Prokuroria heton për mashtrim kompaninë e partnerit të Albana Vokshit

10 Dhjetor 2011, 11:19Politika TEMA

Prokuroria e Fierit mësohet se ka dërguar në gjykatë dosjen për të arrestuarit në operacionin “Guaska”, të cilët blinin naftë tek kompania Stream Oil dhe nuk e deklaronin atë. Për më tepër, nafta nuk përpunohej dhe përfundonte ashtu në makinat e shqiptarëve. Prokuroria ka ngritur akuzën për pastrim të veprës penale, pasi ka faktuar blerjen prej 300 mijë dollarësh për naftën bruto.

Por siç bën me dije e përditshmja Shqip, prokuroria ka ndarë dosjen për të nisur hetim ndaj personave të dyshuar për shitjen e naftës. Kështu nën hetim është kompania Stream Oil e Arian Tartarit, partneri ose bashkëjetuesi i Albana Vokshit.

Shqip thekson se hetimet për këtë kompani janë shtrirë në Fier, por edhe në Tiranë.

Pak javë më parë u arrestuan shtetasit Besnik Murataj, Ervis Sinani dhe Dylejman Qerimi. Kompania e tyre ‘Mobil Albania’ blinte naftën nga Stream Oil dhe nuk e deklaronte. Nafta përfundonte e papërpunuar në makinat e shqiptarëve.

Brenda pak kohësh prokuroria ka hetuar dhe ka proceduar dy raste të rënda të abuzimit me naftën e papërpunuar.

6 komente në “Prokuroria heton për mashtrim kompaninë e partnerit të Albana Vokshit”

  1. fule says:

    Saliu me duart e tij te pastra. Duhet ta ndryshoje sloganin ne “Me duar te pergjakura”.

  2. Fatmir says:

    Z.Sali kështu si po venë punë e vjedhjes në shqipëri nën pushtetin tuaj dhe me organizimin e qeveres.Në vitin 2013 vetëm po i vodhe me dhunë votat se nuk ke as një mundësi të fitosh ne po vuajmë për bukën thatë o i pashpirt o faqja e zezë.

  3. Χιμαρα says:

    te tille njerez si puna e kesaj qe mban gojen hapur gati….jeni ne gjendje te zgjidhni, mos tju vije keq qe ju rrjepin lekuren.

    1. gallata says:

      Pse ti kinez ku jeton ?

  4. Agim/Prishtine says:

    Albana Vokshi ka punuar edhe ne Prishtine pas vitit 1999, mund te them se nuk me ka lene pershtypjen e nje njeriu te mire. Posaqerisht me ka indinjuar gjete numrimit te votave per kryetar te Tiranes. Ne ate sallen sportive, bente haptas presion te madhe, me gjeste si te ishte ndonje mashkull i pa kulturuar, arrogant dhe kapadai.

  5. Rani says:

    S’ja paskeni nxjerre cicat ne profil Banes sot, heres tjeter nxirreni ne profil t’ja shohim cicat Banes…………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje