kunder tij ne cdo cep e ne cdo qoshe ,qe qaheshit dhe ankoheshit …..

      Urhdero tani ! Beheni Tiranen !

      Por ja si e katandiset Tiranen dhe gjithe Shqiperine — E katandiset vendin ne nje toke te djegur….ku rinia vetem ikien e iken ,ne nje ikje pa kthim…

      …….Dhe tani pas 21 vjetesh ju merr malli per ate jete te bukur , qe kish aq shume shije ,aq shume emebelsi, aq shume sport ,art e kulture,rregull …..

      …Ku jeni ? Cfare beni? Perse nuk e regulloni jeten tuaj me mire se sa e beri Ai atehere ?–He , Perse ? Te shash dike eshte gje e lehte..

      __ Ai atehere ishte i vetmuar ,ne mesin e Dimrit te Vetmise se madhe dhe
      ju dha ate jete qe tani e kujtoni plot mall…

      —Ndersa ju sot keni gjithe boten miq ,dhe nuk regulloni dot jeten tuaj ….!!!!

      … Eh,thuaj ,S’keni faj ,jo –Ju ukej e lehte te ndertoje nje shtet
      Nuk eshte e lehte te ndertosh nje shtet joooo.

      Interesant eshte se ndersa po shkruaj keto rreshta.. ne tv amerikan, tek NBC
      po jepet nje kenge shume e bukur e nje grupi te rinjsh ,
      qe quhen :
      “Young the giant”,kenga thote …..Restore life the way should be..

    2. Eduard says:

      Ina je artiste, sa bukur e ke pershkruar! Na nxore mallin e Tiranes e te asaj periudhe aq te bukur qe do te na shoqeroje gjithe jeten si nje pjese e rendesishme e kujtimeve tona…
      E&A
      Madrid

  21. ernest says:

    Tiranes i mungon nje 8 dhjetor tjeter.

  22. Malok Laberie says:

    Po mos te vinim ne me dyfek e kerraba nga zona pare operative me kulturen tone te kulluar prej cobani dhishe e qe e pinim rakine te opingat e pastra qe i hiqnim vetem kur griseshin, Tirana do kish mbetur pa pike kulture vjedhje, maskaralleku dhe xhambazlleku. Lere pastaj sa u rregullua kur vellezrit tane te te njejtes kulture zbriten nga malet e veriut si u kultura edhe me teper Tirana………

  23. Bela says:

    Edhe une hy ne grupin e atyre qe e quajne veten “tironsa te vjeter” dhe ne bisedat e rendomta me shoqet ne kafane, ankohem per pukjanin e cmendur qe ka ngritur garazhd tek hyrja e pallatit tim, per shitesen vlonajte qe ma hedh ne kanar apo per sekretaren fierake qe po i merr burrin shoqes time. Por nje dite,ecja ngadale duke veshtruar vitrinat e rruges Myslym Shyri, nje rruge qe e kam dashur aq shume qe ne ditet e para te jetes studentore kur mesimet e para i mora ne nje nga shkollat fillore te kesaj rruge, e duke vazhduar ne vizitat qe u beja shume miqeve e mikeve te mija qe jetojne ne kete rruge e deri ne ditet e sotme kur eci buze kesaj rruge me te vetmin qellim te paqellimshem “window shopping”. Ecja dhe mendoja: Vertet kjo shitese duket sikur nuk eshte vajze tiranase, por edhe gjysherit e mi erdhen nga qytete te tjera ne Tirane mbas luftes. Levizja demografike e viteve te mbas-luftes, krijoji ate Tiranen qe ne njohem, jetuam dhe dashurojme kaq fort. Ndaj ketu sot dua te ndaj me ju, c’ndjesi me kujtojne mua 10 pikat e Blendit:
    1) Ivi – megjithese duhet te kem qene fare femije kur figura e Ivit vertitej neper mjergull bordurave te Hotel Dajtit, mbaj mend shume mire modelin e flokeve, tip skin-head. Kjo qethje e Ivit koklaviste pafundesisht dimensionet e nje shtate-tete vjecareje mbi politikat komuniste dhe modat evropiane.
    2)Xhiroja e madhe – motivimi i cdo pasditeje vere, motivimi i mbarimit te cdo 6 oreshi mesim, argetimi i vetem i fillimeve te adoleshences time, xhiroja e madhe ku shikoje/takoje cdokend qe deshiroje dhe lehte evitoje gjithkend qe s doje …tek xhiroja e madhe kam provuar cigaren e pare, tek xhiroja e madhe kam veshur minifundin e pare, tek xhiroja e madhe me ka rrahur zemra per here te pare, tek xhiroja e madhe me kane gjuajtur per here te pare……..dhe me e bukura, te gjitha keto “here te para” i kishin ndodhur edhe mamase time 20 vjet me pare po tek XHIROJA E MADHE.
    3) Gramoz Pashko, pak mund te them mbi figuren e tij dhe me shume per femijet e tij, qe jane ne nje moshe me mua dhe me te cilet ndaj miq te perbashket. Di qe ekonomisti Pashko ka qene anti-konformist. Ime me me tregon se ne nje nga festat e Vitit te ri te viteve 70, ne nje nga hotelet lluksoze te Tiranes se atehereshme, Z.Pashko tymoste MARJUANA me disa miq te tij….
    4)Kafene Flora – megjithese nuk e kam njohur dhe jetuar lavdine e saj, di qe ketu paska qene takimi i pare i nje cifti te ri qe disa vite me vone i bene prinderit e mi.
    5)Teodor Keko – Te harmonishme apo te trishtueshme, poezite e tij me bejne te lotohem.
    6) E inkurajuar dhe influencuar nga nje profesor gjimnastike i shkolles fillore qe ishte edhe atlet i klubit te 17 Nentorit, une sot e kesaj dite vazhdoj te jem tifoze e TIRONES.
    7) Ben Minga -legjendar
    8) Bastet ilegale – nuk kam asnje informacion per to dhe as e di qe paskan egzistuar, por ja qe u be shkak Blendi Mane qe te me shpjegonte disa kujtime mbi disa turma te cuditshme burrash qe verviteshin pertacshem duke pire duhan ne krah te 15-kateshit rruges se kthimit nga shtepia e gjyshes drejt apartamentit tone ne periferi te Tiranes.
    9) Azem Hajdari – edhe ky eshte nje figure e turbullt e viteve te mia te femijerise….e mbaj mend ne krye te nje turme, ne nje dite te zhurmshem, me nje pardesy te bardhe…mbaj mend ca tym, dhe njerez qe gerrthisnin…po une c beja rrugeve?
    10) Dhe perfundimisht Edi Rama – politikani qe me kthen buzeqeshjen me veshjet e tij simpatike, politikani qe me ben te ndihem pjese e qytetit tim, kryebashkjaku qe krijoi pak gjelberim dhe vuri dy stola per prinderit e mi te mplakur ne lagjen e tyre periferike, shefi i disa miqeve te mi, djaloshi simpatik qe ka nje sens te bukur humori….

  24. njoni says:

    ej po pse kaq pak komente per vitin……….?

Lini një Përgjigje te fule Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *