Kompania që do marrë me koncesion Rrugën e Kombit do ndërtojë edhe korsi shtesë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pasi kanë paguar më shumë se 1.2 miliard euro për një rrugë, shqiptarët duket se do paguajnë tani shuma të majme edhe për të kaluar mbi të. Në fakt rruga nuk mbaroi kurrë, segmente të saj para Rrëshenit dhe pas tunelit vijojnë të jenë me dy korsi dhe me një cilësi shumë të dobët punimesh.

Tani kompania që do marrë me koncesion Rrugën e Kombit, nuk do merret vetëm me mirëmbajtjen, por do ndërtojë edhe dy korsi të tjera në segmentin e parë të autostradës, prej Fushë- Milotit deri në Rrëshen, të cilat kanë mbetur pa ndërtuar, raporton Shqiptarja. Diçka e tillë do e rrisë ndjeshëm tarifën që do paguajnë qytetarët që kalojnë mbi rrugë. Qeveria nuk e ka marrë mundimin të sqarojë qytetarët për diçka të tillë, edhe pse në atë mbledhje qeverie Berisha foli për gjithçka. Qytetarët shqiptarë kanë paguar disa herë për këtë rrugë, përfshi pagesat fillestare, interesat e borxheve për të ndërtuar rrugën dhe tani tarifat e koncesionit. Mbetet për tu parë se cila do jetë marrëveshja që do nënshkruhet me kompaninë që do ndërtojë edhe dy korsitë. Banorët e njërës prej zonave më të varfra në vend, ku kalon kjo rrugë, dhanë një votë masive kundër qeverisë në zgjedhjet lokale. Tani që mbi xhepat e varfër tyre do rëndojë edhe kjo tarifë, pakënaqësia do shtohet.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

15 komente në “Kompania që do marrë me koncesion Rrugën e Kombit do ndërtojë edhe korsi shtesë”

  1. qytetar says:

    betohem se: nga dita qe do te ipet kjo rruge me konçesjon, une dhe te mite nuk do te kalojne kuurre mbi te.

    1. 21janari says:

      Kjo eshte nje menyre mjaft efektive per te ndare shqiptaret, qe kjo rruge prentedoi ti afroje.

  2. Argita_B says:

    Dhe pse lajmi eshte diçka me teper rendesi per jeten e shqiptareve, xhepave te tyre dhe mundesise per te krijuar afera korruptive ne te ardhmen me fondet publike, me vjen keq qe kosntatoj se menyra si eshte shkrojtur le shume per te deshiruar!
    Artikulli me siper nuk ka asnje lloj strukture, mungese totale investigimi dhe shkruhet si nje ngjarje banale kafeneje!
    Thelbi eshte me shume rendesi, mjafton qe gazetari apo gazetaret qe merren me çeshtjen te harxhojne disa dite perpara se ta hedhin kete ne gazete.

  3. arjani says:

    Shume mire te behet me pagese keshtu leket qe do meren do perdoren per mirembajtjene kesaj rruge qe eshte investimi me i madh i shtetit shqiptar.

    1. TIRONA says:

      Shume vite me pare, i pari i Frances ftoi per vizite nje qytetar te nje vendi islamik Arab ,per te vizituar Francen.Kur shkuan ne apartamentin e tij Arabi u mahnit nga godina madheshtore dhe luksoze e apartamentin dhe e pyet te parin e Frances, sa e keni rrogen mujore ? ai i pergjigjet x franga,Arabi i habitur i thote po si ka mundesi me kaq te ardhura ju keni nje godine kaq te bukur? ! Francezi i thote hajde me mua pak ne ballkon qe te shikosh dicka, mbasi dolen ne ballkon i zoti i shtepise i thote mikut, a e sheh ate autostraden atje qe eshte ndertuar me leket e taksapaguesve te qytetareve Frances, ajo duhet te ndertohej 20m e gjere, ndersa une e ndertova 19m te gjere dhe me ate 1m diference bera kete godine te bukur, ja ku i gjeta leket se me rrogen time si zyrtari me i larte i Frances nuk e beja dot. Mbas shume vitesh ky arabi na bohet zyrtari me i larte i vendit te tij dhe na fton mikun e tij francez per te vizituar vendin e tij. Arabi na e priti mikun frances ne nje godine shume me te bukur dhe me madheshtore se godina e francezit dhe miku franqez e pyet mikun e tij arab, sa e keni rrogen mujore? arabi i thote x para, Franezi i habitur i thote po si ka mundesi me kaq para ju keni bere kete godine kaq madheshtore, i zoti i shtepise i thote mikut te tij te dalin ne ballkon dhe pasi dolen arabi i thote francezit a e shikon ate autostraden atje,francez i thote me habi, nuk shikoj asnje autostrade vetem dy deve atje larg ne horizot shikoj ,o miku im i thote arabi aty duhet te ishte ndertuar nje autostrade me leket taksapaguesve te mij, por ato leke nuk shkuan per ndertimin e kesaj autostrade por shkuan ne ndertimin e kesaj ndertese madheshtore qe kam. E dime te gjithe tani ne kete kohe se ku ka perfunduar miku francez ai po perballet me drejtesine franceze . E dime te gjithe tani , se ku ka perfunduar miku arab , ai nga nje ndertese madheshtore qe kishte u shtrehua ne nje vrime tyneli.

      1. plaku says:

        TIRONA,
        Nje shkrim shume domethenes.Faleminderit. Pershendetje

      2. arjani says:

        Kete barcolete e kisha degjuar me dy studente shqiptare qe mbarojne per arkitekture dhe njeri ushtron profesionin ne Shqiperi dhe tjetri ne evrope.
        Ato jane leke qe per mendimin tim sali bisha i ka shpenzuar keq shume keq por tani kjo rruge eshte dhe duhet mirembajtur.
        Mendoj se eshte me mire te paguajne ata qe e perdorin sesa ata qe jane po aq te varfer se te paret por qe nuk kane asnje te mire nga kjo rruge qe i futi ne borxh shqiptaret per 40 apo 50 vitet e ardhshem.

      3. myzeqari says:

        SHPRESOJM QE EDHE MIKU JONE TE PERFUNDOJE NE NJE VRIME TYNELI

  4. nastradini says:

    Kush do te jete Kompania BUDALLAQE qe do te mare me koncesion nje rruge ku shetisin lope dhe gomere bashke me ca vetura kosovare vetem ne vere? Me cfare taksash rrugore do t’i nxjerrin paret keta koncesionere dallkauke qe Saliu bashke me Thacin i shohin ne enderrat e tyre te nates verore? Kjo kompani koncesionere pervec se duhet te perfundoje pjese e pandertuara do t’i duhet te mirembaje pjeset e ndertuara. Qe prishen dita-dites nga tereni i veshtire ku kalon kjo rruge e ANTIKOMBIT. Qe u ndertua pa bere me pare fisibilitetin e saj nga specialistet, pa projekt dhe pa preventiv si nje DESHMI e rruges se TURPIT per pushtetin e mafies. Qe nderton rruge me shume per te vjedhur. Sepse po te ndertonte rrugen e Kombit do te vazhdonte Korridorrin 8, te projektuar nga specialistet qe ja thone nga leverdia ne ekonomine e tregut. Me nje kosto normale 5 deri ne 7 here me te ulet se ajo e rruges Durres-Kukes. Qe do t’i sillte shqiptareve fitime nga taksat e mauneve me mallra. Per ne portin e Durresit dhe do te zhvillonte portet e tjera te vendit. Maqedonasit ishin te paret qe kerkuan te drejta kontenjeresh ne Durres. Pas tyre do te vijonin shume te tjere, te pakenaqur nga taksat e larta greke. Dhe nga rruga e gjate ujore per ne Perendim. PO por JO tha Sali Berisha. Njesoj si Enver Hoxha ne kohen e vet. Kur refuzoi cekosllovaket per te hapur tunelin e Krrabes pa leke kundrejt ndertimit dhe perdorimit per 20 vjet te nje fshati turistik ne Himare, me fjalet: “Keta duan te na pushtojne fet e fet dhe te lajne bithen ne detin tone more.” Prandaj edhe Sali Komunisti hodhi leket badiava ne rrugen dallkauke per gomere dhe lope. Ku s’kemi pare akoma te kaloje asnje maune me mall sagllam. Prandaj o milet dallkauk, mire ka thene Curcilli qe tani po e perserit edhe nastradini: “Mbajeni me shnet Sali Dallkaukun dhe rrugen e tij te Antikombit. Se keshtu ju ben me mire.” Na ruaj o Zot nga injoranca se injoranti fle mbi Bomben Atomike ju kujton nastradini.

    1. plaku says:

      nastradini,
      Me lejo te lutem, te te tregoj nje histori te vertete. Para disa vjetesh ish ftuar me gruan nga nje kolegia e saj zvicejane per te kaluar nje fund jave ne fshatin turistik Riederalpen. Ishte muaji janar. Kolegia e gruas kishte atje nje lokal shume te vogel ku pihej kafe, pije, etj.
      Darken e pare ishim ulur ne lokalin e saj, kishte pak kliente. Une per kurjozitet pyes zvicerjanen, ne se lokali ecen mire nga ana ekonomike.
      Ajo me tha se sipas “Bussines planit” nuk vete keq. E pyeta se cfare eshte Bussines plani. Ajo me spjegoi se perpara se te merrte lokalin me qira kishte kekuar, kundrejt pagese, nga nje zyre e nje keshilltari ekonomik qe, te bente studimin mbi leverdine e lokalit qe, ajo do hapte.
      Keshilltari ekonomik, ne baze te te dhenave qe i kishte dhene ajo, pra konkuruesit e lokalit, sa turiste vene ne ate fshat cdo vit ne dimer dhe vere, sa i kishte cmimet konkurenca dhe te dhena te tjera, sa leke kishte ne banke, sa leke mendonte te mirte kredi nga banka dhe me cfare interesi dhe te dhena te tjera. Keshitlltari ekonomik i kishte bere kete plan, dhe sipas ketij plani vitin e pare ajo do dilte me nje humbje te caktuar ( nuk me kujtohet shifra ) dhe se pas dy-tre vjetesh kjo humbje do ekujlibrohej ( do kishte klientelen e vet, do dinte kur dhe ku te blinte kafen e sheqerin me lire , pijet e ndryshme etj ) dhe vetem pas tre vjetesh do fillonte te kishte fitim.
      Nastradini, te tregova kete histori per te treguar se, si punojne zvicerjanet. Per nje lokal te vogel me 20tavolina, zvicerjania, kundrejt pagese, beri planin e bisnesit, pa se cfare mundesish financjare kishte, sa leke dhe me cfare kushtet do merrte kredi nga banka dhe VETEM PASTAJ vendosi te marri me qira dyqanin. Pra per nje dyqan me 20 tavokina behet studim dhe jo me per nje rruge me vlere prej 1,2miljard Euro.
      Mik, keshtu punoni bota. Une mendoj se, qeveria shqiptare e di se cfare eshte nje bisnes plan dhe ndoshta e ka bere, por nuk e publikon se keshtu do kemi transparence dhe do ti dalin te palarat ne shesh dhe nuk vjedhin dot ashtu si duan. Mendoj se, ketu nje faj te madh ka edhe opozita. Kete pune te madhe dhe te lavderueshme qe ben Mero Baze duhet ta beje edhe opozita ne se do votat e popullit. Populli fle, opozita fle, Sala me horrat e tij ben qejf. Pershendetje.

  5. VERONIKA says:

    po te kishte thene saliu qe nuk e japim me koncesion atehere besohej e kunderta
    ska dite mos thote nje genjeshter

  6. fane mirdite says:

    ke ngaterruar emrin ooooooooooooooo qutefshatar do e ndjej mungesen tende horizonte i till nuk duhet te kaloj nga fani ,po ne kemi nje rruge tjeter BJERI SHKURTE KA VILA ,nqf dor perkethim pyet ndonje MIRDITOR ose thjeshte bjeri ne kambe eeeeeeeeeeeeeete kujtohet bar do te hame por breket i ulem ne funde te kembeve ,por ti vazhdon ti mbashe ulur .

  7. fane mirdite says:

    o plaku keto jane komente te tregohen eksperienca duhet te mbizotroj kjo por e veshtir . ju ka rastisur ne anije per durres njeri me kapele republika merr kafen dhe ulet ne tavolin dhe mendohet ne tavolin afer jan te ulur dy te rinje te veshur jashte stagjonit dhe nigjon te thon po ai qfar mori kafe ,ik dhe na merr dhe ne dy ,pse eshte me i mir se ne duke ditur se ata e kishin pir kafen .

  8. don kishoti says:

    E hongret sa krahu,e pagum rrugen sa p…dhi somes, dhe perseri sa here tja hypim rruges do e pagujme,e thone se saliha eshte i marre,te marre jeni ju qi e votoni

  9. – Pa asnje medyshje se ne te dyja anet e kufirit shqiptaro-shqiptar jane bere shperdorime te medha fondesh per te ndertuar “Rrugen e kombit“.Si rrjedhoje edhe Berisha edhe Thaci do te kene patur perfitime te medha personale nga rruga qe me patetizem quhet e kombit.Megjithate i them “NASTRADINIT“se kjo nuk mund te jete ´´rruga e antikombit´´kursesi ngase nuk eshte e vertete se levizin ca kosovare ne vere,por kete rruge pershkojne miliona njerez gjate vitit,pra edhe dimrit.Une sapo isha ne Shkoder para pak ditesh,ne dhjetor dhe pashe shume vetura por edhe kamione te medhenje qe shkonin e vinin rruges.Policia rrugore po gjobiste (me te drejte)shume shqiptare nga Kosova qe me vete nuk kishin pergaditjete dimerore (zinxhiret).Tjeter gje jane mburojat rreth autostrades,se vertete eshte shume e rrezikshmme qe kafshet por edhe fshataret e fshatrave perrreth te hyjne ne autostrade befas dhe aty te ndodh tragjedia.Kjo eshte e vertete.Pastaj lenie e rruges me dy korsi nga Rresheni ne Milot eshte nje tjeter leshim serioz qe do duhej ndeshkuar,ashtu si edhe disa ura qe kurre nuk u bene mbi Dri apo gjetke.Pra Nastradin,po e perseris edhe njehere per ty,nuk jane ´´ca vetura kosovare´´por jane qindra mijera sosh edhe gjate dimrit dhe te pakten thuaje pak me komebtarce,pra jane vellezer shqiptare nga Kosova se fundja perfitimet me te medha edhe ne degen e turizmit edhe gjetke Shqiperise i vjen pikerisht nga Kosova.Pse gjithe kjo urrejtje pataologjike.Dhe kjo ESHTE rruga e kombit megjithate dhe leri perrallat per perfitimet nga Maqedonia…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *